Haskuka: “Yllka” nuk e respektoi kontratën

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka treguar arsyen e shkëputjes së kontratës me çerdhen “Yllka”.

Sipas tij, operatori ekonomik, nuk ka respektuar kontratën e nënshkruar me Komunën e Prizrenit, shkruan “PrizrenPress”

Postimi i plotë në “Facebook”

Në bazë të rekomandimit të komisionit për vlerësimin e kontratës, në mes të Komunës së Prizrenit dhe të operatorit ekonomik për shfrytëzim të çerdhes “Yllka”, për shkak të mosrespektimit të kushteve të kontratës, është vendosur që të shkëputet marrëveshja me operatorin.

Pikat kryesore kontestuese janë:
1. Mos pagesa e qirasë prej 41,66 euro në muaj, që nga fillimi i shfrytëzimit (prej vitit 2010).
2. Operatori ekonomik është zotuar të investojë 629.000 euro, vlerë kjo që pas 8 vitesh shfrytëzimi nuk është realizuar as për së afërmi.
3. Në kundërshtim me kontratën, operatori ekonomik në hapësirat e çerdhës ka hapur paralele shkollore.
4. Sipas kontratës, operatori ekonomik ka pasur për obligim të regjistrojë çdo vit nga 20 fëmijë të dëshmorëve e veteranëve pa pagesë, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë.

Më Shumë

Panairi i 26-të i Librit nis me moton “Libri hap botën”

Të gjithë pasionantët e librit takohen sot në Prishtinë në kryengjarjen e fushës së librit shqip, pasi Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026”...

Vërshimet në Rahovec, institucionet diskutojnë masat e reagimit

Përfaqësues të Komunës së Rahovecit morën pjesë në punëtorinë njëditore me temë “Vërshimet në Rahovec”, të organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent me mbështetjen...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit