Komuna e Prizrenit rrënon objektin e ndërtuar në pronë publike pa leje komunale

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Prizrenit sot ka rrënuar një objekt në lagjen Dardania.

Ky objekt ka qenë i ndërtuar në pronë publike dhe nuk ka pasur leje ndërtimi.

Këtë e ka bërë të ditur komuna e Prizrenit.

“Drejtoria e Inspektoratit, sot në lagjen Dardania, ka rrënuar një objekt banimi në ndërtim e sipër. Objekti në fjalë është ndërtuar në pronën publike dhe rrjedhimisht nuk ka pasur leje ndërtimi.

Pas njoftimit për fillim të ndërtimeve, në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarët komunalë dhe e kanë urdhëruar pronarin t’i ndalojë punimet.

Urdhri është shpërfillur nga pronari duke vazhduar me punime. Më pas ai ka refuzuar edhe kërkesën për vetë rrënim, gjë që ka detyruar të merret vendim për rrënim të objektit me qëllim të lirimit të pronës publike”, thuhet në komunikatë.

Më Shumë

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Diaspora përmbys rezultatin në Malishevë: VV-ja del partia e parë, PDK-ja bie e dyta

Numërimi i votave me postë të diasporës ka sjellë ndryshime në renditjen e partive edhe në komunën e Malishevës. Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka dalë e...

Lajmet e Fundit