17.4 C
Prizren
E diel, 29 Qershor, 2025
Home Blog Page 4675

Paraburgim për shitje të drogës gjatë DokuFestit

0

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurve me iniciale J.Q. nga Durrësi Republika e Shqipërisë, R.D. nga Shkodra R. Shqipërisë dhe K.K. nga Prizreni për shkak të dyshimit të bazuar se secili veç e veç ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej momentit të arrestimit datë 10.08.2018 nga ora 03:00 dhe do të zgjasë deri më datën 10.09.2018.

Gjykata thotë se kjo masë iu caktua atyre sepse “në ditën kritike të pandehurit kanë qenë të vendosur në kampin turistik të festivalit ‘Doku-Fest’, gjatë kontrollimit-bastisjes nga ana e Policisë së Kosovës janë gjetur substanca narkotike që dyshohen të jenë të llojit ‘Ekstazi’, ‘Kokainë’ dhe ‘Marihuanë’ në posedim të të pandehurve të përgatitura në qese për shitje gjatë festivalit ‘Doku-Fest’”.

“Pasi që të pandehurit dyshohen se kanë kryer veprime kundërligjore duke vepruar në dëm të vlerave të shoqërisë ku mbrohet jeta e njerëzve shëndeti i popullsisë, mënyrën dhe rrethanat nën të cilat është kryer ky veprim kundërligjor, e duke pasur parasysh karakteristikat personale (të pandehurit me iniciale K.K.), ku nga data baza e të dhënave të Policisë së Kosovës rezulton se i njëjti ka një mori të veprave penale të regjistruara të natyrave të ndryshme (që nga viti 2004), andaj Gjykata e ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji”, përfundon njoftimi i Gjykatës

Xhudistja Muminoviq merr 5 mijë euro shpërblim nga shteti

0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka ndarë sot shpërblimet shtetërore të Republikës së Kosovës për xhudisten Erza Muminoviq dhe trajnerin e xhudos Driton Kuka, për Medaljen e Artë të fituar në Xhudo në Kampionatin Evropian U18 të Xhudos në Sarajevë. Bazuar në Rregulloren për Ndarjen e Shpërblimeve Shtetërore për Sportistët që Arrijnë Rezultatet Kulminante në Garat Ndërkombëtare, Erza Muminoviq ka marrë shpërblim prej 5 mijë eurove, ndërkaq Driton Kuka 2 mijë e 500 euro.

Ministri Gashi uroi xhudisten Muminoviq për suksesin e arritur në Kampionat. “Ne do të vazhdojmë të ju përkrahim ashtu si deri më sot. Këto shpërblime që po i merrni janë meritë e juaja, e punës tuaj të suksesshme”, tha ndër të tjera ministri Kujtim Gashi. Ai po ashtu tha “presim edhe rezultate tjera, si nga Erza ashtu edhe nga sportistët tjerë”.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, shprehu falënderim edhe për trajnerin Driton Kuka për punën e tij të palodhshme dhe të frytshme si trajner.

Në anën tjetër, xhudistja Erza Muminoviq dhe trajneri Driton Kuka falënderuan ministrin Gashi për shpërblimet e dhëna. Ata theksuan se Erza Muminoviq është e vetmja xhudiste e kualifikuar që të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të cilat do të mbahen në Argjentinë

Ilir Meta në Suharekë

0

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, sot ka vizituar Komunën e Suharekës ku është pritur nga kryetari i kësaj Komune, Bali Muharremaj.

Presidenti Meta ka treguar për mundësitë e bashkëpunimit ne mes të Suharekës dhe disa bashkive në Shqipëri, gjithashtu edhe për zhvillimin e bizneseve private në Kosovë dhe në Shqipëri.

“Kemi diskutuar bashkëpunimin e tanishëm në mes të Komunës së Suharekës me disa Bashki në Shqipëri, por edhe për të ardhmen e këtij bashkëpunimi”, është shprehur Meta.

Ndërsa kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se vizita vëllazërore e presidentit Meta është kënaqësi për qytetarët e Suharekës.

“Vizita e presidentit shqiptar është nderë dhe kënaqësi, jo vetëm për mua si kryetar i Komunës por për të gjithë banorët e Komunës sonë, për vizitën vëllazërore që i ka bërë Komunës njeriu i parë i shtetit shqiptar” ka thënë Muharremaj.

Digjen varrezat në Rahovec

0

Varrezat në fshatin Xërxë të Rahovecit dje janë kapluar nga zjarri. Me të marrë informacionin, Brigada e Zjarrëfikësve të Rahovecit ka intervenuar për shuarjen e zjarrit.

Zjarrëfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin pas intervenimit të shpejt.

Foto nga vendi i ngjarjes.

Shpjegimi Zykajt për masakrën e Vlorës, “Më akuzuan për vjedhjen e pulave”

0

Mediat në Shqipëri raportojnë se shpjegimi i vetëm i Ritvan Zykajt për vrasjen e tetë antarëve të familjes së tij ishte një akuzë që ai pretendon se i ishte bërë për vjedhjen e disa pulave.

“I vrava se më akuzonin mua për grabitjet e pulave”raportohet të ketë thënë i dyshuari para gjykatës.

Ritvan Zykaj do qëndroj në paraburgim me vendim të gjykatës së Vlorës.

Zykaj vrau pasditen e së premtes (10 gusht) 8 kushërinjtë e tij dhe ka plagosur 6 të tjerë. 24-vjeçari ka shkuar në banesën e vëllait të moshuar të gjyshit të tij dhe ka qëlluar me breshëri automatiku duke lënë 8 të vrarë.

Mes viktimave janë 3 gra dhe dy fëmijë.

Fillimisht, Ridvani vrau Demir Zukajn 75 vjeç dhe gruan e tij Perie, 72 vjeç. Më pas, ai ka shkrepur automatikun, djalit të Demirit, Azem Zykaj 45 vjeç dhe gruas së tij, Afërdita Zykaj 42 vjeç.

Autori i masakrës nuk është ndalur me kaq. Pasi ka braktisur shtëpinë e tyre, ai ka shkuar në banesën e djalit tjetër të 75 vjeçarit, duke vrarë Besimin, 43 vjeç dhe gruan e tij Vasilika, 42 vjeç.

Gjithashtu, ai ka vrarë edhe dy fëmijët e tij, Sara 16 vjeçe dhe Ledioni 8 vjeç.

Rrah një femër, arrestohet një person në Dragash

0

Policia në Dragash, dje, ka arrestuar një person pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër.

Policia bën të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, shkruan PrizrenPress.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Rrahje në Rahovec, arrestohen katër persona

0

Katër persona janë arrestuar në Rahovec, pasi dje rreth orës 17:15, të njëjtit pas një mosmarrëveshje kishin sulmuar fizikisht një mashkull dhe një femër.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima kanë pranuar tretman mjekësor, shkruan PrizrenPress.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

PSG me ofertë të çmendur për Eriksen

0

Skuadra kampione e Francës shpreson të rrëmbejë nga skuadra e Tottenhamit mesfushorin danez, Christian Eriksen, lojtar që është kërkuar edhe nga Real Madridi.

Për këtë arsye, PSG është gati të ofrojë 115 milionë euro për të marrë mesfushorin 26-vjeçar, lajm që konfirmohet nga e përditshmja britanike “Express”

Eriksen ende nuk e ka rinovuar kontratën me skuadrën e Tottenham, e cila skadon pas dy vitesh, ndaj dhe francezët shpresojnë që përmes kësaj oferte të bindin skuadrën angleze dhe lojtarin për ta sjellë në League 1.

Në rast se Eriksen nuk arrin të rinovojë kontratën me Tottenham deri në janar, atëherë skuadrat do të “vërsulen” për të marrë mesfushorin.

Eriksen ka ardhur në vitin 2013 te Tottenhami nga Ajaxi, duke realizuar deri tani 41 gola në 172 ndeshje me londinezët.

Këtë vit, skuadra londineze nuk bëri asnjë lëvizje në merkato, duke mos shitur dhe afruar asnjë futbollist.

Skuadra e PSG-së e konsideron si shumë të rëndësishëm mesfushorin danez në përpjekjet për të fituar Champions League sezonin tjetër.

Arrestohet prizrenasi për posedim të narkotikëve

0

Në Zhabllaqë të Prizrenit është arrestuar një person për posedim të narkotikeve.

Siç bën të ditur Policia, pas kontrollit të veturës së tij i është gjetur dhe konfiskuar 9.63 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, shkruan PrizrenPress.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

United kërkon Monchin

0

Manchester United raportohet se është duke marrë në konsideratë që ta emëroi si drejtori sportiv, Monchin e Romës apo Fabio Paraticin e Juventusit.

“Djajtë e kuq” kanë të ardhurat më të mëdha se çdo klub në botë, por gjithmonë vuajnë për të tërhequr lojtarë të mëdhenj.

Biznesi i transferëve deri me tani kryhet kryesisht nga nën presidenti i klubit, Ed Woodward , por Independent raporton që United është duke kërkuar një drejtor sportiv të specializuar.

Gazeta beson që në listën e ngushtë janë të dy, si Monchi si Paratici që janë në listën e ngushtë, por për këtë të fundit do të jetë shumë vështirë që ti marrin nga Juventus.

Ish portieri i Manchester United, që për momentin e kryen këtë detyrë në Ajax, është një tjetër opsion ashtu sikurse Domenico Teti i Novaras, i cili është i njohur si personi i parë që solli Mauro Icardin në Itali gjatë kohës kur ishte koordinator teknik në Sampdoria.