11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Paraburgim për shitje të drogës gjatë DokuFestit

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurve me iniciale J.Q. nga Durrësi Republika e Shqipërisë, R.D. nga Shkodra R. Shqipërisë dhe K.K. nga Prizreni për shkak të dyshimit të bazuar se secili veç e veç ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej momentit të arrestimit datë 10.08.2018 nga ora 03:00 dhe do të zgjasë deri më datën 10.09.2018.

Gjykata thotë se kjo masë iu caktua atyre sepse “në ditën kritike të pandehurit kanë qenë të vendosur në kampin turistik të festivalit ‘Doku-Fest’, gjatë kontrollimit-bastisjes nga ana e Policisë së Kosovës janë gjetur substanca narkotike që dyshohen të jenë të llojit ‘Ekstazi’, ‘Kokainë’ dhe ‘Marihuanë’ në posedim të të pandehurve të përgatitura në qese për shitje gjatë festivalit ‘Doku-Fest’”.

“Pasi që të pandehurit dyshohen se kanë kryer veprime kundërligjore duke vepruar në dëm të vlerave të shoqërisë ku mbrohet jeta e njerëzve shëndeti i popullsisë, mënyrën dhe rrethanat nën të cilat është kryer ky veprim kundërligjor, e duke pasur parasysh karakteristikat personale (të pandehurit me iniciale K.K.), ku nga data baza e të dhënave të Policisë së Kosovës rezulton se i njëjti ka një mori të veprave penale të regjistruara të natyrave të ndryshme (që nga viti 2004), andaj Gjykata e ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji”, përfundon njoftimi i Gjykatës

Më Shumë

Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

Vedat Muriqi ka vazhduar shkëlqimin në La Liga, teksa ka realizuar gol në sfidën Cadiz – Mallorca. Vetëm 12 minuta iu deshën sulmuesit kosovar për...

Aksidenti me fatalitet në Suharekë, shoferja dyshohet se nga pakujdesia kaloi në shiritin e kundërt dhe u godit me motoçikletën

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka dhënë detaje lidhur me aksidentin me fatalitet që ndodhi të dielën në Shirokë të Suharekës, ku për...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit