19.8 C
Prizren
E diel, 29 Qershor, 2025
Home Blog Page 4674

Për çështje prone, dy persona rrahin vëllain në Rahovec

0

Dy persona janë arrestuar ditën e djeshme në Rahovec, pasi të njëjtit kishin sulmuar fizikisht vëllain e tyre, shkruan PrizrenPress.

E gjithë ngjarja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje rreth një prone.

Siç bënë të ditur Policia, viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Arrestohet hajduti sirian në Prizren

0

Policia e Kosovës ka arrestuar një person që i ka vjedhur një qante qytetares nga Prizreni.

Pas denoncimit të rastit nga vet viktima, policia ka identifikuar të dyshuarin që është i përfshirë edhe në vjedhje të tjera, transmeton Indeksonline.

 

 

“Rreth orës 23:30 minuta një qytetare denoncon në Policinë e Prizrenit vjedhjen e çantës së krahut përderisa po qendronte në ambientet e një restoranti në Shatërvan në të cilën kishte një shumë parash dhe dokumente personale. Pas denoncimit të rastit policët kanë nisur me hetimin e rastit. Me ndihmën e kamerave të sigurisë dhe të qytetarëve është identifikuar i dyshuari, një sirian i vitlindjes 1985. Sipas hetuesve, thuhet se i dyshuari është i përfshirë edhe në vjedhje tjera”, thuhet në njoftimin e Policisë së Prizrenit.

Me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti ndalet nën masën e arrestit për 48 orë.

Barcelona-Pogba, vjen lajmi i papritur

0

Drejtori i Barcelonës Ariedo Braida ka pranuar se klubi i tij nuk ka gjasa të transferojë yllin e Manchester United, Paul Pogba. ?

E ardhmja e Pogba në Old Trafford është vënë në pikëpyetje pas një sezoni të turbullt 2017-18, në të cilin ai u përleshej me menaxherin Jose Mourinho, i cili e hodhi Pogba nga XI fillestare shumë herë.

Mesfushori francez, i cili luajti në Kupën e Botës këtë verë, është lidhur me një rikthim në ish-klubin e Juventusit.

Sulmuesi i Arsenalit transferohet në Itali

0

Futbollisti i Arsenalit dhe i Kosta Rikës, Joel Campbelli, raportohet se ka mbërritur në Itali dhe do të kryen testet mjekësore në ekipin e Frosinone.

Sulmuesi 26-vjeçar tashmë ka arritur në Itali dhe ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me skuadrën e sapo ngjitur në Serie A.

Ai u transferua tek Arsenal në vitin 2011, por shumicën e kohës e ka kaluar në huazim tek ekipe si: Real Betis, Olympiacos, Villarreal dhe Sporting CP.

Kontrata e Campbellit me Arsenalin skadon verën e ardhshme kështu që Sportitalia shkruan se ai do ti bashkohet Frosinones si transferim i kompletuar.

Vëllai rrah motrën në Prizren

0

Një person i komunitetit rom është arrestuar ditën e djeshme në Prizren, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht motrën e tij.

Siç bën të ditur Policia, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor, shkruan PrizrenPress.

Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Prizren: Ia vjedh çantën midis qytetit, arrestohet

0

Policia ka arrestuar një person, dje rreth orës 23:30, në rrugën “Remzi Ademaj” në Prizren pasi që i njëjti dyshohet se i ka vjedhur çantën e krahut viktimës femër.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, shkruan PrizrenPress.

20 vjet nga rënia e dëshmorit Remzi Ademaj

0

Sot bëhen 20 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit Remzi Ademaj – Petrit Kodra.

Remzi Ademaj ishte komandanti i parë i UÇK-së për rajonin e Prizrenit dhe një nga komandantët e parë të UÇK-së për ZOP-in.

Ai ra heroikisht më 15 gusht 1998 në një pritë që forcat serbe i kishin organizuar në fshatin Grazhdanik të Prizrenit./PrizrenPress.com/

LDK kërkon arsyen për anulimin e Festivalit “Zambaku i Prizrenit”

0

Edhe LDK kërkon arsyen e mosmbajtjes së Festivalit “Zambaku i Prizrenit”.

Shefi i Grupit të LDK-së, Haziz Hodaj, lidhur me kërkesën për seancë të jashtëzakonshme, pohon se është mirë që është kërkuar, por ata që kanë parashtruar këtë kërkesë do të kërkojnë sigurisht fakte.

“Ne do të kërkojmë arsye se pse nuk po organizohet ky festival. Ky vit është jubilar dhe ne jemi që të organizohet ky festival. Mirëpo, do të shohim se si do të rrjedhë seanca”, pohoi ai për “Kosova Sot”.

Ai pastaj tha se dëshirojnë që mos të këtë konotacion politik mosmbajtja e këtij festivale, por mbetet të shihet arsye e plotë.

“Ky festival mendoj se në këtë vit jubilar është dashur të mbahet”, është shprehur ai.

LDK në Prizren, është pjesë e Qeverisë së Haskukës.

Festivali “Zambaku i Prizrenit”, sivjet nuk do të mbahet.

AAK, ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për këtë vendim të Drejtorisë së Kulturës në Prizren.

Poeti Agim Vinca, në Edicionin e 3-të të Festivalit të Poezisë në Palestinë

0

Poeti i njohur shqiptar, Agim Vinca, do të marrë pjesë në Edicionin e Tretë të Festivalit të Poezisë në Ramallah me titullin “Zëra të gjallë… nga Mesdheu në Mesdhe”.

Palestina hap për të gjithë të apasionuarit e Detit Mesdhe, siparin e Edicionit të Tretë të Festivalit të Poezisë në Ramallah me titullin “Zëra të gjallë… nga Mesdheu në Mesdhe”.

Ambasada e Shtetit të Palestinës në Tiranë përshëndet pjesëmarrjen e poetit shqiptar Agim Vinca në këtë festival, i cili do të mbajë gjithashtu 6 takime poetike në disa qytete të Palestinës.

Paraburgim për shitje të drogës gjatë DokuFestit

0

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurve me iniciale J.Q. nga Durrësi Republika e Shqipërisë, R.D. nga Shkodra R. Shqipërisë dhe K.K. nga Prizreni për shkak të dyshimit të bazuar se secili veç e veç ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej momentit të arrestimit datë 10.08.2018 nga ora 03:00 dhe do të zgjasë deri më datën 10.09.2018.

Gjykata thotë se kjo masë iu caktua atyre sepse “në ditën kritike të pandehurit kanë qenë të vendosur në kampin turistik të festivalit ‘Doku-Fest’, gjatë kontrollimit-bastisjes nga ana e Policisë së Kosovës janë gjetur substanca narkotike që dyshohen të jenë të llojit ‘Ekstazi’, ‘Kokainë’ dhe ‘Marihuanë’ në posedim të të pandehurve të përgatitura në qese për shitje gjatë festivalit ‘Doku-Fest’”.

“Pasi që të pandehurit dyshohen se kanë kryer veprime kundërligjore duke vepruar në dëm të vlerave të shoqërisë ku mbrohet jeta e njerëzve shëndeti i popullsisë, mënyrën dhe rrethanat nën të cilat është kryer ky veprim kundërligjor, e duke pasur parasysh karakteristikat personale (të pandehurit me iniciale K.K.), ku nga data baza e të dhënave të Policisë së Kosovës rezulton se i njëjti ka një mori të veprave penale të regjistruara të natyrave të ndryshme (që nga viti 2004), andaj Gjykata e ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji”, përfundon njoftimi i Gjykatës