22.2 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Një muaj paraburgim për kroatin që dyshohet se goditi me veturë prizrenasen

Burri me inicialet F.T  nga Qepini, Republika e Kroacisë,  do të qëndrojë në paraburgim për një muaj si i dyshuar për veprën ‘Rrezikim i trafikut publik’.

Gjykata Themelore e Prizrenit, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit.

Sipas prokurorisë me datën 26.08.2018 rreth orës 12.15 minuta, në Prizren në rrugën “Ismail Kryeziu” i pandehuri duke drejtuar automjetin e tij nga lagja Arbana në drejtim të Prizrenit nga pakujdesia ka rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion duke i shkaktuar vdekjen B.M.

“Në atë mënyrë që derisa e njëjta ishte duke e kaluar rrugën nga ana e majtë në të djathtë, në vendkalimin e shënuar për këmbësorë, i pandehuri duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet dhe rrethanat e rrugës, e godet të dëmtuarën me iniciale B.M., me pjesën e përparme të veturës, me ç ‘rast nga goditjet e marra e dëmtuara ndërron jetë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë”, thuhet në njoftiml.

Koha e  paraburgimit do të llogaritet prej momentit të arrestimit me datë 26.08.2018 nga ora 12:20 minuta  dhe do të zgjasë deri më datën 26.09.2018.

Më Shumë

Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së dhe kandidate për presidente

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka propozuar që Vjosa Osmani të jetë kandidate për presidente dhe bartëse e listës zgjedhore të...

Sot mbahet Kuvendi Zgjedhor i AAK-së në Prizren

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren i nënshtrohet sot procesit të brendshëm zgjedhor. Në ambientet e Hotel "Tesara", duke filluar nga...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit