Ilir Meta në Suharekë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, sot ka vizituar Komunën e Suharekës ku është pritur nga kryetari i kësaj Komune, Bali Muharremaj.

Presidenti Meta ka treguar për mundësitë e bashkëpunimit ne mes të Suharekës dhe disa bashkive në Shqipëri, gjithashtu edhe për zhvillimin e bizneseve private në Kosovë dhe në Shqipëri.

“Kemi diskutuar bashkëpunimin e tanishëm në mes të Komunës së Suharekës me disa Bashki në Shqipëri, por edhe për të ardhmen e këtij bashkëpunimi”, është shprehur Meta.

Ndërsa kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se vizita vëllazërore e presidentit Meta është kënaqësi për qytetarët e Suharekës.

“Vizita e presidentit shqiptar është nderë dhe kënaqësi, jo vetëm për mua si kryetar i Komunës por për të gjithë banorët e Komunës sonë, për vizitën vëllazërore që i ka bërë Komunës njeriu i parë i shtetit shqiptar” ka thënë Muharremaj.

Më Shumë

Prizren: Gjyqtarja Diora Bajrami siguron kandidaturën për anëtare të KGJK-së

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit është zhvilluar procesi zgjedhor për përzgjedhjen e kandidatit të vetënominuar për anëtar të Këshilli Gjyqësor i Kosovës nga radhët...

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Lajmet e Fundit