Arrestohet hajduti sirian në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar një person që i ka vjedhur një qante qytetares nga Prizreni.

Pas denoncimit të rastit nga vet viktima, policia ka identifikuar të dyshuarin që është i përfshirë edhe në vjedhje të tjera, transmeton Indeksonline.

 

 

“Rreth orës 23:30 minuta një qytetare denoncon në Policinë e Prizrenit vjedhjen e çantës së krahut përderisa po qendronte në ambientet e një restoranti në Shatërvan në të cilën kishte një shumë parash dhe dokumente personale. Pas denoncimit të rastit policët kanë nisur me hetimin e rastit. Me ndihmën e kamerave të sigurisë dhe të qytetarëve është identifikuar i dyshuari, një sirian i vitlindjes 1985. Sipas hetuesve, thuhet se i dyshuari është i përfshirë edhe në vjedhje tjera”, thuhet në njoftimin e Policisë së Prizrenit.

Me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti ndalet nën masën e arrestit për 48 orë.

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Lajmet e Fundit