12.3 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026
Home Blog Page 468

Kosovarët “vërshojnë” drejt bregdetit – kolona të gjata në kufi me Shqipërinë në ditën e parë të Bajramit

0

Dita e parë e Kurban Bajramit ka sjellë fluks të madh të qytetarëve kosovarë drejt bregdetit shqiptar, duke shkaktuar kolona të gjata në pikën kufitare me Shqipërinë.

Qindra automjete janë parë në pritje për të kaluar kufirin, ndërsa trafiku është ngadalësuar ndjeshëm për shkak të numrit të lartë të udhëtarëve që kanë vendosur të shfrytëzojnë ditën e pushimit për një vikend të zgjatur.

Fluksi i lartë është raportuar edhe në drejtim të kufirit me Malin e Zi.

Pritet që lëvizjet e qytetarëve drejt zonave bregdetare të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim./PrizrenPress.com

Marketing

Kliko videon:  https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Ndeshja Shqipëri-Serbi/ Policia: Ja masat e reja në Tiranë

0

Ekipi kombëtar i Serbisë mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen e së shtunës, më 7 qershor në orën 20:45, ku do të përballet me Shqipërinë në kualifikimet për Kupën e Botës 2026.

Kjo përballje është vlerësuar nga UEFA si një nga më të rrezikshmet e grupit.

Sakaq, Policia e Shtetit ka njoftuar kufizime të tjera në Tiranë. Policia e Shtetit informon se: “Rruga nga hoteli ku është akomoduar ekipi i futbollit të Serbisë që ndodhet në bulevardin “Gjergj Fishta”, deri në drejtim të stadiumit “Arena Kombëtare”, përmes bulevardit “Bajram Curri”, pasditen e sotme në orën 16:30 dhe ditën e nesërme në orën 18:45, do të ketë kufizime të pjesshme deri në 25 minuta në momentin që do eskortohet ekipi për në stadium për stërvitje pasditen e sotme dhe nesër për të zhvilluar ndeshjen”.

“Policia e Shtetit është angazhuar maksimalisht që i gjithë aktiviteti të përfundojë me sukses përsa i përket masave të sigurisë, dhe në këtë kuadër me qëllim shmangien e incidenteve, apelojmë për mirëkuptim nga ana e qytetarëve, si dhe respektim të udhëzimeve të strukturave të policisë në terren”, njofton Policia.

Sipas Policisë “çdo sjellje apo veprim që cenon rendin dhe sigurinë publike do të trajtohet në përputhje me ligjin dhe me tolerancë zero”.

Marketing

Kliko videon:  https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

AP për ndeshjen Shqipëri–Serbi: Përballje që s’është veç për tri pikë

0

Agjencia amerikane e lajmeve, Associated Press, i ka kushtuar një artikull të gjatë ndeshjes Shqipëri – Serbi, e cila do të luhet nesër, e shtunë, në Tiranë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

AP shkruan se përballja në Tiranë nuk ka të bëjë vetëm me tri pikë, pasi jehona e përballjeve të mëparshme është e pamundur të injorohet, dhe ballafaqim i cili është thellësisht i rrënjosur në identitet kombëtare, të cilat “organizatorët po përpiqen me çdo kusht t’i lënë mënjanë”.

Përballja Shqipëri – Serbi, sipas AP-së, është një nga rivalitetet më të ngarkuara politikisht dhe emocionalisht në futbollin evropian, e mbështetur në tensione të thella historike dhe etnike, veçanërisht ato që lidhen me luftën e Kosovës dhe historinë më të gjerë të Ballkanit.

Associated Press e kujtoi edhe ndeshjen e tetorit të vitit 2014 në Beograd, e cila u ndërpre kur droni me flamurin “Autochthonous”, fluturoi mbi qiellin e Beogradit, i cili më pas shkaktoi përleshje të madhe në fushë.

“Shqipërisë iu dha fitorja 3-0 pas një vendimi që theksonte se loja nuk mund të vazhdonte për shkak të atmosferës armiqësore në stadium. Kjo fitore siguroi kualifikimin e Shqipërisë në Kampionatin Evropian 2016 — hera e parë në histori për kombëtaren shqiptare”.

“Edhe përpara ndeshjes, ajo përballje ishte cilësuar me rrezik të lartë. Kosova, e cila ka një popullatë me shumicë shqiptare, shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 — një akt që Serbia nuk e njeh. Futbolli, shpesh pasqyrë e nacionalizmit dhe politikës, pasqyroi këtë ndarje të thellë”.

“Serbia dhe Shqipëria vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje për statusin e Kosovës tashmë të pavarur, dhe rivaliteti midis tifozëve mbetet i zjarrtë”.

“Pothuajse gjysma e skuadrës shqiptare përbëhet nga lojtarë me origjinë shqiptare nga Kosova, Maqedonia e Veriut apo Serbia jugore”.

“Për lojtarët, kjo është një ndeshje e mbuluar nga hija e historisë, politikës dhe krenarisë kombëtare — një kujtesë se nganjëherë sporti nuk është thjesht një lojë”, shkroi AP, transmeton Klankosova.tv.

Në lidhje me ndeshjen ka folur edhe mbrojtësi Elseid Hysaj, i cili ishte pjesë e ndeshjes së tetorit të vitit 2014, ku tha se kaosi “nuk duhet të përsëritet”.

“Duhet të jemi të qetë dhe të vetëdijshëm se jemi futbollistë. Jemi këtu për të kënaqur tifozët dhe për të dhënë më të mirën për fitoren”, tha Hysaj për AP.

Për përballjen, pashmangshëm ka folur edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili edhe një herë u bëri thirrje shqiptarëve që ndeshjen ndaj Serbisë ta shohin si një ngjarje sportive, ku “ekipi merr mbështetje dhe energji pozitive nga tifozët për ta arritur qëllimin”.

“Lojtarët nuk bartin barrën e historisë apo të tensioneve politike. Ata konkurrojnë në fushë për të fituar, për të dhënë më të mirën për fanellën që përfaqësojnë dhe, mbi të gjitha, për të ndërtuar ura respekti përmes lojës”, tha Duka për AP.

Associated Press përmendi edhe deklaratën e siç e quajtën ata, “presidentit populist” të Serbisë, Alleksandar Vuçiq, i cili sipas tyre, ka shtuar tensionin duke i thënë trajnerit të Serbisë, Dragan Stojkoviq, në një tubim të madh të mbështetësve të tij, se Serbia “duhet të fitojë.”

“Shkoni atje dhe mundini”, i tha Vuçiqi Piksit, nofka e trajnerit të Serbisë, i cili ishte në turmë, shkruan AP.

Ndërsa, sipas AP-së, Stojkoviqi dhe disa lojtarë kanë tentuar të zbusin tensionet, duke thënë se kjo është vetëm një ndeshje tjetër.

“Të gjithë thonë se ndeshja e parë është shumë e rëndësishme. Jemi shumë të përqendruar për ta nisur ashtu siç duam dhe do të përgatitemi të luajmë sa më mirë që mundemi, me gjithë respektin për Shqipërinë”.

Marketing

Kliko videon:  https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Ndërroi jetë Erdal Tumba, i cili pësoi lëndime të rënda trupore në aksidentin në fshatin Pousko

0

25-vjeçari Erdal Tumba, i cili kishte pësuar lëndime të rënda trupore në një aksident trafiku së bashku me miqtë e tij më 18 maj, në fshatin Pousko, ka ndërruar jetë pas një beteje gati trejavore për jetën.

Dilge Nanovçe, njëri nga tre personat që ndodheshin në automjetin e aksidentuar, kishte ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa Erdal Tumba ishte lënduar rëndë dhe ishte dërguar për trajtim në Spitalin Publik të Prishtinës. Sot, Tumba është bërë viktima e dytë nga ky aksident tragjik.

Vëllai i tij, Edber Tumba, në një postim emocionues në rrjetet sociale, shkroi: “E di që je në parajsë, vëllai im i bukur. Sot Zoti të mori me vete, sa me fat je. Sot është një ditë shumë e bukur dhe e bekuar. Thuhet se Allahu i merr herët robërit e Tij të dashur. Jeta e vëllait të madh”.

Ndërkohë, hetimet për shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar.

Marketing

 

Gjykata refuzon paraburgimin për 17 të arrestuarit në Prizren – Caktohet arresti shtëpiak për të gjithë

0

Pas seancës gjyqësore të mbajtur ndaj 17 të arrestuarve për degradim të ambientit në rajonin e Prizrenit, e cila zgjati deri në orët e vona të natës, Gjykata Themelore ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se ndaj të gjithë të dyshuarve është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Kjo masë u vendos pasi gjykata nuk ka gjetur bazë të mjaftueshme ligjore për t’i dërguar në paraburgim të arrestuarit, pavarësisht natyrës së rëndë të veprës penale që u atribuohet – ndotje dhe degradim i ambientit përmes veprimtarive ilegale.

Të arrestuarit janë pjesë e një aksioni të koordinuar nga Policia dhe Prokuroria, pas një hetimi të gjerë që zbuloi aktivitet të organizuar në trajtimin e kundërligjshëm të mbetjeve, hedhjen e tyre në zona të pambrojtura dhe veprime që kanë rrezikuar seriozisht ekosistemin dhe shëndetin publik.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se në mesin e të ndaluarve ka persona juridikë, pronarë biznesesh ndërtimore dhe transportues të materialeve inerte, që dyshohen se kanë vepruar në kundërshtim me legjislacionin për mbrojtjen e ambientit.

Me vendimin e sotëm, të gjithë të dyshuarit do të qëndrojnë në arrest shtëpiak, ndërkohë që hetimet e Prokurorisë do të vazhdojnë në ditët e javët në vijim.

 

LDK në Prizren uron qytetarët për festën e Kurban Bajramit

0

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e festës së Kurban Bajramit për të gjithë qytetarët e besimit islam.

“Kjo festë është sinonim i devotshmërisë, sakrificës e po ashtu mirënjohjes për Zotin. Festat si këto na mësojnë për solidaritet, bashkëpunim dhe dhembshuri ndaj njerëzve që kanë nevojë. Shëndet dhe mbarësi. Festa dhe gëzimi qofshin përherë me ju dhe familjet e juaja!”, thuhet në urim./PrizrenPress.com

Marketing

Kliko videon:  https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Shaqir Totaj do të kandidojë sërish për kryetar të Prizrenit

0
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj në një intervistë për “Fol me Arin”, ka treguar se çfarë e karakterizon këtë qytet si më të ‘bukurin vend’.

“Ne pak me punën tonë ia kemi shtuar sharmin, estetiken e bukurinë, dhe kjo sigurisht që është mirëprit”, u shpreh Totaj.

Totaj foli për të arriturat e udhëheqjes së tij përgjatë katër viteve të fundit.

Ai po ashtu rikonfirmoi se do të kandidojë sërish për kryetar të Prizrenit.

“Gjithsesi do të kandidoj përsëri, me gjasa që do të fitoj edhe në mandat”, u shpreh Totaj.

Marketing

Komuna e Prizrenit uron Kurban Bajramin në KBI

0

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, nënkryetari Kujtim Gashi, së bashku me kryesuesen e Kuvendit, Antigona Bytyqi, drejtorë dhe asambleistë të Komunës së Prizrenit, vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame, ku u pritën nga kryetari Valon ef. Ibrahimi, kryeimami Orhan ef. Bislimaj dhe bashkëpunëtorë të KBI-së.

Gjatë vizitës, sipas njoftimit, u përcollën urimet më të përzemërta për të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë dhe më gjerë./PrizrenPress.com

Berisha viziton KBI-në në Prizren me rastin e Kurban Bajramit

0

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Kryetari i Nismës Socialdemokrate – Dega në Prizren, Zafir Berisha, së bashku me një pjesë të kryesisë së degës, ka realizuar një vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren.

Gjatë kësaj vizite, kryetari Berisha ka uruar qytetarët e Prizrenit dhe të gjithë besimtarët muslimanë për festën e Kurban Bajramit, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite të shenjtë për forcimin e solidaritetit, respektit dhe dashurisë ndërnjerëzore.

“Festa e Kurban Bajramit është një moment reflektimi dhe afërsie me njëri-tjetrin. Në këtë ditë të shenjtë, uroj që paqja, harmonia dhe mirëkuptimi të mbizotërojnë në familjet tona dhe në shoqërinë tonë në tërësi,” u shpreh Berisha./PrizrenPress.com

Marketing

Kliko videon:  https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

83 aksidente për 24 orë në Kosovë

0

Përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 83 aksidente trafiku. Nga to, 34 janë me të lënduar derisa 49 të tjerë me dëme materiale.

Sipas të dhënave të policisë, përgjatë ditës së enjte u shqiptuan 1907 gjoba trafiku.

Vetëm dje u arrestuan 17 persona, e 14 u dërguan në mbajtje.

Marketing