22.1 C
Prizren
E enjte, 26 Qershor, 2025
Home Blog Page 4639

Jeta luksoze që bënin sovjetikët në Shqipëri dhe krerët e qeverisë

0

Jeta luksoze që bënin sovjetikët në Shqipëri dhe krerët e qeverisë

CIA ka zbardhur te tjera dokumente sa i takon jetës gjatë periudhës komuniste. Këtë herë amerikanët kanë deklasifikuar disa dokumente ku përshkruhen artikuj të mediave greke e turke gjatë vitit 1953. Ato tregonin jetën luksoze që bëhej nga drejtuesit e regjimit komunist. Sipas dokumenteve, më të privilegjuarit ishin përfaqësuesit e Bashkimit Sovjetik, të cilët merrnin një pagë disa fish më të lartë se ajo e zyrtarëve shqiptarë. Pro aty tregohet se dhe diktatori Enver Hoxha bënte jetë luksi. Duke ju referuar medieve fqinje, thuhet se ai e kishte mobiluar shtëpinë në mënyrë princërore. Po ashtu thuhet e rrobat i merrte nga Parisi dhe ishin kryesisht mëndafsh.

Shtator 1953Aktivitete komuniste Kampet e punës së detyruar
E përditshmja turke Cumhyriejet: Raportohet se 4500 anëtarë të Partisë Komuniste janë përjashtuar gjatë fushatës së pastrimit të drejtuar nga Sadi Bokaj. Fushata tashmë është mbyllur por Bokja ka sinjalizuar se në të ardhmen mund të ketë të tjera masa drastike. Ndërkohë numri i teknikëve sovjetikë në Shqipëri është shtuar. Raportohet se ata janë caktuar në vendet më strategjike, siç është baza detare e Vlorës, që është vënë në urdhrat e drejtpërdrejta të oficerëve sovjetikë dhe asnjë oficer shqiptar nuk lejohet të hyjë. Sovjetikët po transformojnë portet shqiptare Mesdhetar në baza detare teksa punime sekrete po kryhen në të gjitha vendndodhjet. Raportimet nga Shqipëria flasin se Hoxha ka humbur besimin e Moskës, i cili po shkon tashmë në favor të numrit 2 të qeverisë Mehmet Shehu. Këtë të fundit sovjetikët e udhëzuan pak kohë më parë të kryente spastrime të gjera të anëtarëve të partisë të cilët nuk reflektonin besim. Në të njëjtën kohë Shehu ka nisur nju fushatë të egër kundër grupit minoritar me influencë Liapidon, te të cilët mbështetej Hoxha. Disa të afërm të komunistit grek Leonidas Cingelis kanë marrë një letër për të nga Shqipëria me datë 20 gusht. Cingelis ka qenë oficer në ushtrinë guerile komuniste greke dhe u arratis drejt Shqipërisë pas betejës së Gramozit në 1949. Cingelis tregon se kur erdhi në Shqipëri nisi të punonte në një fabrikë dhe më pas në vende të tjera. Dy vjet më parë ai u dërgua në kampin e përqendrimit në Herk në veri të Tiranës. Ai thotë se në këtë kamp kishte dhe 83 grekë të tjerë ishguerilë, burra dhe gra, të cilët sipas tij kishin hequr dorë të gjithë nga idetë komuniste dhe dëshironin të ktheheshin në Greqi. Një gazetë në Linz të Austrisë publikoi në tetor 1953 një studim mbi kampet e përqendrimit në Evropën lindore. Çekosllovakia kishte numrin më të madh të kampeve e burgjeve me 4 % të popullatës (600 000 njerëz) të mbyllur në 369 burgje dhe 372 kampe të punës së detyruar. Bullgaria kishte rreth 100 000 njerëz të mbyllur në kampet e burgjet e saj. Në Poloni shifra e të burgosurve arrinte në rreth gjysmë milioni, ashtu si dhe në Rumani. Në Shqipëri në kampet e përqendrimit dhe burgjet lëngonte rreth 4 për qind e popullatës.

Korrik 1953 Trazirat politike në mediat ndërkombëtare
Ethnos: Rritet paniku në Shqipëri Një punonjës i një prej ambasadave perëndimore në Shqipëri, i kthyer pas një qëndrimi të gjatë në Tiranë, deklaron se paniku është gjithnjë në rritje dhe se shqiptarët presin nga njëra ditë në tjetrën që grekët ose jugosllavët të sulmojnë për të rrëzuar pushtetin, ose të paktën bazuar në propagandën e mediave vendase. Sipas kësaj të fundit, partizanë antikomunistë, spiunë, titistë, terroristë dhe agjentë të SHBA tentojnë të infiltrohen përditë në vend. Por aktivitetet e guerilasve shqiptarë antikomunistë janë reduktuar ndjeshëm prej mungesave në armë e municione, si dhe prej intensifikimit të aktiviteteve komuniste të ndjekjes. I njëjti zyrtar raportoi se një numër i madh këshilltarësh sovjetikë është vendosur në Shqipëri, edhe pse është e vështirë për të përcaktuar nëse fluksi i tyre është shtuar muajt e fundit. Konsulentët sovjetikë janë vendosur në zonat aristokratike të Tiranës dhe paguhen shumë mirë. Për shembull një kolonel sovjetik merr 60.000 lekë në muaj në një kohë që një kolonel shqiptar merr 12.000 lek në muaj dhe një punëtor shqiptar merr 3000 lekë në muaj. Kushte të tilla i lejojnë sovjetikëve të bëjnë jetë luksi në Shqipëri. Klasa komuniste gjithashtu adhuron jetën e luksit, me në krye udhëheqësin Hoxha i cili e ka veshur vilën e tij në mënyrë princërore. Hoxha merr nga disa diplomatë polakë mallra nga Parisi dhe qytete të tjera evropiane. Mes mallrave që ka porositur janë qindra rroba mëndafshi dhe najloni.

Akropolis, Athinë- Mars 1953
Kastoria, Greqi Sipas raportimeve nga Shqipëria një grup i vogël guerrilësh ditët e fundit kryen një betejë me forcat komuniste në rajonin e Viglista (e përkthyer nga Greqishtja). Sipas raportimeve guerilasit kishin kapur disa ushtarë komunistë dhe një ndërlidhës sovjetik, ndërsa pranë zonës së Korçës ata kanë kapur komisarin politik të partisë. Gjithashtu një mjet ushtarak shqiptar hasi në një minë pranë Korçës, ku u vra shoferi dhe u plagos oficeri që udhëtonte me të. Autoritetet shqiptare morën menjëherë masa emergjente sigurie.

YeniMersin – Ekzekutimet komuniste kanë shkaktuar kryengritje
Sipas informacioneve nga Shqipëria menjëherë pas ekzekutimit të Sulejman Gjatës dhe Gjon Vuksanin, nacionalistët shqiptarë që ishin dënuar me vdekje, kryengritjet u shtuan një u shfaqën njësi të forta rezistence. Një nga betejat më të dhunshme të kryera prej tyre u bë në zonën e Gramshit.

Athinë, Eleftheris, 15 mars 1953
Kohët e fundit 15 refugjatë shqiptarë u dorëzuar te autoritetet greke të cilat i çuan në Janinë. Disa prej tyre raportonin se vdekja e Stalinit kishte sjellë konfuzion brenda partisë komuniste shqiptare, gjë që ishte shoqëruar me një valë të re terrori ndaj popullsisë në zonat rurale dhe urbane, ndërsa ushtria ishte vënë në gjendje emergjence. Në zonat rurale ishin ndaluar përkohësisht të gjithë lëvizjet e popullsisë. Disa prej refugjatëve që vinin nga Shqipëria e Jugut, thonin se trazirat ishin më të mëdha në Shqipërinë e veriut, ku ekzistojnë shumë grupe nacionaliste, ndërsa në Shqipërinë e jugut ndodhin vetëm raste të izoluara sabotazhi.

Asham, Stamboll, 19 shkurt 1953
Janë marrë raportime për disa shpërthime në seli të ndryshme të ushtrisë shqiptare. Sipas informacioneve të fundit, shpërthimi i fundit ndodhi javën e kaluar në Goricë, në selinë e divizionit të 8-të të këmbësorisë. Raportohet se komandanti i divizionit Aif Aska, i cili është arsimuar në Bashkimin Sovjetik, është plagosur rëndë gjatë shpërthimit. Pas incidentit në Goric u shpall gjendja e jashtëzakonshme dhe u kryen arrestime masive.

Tetor 1953 Procedura e votës në qytetin e Gjirokastrës
Të gjithë njerëzit mbi moshën 18 vjeç, duke përfshirë dhe ata që nuk kanë anëtarësi partie, kanë të drejtë të votojnë dhe detyrohen të votojnë nga autoritetet. Gjatë zgjedhjeve të fundit në 1952, dy kuti votimi i ngritën në shkollën fillore të fshatit Glinë. Ato ishin lyer njëra me bojë të errët dhe tjetra ishte zbukuruar me foto të Enver Hoxhës, Stalinit dhe të kandidatit vendor të partisë komuniste. Kutia tjetër nuk ishte zbukuruar. Para vitit individi merr çertifikatën nga këshilli i fshatit dhe ia jep komisionit në qendrën e votimit. Komisioni e kontrollon nëse është i regjistruar më herët dhe nëse gjithçka është në rregull, komisioni i jep një top të zi pak më të madh se një kokërr ulliri, të cilin votuesi duhet ta mbajë në dorë dhe të afrohet te kutitë e votimit, për ta lëshuar me pas në kutinë e kandidatit që ai preferon. Për të mos treguar votën e tij individi duhet të ngrejë dorën mbi të dyja kutitë e votimit, dhe pasi ka lëshuar topin (votën) duhet të kalojë me dorë të hapur para komisionit në mënyrë që ata të shikojnë se vota është hedhur. Në votën e nëntorit 1952 asnjë nuk votoi kundër partisë komuniste, ndryshe nga zgjedhjet e vitit 1948 kur rreth 50 vota ishin hedhur në kutinë e zezë të votimit. Si rezultat i votës negative atëherë në Gjirokastër erdhën autoritete të larta të partisë duke mbajtur fjalime për popullin për t’i bindur të mos votojnë për fashistët. Në fjalimet e tyre ata kujtuan dëmet që i kishin bërë fashistët fshatrave të zonës gjatë luftës, si dhe shumë krime të tjera të kryera nga Balli Kombëtar në 1944. Ata deklaronin se do të hetonin të gjitha votat dhe do të merrnin masa të ashpra kundër atyre që votuan për fashistët. Në zgjedhjet e 1950, pas atyre të 1948, përsëri disa njerëz kishin votuar kundër partisë dhe për të ndaluar këtë sa herë që autoritetet dyshonin se dikush kishte votuar kundër kandidatit të partisë i thoshin të priste jashtë se kishte pasur një problem me kutitë e votimit. Pas rreth pesë minutash zyrtarët ktheheshin dhe i kërkonin personit të votonte përsëri. Votuesit tashmë dyshonin se do të zbuloheshin nëse votonin kundër dhe si rezultat i kësaj në zgjedhjet e vitit 1950 kishte vetëm 10 vota kundër partisë.

Prill 1954 Zbavitja e propaganda në forcat e armatosura Informacioni i mëposhtëm mbi dëfrimin kulturor dhe propagandën në ushtrinë e SHqipërisë daton prej gushtit 1952. Organizimi i aktiviteteve kulturore në forcat e armatosura ndjek të njëjtin motiv me organizimin e aktiviteteve të tjera komuniste. Autoriteti kryesor për këtë është seksioni politik i ushtrisë në komitetin qendror të partisë. Ai kalon udhëzimet përmes seksioni të agjitacion-propagandës në ministrinë e mbrojtjes. Organe e larta të partisë kontrollojnë më tej degë më të vogla si Zyra Qendrore e oficerëve në Tiranë apo seksionet e agjitacion-propagandës në çdo divizion të ushtrisë. Më tej ka nënseksione të agjitacion-propagandës në seksionet politike të regjimenteve. Dega politike e divizionit drejtohet nga një oficer me gradë kapiten i parë ose i dytë. Ajo mbikëqyr aktivitetet kulturore të divizionit dhe ka të njëjtat nëndegë si ato të klubit të oficerëve në Tiranë. Grupi i Korit të Divizionit përbëhet nga 50 zërat më të mirë nga njësitë e divizionit, dhe drejtuesi i tij punon me drejtorin civil të Korit në teatrin Popullor të rajonit ku divizioni është vendosur. Në se ai rajon nuk ka grup Teatri popullor drejtuesit punojnë me një drejtues nga klubi i oficerëve. Grupi i baletit dhe valleve të divizionit përbëhet nga 20 kërcimtarët më të mirë të divizionit të cilët punojnë me degën rajonale të Teatrit Popullor ose me një drejtor nga shtëpia e oficerëve. Ushtria ka gjithashtu grupin teatral i cili punon me elementët më të mirë të dy grupeve të para. Pas vitit 1949 fondet për grupin e teatrit u reduktuan deh shkuan për armatime kështu që grupet mbetën të kufizuar në disa skeçe humoristike dhe komedi të shkurtra. Banda qendrore e Divizionit përbëhet nga 30 persona dhe luan me grupet e korit ose të kërcimit te Shtëpia e Oficerëve. Regjimentet nuk kanë të gjitha orkestra por kanë bandën e tyre. Shpeshherë regjimentet dërgohen pë të parë filma propagandistikë në kinematë vendore. Në disa raste regjimentet në zona të izoluara kanë parë filma në kinematë ambulante. Shtëpia Qendrore e Oficerëve në Tiranë është vendosur në një ndërtesë tre katëshe të ndërtuar gjatë pushtimit italian. Kori i ushtrisë përbëhet nga 70 ushtarë dhe oficerë dhe në vitin 1952 drejtohej nga kapiteni i parë Gaqo Avrazi. Në kinemanë e shtëpisë së oficerëve shfaqen vetëm filma që vijnë nga seksioni politik i ministrisë së mbrojtjes, i cili menaxhon gjithashtu kinemanë ushtarake të Brigadave. Çdo vit nga nëntori deri në maj grupet e korit, teatrit dhe valleve të ushtrisë japin shfaqje për personalin ushtarak. Grupet udhëtojnë në qytete të ndryshme të Shqipërisë nga maji deri në shtator. Në qershor 1952 një grup sovjetik shfaqjes bëri një turne në garnizonet shqiptare, me një repertor muzike dhe kërcimesh folklorike. Të vetmet privilegje të anëtarëve të grupeve artistike të ushtrisë janë më shumë leje dhe fletë-lavdërimi. Ata nuk marrin pagesë shtesë, por kanë prioritet për lirim në fund të shërbimit ushtarak. Ndërsa anëtarët e korit marrin rrogë mujore 5000 deri në 6000 lekë dhe racione më të mira ushqimi. Repertori i koreve të ushtrisë është 80 për qind shqiptar dhe 20 për qind rus dhe nga vendet satelite. Me urdhër të drejtorisë së minsitrisë së mbrojtjes 10 për qind e këngëve sovjetike duhet të këndohen edhe në rumanisht. Mes këngëve më të preferuara t korit të ushtrisë janë “Kënga e Stalinit” “Marshi i Ushtrisë së Kuqe” “Moskës fitimtare” “Katjushka” “traktoristja” Taksistat”. Rreth 80 për qind e valleve folklorike janë sovjetike, si për shembull kazake, Azerbajxhani apo Turkmenistani dhe një pjesë e vogël janë shqiptare. Në repertorin teatral përfshihen vepra anti-kapitaliste që janë performuar dhe në teatrot civile si “Piratët në Kore” apo “Shatërvani i Baçisarait” e cila drejtohet kundër regjimeve kapitaliste në Azi.

Filmat dhe botimet
Filmat e shfaqur për personalin e ushtrisë në vitin 1952 përfshijnë “Manovrat e ushtrisë së Kuqe” “Aktiviteti fizkultural në Ushtrinë e Kuqe” “Akademitë, shkollat dhe kuadrot e Ushtrisë së Kuqe” dhe “Ushtria e Kuqe, mbrojtëse e paqes në botë”. Shtypshkronja ushtarake boton organet e mëposhtme: revista e përmuajshme “Revista ushtarake” e cila shpërndahet për oficerët dhe instruktorët dhe jo për ushtarët e zakonshëm pasi në të mund të përbëhet informacione të rezervuara; gazetën çdo dyjavore “Luftëtari”, broshurën për agjentët e agjitacionit të partisë “Shënime për Agjitator”, dhe pamfletin e përmuajshëm “Punëtori i partisë”. Drejtoria politike e ministrisë së mbrojtjes menaxhon dhe “Dhomën e Kulturës” së ushtrisë në çdo qendër rajoni, e cila zakonisht është vetëm një dhomë me foto të Leninit, Stalinit dhe Enver Hoxhës, me mbishkrimin “Proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni”, si dhe me stenda fotosh të Kampit Socialist për Bashkimin Sovjetik ku përshkruhen uzinat industriale, kolkozet dhe aktivitetet kulturore të forcave sovjetike. Slogane të tjera kërkojnë “Mbrojtje të paqes në botë kundër luftënxitësve anglo-amerikanë. Materiale të tilla janë të detyrueshme për të gjitha Dhomat e Kulturës së ushtrisë. Në 1952 në to përfshiheshin dhe materiale për Luftën ne Kore, si dhe foto ku tregohet populli korean që arratiset në male apo ekzekutimet të njerëzve nga amerikanët, bombardimet konvencionale dhe me agjentë biologjikë. Dhoma e kulturës shfaq gjithashtu foto të anëtarëve të byrosë politike shqiptare si dhe tabelën e nderit me emrat dhe fotot e ushtarëve të dalluar, të zgjedhur nga organizata bazë e partisë. Disa nga sloganet e përdorura janë: Më shumë djersë për paqe e më pak gjak në luftë (Suvorov); Lirinë nuk e solla unë, por e gjeta në zemrat e shqiptarëve (Skënderbeu); Teoria marksiste nuk është dogmë fetare por udhëheqje për veprim (Lenin).(sotnews)

Shkrimtari politikan

0

Shkruan Ilir Muharremi

Fuqia e shkrimtarit të mirë është atëherë teksa ai rrëfen e ne dëgjojmë veten tonë. Madhështia e tij shfaqet atëherë kur ngre urë mes botës së lexuesit (imagjinative) dhe ngjarjes (reale) që e kemi përballë.

Kur shkruan një shkrimtar, në fillim është si punë e heshtur pastaj i qëndron përballë zënkave dhe grindjeve të shekullit tonë. Vargjet ngadalë duhet të krijojnë debat me botën.

Nëse shkrimtari mohon politikën, atëherë pështyma i kthehet teposhtë. Pas zbardhjes së mëngjesit, shkrimtari mund të takojë shumë njerëz, nëse takon politikan të pasjellshëm, të pabesë, ajo prapë është raca e tij, krijesa si ai, është gjaku, eshtrat, mishi dhe tuli i tij, janë “pjesë të hyjnisë”, sepse njeriu u lind për të bashkëpunuar me njeriun. Më lehtë ecim me dy këmbë, më lehtë i lajmë duart me dy duar, shumë lehtë i lëvizim dy sy dhe dy qepalla, po ashtu edhe dhëmbët e poshtme me ato të sipërme i lëvizin më lehtë kur janë dy.

Njeriu nuk mundet pa njeriun. Bashkëjetesa, dialogu, konflikti janë forma më të larta kozmike te njeriu. Shoqëria, politika janë akoma më të rëndësishme për bashkëpunimin ndërmjet shkrimtarit dhe politikanit. Ja disa vargje interesante të Oktavio Paz: “Dy trupa ballë për ballë/ janë shpeshherë dy dallgë/ dhe nata është oqean/ dy trupa ballë për ballë/ janë dy trupa qiellorë që bien/ në një qiell të zbrazët…” Pastaj vazhdon: “Duart e mia/ hapin perdet e qenies tënde/të veshin me një tjetër lakuriqësi/ zbulojnë trupat e trupit tënd. Duart e mia/i shpikin një trup tjetër trupit tënd…”. Arti është burrë politika është grua, por burri tenton të inkuadroj burrëri në politikë. Por, nëse bën politikë burri-arti, atëherë bëhet grua, politizohet. Nëse arti-burri tenton ta vesh gruan-politikën me një tjetër lakuriqësi, atëherë bën mirë, sepse mbjellë sinqeritet dhe forcë. Këtu fillojnë gradualisht ta zbulojnë njëri-tjetrin.

Si mund një artist të jetë politikan, ose një politikan të jetë artist i mirë? Ose te jetë i përkushtuar në letërsi. Unë besoj që mundet, por nuk mund t’i zmadhoj sukseset e tija. Do ngelet, as njëra e as tjetra. Shkrimit cilësor i duhet dhjetë orë në ditë punë intensive, ndërsa politikës njëzet orë punë intensive. Këtë askush s’mund ta bëj. Ai në fakt mund të jetë të dyja, por asnjëra në veçanti. Mund të themi se kishim politikan të fortë dhe shkrimtarë të mirë, lexues të sjellshëm dhe vlerësues të shkrimit, por jo ndërkombëtarisht shkrimtar të fortë dhe politikan të fortë.

Shkrimtari-politik nëse qëndron shumë pranë librit, ai nxitë ide kulturore, por prapë shtypet nga rrethanat politike, e rezultati ku na shpie? Dikund po: politikan mediokër, letrar i dështuar. Edhe nëse e përdorë politikën me metoda tjera, prapë jeta letrare nuk shfaqet ashtu e fuqishme. Është i dobët në të dyja dhe populli vuan pasojat.

Nëse shteti rrezikohet artisti-politikan nuk mund të rri duarkryq pranë librit, ai kyçet në aksion dhe mbrapa lë letërsinë. Njohurit politike nuk janë në nivel si ato letrare. Ky njeri jeton dikund në mes të dyjave asnjërën nuk e përkryen.

Libri i tij çfarë mund të jetë? Zbulim, udhërrëfim, diçka që e kulturon popullin? Natyrisht se jo sepse të jetë zbulim duhet dhjetë orë punë, e këtë nuk e ka artisti-politikan. Cili libër i tij arriti në përmasa botërore? Asnjëri. “Punoj dhjetë orë në ditë”, shkruan shkrimtari i madhe Orhan Pamuk.

Artisti-politikan në fushën e letërsisë nuk mund të ketë ndonjë shenjë dalluese, veçanti ose të shkruarit tërheqshim. Pastaj cilat janë ato tekste letrare që mund t’i shquajmë për ndonjë thellësi mendimi, estetikë, trajtim të veçantë, fjali me peshë si gurët? Bile një roman, një poezi, një ese që njihet ndërkombtarisht. Jo nuk ekziston kjo. Ose veprat letrare të tija të kenë frymë moderne. Ose studimet e tija të bëheshin si referenca për studiuesit vendor dhe të huaj. As kjo nuk ndodhi.

Kishte ndoshta fuqinë politike të ngjiste letërsinë tonë jashtë kufijve dhe ta zhvillonte. Por, as kjo nuk ndodhi. Kam një përshtypje se veprat letrare i lexoi vetëm në forma të fragmentuara. Nuk mundi ta ngjis fuqinë estetike të të shprehurit në një horizont të së bukurës. Letërsia shqipe u pasurua vetëm me Ismail Kadarenë.

Asnjëherë nuk arriti ta kultivonte ndonjë vepër origjinale, ose prurje të reja dhe zbulim. Kjo letërsi nuk i përket aspak avancimit cilësor e cila i ndihmon shtegut letrarë dhe atij global. Jo për fat të keq nuk ndodhi.

Sekreti të jesh shkrimtar i mirë

Duhet vetmi shumë vetmi. Të shkruash me gjak, të zbulosh një person tjetër brenda teje. “Shkrimi më sjell ndërmend në radhë të parë, jo romanet, poezinë, traditën letrare, por njeriun që, i mbyllur në dhomën e tij, mbyllet në vetvete, i vetëm me fjalët, dhe duke bërë këtë, hedh themelet e një bote të re.”, shkruan Orhan Pamuk. Gjithmonë një prurje e re, ndërsa letrari-politikan nuk ka kohë, durim të qëndroj pranë kompjuterit e të niset me makinë drejtë një rruge me mjegull nga e cila nuk mund të kthehet, por vetëm të vazhdoj para. “Duke shkruar, ai mund të tymosë, të pijë kafe ose çaj. Herë pas here mund të hedhë një sy jashtë, nga dritarja, mbi fëmijët që luajnë në rrugë – nëse e ka këtë fat, mbi pemët, mbi një peizazh – ose dhe mbi një mur qorr. Ai mund të shkruajë poezi, teatër ose siç unë, romane.”, tregon Pamuk. Sipas tij, Të gjitha këto larmi janë dytësore në lidhje me aktin thelbësor të të ulurit në një tavolinë, dhe të të zhyturit në vetvete.

Unë kam shkruar poezi, shkruaj drama, ese dhe romane dhe e ndjej në vete se shpirti nuk ka gjuhë, por ne i kemi fjalët që e përkthejnë vështrimin e brendshëm. Duhet durim të madh nëse tentojmë të hulumtojmë në brendësinë tonë, këmbëngulje, pastaj mendimi i të krijuarit i një bote të re.

Shkrimtari ulet në tavolinën tij të punës, përpara në word ka fletën e bardh, ose vazhdon fragmentet e më hershme, këtë e bën me ditë, muaj, edhe vite derisa nuk e bind veten se ka ndërtuar një godinë ose urë të re e cila na mungon, pastaj gradualisht fillon të ndjejë diçka magjike në veten e tij, një kontakt me perënditë, ose sikur dikush tjetër jeton në shpirtin e tij dhe fillon të rreshtoj vargje.

Shkrimtarët kanë fuqinë e shprehjes së fjalës, ndërsa politikanët janë prostituta të ndershme. “Vetëm duke i marrë në dorë, duke i vlerësuar njëra me tjetrën, duke i hetuar nganjëherë së largu, nganjëherë përkundrazi duke i peshuar dhe përkëdhelur me majën e gishtave dhe të stilografit, është kjo që ne e vëmë secilën në vendin e vet, për të ndërtuar përgjatë vitit, pa humbur shpresë, pa u ndalur dhe me durim.” Shpjegon Pamuk.

Shkrimtarët shpesh ankohen se nuk kanë frymëzim, dhe ky art nuk qëndron te frymëzimi, por te inati, durimi dhe këmbëngulja. Nëse i aplikojmë këto, bëhemi shkrimtar të suksesshëm dhe veprat tona nuk pluhurosen në rafte. Nëse përpjekkemi, edhe universi bashkëvepron dhe na ndihmon në sukseset tona.

Shumë herë kur isha i lumtur me disa faqe të romanit tim, e ndjeja në brendësi se fjalitë kishin ardhur nga fuqia jashtë meje. Por, kur doja ta paraqisja komplet shpirtin tim, nuk munda të gërmoja saktë në thellësitë e fshehura, sepse përkthimi nuk ishte ai siç ishte në brendësi të shpirtit.

Megjithatë, shkrimtari i mirë e respekton vetminë në dhomën e tij. Ai çdo herë është i rrethuar nga librat, përvojat e të tjerëve, batuta ekstreme, të shkreta, të dhimbshme.. Shkrimtari i mirë duhet të besoj se letërsia është vepra më e çmuar e dhënë për ta kuptuar veten.

Kombet dhe shoqëritë njerëzore ngritën vetëm kur e marrin seriozisht letërsinë e tyre,ndërsa në Kosovë ne çfarë letërsia ofrojmë lexuesve. I ngritim politikanët e dështuar duke i shpallur si letrar të shquar. Gabim!

Duhet shumë kohë për këtë: Shkrimtari të mbyllet në dhomën e tij, i rrethuar me librat, pastaj gradualisht fillon udhëtimi i tij i brendshëm drejt shpirtit. Atëherë, letërsia bëhet si art i të diturit të flasësh për popullin tënd, historitë globale, dhe kjo arrihet pasi lexojmë mirë historitë e tyre.

Të bëhesh shkrimtar i mirë duhet punë dhe vetëm punë.

Shqiptari i lidhur me ISISin dëbohet nga Italia, bie në duart e autoriteteve në Shqipëri

0

28 vjeçari shqiptar i larguar për terrorizëm nga Italia është dëbuar me urdhër te datës 23 gusht.

Që prej 24 gushtit ndodhet në Tiranë dhe është marrë në zoterim nga autoritetet shqiptare, te cilët kanë dhe informacionin e plote mbi identitetin e tij.

I riu shqiptar Ishte banues në komunën Castelbolognese në provincën e Ravennas, pa leje qëndrimi në Itali. E dashura e tij shqiptare me shtetësi italiane është shtatëzënë. Qëllimi i hyrjes në Itali i 28 vjeçari shqiptar ishte të pajisej me leje te rregullt qëndrimi ne Itali si baba i foshnjës që pritet të lindë.

28 vjeçari është i skeduar prej kohësh si person i rrezikshëm me lidhje me xhihadistët.

Një muaj paraburgim për shtetasin e Shqipërisë që sulmoi policët në Prizren

0

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit me iniciale G.M. nga Fieri i Shqipërisë, pasi ka sulmuar policët në Prizren.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej momentit të arrestimit datë 27.08.2018 nga ora 04:20 minuta dhe do të zgjasë deri më datën 27.09.2018.

“Me datën 27.08.2018 rrethe orës 01:50 minuta, saktësisht në Stacionin Policor në Prizren, i pandehuri me iniciale G.M. me dashje sulmon ose kanos seriozisht personat zyrtarë përkatësisht policët – të dëmtuarit me iniciale A.S. dhe A.A”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit.

“I pandehuri ishte ftuar për intervistim në polici lidhur me një raste kanosje dhe pas njoftimit nga ana e zyrtarëve policor se i njëjti duhet të qëndrojë në stacion policor për 6 orë, i njëjti i revoltuar me njoftimin niset për të dal jashtë stacionit policor duke mos iu bindur urdhrave dhe gjatë kërkesës së zyrtarëve policor për tu kthyer brenda në stacion policor i njëjti fillon ti shtyjë dhe i godet zyrtarët policor”, thuhet në njoftim.

Një muaj paraburgim për kroatin që dyshohet se goditi me veturë prizrenasen

0

Burri me inicialet F.T  nga Qepini, Republika e Kroacisë,  do të qëndrojë në paraburgim për një muaj si i dyshuar për veprën ‘Rrezikim i trafikut publik’.

Gjykata Themelore e Prizrenit, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit.

Sipas prokurorisë me datën 26.08.2018 rreth orës 12.15 minuta, në Prizren në rrugën “Ismail Kryeziu” i pandehuri duke drejtuar automjetin e tij nga lagja Arbana në drejtim të Prizrenit nga pakujdesia ka rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion duke i shkaktuar vdekjen B.M.

“Në atë mënyrë që derisa e njëjta ishte duke e kaluar rrugën nga ana e majtë në të djathtë, në vendkalimin e shënuar për këmbësorë, i pandehuri duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet dhe rrethanat e rrugës, e godet të dëmtuarën me iniciale B.M., me pjesën e përparme të veturës, me ç ‘rast nga goditjet e marra e dëmtuara ndërron jetë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë”, thuhet në njoftiml.

Koha e  paraburgimit do të llogaritet prej momentit të arrestimit me datë 26.08.2018 nga ora 12:20 minuta  dhe do të zgjasë deri më datën 26.09.2018.

Trump i nxjerr “të kuqin” medias pas takimit me presidentin e FIFA-s (Video)

0

Në Ushaington, Donald Trump pati një takim të veçantë dhe shumë të rëndësishëm me Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, ku diskutuan për organizimin dhe mbarëvajtjen e Kupës së Botës të vitit 2026, që do të luhet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

Gjatë konferencës për mediat në Zyrën Ovale, Infantino i dhuroi Trumpit disa sende simbolike, por që janë jetike në botën e futbollit, si kartonët që përdorin gjyqtarët, një fanellë etj…

Ai madje i shpjegoi Presidentit amerikan rastet kur përdoren kartonët e verdhë ose të kuq gjatë ndeshjes së futbollit dhe Trumpit duket se i pëlqeu tej mase kartonin i kur që përdoret për të “djegur” një lojtar, pra për të nxjerrë atë jashtë fushës së blertë.

 

“Edhe një gjë – u shpreh Infantino. – Ju e dini, në futboll ne kemi edhe arbitra apo jo? Ata kanë edhe kartonët, të verdhin dhe të kuqin. I verdhi është për paralajmërim, e kur do të përjashtosh dikë… (tregon kartonin e kuq), ndaj mund të jetë e dobishme në të ardhmen, nuk e di”, tha Infantino.

Pasi e dëgjoi me vëmendje, Trump u “mahnit” nga “fuqia” e kartonit të kuq dhe ia nxori atë gazetarëve të pranishëm në sallë, duke treguar kështu me shaka edhe raportet jo fortë të mira që ka me ta.

“Ky është shumë i mirë. Më pëlqen ky”, tha Trump me shaka.

Shtetet e Bashkuara, së bashku me Kanadanë dhe Meksikë, do të organizojnë Kupën e Botës në vitin 2026, për herë të parë që nga spektakli ndërkombëtar që zbriti në SHBA në vitin 1994.

Drejtori i Arsimit në Prizren reagon pas fotografive ku akuzohet për alkool në punë

0

Disa fotografi që qarkulluan dje nëpër portale shfaq Drejtorin e Arsimit në Prizren, Skender Susuri me një pije në dorë që sipas përshkrimeve thuhet se është pije alkoolike.

Susuri për KALLXO.com thotë se po përgatit kallëzim penal për personin që e inçizoi ndërsa deklaron se nuk konsumon pije alkoolike as jashtë orarit të punës.

“Unë i kam 54 vjet dhe kurrë në jetë nuk pi alkool, jam njeri që as cigare nuk pi, jam njeri që mbaj Ramazan dhe jam njeri që ka 4 fëmijë. Mbi të gjitha jam drejtor i Drejtorisë së Arsimit, jam në institucion dhe ai ka shpif ndaj institucionit dhe personalitetit tim. Mbi të gjitha unë atë kanaqen e kam marrë dhe e kam hedhë në mbeturina.”, tha Susuri.

Ai tha se ia ka lënë në dorë avokatit përgatitjen e kallëzimit penal ndërsa nuk deshi të tregojë për identitetin e personit që ka realizuar fotografitë.

Unë prej zyrës e kam shoqëru një palë dhe e kam parë kanaqen në lulishte, e kam marrë dhe e kam gjujtë. E njoh( personin që ka fotografuar), unë nuk ndërhyj, nuk e di pse e ka bërë, a e ka bërë rastësisht apo me tendencë nuk paragjykoj”, tha Susuri.

Edicioni i 17-të i HardhFest-it nis me pamje nga vneshta

0

Me slloganin “Me pamje kah vneshta”, edicioni i 17-të i festivalit HardhFest do të mbahet në datat 7, 8, dhe 9 shtator, në konakun e Rahovecit.

Dea Luma, përfaqësuese për Marrëdhëniet me Publikun nga HardhFest, gjatë një konferencë për media sot njoftoi se festivali i vjeljes së rrushit sivjet do të sjellë aktivitete të reja, siç është ekspozita “Rahoveci dhe rahovecianët ndër vite”, si dhe, tregoi se përgjatë tri netëve do të ketë koncerte me muzikë rock.

Kurse Nora Boshnjaku, përfaqësuese nga Komuna e Rahovecit, tregoi se kjo komunë ka formuar këshillin organizativ për këtë festival, dhe tha se tashmë janë gati ta japin kontributin e tyre.

Drejtori artistik i HardhFest-it, Gardalin Shtavica, tregoi disa nga bendet dhe artistët që do të performojnë në këtë festival. Ai njoftoi se në HardhFest do të vijë ekskluzivisht Eugent Bushpepa, për herë të parë pas pjesëmarrjes në Eurovizion.

Në HardhFest do të performojë edhe grupi Troja, Kee Marcello, bende të tjera lokale dhe botërore. Kurse Ylber Bajraktari, përfaqësues nga StoneCastle, tha se janë gati që ta përkrahin këtë festival në çdo aspekt. Ai njoftoi që në kuadër të Hardhfest-it, StoneCastle do të promovojë dy produkte të reja. /KosovaPress/

Suharekë: Pengon policët që i shqiptuan gjobë

0

Një person në Suharekë, ka penguar zyrtarët policorë të cilët po i shqiptonin një kundërvajtje në trafik, shkruan PrizrenPress.

Sipas njoftimi të Policisë, i dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit është liruar, kurse rasti iniciohet dhe mbetet nën hetime. /PrizrenPress.com/

Konfiskohet marihuanë në Dragash

0

Policia ka bërë të ditur se në Dragash ka ndaluar një automjet me tabela të huaja dhe me vozitës mashkull shqiptar. Gjatë legjitimimit dhe kontrollimit të automjetit është gjetur dhe konfiskuar në një pako me cigare ku kishte një sasi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, në peshë 10.23 gr., shkruan PrizrenPress.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari pas arrestimit dhe intervistimit me vendimin e prokurorit është liruar, kurse rasti mbetet nën hetime. /PrizrenPress.com/