19.9 C
Prizren
E shtunë, 28 Qershor, 2025
Home Blog Page 4673

Komuna e Prizrenit rrënon objektin e ndërtuar në pronë publike pa leje komunale

0

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Prizrenit sot ka rrënuar një objekt në lagjen Dardania.

Ky objekt ka qenë i ndërtuar në pronë publike dhe nuk ka pasur leje ndërtimi.

Këtë e ka bërë të ditur komuna e Prizrenit.

“Drejtoria e Inspektoratit, sot në lagjen Dardania, ka rrënuar një objekt banimi në ndërtim e sipër. Objekti në fjalë është ndërtuar në pronën publike dhe rrjedhimisht nuk ka pasur leje ndërtimi.

Pas njoftimit për fillim të ndërtimeve, në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarët komunalë dhe e kanë urdhëruar pronarin t’i ndalojë punimet.

Urdhri është shpërfillur nga pronari duke vazhduar me punime. Më pas ai ka refuzuar edhe kërkesën për vetë rrënim, gjë që ka detyruar të merret vendim për rrënim të objektit me qëllim të lirimit të pronës publike”, thuhet në komunikatë.

Raporti: Gjykata e Prizrenit, më e korruptuara

0

Misioni i USAID në bashkëpunim me OJQ-në “Demokracia +” kanë prezantuar sot hulumtimin rreth transparencës dhe efikasitetit të gjykatave themelore të Kosovës, e cila përmban rezultatet e anketave rreth kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet e gjykatave – sipas vlerësimit të avokatëve.

Ushtruesi i detyrës së zëvendësdrejtorit të Misionit të USAID-it në Kosovë, Brian Martalus tha se pavarësisht se gjykatat kanë arritur progres në zgjidhjen e lëndëve të zgjidhura ato duhet të punojnë ende dhe të rrisin numrin e publikimeve të aktgjykimeve në ueb-faqet e tyre.

“Për të ndërtuar besimin gjyqësori duhet të jetë transparent me publikun. Gjykatat kanë bërë progres në zgjidhjen e lëndëve të pazgjidhura por ende duhet punë. Gjykatat duhet të vazhdojnë punën me qytetarët të rrisin numrin e publikimit të aktgjykimeve në ueb-faqe”, ka thënë Martalus.

Udhëheqësi i Programit për Fuqizim të sistemit të Drejtësisë, Adrew Boname tha se gjithmonë kur i dëgjon të tjerët e kupton ndonjë lajm të keq, dhe se marrja e këtij informacioni ndihmon në ngritjen e shërbimeve ndaj qytetarëve.

“Kur u kërkon njerëzve qëndrimin dhe opinionet merr ndonjë lajm të keq. Ne kemi kuptuar se shume pak njerëz vizitojnë faqet e gjykatave për të marrë informacione. Shumë avokatë kërkojnë ose jo nëpër ueb-faqe e nuk gjejnë informacione, mendimet e tyre na japin se cilat gjykata qëndrojnë më mirë. Sondazhi i përdoruesve të gjykatave përmirëson shërbimet e gjykatave. Kemi informacione se shumë gjykata kanë përmirësuar shërbimet dhe duhet të presim deri në sondazhin tjetër të marrin informacione për tash e tutje. Pra inkurajoj të gjithë që gjykatat të jenë më efikase. Një numër i madh i gjykatave kanë marrë dhe po marrin rezultatet e sondazheve për të përmirësuar punën e tyre”, është shprehur Boname.

Roberta Osmani nga “Demokracia +” prezantoi rezultatet e gjetura nga anketimi me qytetarë dhe avokatë të cilët punojnë në shtatë rajonet e Kosovës.

“Ky hulumtim mbi transparencën/qasjen dhe efikasitetin e Gjykatave Themelore në Kosovë është përgatitur me 817 respondentë në shtatë Gjykata Themelore në Kosovë. Hulumtimi gjeti një numër të mangësive në cilësinë e shërbimeve të ofruara nga gjykatat”, tha Osmani.

Nga këto gjetje të këtij raporti me 817 respondentë në shtatë gjykata themelore në Kosovë është kuptuar se Gjykata Themelore në Prizren është ranguar si më e korruptuara kurse Gjykata Themelore në Gjakovë dhe ajo në Pejë nuk kanë raportuar ndonjë joshje për mito.

Ndërsa sipas efikasitetit dhe paanshmërisë, Gjykata Themelore në Mitrovicë rangohet si gjykata më me pak efikasitet dhe paanshmëri, kurse ajo e Ferizajt qëndron si Gjykata më e paanshme dhe më efikasja ndër gjykatat në shtatë rajone të Kosovës.

E Gjykata Themelore në Prishtinë sipas gjetjeve të raportit është më e paqasshmja në informata zyrtare.

Osmani po ashtu tha se qytetarët janë shumë të frustruar nga pamundësia e qasjes në informata rreth rasteve të tyre. Gjithashtu edhe korrupsioni është sofistikuar dhe në vend të parave po kërkohet këmbim me favore.

Nga popullata me 817 respondentë, 38 apo 4.51 për qind kanë raportuar se u është kërkuar mito nga gjykatës apo punonjës të tjerë të gjykatave./kallxo.com/

Ratkoc: Arrestohet dasmori

0

Një banorë i fshatit Ratkoc është shoqëruar në polici pasi ka shtënë me armë zjarri gjatë një dasme.

Sipas policisë i dyshuari ka dorëzuar në polici një revole me gas dhe pas intervistimit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt

Arrestohet suharekasi për posedim të narkotikëve

0

Në Biraq të Suharekës është arrestuar një person për posedim të narkotikeve.

Siç bën të ditur Policia, gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetë dhe konfiskuar një sasi e substancave narkotike e dyshuar si marihuanë me peshë 2.50 gram, shkruan PrizrenPress.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

110 vjetori i lindjes së Eqrem Çabejës

0

Shkruan: Donika Hoti

Historia e gjuhës shqipe ka shfaqur në sipërfaqe të saj figura të ndritura përmes kontributit të tyre në letërsinë shqiptare arritën majet e kulminacioneve të tyre në aspektin intelektual dhe shkencor. Figurat e tilla krijuan autoritetet e tyre nëpër universitetet presigjoze evropiane me paraqitjen dhe diapazonin që patën njihen edhe si iniciatorë të hapjes së Universitetit Shtetëror të Tiranës qysh në kohën e Mbretërisë Shqiptare. Duke u nisur nga ky rrugëtimi personaliteti i tij njihet edhe si mbështetësi më i fuqishëm i hapjes së Universitetit të Prishtinës dhe njëri ndër figurat më të çmuara të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Gjatë karrierës së tij si albanolog njihet si studiuesi dhe hulumtuesi i gjuhës shqipe në dy këndëvështrime nga rrafshi historik dhe linguistik përmes thellimeve të studimeve paraqet tezën e tij e cila cilësohet si një tezë e drejtë e ndërtuar mbi pikëpamjet shkencore dhe nuk i mbështeste tezën e origjinës pellazgjike të gjuhës shqipe duke argumentuar si një tezë mite e cila nuk posedonte asnjë argumentim rreth prejardhjes së saj. Sipas tezës së tij gjuha pellazge ishte e rigjallëruar një numër i madh i studiuesëve të cilët nuk e njohën asnjë proces shkencor, as një parametër akribike të linguistikës dhe as një proces shkencor, as një proces të evoluimit sipas ligjeve të brendshme sintatike dhe mortofologjike të linguistikës në gjuhën shqipe. Për ndër të kontributit të tij në vurrjen e bazamentit të gjuhës dhe letërsisë shqiptare në fushën shkencore Instituti i Albanologjik të Republikës së Shqipërisë e mbajnë emrin e tij sot.

Cila ishte jeta e Eqrem Çabejës? Eqrem Çabej ka lindur me 7 gusht të vitit 1908 në Gjirokastër i cili ishte djali i dytë në familje, i ati i tij punonte gjykatës në “Dar ul-Huluk” në Stamboll të Turqisë. Shkollimin fillore e përfundoi në qytetin e Gjirokastrës në vitin 1921, duke vazhduar studimet universitare në Austri. Para se t’i fillonte studimet universitare qëndroi një vit pranë familjes Reinmyler në St.Potlen afër Vjenës për ta mësuar gjuhën gjermane. Me përfundimin e gjimnazit në Klagenfurt në vitin 1926, vazhdoi shkollimin e lartë edhe pse dëshira e babait të tij ishte që Eqrem Çabeja të bëhet mjek. Me këmbënguljen e tij për studimet në gjuhësi rregjistrohet në Grac të Austrisë në vitin akademik 1927/1928, pastaj kalojnë në Vjenë nga viti 1930 deri 1933, ku vijoi mësimet nga albanologët më të njohur të Austrisë si: Paul Kretschmer, Karl Patsch, Nikolai Trubetzkoy dhe Norbert Jolk. Në orientimin e Jolk, Çabeja filloi studimet të thella në zhvillimin historik të gjuhës shqipe. Ndërsa, në vitin 1933 e dorëzoi disertacionin e doktoraturës me temë “Studimet Italo-Shqiptare” dhe mori titullin “Doktor në filozofi.

Si filloi karriera e tij si albanolog? Me kthimin e Çabejës në Shqipëri fillioi të punon si mësues në gjimnazin e qytetit të Shkodrës dhe zëvendës-drejtor i konviktit “Malet Tona” në Shkodër në vitin 1934 në këtë qytet dha lëndën e gjuhës dhe letërsisë. Në vitin akademik 1935/36, Çabeja transferohet në shkollën Normale të Elbasanit më pastaj transferohet në Ministrin e Arsimit për t’u marrë me drejtimin e arsimit të mesëm. Në dhjetor të vitit 1936 përmes një letre që ju drejtohet Ministrisë së Arsimit kërkoi për arsye të tij shëndetëore të transferohet si profesor i letërsisë në liceun e Tiranës. Mirëpo, kërkesa e tij nuk plotësohet për arsyeje të mos përfundimit të shkollës ushtarake. Me përfundimin e Shkollës së Plotësimit Ushtarak transferohet si profesor në qytetin e tij të lindjes. Një vit para fillimit të Luftës së Dytë Botërore, Cabeja punoi si arsimtar në vendlindjen e tij në Gjirokastër dhe vazhdoi duke dhënë mësim në letërsinë të bashkërenduar me elemente të gjuhës shqipe. Me fillimin e Luftës së Dytë Botërore në vitin 1939, Çabeja transferohet në gjimnazin e Tiranës dhe ngarkohet me drejtimin e kësaj shkolle. Në vitin 1940 nga Ministri i Arsimit Ernest Koliqit caktohet si hartues i Atlasit Gjuhësor Shqiptar, pastaj caktohet si nënprefekt i Malcisë së Gjakovës, pasi që ishte përkrahës i veprimeve anti-fashiste të nxënësve. Në Shqipëri u kthye vetëm pas muajit korrik të vitit 1944. Në vitin 1947, caktohet si anëtar i Institutit të Shkencave, Institut ky që luante rolin e Universitetit Shtetëror të Tiranë që shërbeu si profesor i historisë së gjuhës shqipe dhe fonetikës historike. Në vitin 1972 bëhet anëtar dhe njëri ndër themelues dhe anëtar i Presdiumit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Republikës së Shqipërisë. Nga themelimi deri në prag të fundit të jetës së tij punoi në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë. Për ndër të kontributit të tij rreth albanologjisë shqiptare dhe vurrës së bazamentit të saj Universiteti i Gjirokastrës sot e mbajnë emrin e tij. Thuhet se në prag të jetës së tij ka ka ndërruar jetë në kushte jo të mira e ekonomik, pasi që në vitin 1979 një grup të shkrimtarëve të Kosovës e vizituan duke i ndihmuar në mënyrë financiare rreth shërrimit të tij.

Cila ishte veprimtaria e tij shkencore? Eqrem Çabej ishte specializant i gjuhës krahasimtare indo-evropiane, veprimtaria e tij shkencore e shtjelloi në mënyrë detajuar në gjuhësi edhe jashtë saj duke përfshirë folklorin, etnografin dhe historinë e letërsisë. Një vend tej të veçantë e zenë në studimet etimologjike dhe leksionologjike, dialektologjia e onomatikës si dhe kodifikimi i gjuhës letrare. Kontributi i figurës së Çabejës në fushën shkencore njihet në sqarimet etimologjike gjatë hartimit të “Fjalorit të Gjuhës Shqipe” e cila është botuar në botuar në Tiranë në vitin 1980.

Cilat janë veprat e Çabejës? Ndër veprat e para të Çabejës vlerësohen si: “Elemente të gjuhësisë dhe të litaraturës shqipe”, me pjesa zgjedhura për shkollat e mesme, botuar në vitin 1936, “Për gjenezën e literaturës shqipe” e vitit 1939, “Hyrje në historinë e gjuhës shqipe” e botuar në vitin 1947 dhe ribotuar në vitin 1958, “Fonetika histroike e shqipe” e vitit 1958.

Veprat kryesore të Çabejës janë: “Studimet etimologjike në fushë të shqipes” e botuar në shtatë vëllime 1976-2006, “Meshari” i Gjon Buzukut (1555), botim kritik në dy vëllime i pajisur me një studim të gjatë hyrës e botuar në vitin 1958, hyrje në historinë e gjuhës shqipe – Pjesa e pare e botuar në vitin 1958, “Shumësi i singularizuar në gjuhën shqipe” e botuar 1967, “Meshari” i Gjon Buzukut (1555), Botim Kritik, Pjesa e parë, Botim i Universitetit Shtetëror të Tiranës e botuar në vitin 1970, Studimet për fonetikën historike të gjuhës shqipe. Fonetika historike shqiptare e botuar në vitin 1970, Studime për fonetikën historike të gjuhës shqipe e viitit 1988.

Eqrem Çabej është anëtar i komisionit hartues të “Fjalorit të gjuhës shqipe” e botuar në vitin 1954, anëtar i komisioneve për përpunimin e termilogjisë të shumë degëve të shkencës e të teknikës dhe i komisioneve që punuan për hartimin e udhëzuesve drejtshkrimore nga vitit 1948 deri në vitin 1973 në Komisionin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe.

Është bashkëautorë me Aleksandër Xhuvanini në dy trajtesat si: “Parashtresa” dhe “Prapashtresat e gjuhës shqipe” në viitn 1962, Botim kritik, Pjesa e Parë. Botim i Universitetit Shtetëror të Tiranës e botuar në vitin 1968, “Hyrja në historinë e gjuhës shqipe” – Pjesa e parë e botuar në vitin 1958, Fjalori i gjuhës shqipe e vitit 1954 me bashkëautorë Odiseu dhe Konstandini, Studime gjuhësore I-IV e botuar në vitin 1986, “Shqipja në Kapërcyell” e botuar në vitin 2006, “Soneta” e botuar në vitin 2008, Elemente të gjuhësisë dhe literaturës shqipe e botuar në vitin 2009, “Diana dhe Zana” e botuar në vitin 2011 dhe “Fonetikë historike e gjuhës” shqipe: hyrje në historinë gjuhës shqipe II në vitin 2012.

Me çfarë mirënjohje është dekoruar figurat e Eqrem Çabejës? Figura e Eqrem Çabejës i cili njihej si albanologu i parë territorin mbarë shqiptar dhe instistues i hapjes së Universitetit të Tiranës qysh në vitin 1935 është dekoruar me titullin urdhin “Nderi i Kombit” me 10 maj 2003, kjo dekoratë u jepet qytetarëve shqiptarë që me veprat e tyre kombëtare dhe intelektuale e ndërojnë kombin shqiptar brenda dhe jashtë vendit, dekorate kjo e cila dhurohet me dekret të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, i propozuar nga Ministria e Kulturës. Gjithashtu dekorohet me titullin “Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit”, dekoratë kjo e cilat i dhurohet qytetarëve të Kosovës dhe të huajve si dhe personalitetëve të shquara të botës shqiptare që kontribojnë për mirëkuptimin midis shqiptarëve dhe kombeve të tjera për kontributin në të gjitha fushat e jetës në frymën e Lidhjes së Prizrenit. Mirënjohje kjo e cila shërbejnë si shenjë falendërimi dhe ndërimi të individëve, që dhurohet vetëm nga Presidenti i Republikës. Figura e Çabejës dekorohet edhe me çmimin e Republikës së shkallës së parë dy herë.

Zogu I: Mbreti i shqiptarëve, që u mbijetoi 55 atentateve

0

Zogu I, është ndoshta sundimtari më pak i njohur europian i shekullit XX, dhe pothuajse me siguri më ekstravaganti. Revista “Times” e quante atë “i çuditshmi Mbreti Zog”, ndërsa disa nga bashkëkohësit e tij e përshkruan si “një despot hajdut”, ose si “mbreti i fundit i romantizmit”.

Zogu I, mbreti i shqiptarëve

Zogu I, që e kishte shpallur veten mbret të shqiptarëve në vitin 1928, sundimtar i vetëm i besimit mysliman në Europë, u përpoq të modernizojë një vend të prapambetur, ku ende një pjesë e madhe e pushtetit, mbahej nga krerët e fiseve dhe bejlerët, që kishin sunduan Shqipërinë gjatë Perandorisë Osmane.

I njëjti Zog I (1895-1961), që quhej Ahmet Myftar Bej Zogolli, ishte i biri i një pashai, një udhëheqësi fisnor që dominonte feudin e Matit. Në vitin 1912, Shqipëria u bë shtet i pavarur, edhe pse nën ndikimin e Habsburgëve, dhe i riu Zogolli nisi një karrierë politike, me një ngjitje të shpejtë në pushtet pas vitit 1920, kur Lufta e Parë Botërore kishte ndryshuar strukturën e e Europës.

Shqipëria u drejtua nga qeveri jetë-shkurtra, në të cilat Zogu (shkurtoi mbiemrin, që shpesh kujtonte gjuhën turke) mbajti poste shumë të rëndësishme, si Ministër i Brendshëm dhe drejtues i ushtrisë, derisa u dëbua nga vendi në qershorin e vitit 1924 nga Fan Noli, një prift ortodoks që mori pushtetin me anë të një revoltë të armatosur, të mbështetur nga forcat e së majtës.

Ishte vetëm një periudhë e shkurtër, pasi Zogu, i ndihmuar nga qeveria italiane e Benito Musolinit, si dhe nga myslimanët konservatorë, dhe forcat e ushtrisë së vjetër ruse cariste, u strehua në Jugosllavi. Më 21 janar 1925, ai u zgjodh President i Republikës së Shqipërisë.

Megjithatë, përpjekjet reale për të modernizuar një vend ende të strukturuar sipas një skeme feudale, ku bejlerët shfrytëzonin fshatarët që ishin në të vërtetë skllevër, u ndërmorën paralelisht me krijimin e një shteti policor, ku nuk ekzistonin liritë civile dhe ato të shtypit, dhe ku kundërshtarët politikë u eliminuan fizikisht.

Më 1 shtator 1928, Shqipëria nga republikë u bë monarki:Presidenti Zog u bë Zogu I, mbreti i shqiptarëve. Edhe pse ishte një monarki kushtetuese, mbreti praktikisht kishte kompetencat e një diktatori. Edhe pse vuri në zbatim reforma të mëdha, si heqjen e ligjit islamik dhe bujkrobërinë, si dhe hapjen e kufijve për refugjatët hebrenj në vitin 1938.

Zogu I, që nuk u konsiderua kurrë si një sovran “i vërtetë” nga monarkët e tjerë europianë, gjatë mbretërimit të tij të shkurtër, shënoi mori një rekord të paarritshëm:i mbijetoi 55 atentateve që synonin t’i merrnin jetën. “Gjakmarrja”, ishte ende shumë i gjallë në traditën shqiptare, dhe madje as edhe sundimtari i vendit nuk ishte i sigurt prej saj, një dukuri që mbetet ende një plagë sociale në disa zona rurale të veri të vendit.

Menjëherë pasi u bë mbret, Zogu I prishi fejesën me vajzën e një beu. I ati i ofenduar, kishte të drejtën të vriste njeriun që kishte shkelur premtimin, por jo vetëm kaq:vrasja ishte një detyrim social, që duhet të lante njollën e turpit si pasojë e poshtërimit.

Ndoshta kjo është arsyeja, se përse Zogu I rrallë shfaqet në publik, i rrethuar gjithnjë nga rojet e tij besnikë, të cilët ishin nga fisi i tij, dhe për të njëjtën arsye, nëna e tij sj ishte në krye të mbikëqyrjes së kuzhinës mbretërore, për të parandaluar çdo përpjekje për helmimin e të birit. Megjithatë, atentati i parë ndaj tij, u bë para se të bëhej mbret më 23 shkurt 1924, ndërsa Zogu ndodhej në Parlament.

Beqir Valteri qëlloi dy herë mbi të, në njërën dorë dhe në shpatull, por mbreti i ardhshëm u ul gjithsesi në tryezën e tij, duke thënë:”Gjëra të tilla ndodhin shpesh – ne nuk mund të themi se kur apo ku – prandaj ta marrim këtë çështje me qetësi”. Edhe pse atentatori u “fal”, porositësi i supozuar, opozitari Avni Rustemi, u vra disa muaj më vonë.

Një ngjarje që flet shumë për karakterin e Zogut

Më 21 shkurt 1931, dy burra qëlluan në drejtim të Zogut I, teksa ai po largohej nga Opera e Vjenës. Atentatorët nuk goditën dot objektivin, por qëlluan në kokë njërin prej truprojave të tij. Duket se Zogu, nxori armën që mbante me vete, dhe iu kundërpërgjigjur zjarrit, pa arritur të godasë ndonjërin nga atentatorët.

Policia austriake arrestoi më vonë dy atentatorët, të cilët i përkisnin një rrjeti opozitarësh të mbretit. Ndërkohë, ndërhyrja e qeverisë së Benito Musolinit në çështjet e Shqipërisë, ishte bërë gjithnjë e më e fortë, derisa pas disa masave të Zogut I për të reduktuar ndikimin italian, Shqipëria u pushtua prej Italisë.

Ajo u bë një protektorat i sunduar nga Viktor Emanueli III. Ahmet Zogu I dhe familja e tij (trashëgimtari i fronit, kishte lindur vetëm dy ditë më parë) nuk kishin zgjidhje tjetër, veçse të arratisej, fillimisht në Britani, më pas në Egjipt, dhe pastaj në Francë.

Image

Prona e blerë nga Zogu I në Shtetet e Bashkuara

Mbreti shpresonte të shkonte në Shtetet e Bashkuara, së bashku me një numër të konsiderueshëm të pasuesve të tij. Kjo është arsyeja pse ish-mbreti kishte blerë një pallat prej 60 dhomash pranë Nju Jorkut, që megjithatë nuk u banua kurrë nga familja mbretërore (Shtetet e Bashkuara nuk i dhanë viza të gjithë anëtarëve të oborrit).

Pavarësisht nga kjo, legjenda thotë se mbreti shqiptar e ka fshehur thesarin në një kështjellë misterioze, që me kalimin e kohës u shkatërrua, ndoshta nga dikush që besohet se ka gjetur kushedi sa pasuri.

Zogu I, e shiti më pas shtëpinë e madhe në SHBA në vitin 1955, për t’u transferuar në Francë, ku jetoi pa burime të mëdha financiare. Prandaj s’ka gjasa që ai të ketë fshehur një thesar në shtëpinë e tij në Amerikë, që pastaj u rrënua pjesërisht. Ahmet Zogu, vdiq në Francë në vitin 1961, për një sëmundje që nuk u bë kurrë e njohur. Por ndoshta nuk ishin pa faj, 200 cigaret që mbreti pinte çdo ditë…

Milan vazhdon me transferimet

0

Milani po vazhdon të jetë shumë aktiv në këtë merkato.

Njëri nga më të përfolurit e ditës së djeshme që të zbarkoi në San Siro ishte Diego Laxalt. Ai ishte i lidhur me disa skuadra, duke përfshirë Sporting CP dhe Lazio, por dukej më afër Zenit St Petersburg.

Drejtorët Leonardo dhe Paolo Maldini të dy u larguan nga selia e Casa Milan dje pasdite, duke sugjeruar se negociatat e reja po intensifikoheshin, mirëpo sot gjatë ditës së sotme mund të kompletohet marrëveshja mes dy klubeve. Performanca e lojtarit në kampionat botëror ka qenë e jashtëzakonshme, e padyshim se ka rënë në sy të ekipeve më të mëdha.

Genoa dhe Milan kanë shkëmbyer rregullisht lojtarët dhe Andrea Bertolacci mund të përfshihet si pjesë e shkëmbimit.

Sot pritet të mësohet e ardhmja e tij, ndërkaq ne do t’iu mbajmë të informuar në kohë reale për ç’do ndryshim eventual.

Tragjedia në Gjenova – ambasada shqiptare konfirmon emrat e dy viktimave

0

Ambasada e Shqipërisë në Itali ka konfirmuar vdekjen e dy të rinjve shqiptarë në Gjenova të Italisë pas shembjes së urës Morandi.

Kjo ambasadë njofton se Marjus Djerri dhe Edi Bokrina janë dy të rinjtë mes 37 viktimave të tragjedisë.

“Ambasada po ndjek me autoritetet italiane lajmin e rëndë për humbjen tragjike të jetëve të dy të rinjve shqiptarë Marjus Djerri dhe Edi Bokrina në aksidentin tragjik në urën Morandi në Genova. Duke u shprehur ngushëllimet e sinqerta familjarëve të viktimave ambasada është në dispozicion të të afërmeve për të gjithë asistencën e nevojshme”, thuhet në njoftimin e kësaj ambasade, transmeton Klan Kosova.

Shembja e urës në Gjenova, një shqiptar mes viktimave

0

Mediat italiane konfirmojnë edhe një viktimë me origjinë nga Shqipëria mes personave që humbën jetën në aksidentin tragjik.

Marjus Djerri, një 22-vjeçar i lindur në Itali nga prindër emigrantë po udhëtonte me makinë për në punë kur humbi jetën.
Ndërkohë, në kërkim janë edhe dy emigrantë shqiptarë që kanë humbur kontaktet, ndërsa 5 familje po shqiptare janë evakuuar nga zona e tragjedisë.

Rrëzimi i një ure mbi 100 metra të lartë në Gjenova në Itali shkaktoi rreth 35 viktima një ditë më parë, shkruan Top Channel.

Shumë prej tyre po udhëtonin mbi urë kur ndodhi shembja, ndërsa të tjerë u zunë poshtë saj, pasi ka dhjetra ndërtime. Shkatërrimi është kolosal, ndërsa ende në vend vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit edhe gjatë ditës së sotme.

Për çështje prone, dy persona rrahin vëllain në Rahovec

0

Dy persona janë arrestuar ditën e djeshme në Rahovec, pasi të njëjtit kishin sulmuar fizikisht vëllain e tyre, shkruan PrizrenPress.

E gjithë ngjarja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje rreth një prone.

Siç bënë të ditur Policia, viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/