18.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Opozita në Prizren e vlerëson të dëmshme moszgjedhjen e drejtorëve me kohë

Drejtues të grupeve të këshilltarëve të partive opozitare në KK të Prizrenit kanë shprehur qëndrimin se viti i ri shkollor në këtë komunë po shoqërohet me telashe në aspektin e menaxhimit të shkollave.

Sipas tyre, moszgjedhja me kohë e drejtorëve, por edhe mësimdhënësve, do të kenë efekt negativ në procesin mësimor në këtë vit shkollor, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mirëpo pretendimet e opozitarëve janë hedhur poshtë nga Drejtoria komunale e Arsimit, që ka vlerësuar se procesi i përzgjedhjes së drejtorëve është afër përmbylljes, ndërkohë që nuk ka pasur vakuum në menaxhimin e shkollave.

Shefi i GK të AAK-së në KK-në e Prizrenit, Ilir Baldedaj, ka deklaruar se fillimi i vitit të ri shkollor pa drejtorët e zgjedhur të shkollave dhe me ushtrues detyre “është shenjë e keqqeverisjes së pushtetit aktual”.

“Kryetari i Komunës dhe drejtori i Arsimit nuk arritën që në afatin e parë ta ndanin paqësisht midis subjekteve të koalicionit kulaçin e drejtorëve të shkollave, kështu që fillimin e vitit të ri e lanë në duar të ushtruesve të detyrës. Edhe lista e drejtorëve në konkursin e ri është e tëra me militantë partiakë, të partive të pushtetit, prandaj moszgjedhja e drejtorëve me kohë do ta dëmtojë procesin mësimor në këtë vit shkollor”, ka thënë Baldedaj.

Ndërkaq shefi i këshilltarëve të PDK-së, Samir Krasniqi, ka theksuar se nuk është në dijeni nëse ekziston ndonjë vendim për vazhdimin e detyrës së drejtorëve të shkollave, të cilëve u ka skaduar mandati.

Mirëpo drejtori i Arsimit i Prizrenit, Skënder Susuri, i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke theksuar se procesi edukativo-mësimor ka nisur mbarë e mirë pothuajse në të gjitha shkollat e kësaj komune.

“Drejtorët aktualë janë duke punuar. Ata e kanë bërë punën e tyre, dikush më shumë e dikush më pak. Por e them me përgjegjësi se në të gjitha shkollat procesi mësimor ka nisur pa probleme”, ka thënë Susuri

Më Shumë

62 aksidente trafiku brenda 24 orëve dhe 1852 tiketa të shqiptuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24-orëve kanë ndodhur 62 aksidente trafiku. 18 prej tyre janë më të lënduar, ndërsa 44 të tjerë me...

Tyson i rikthehet boksit profesionist pas gati 20 vitesh

Lufta e ish-kampionit të peshave të rënda, Mike Tyson kundër youtuber-it Jake Paul më 20 korrik do të jetë një ndeshje profesionale dhe do...

Lajmet e Fundit