27.4 C
Prizren
E shtunë, 28 Qershor, 2025
Home Blog Page 4672

‘Më fal motër që virgjëria jote duhet të shënjojë vulën e moralit tënd’

0

Poezi e shkruar nga Redon Elshani.

E dashur motër.
Më fal,
Më fal që nuk e kam një grusht të fortë,
si Migjeni.
E t’i bije ne mes ta shkallmoj këtë mentalitet te dreqit,
Ta thyej këtë rrote fati qe nuk thyhet dot.
Qe n ‘mëngjeset e ftohta të dimrit,
Zgjohesh duke jetuar,
Kur në fakt nuk je.
Kur distanca më e largët qe ke udhëtuar në jetën tënde ka qenë 100 kilometra,

Më fal.
Që ti ke lindur femër,
E unë,
Unë kam privilegje më shumë se ti,
Ne këtë botë burrash.
Ku virgjëria jote,
Duhet patjetër të të shënjoj me vulën e moralitetit tënd.

Më fal,
Që nena ime të quan të brishte,
Te paafte për të jetuar vetëm,
Te mbush trurin me gjera qe nuk janë tuat.
Kur ti je një shkëmb,
Shumë më e forte se aq, se unë, e se tjerët.

Më fal.
Më fal që kam bole.
E mu deshën kaq shumë vite të kuptoj qe kam jetuar në gënjeshtër,
Që për të shkuar deri në dyqan,
Duhet të të përcjell unë,
Që sytë e egër të shitësit mos të të lenë te zhveshur.
Te pambrojtur, e më pak të ndershme në sy të botës.

Më fal.
Qe ne venat tona na rrjedh gjaku i njëjtë,
Por jemi kaq te ndryshëm,
Qe nuk u rritem njësoj,
Qe ty tu mohua e drejta e fjalës më shumë se mua,
Qe ty s’të deshën kurrë siç ishe.
Qe kurrë nuk jetove e lirë.
E fjala liri për ty,
tash mbet veç një abstrakt i paprekur.

Me fal.
Qe përqafimet e mia janë kaq te ftohta,
E ti mban fotografinë time në ekranin e telefonit tënd,
kur unë nuk e meritoj.
Se ne orët e para të mbrëmjes,
Ti duhej te ishe ne shtëpi.
E unë jo.

Më fal.
Qe për ty isha ai vellau i ndjeshëm,
Qe s’kam aq shume force,
Sa te gozhdoj fjale neper mure.
Fjale te mira qe te lënë shenjë terë jetën,
Të të rrëfej se sa shumë të dua,
se sa shumë të adhuroj
e se sa shume të kam motër.

Më fal,
Njëmijë herë më fal,
se fustanet e shkurta në vendin tonë ta ndalin rriten,
E ku fjalët e fisit te lenë mëkatare.
Mëkatare qe ti fal dashuri.

Me fal,
Qe ti edhe pse u linde para meje,
Detyre e imja mu be të të mbroja ty,
Të të këshilloja ty,
E ti,
Ti të më dëgjoje mua.

Më fal,
qe na rriti botë e ngushtë e mëhallës,
Qe nuk u zhvilluam kurrë bashkë.
Kur ne klase te trete me pyeten te them fjali qe tregon prone,
Dhe thash që “Unë kam një motër”,
askush nuk më tha gjë.
Se ma morën për te saktë.
Se ti ishe pronë,
Prone e imja, e babait tim, e burrit tënd.

Më fal,
Më fal për të fundit herë,
që sot Unë nuk të fal dot.
Që as ti nuk e kishe një grusht të fortë,
E t’më bije midis fytyre,
Te më theje turinjtë sa herë flisja,
Sa herë bërtisja,
Dhe po o motër po,
Të më theje turinjtë njëherë e mirë,
sa herë që unë mëkatoja.

Stuhi në Prizren (Foto)

0

Pas një jave të nxehtë, në vendin tonë sot filluan reshjet e shiut. Në këto momente Prizreni është përfshirë nga reshje të mëdha të shiu e breshëri.

Si pasojë e reshjeve janë shkaktuar tollovi në rrugët e qytetit.

Lexues të Express, kanë dërguar foto nga vendi i ngjarjes:

:

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/stuhi-ne-prizren-567338/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Shoqata e Transportuesve të Prizrenit kërkon që t’u lejohen linjat nëpër autostradë

0

Shoqata e Transportuesve të udhëtarëve “Kosova e lirë”, nga Prizreni ka njoftuar se nesër do të protestojnë të gjithë operatorët që mbajnë linjën Prishtinë – Prizren.

Ata në letrën informuese kanë kundërshtuar vendimin që vetëm një operator ta mbajë këtë linjë përmes autstradës, duke kërkuar që secilit prej tyre tu lejohet nga një e tillë.

Ata thonë se siç qëndron situata tash mund të shpie edhe te përplasjet fizike mes operatorëve.

Zbulohet pse Shaqiri refuzoi Man Unitedin për Liverpoolin

0

Everton, West Ham, Southampton dhe Liverpool – nuk ishin këto skuadrat e vetme të interesuara për shërbimet e shqiptarit, Xherdan Shaqiri.

“Blick” raportoi gjatë ditës së djeshme se edhe Manchester United kishte insistuar gjatë verës për ish anësorin e Bayern Munich dhe Interit.

 

“Pas tetë golave dhe shtatë asistimeve për Stoke City dhe me klauzolë lirimi vetëm 14.5 milionë euro, Shaqa ishte objektiv madhor i Jose Mourinhos, që e donte te “Djajtë e Kuq”, por lojtari preferoi Liverpoolin dhe u bind nga Jurgen Klopp”, shkroi “Blick”.

Se Shaqa iu bashkua Liverpoolit për Jurgen Klopp, e ka treguar që ditën e parë.

“E admiroj Jurgen Kloppin që një kohë të gjatë pasi që skuadrat e tij luajnë futboll fantastik dhe ai është një person fantastik”, deklaroi Shaqiri.

“Është e rëndësishme për mua të punoj me të dhe njerëzit që komunikojnë mirë me karakter të mirë. Ne kemi folur me të rreth rolit tim. Atij i pëlqej si lojtar dhe siç e dini, trajneri nuk i merr lojtarët për asgjë”, shtoi Shaqa.

“Ai i di aftësitë e mia dhe ai më njeh mua që një kohë të gjatë. Mund të luaj në të gjitha pozicionet në sulm”.

Shaqa ka dhënë sinjale pozitive në miqësore, ndërsa debutoi në një ndeshje zyrtare kundër West Ham United, duke u inkuadruar në lojë në minutën e 81’të.

Ndeshjen e radhës në Premierligë, në kuadër të xhiros së dytë – Liverpooli e zhvillon me Crystal Palace me 20 gusht, sfidë në të cilën 26 vjeçari synon të ketë më shumë minuta. /Insporti.com/

Historia e dhimbshme e 12-vjeçarit që ruan delet në malet e Restelicës

0

Është vetëm 12 vjeç dhe shumicën e kohës së tij nuk e kalon duke luajtur me shokët e lagjes por duke punuar për ta mbajtur familjen.

Dymbëdhjetëvjeçari gjendet i vetëm në bjeshkët më të thella në fshatin Restelicë duke u kujdesur për një tufë delesh, transmeton Magazina.al.

Ai është me origjinë nga fshati Borje i Kukësit, kurse për punën që bën ai paguhet vetëm 100 euro në muaj për t’u kujdesur për familjen e tij.

Këtë histori e ka ndarë fotografi Blerim Bytyçi, i cili edhe e ka fotografuar fëmijën në bjeshkë duke u kujdesur për tufën e deleve.

U përkujtua Remzi Ademaj

0

Me aktivitete të ndryshme, të mërkurën është përkujtuar heroi i Kosovës, Remzi Ademaj- komandant Petriti, në 20 vjetorin e rënies së tij heroike, në organizim të degës së OVL të UÇK-së në Prizren.

Aktivitetet si zakonisht kanë filluar me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, në të cilen moren pjesë familjarë, bashkëluftëtarë të dëshmorit, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve të shumta.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se “heroi Remzi Ademaj, është ndër shembujt më të mirë , për të përçuar mesazh tek brezat e ardhshëm se si duhet kontribuar për lirinë e atdheut.

Sekretari i degës së OVL të UÇK-së, Isa Berisha, tha se, nderimi për jetën dhe veprën e komandant Petritit dhe shokëve të tij, të cilët u flijuan për çlirimin e Kosovës, duhet të na shërbejnë si frymëzim që të punojmë më tepër për të miren e vendit.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, tha se në këtë përvjetor jubilar të rënies së Remzi Ademajt, është gjë e mirë që edhe institucionet shtetërore po i vlerësojnë si duhet atdhetarët e devotshëm që u flijuan për lirinë e shumëpritur.

Vëllau i komandant Petriti, Hamit Ademaj, tha se në këtë ditë të përkujtimit të familjarit të shtrenjtë që u flijua për çlirimin e vendit, familja me krenari e kujton atë dhe njëkohësisht falënderoi të gjithë ata që me pjesëmarrje po nderojnë figurat e shquara kombëtare, fal gjakut të të cilëve ne sot po jetojmë të lirë.

Pas Landovices, është vizituar edhe vendi i rënies së Remzi Ademajt në Nashec, janë vendosur buqeta lulesh në shtatoren e tij në qendër të Prizrenit, si dhe është mbajtur një akademi përkujtimore në shtëpinë e kulturës ” Xhemajli Berisha”./tvprizreni.info/

Komuna e Prizrenit rrënon objektin e ndërtuar në pronë publike pa leje komunale

0

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Prizrenit sot ka rrënuar një objekt në lagjen Dardania.

Ky objekt ka qenë i ndërtuar në pronë publike dhe nuk ka pasur leje ndërtimi.

Këtë e ka bërë të ditur komuna e Prizrenit.

“Drejtoria e Inspektoratit, sot në lagjen Dardania, ka rrënuar një objekt banimi në ndërtim e sipër. Objekti në fjalë është ndërtuar në pronën publike dhe rrjedhimisht nuk ka pasur leje ndërtimi.

Pas njoftimit për fillim të ndërtimeve, në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarët komunalë dhe e kanë urdhëruar pronarin t’i ndalojë punimet.

Urdhri është shpërfillur nga pronari duke vazhduar me punime. Më pas ai ka refuzuar edhe kërkesën për vetë rrënim, gjë që ka detyruar të merret vendim për rrënim të objektit me qëllim të lirimit të pronës publike”, thuhet në komunikatë.

Raporti: Gjykata e Prizrenit, më e korruptuara

0

Misioni i USAID në bashkëpunim me OJQ-në “Demokracia +” kanë prezantuar sot hulumtimin rreth transparencës dhe efikasitetit të gjykatave themelore të Kosovës, e cila përmban rezultatet e anketave rreth kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet e gjykatave – sipas vlerësimit të avokatëve.

Ushtruesi i detyrës së zëvendësdrejtorit të Misionit të USAID-it në Kosovë, Brian Martalus tha se pavarësisht se gjykatat kanë arritur progres në zgjidhjen e lëndëve të zgjidhura ato duhet të punojnë ende dhe të rrisin numrin e publikimeve të aktgjykimeve në ueb-faqet e tyre.

“Për të ndërtuar besimin gjyqësori duhet të jetë transparent me publikun. Gjykatat kanë bërë progres në zgjidhjen e lëndëve të pazgjidhura por ende duhet punë. Gjykatat duhet të vazhdojnë punën me qytetarët të rrisin numrin e publikimit të aktgjykimeve në ueb-faqe”, ka thënë Martalus.

Udhëheqësi i Programit për Fuqizim të sistemit të Drejtësisë, Adrew Boname tha se gjithmonë kur i dëgjon të tjerët e kupton ndonjë lajm të keq, dhe se marrja e këtij informacioni ndihmon në ngritjen e shërbimeve ndaj qytetarëve.

“Kur u kërkon njerëzve qëndrimin dhe opinionet merr ndonjë lajm të keq. Ne kemi kuptuar se shume pak njerëz vizitojnë faqet e gjykatave për të marrë informacione. Shumë avokatë kërkojnë ose jo nëpër ueb-faqe e nuk gjejnë informacione, mendimet e tyre na japin se cilat gjykata qëndrojnë më mirë. Sondazhi i përdoruesve të gjykatave përmirëson shërbimet e gjykatave. Kemi informacione se shumë gjykata kanë përmirësuar shërbimet dhe duhet të presim deri në sondazhin tjetër të marrin informacione për tash e tutje. Pra inkurajoj të gjithë që gjykatat të jenë më efikase. Një numër i madh i gjykatave kanë marrë dhe po marrin rezultatet e sondazheve për të përmirësuar punën e tyre”, është shprehur Boname.

Roberta Osmani nga “Demokracia +” prezantoi rezultatet e gjetura nga anketimi me qytetarë dhe avokatë të cilët punojnë në shtatë rajonet e Kosovës.

“Ky hulumtim mbi transparencën/qasjen dhe efikasitetin e Gjykatave Themelore në Kosovë është përgatitur me 817 respondentë në shtatë Gjykata Themelore në Kosovë. Hulumtimi gjeti një numër të mangësive në cilësinë e shërbimeve të ofruara nga gjykatat”, tha Osmani.

Nga këto gjetje të këtij raporti me 817 respondentë në shtatë gjykata themelore në Kosovë është kuptuar se Gjykata Themelore në Prizren është ranguar si më e korruptuara kurse Gjykata Themelore në Gjakovë dhe ajo në Pejë nuk kanë raportuar ndonjë joshje për mito.

Ndërsa sipas efikasitetit dhe paanshmërisë, Gjykata Themelore në Mitrovicë rangohet si gjykata më me pak efikasitet dhe paanshmëri, kurse ajo e Ferizajt qëndron si Gjykata më e paanshme dhe më efikasja ndër gjykatat në shtatë rajone të Kosovës.

E Gjykata Themelore në Prishtinë sipas gjetjeve të raportit është më e paqasshmja në informata zyrtare.

Osmani po ashtu tha se qytetarët janë shumë të frustruar nga pamundësia e qasjes në informata rreth rasteve të tyre. Gjithashtu edhe korrupsioni është sofistikuar dhe në vend të parave po kërkohet këmbim me favore.

Nga popullata me 817 respondentë, 38 apo 4.51 për qind kanë raportuar se u është kërkuar mito nga gjykatës apo punonjës të tjerë të gjykatave./kallxo.com/

Ratkoc: Arrestohet dasmori

0

Një banorë i fshatit Ratkoc është shoqëruar në polici pasi ka shtënë me armë zjarri gjatë një dasme.

Sipas policisë i dyshuari ka dorëzuar në polici një revole me gas dhe pas intervistimit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt

Arrestohet suharekasi për posedim të narkotikëve

0

Në Biraq të Suharekës është arrestuar një person për posedim të narkotikeve.

Siç bën të ditur Policia, gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetë dhe konfiskuar një sasi e substancave narkotike e dyshuar si marihuanë me peshë 2.50 gram, shkruan PrizrenPress.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/