28.5 C
Prizren
E martë, 24 Qershor, 2025
Home Blog Page 4647

Arrestohet Hugo Lloris

0

Futbollistët shpeshherë bien ndesh me ligjin dhe kjo i ka ndodhur edhe portierit të Tottenhamit, Hugo Lloris. Ai është arrestuar për shkak se një test për masën e alkoolit në gjak zbuloi se po ngiste në gjendje të dehur.

Kapiteni i Francës dhe i Spurs u ndalua nga policia në Gloucester Place, në Londër. Më pas ai qëndroi rreth 7 orë në qeli, para se të ngrihej akuza zyrtare ndaj tij dhe të lirohej kundrejt pagesës për lirinë me kusht, para se të shfaqet para gjykatësve në Westminster muajin e ardhshëm.

Arrestimi i tij është një befasi e madhe, pasi bëhet fjalë për një ndër futbollistët më të qetë dhe të kulturuar në qarkullim. Lloris është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Francezi e ka nisur karrierën te Nice, para se të transferohet tek Lyon në vitin 2008. Pas 4 vitesh aty, ai kaloi në Angli te Tottenhami, duke u bërë tashmë kapiten i skuadrës së drejtuar nga Pochettino, me mbi 200 ndeshje për Spurs dhe mbi 100 për Francën.

 

Allegri – Ronaldo, ndodh befasia

0

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri e ka të qartë se nuk do të ketë asnjëherë ndeshje të lehta gjatë këtij sezoni. E pavarësisht përforcimit të skuadrës gjatë afatit kalimtar të verës, ndeshja në udhëtim kundër Chievos i solli disi me këmbë në tokë bardhezinjtë, që sipas tranjerit nuk duhet të ndalojnë punën për të arritur sukseset gjatë këtij sezoni.

“Gati-gati do të isha dakord me barazimin, por gjithsesi jam i kënaqur që fituam në Veronë me gol në minutën e 93-të. Ajo ndeshje i ka bërë lojtarët të kuptojnë se nuk duhet të nënvlerësojnë askënd. Tani kemi ndeshjen me Lazion dhe e dimë që do të jetë e vështirë. Do të doja të mos na shënonin gol, pasi në ‘Bentegodi’ pësuam 2”, ka thënë Allegri.

Ish-tranjeri i Milanit vlerësoi ekipin e Lazios duke thënë se skuadra kryeqytetase ka lojtarë me shumë cilësi, por dhe të fuqishëm. Sa i përket formacionit, Allegri la shumë vend për dyshime, duke deklaruar se do ta mendojë deri në momentin e fundit se kush do të luajë kundër ekipit të Simone Inzaghit. Madje, ai pohoi se në të ardhmen edhe Cristiano Ronaldos mund t’i takojë të bëjë pushim, në mënyrë që të jetë i çlodhur për ndeshjet e rëndësishme.

“Mund të luajmë dhe me 3 mbrojtës. Bonucci më ka pëlqyer, ai punon fort dhe luan me shumë zemër, duhet të respektohet për atë që jep në fushë. Matuidi është në gjendje të mirë, Bernardeschi është lojtar mjaft cilësor, mund të luajë në çdo pozicion të sulmit. Edhe Ronaldo është në formë mjaft të mirë, por nuk i dihet, mbase dhe ai e nis nga bankina e luan 30 minuta gjatë ndeshjes”, ka shtuar tekniku italian.

E nëse “Zonja e Vjetër” vjen pas një fitoreje, Lazio humbi kundër Napolit në “Olimpico” të Romës gjatë javës që kaloi e do të bëjë të pamundurën për të përsëritur suksesin e një viti më parë në “Juventus Stadium”.

Haskuka: “Yllka” nuk e respektoi kontratën

0

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka treguar arsyen e shkëputjes së kontratës me çerdhen “Yllka”.

Sipas tij, operatori ekonomik, nuk ka respektuar kontratën e nënshkruar me Komunën e Prizrenit, shkruan “PrizrenPress”

Postimi i plotë në “Facebook”

Në bazë të rekomandimit të komisionit për vlerësimin e kontratës, në mes të Komunës së Prizrenit dhe të operatorit ekonomik për shfrytëzim të çerdhes “Yllka”, për shkak të mosrespektimit të kushteve të kontratës, është vendosur që të shkëputet marrëveshja me operatorin.

Pikat kryesore kontestuese janë:
1. Mos pagesa e qirasë prej 41,66 euro në muaj, që nga fillimi i shfrytëzimit (prej vitit 2010).
2. Operatori ekonomik është zotuar të investojë 629.000 euro, vlerë kjo që pas 8 vitesh shfrytëzimi nuk është realizuar as për së afërmi.
3. Në kundërshtim me kontratën, operatori ekonomik në hapësirat e çerdhës ka hapur paralele shkollore.
4. Sipas kontratës, operatori ekonomik ka pasur për obligim të regjistrojë çdo vit nga 20 fëmijë të dëshmorëve e veteranëve pa pagesë, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë.

Nesër mbahet afati i dytë i provimit pranues në “Loyola – Gymnasium”

0

Nesër, e shtunë (25 gusht), në orën 9.00, “Loyola – Gymnasium” organizon afatin e dytë të provimit pranues për klasën e gjashtë dhe të dhjetë.

Ndonëse që në afatin e parë, në qershor, shumica e vendeve është plotësuar, do të jetë ky një rast i mirë për një numër të vogël nxënësish të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e kësaj shkolle, e të cilët, natyrisht, duhet ta kalojnë provimin pranues.

“Loyola – Gymnasium” sivjet e zgjeron aktivitetin e saj edhe me shkollën profesionale “Loyola” që pritet të fillojë në tetor dhe me qendrën edukative për komunitetin RAE “Loyola- Tranzit”.
/E.S./

Burdushi parlajmëron trazira politike në shtator

0

Fallxhiu Hysri Peqani, i njohur si Burdushi, ka dhënë një parashikim të ri për gjendjen politike në vend.

Ai ka thënë se shtatori do të ketë temperatura të larta politike, ndërsa ka shtuar se vetëm dialogu do ta zgjidh këtë ‘nxehtësi’ politike në vend.
Por përveç kësaj ai ka paralajmëruar edhe një paqe mes Kosovës dhe Shqipërisë, edhe pse nuk ka shkruar çka saktësisht.

Mirëpo në shkrimin e tij ai ka bashkuar flamurin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë shkruan GazetaBlic.

“Edhe shtatori – do ketë teperatura larta politike .
Me dialog butësi do ja kalojm ..

PAQE .????????????????” ka shkruar Burdushi, që njihet si parashikues i fatit ose fallxhi.

Burdushi ka bërë shpesh parashikime mbi ndodhitë në Kosovë, por edhe mbi kushtet klimatike në vend.
Ai kishte thënë se kjo verë do të jetë jo stabile dhe me vranësira

Dortmund afër blerjes të Alcacer

0

Gjiganti gjerman synon blerjen e sulmuesit spanjoll, që nuk e ka gjetur veten në Camp Nou, para mbylljes të këtij afati kalimtar

Borussia Dortmund është afër trasnferimit të sulmuesit të Barcelona, Paco Alcacer, shkruajnë mediat spanjolle.

Skuadra gjermane është e interesuar që fillimisht ta huazojë sulmuesin, por që ta ketë edhe mundësinë e blerjes.

Edhe Lionel Messi i ka dhënë dritën e gjelbër Barcelonës për largimin e Alcacer, që në 50 paraqitje dhe 15 gola në të gjitha garat.

Prindërit kundër paralajmërimit të SBASHK-ut për grevë

0

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka reaguar ndaj paralajmërimit të SBASHK-ut për grevë në arsim. Përmes një komunikate për media, prindërit kanë vlerësuar se përdorimi i grevës nga SBASHK-u si mjet të vetëm të veprimit sindikal, tash e sa vite, po e dëmton rëndë interesin e nxënësve për arsimim, si një e drejtë universale e njeriut dhe e garantuar me Kushtetutën e Kosovës.

Ata kanë thënë se nuk janë kundër realizimit të kërkesave të ligjshme të SBASHK-ut, por konsiderojnë se përdorimi i grevës po e dëmton rëndë interesin e nxënësve për arsimim.

“Këshilli i Prindërve të Kosovës e ka marr me shqetësim paralajmërimin e SBASHK-ut për hyrje në grevë nga shtatori i këtij viti për realizimin e kërkesave të tyre që kanë të bëjnë me ndryshimin e Projektligjit për Pagat dhe miratimin e Projektligjit që ua njeh kontributin mësimdhënësve të viteve 90-ta… Shmangiet e shpeshta të nxënësve nga procesi mësimor si pasojë e grevave të SBASHK-ut, po ndikojnë negativisht në aspektin psikik dhe pedagogjik të nxënësve në mësimnxënie dhe realizim të plan-programeve mësimore, gjë që pastaj po rezulton në rezultate të dobëta”, thuhet në njoftim.

Këshilli i Prindërve të Kosovës fton SBASHK-un dhe Qeverinë që të arrijnë një marrëveshje të pranueshme, në mënyrë që të mos lejojnë që nxënësit të jenë viktimë e mosmarrëveshjeve të tyre.

“Këshilli i Prindërve të Kosovës kërkon nga prindërit e nxënësve që të jenë më aktiv dhe të bashkëpunojnë ngushtë me Këshillat e Prindërve té Shkollave, Këshillat e Prindërve të Komunave dhe Këshillin e Prindërve të Kosovës, për t’iu dal në mbrojtje të interesit të nxënësve për arsimim dhe edukim cilësor, dhe për të mos lejuar përdorimin e nxënësve nga kushdo qoftë, si mjete për realizimin e interesave personale.

Këshilli i Prindërve të Kosovës në bashkëpunim e akterët kompetent do angazhohet që të krijoj mekanizma të sigurt ligjor dhe efikas për të mbrojtur të drejtën e nxënësve për proces të rregullt mësimor (normal), kushte ma të mira për arsim e edukim cilësor në pajtim me standardet e avancuara”, thuhet në njoftim.

Trump: Nëse më shkarkoni, të gjithë do të varfëroheni!

0

Ditët e fundit presidenti i SHBA Donald Trump përsëri gjendet në qendër të aferës rreth mashtrimeve gjatë fushatë presidenciale.

Ish avokati i tij Michael Cohen e ka pranuar fajësinë, derisa ish shefi i fushatës së tij është shpallur fajtor për tetë pika të aktakuzës. Të dytë ballafaqohen me dënime me burgim shumëvjeçar, dh të gjithë tani bëjnë pyetje çfarë të bëhet tani me presidentin.

Përsëri flitet me të madhe rreth impiçmentit, gjegjësisht shkarkimit të tij, në çka Trump përgjigjet se nuk e ka të qartë se si mund të shkarkohet kur ka bërë aq shumë dhe se po përmirësohen marrëdhëniet ekonomike në vend.

Njëkohësisht ka theksuar se nëse rastësisht ndodh që ai të shkarkohet, në atë rast të gjithë do të jenë të varfër dhe se do të vijë deri te rrënimi i tregut, transmeton Insajderi.com.

“Nëse ndonjëherë shkarkohem mendoj se do të rrënohet tregu dhe mendoj se të gjithë do të jenë të varfër”, ka thënë Trump në intervistën më të re.

Ai gjatë intervistës ia ka thënë vetit notën pesë plus sepse konsideron se është treguar shumë i mirë në punën e gjertanishme, transmeton CNN.

“Do t’ia jepja vetit pesë plus. Mendoj se asnjë president, kurrë nuk ka bërë atë çfarë kam bërë unë”, ka thënë ai.

“Nuk jemi as në gjysmën e mandatit. Kemi bërë shkurtimet më të mëdha tatimore në histori. Së shpejti do t’i emërojmë dy gjykatës së Gjykatës Supreme. Keni rast të shihni gjithë çfarë kemi bërë deri tani, ndërsa ekonomia është më e mira në histori. Gjëja e vetme në të cilën nuk jam i mirë është që shtypi raporton gabimisht për gjithçka”, ka thënë ai.

Hetimet pritet të çojnë në ndërprerjen e pagave për veteranët “mashtrues”

0

Prokuroria Speciale e Kosovës konfirmon se pas hetimeve, që do të zhvillohen lidhur me rastin e njohur si ‘lista e veteranëve të UÇK-së’, do të propozohet një aktakuzë, e cila do t’i dërgohet gjykatës që veteranëve “mashtrues” t’u ndërpriten pagat.

Prokurori Sylë Hoxha, i ngarkuar për komunikim me mediat nga Prokuroria Speciale e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë, se bashkë me aktakuzën, Prokuroria do të kërkojë që të dyshuarve, të cilët rrjedhimisht nuk e meritojnë pagën, t’u ndërpritet ajo.

Hetimet e reja pasojnë një proces të lënë në gjysmë nga ish-prokurori Elez Blakaj, i cili dha dorëheqje me arsyetimin se mbi të po bëhen presione.

“Aktakuza nuk ka qenë e kompletuar nga prokurori Elez Blakaj. Kjo aktakuzë do të plotësohet, dhe në atë plotësim të aktakuzës në rastin e dorëzimit, do të kërkohet nga gjykata një gjë e tillë. Pra, Prokuroria ia propozon gjykatës pezullimin e atyre pagave të veteranëve për ata njerëz, të cilëve nuk iu takon”, deklaroi Hoxha.

Ai tha, po ashtu, se ende është herët të thuhet se çka do të ndodhë me ata persona të cilët kanë marrë para nga buxheti, por tani mund të vërtetohet që pagat e tyre ishin të kundërligjshme.

“Tash prokurori që do të vazhdojë punën për aktakuzën, do të dalë me ndonjë konkludim konkret…, është herët të thuhet diçka”, tha Hoxha.

Kurse, anëtarët e Komisionit për statusin e dëshmorit të kombit, invalidit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veteranit, pjesëtarit të UÇK-së dhe të internuarit të UÇK-së, thanë se të gjithë ajo strukturë e atyre personave që sot marrin pagesë, varen nga ato të ardhura.

Anëtari i këtij komisioni, Shkumbin Demaliaj, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë, se do të ishte shumë e dëmshme që të ndërmerren veprime nga Prokuroria apo gjykata për ndërprerjen e pagesave pa përfunduar të gjitha proceduarat hetimore.

“Nëse është dikush që gëzon këtë status jo meritor, duhet t’i ndalet pagesa dhe t’i kthejë ato para. Por, përderisa nuk është dhënë një vlerësim dhe nuk është gjykuar procesi, është e parakohshme të thuhet, të bisedohet dhe të merren vendime të tilla lidhur me këtë çështje. Është shumë e dëmshme që të ndërmerret një masë që të ndërpriten pagesat”, tha Demaliaj.

Ndërkaq, Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave në Qeverinë e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë, se çështja ndërprerjes së pagesave për atë kategori, që siç dyshohet mund të ketë pasur manipulime me fitimin e statusit të veteranit, është punë e sistemit të drejtësisë.

“Është çështje që nuk varet nga ekzekutivi. Kryekëput varet nga çështja e organeve të drejtësisë, siç është gjykata, e cila vendosë me aktgjykim ose me aktvendim, varësisht nga kontesti”, shpjegoi Rafuna.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, për shtatë muajt e parë të këtij viti për këtë kategori janë ndarë më shumë se 44 milionë euro.

Sipas dokumenteve të kësaj ministrie që i janë dërguar Radios Evropa e Lirë, vërehet se për çdo muaj është rritur numri i përfituesve, rrjedhimisht edhe shuma e ndarë e mjeteve financiare.

Në muajin janar nga kjo skemë kanë përfituar 36,794 veteranë me një vlerë rreth 6.3 milionë eurosh, kurse në muajin korrik numri përfituesve është rritur në 37.771, për të cilët nga buxheti janë ndarë rreth 6.4 milionë euro.

Prokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, se numri i përfituesve të jashtëligjshëm nga kjo kategori, mund të jetë deri në 19 mijë veta.

Për tri javë mbi 1400 aksidente, 9 të vdekur

0

Mesatarisht rreth 70 aksidente në komunikacion ndodhin çdo ditë në rrugët e Kosovës. Vetëm gjatë tri javëve të këtij muaji (gusht), përkatësisht nga 1-22 gusht 2018, duke u bazuar në statistikat zyrtare të Policisë, në rrugët e Kosovës kanë ndodhur rreth 1450 aksidente në komunikacion, me ç’rast 9 persona kanë vdekur, ndërsa shumë të tjerë janë lënduar, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Zyrtarë për Informim në Policinë e Kosovës kanë thënë për “Zërin” se nga janari deri në muajin korrik të vitit 2018 janë shënuar 8,630 aksidente në komunikacion, në të cilat 50 persona kanë humbur jetën.

Sipas tyre, gjatë kësaj periudhe ata kanë shqiptuar edhe 229,433 tiketa.

“Policia e Kosovës me qëllim të shtimit të masave të sigurisë në trafik, sidomos tani gjatë kohës së verës kur edhe rritet fluksi i veturave në rrugë, ka hartuar dhe po e zbaton një plan operativ me detyra konkrete shtesë. Pos kësaj, para dy jave me kërkesë të strukturave të larta të PK-së është themeluar edhe një Task-Forcë, e cila ka hartuar dhe po zbaton edhe një plan veprimi”, kanë thënë ata.