Arrestohet Hugo Lloris

Futbollistët shpeshherë bien ndesh me ligjin dhe kjo i ka ndodhur edhe portierit të Tottenhamit, Hugo Lloris. Ai është arrestuar për shkak se një test për masën e alkoolit në gjak zbuloi se po ngiste në gjendje të dehur.

Kapiteni i Francës dhe i Spurs u ndalua nga policia në Gloucester Place, në Londër. Më pas ai qëndroi rreth 7 orë në qeli, para se të ngrihej akuza zyrtare ndaj tij dhe të lirohej kundrejt pagesës për lirinë me kusht, para se të shfaqet para gjykatësve në Westminster muajin e ardhshëm.

Arrestimi i tij është një befasi e madhe, pasi bëhet fjalë për një ndër futbollistët më të qetë dhe të kulturuar në qarkullim. Lloris është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Francezi e ka nisur karrierën te Nice, para se të transferohet tek Lyon në vitin 2008. Pas 4 vitesh aty, ai kaloi në Angli te Tottenhami, duke u bërë tashmë kapiten i skuadrës së drejtuar nga Pochettino, me mbi 200 ndeshje për Spurs dhe mbi 100 për Francën.

 

Më Shumë

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Lajmet e Fundit