Zbulohet pse Shaqiri refuzoi Man Unitedin për Liverpoolin

Everton, West Ham, Southampton dhe Liverpool – nuk ishin këto skuadrat e vetme të interesuara për shërbimet e shqiptarit, Xherdan Shaqiri.

“Blick” raportoi gjatë ditës së djeshme se edhe Manchester United kishte insistuar gjatë verës për ish anësorin e Bayern Munich dhe Interit.

 

“Pas tetë golave dhe shtatë asistimeve për Stoke City dhe me klauzolë lirimi vetëm 14.5 milionë euro, Shaqa ishte objektiv madhor i Jose Mourinhos, që e donte te “Djajtë e Kuq”, por lojtari preferoi Liverpoolin dhe u bind nga Jurgen Klopp”, shkroi “Blick”.

Se Shaqa iu bashkua Liverpoolit për Jurgen Klopp, e ka treguar që ditën e parë.

“E admiroj Jurgen Kloppin që një kohë të gjatë pasi që skuadrat e tij luajnë futboll fantastik dhe ai është një person fantastik”, deklaroi Shaqiri.

“Është e rëndësishme për mua të punoj me të dhe njerëzit që komunikojnë mirë me karakter të mirë. Ne kemi folur me të rreth rolit tim. Atij i pëlqej si lojtar dhe siç e dini, trajneri nuk i merr lojtarët për asgjë”, shtoi Shaqa.

“Ai i di aftësitë e mia dhe ai më njeh mua që një kohë të gjatë. Mund të luaj në të gjitha pozicionet në sulm”.

Shaqa ka dhënë sinjale pozitive në miqësore, ndërsa debutoi në një ndeshje zyrtare kundër West Ham United, duke u inkuadruar në lojë në minutën e 81’të.

Ndeshjen e radhës në Premierligë, në kuadër të xhiros së dytë – Liverpooli e zhvillon me Crystal Palace me 20 gusht, sfidë në të cilën 26 vjeçari synon të ketë më shumë minuta. /Insporti.com/

Më Shumë

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Lajmet e Fundit