12.8 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026
Home Blog Page 467

Mulliri i Tabakhanes – dëshmi e trashëgimisë së gjallë në Prizren

0

Mulliri gjendet në kompleksin e“Tabakhanes”, i cili shtrihet në bregun verior të Lumbardhit, në mes të Xhamisë së Ahmed-Beut, Xhamisë së Suziut dhe ndërtesës së Beledijes.

Lagjja e “Tabakhanes”ka marrë këtë emër pasi që aty bëhej përpunimi i lëkurës me të gjitha proceset përkatëse: larja, tharja, ngjyrosja etj.

Pas vërshimeve të nëntorit 1979, Tabakhania pothuajse tërësisht u shkatërrua dhe humbi pamjen e vet karakteristike, kështu që tani kanë mbetur vetëm mulliri dhe depoja e lëkurës.

Mulliri i Tabakhanes është ndërtuar në shek. XVIII. Ka planimetri drejtkëndëshe, të mbuluar me kulm treujor. Hapësira e saj është e ndarë në dy pjesë, ku gjendet dhoma e mullinjxhinjve, dhe hapësira tjetër ku gjenden hyrja, dy gurë për bluarje të drithit, vendi për drithëra të pa bluara, vendi për drithëra të bluara dhe kanali i ujit.

Prej kohës kur është ndërtuar e deri më sot mulliri ka pësuar rinovime të shumta.

Gjatë vërshimeve të vitit 1979 është rrënuar një pjesë a madhe e strukturës së mureve.

Tani nga gjendja origjinale kanë mbetur një pjesë e strukturës së mureve nga guri dhe qerpiçi në pjesën perëndimore dhe jugore.

Mulliri i Tabakhanes është i vetmi mulli aktiv në Prizren, dhe paraqet një dëshmi materiale të mënyrës së përpunimit të miellit në të kaluarën. /Databaza e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës

Marketing

Livia e ndez rrjetin, tregon të pasmet

0

Ish banorja e Big Brother Livia, ka ndezur rrjetet sociale me postimin e saj më të fundit.

E veshur me bikini provokues, ajo ka nxjerrë në pah format trupore, duke marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit.

Pamja përvëluese e Livias ka tërhequr vëmendjen dhe ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Megjithëse, Livia vazhdon të komentohet për jetën e saj private.

No description available.

Violeta Manushi nuk u ankua kurrë. Nuk u mburr kurrë. Ndoshta ndaj dhe e donin të gjithë!

0

Violeta Manushi nuk u ankua kurrë. Nuk u mburr kurrë. Ndoshta ndaj dhe e donin të gjithë. Jo vetëm artdashësit, por gjithë kolegët. E çmonin. Vlerësonin çdo grimë a detaj rreth konceptit, dhe mënyrës se si ajo e lëshonte veten tek çdo rol, duke u kredhur si në det.

Duke u mishëruar tek personazhi dhe më pas bërë një me të. Kadri Roshi, në një intervistë të vitit 1998, e quan ‘’Shkollë’’, këtë grua të rrallë. ‘’Të kuptosh fjalën sakrificë – thotë ai – mjafton të shohësh Violetën. Nëpërmjet saj, ti kupton ç’është vullneti për punë. Kupton ç’është ndershmëria’’. Ndërsa Sulejman Pitarka, po atë vit, shprehet: “Mbaj mend çdo herë që vinte në teatër, ishte si besimtari i devotshëm në një tempull.’’

Lindur më 6 mars të 1926 në Voskopojë të Korçës, Violeta Manushi do të kalonte një fëmijëri pa përralla. Një fëmijëri të vështirë. Një familje e varfër, uria e së cilës e njohu me ‘’udhën e punës’’. Vetëm 14 vjeçe?! Kështu vitet kalonin dhe Violeta e rritur para kohe po bëhej një zonjushë e vendosur. Do të ishte 20 vjeçe kur do të dëgjonte melodinë e fatit në vitin 1946, prej ku do të shquhej menjëherë talenti i saj në shkollën e parë dramatike të hapur pranë Teatrit të Shtetit, sot Teatri Kombëtar. Do të ishte ky rrugëtimi saj i gjatë i mendjes, shpirtit dhe dashurisë. Shtëpia e saj! Fati i saj.

Me një karrierë 60-vjeçare në themele të teatrit. Me 110 role të gdhendur e skalitur skenës dhe plot 16 të tjera në kinematografi. Ishte viti 1957 tek ‘’Orët e Kremlinit’’ rekordi i parë që do të thyente me interpretimin e tri roleve. Më pas do të shkëlqente në rolet protagoniste më 1959 ‘’Gratë gazmore’’, ‘’Morali i zonjës Dulska 1958. Me shumë sukses një Olimbi të paharruar tek ‘’Karnavalet e Korcës’’ 1964, Zyhranë tek ‘’Fytyra e dytë’’ 1968, Nicën tek ‘’Gjenerali i ushtrisë së vdekur’’ 1971, e shumë të tjerë.

Në vitin 1997, së bashku me ‘’Mjeshtren e madhe’’, profesoreshë Drita Pelinkun, bordi drejtues i Institutit Amerikan të Biografive do i vlerësonte për kontributin e dhënë dhe arritjet e karrierës ndër 500 udhëheqësit më me influencë të shekullit të XX.

Ishin mikesha të rralla. Gjithmonë e gjeje në shtëpinë e zysh Dritës, për të nisur ditën nën aromë kujtimesh në atë filxhanin e kafesë. Kështu i mbaj mend një ditë të mërkure të dyja, ndërsa më pas do të ma prezantonte për herë të parë:

‘’E di si jam njohur me Violetën? Kanë kaluar shumë vjet, por, për mua , ky takim mbetet nga ata të rrallët që të dhurojnë çelësin e shumë sekreteve. Isha në teatër kur shoh 3 vajza që po vinin, veshur bukur. Pas tyre Violeta, e cila me shumë çiltërsi më shtrengoi dorën. Mbante veshur një xhaketë burrash, një palë atlete lecke, flokët e prera drejt dhe nuk e di pse e paragjykova… artistët duhej të kishin imazh tjetër. E kush e dinte që pas kësaj vajze aq të varfër do të fshihej kjo artiste ikonë, nga ku më mbush shpirtin plot sa herë vjen këtu…’’

Violeta, me kulturën fenomenale të të dëgjuarit, buzëqeshte teksa duart i mbante mbledhur e më kthehet duke thënë: ‘’Vetëm ty kishte mbetur pa ta thënë. Ka 50 vjet që e tregon’’.

Jean-Paul thotë : Komedia është një ëngjëll që me një sy qan dhe me një sy qesh. Natyrisht, Violeta kishte lindur për komedi, duke e forcuar përmbajtjen estetike, psikologjike e shoqërore të teatrit. Mjeshtre e detajit, spontane, me një spontanitet që të nxit fantazinë tek e sheh. Me një energji që reflektohet në çdo temporitëm shfaqjesh dhe aq mirëkuptuese në zhvillimin e dialogjeve. Kjo ishte Violeta! E cila për shumëkënd mbetet ende teto Ollga.

E si mund të mos jetë prezent dhe sot në ditët tona ky kryerol i saj?

Pirro Milkani shprehet: Ekzigjenca estetike e filmit për staturën e saj bëri që kjo Ollgë të mos harrohej kurrë. Zakonisht ,- vazhdon ai, kur aktori identifikohet me rolin, është arsye suksesi. E dimë tashmë të gjithë që para se të ekranizohej, kjo ishte një vepër teatrale që luhej në Teatrin e Korçës. Por konvertimi i pjesës teatrale në film kishte ndryshime. Për shembull skena e Malos me Violetën, doli aq e bukur, pasi ky ishte marifet i saj. Sigurisht dhe teksti i Ruzhdi Pulahës bënë që ky film të ishte sukses i jashtëzakonshëm.

Ti ke bërë dashuri?
Kam bërë sa ujin i kam nxjerrë. Në fejesë jo dhe aq, po pas martese hajde dashuri…hajde…

Violeta shkëlqeu në këtë rol, duke bërë të qeshë dhe atë që asokohe nuk dihej si do të reagonte: Enver Hoxhën. Ajo u vlerësua këtu dhe me medaljen e festivalit të filmit në vitin 1977. Kanë kaluar 40 vjet që atëherë dhe ti ende kërkon rrugësh magjinë e këtij karakteri, në një qytet me Ollga dhe pa zonja.

Vështirë të harrohet gjithashtu dhe teto Rita, tek ‘’Pallati 176’’, e cila ka fuqi hipnotizuese sa herë e sheh. Gjurma e së cilës theksohet çdo vit që kalon, falë psikoteknikës së shkëlqyer të kësaj gjiganteje të skenës.

24 orë para se të mbyllte sytë, Violeta Manushi, në prani të të afërmëve, ka thënë fjalët e fundit nëpërmjet një diktofoni, i cili mbetet vlerë e shenjtë në arkivin e Fondacionit ‘’Nermin Vlora’’.

‘’ Sikurse e shihni, unë jam nisur për udhë që nuk është e gjatë. Nuk jam pishman që po shkoj. Jetova 81 vjet e kusur. Për më tepër, jetova me nder! Kemi qenë të varfër, por nuk kemi lypur. Kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë.

Eja më puth, se po iki…’’

Marketing

Kliko videon:  https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Nderohen dëshmorët e kombit në Bllacë të Suharekës

0

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Suharekës ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule pranë lapidarit të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Bllacë.

Në këtë ceremoni përkujtimore, ai shprehu mirënjohje për sakrificën dhe heroizmin e dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e vendit, raporton PrizrenPress.

Marketing

Kliko videon:  https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Sonte ndeshja Shqipëri-Serbi

0

Kombëtarja Shqiptare luan sot, në orën 20:45 të mbrëmjes, takimin e tretë të vlefshëm për Eliminatoret e Kampionatit Botëror 2026, që do luhet në Amerikën e Veriut, për të aritur dy objektiva në horizont: Një biletë për fazën finale dhe historinë ndaj Serbisë.

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë folur për mediet në “Arenën Kombëtare” para ndeshjes kundër Serbisë, teksa u shprehën:

”Formacionin e kam në kokë, por gjithçka mund të ndodhë deri në fund. Ata kanë cilësi, por e kemi dhe ne. Ata na njohim dhe ne i njohim. Nuk ka ndonjë sekret të madh. Zgjedhjet do të jenë edhe strategjike apo taktike. E përgatisim pë fitore, pastaj flet fusha. Duhet të shfrytëzojmë 22 mijë tifozët, janë futbollisti i 12-të. Kam dëgjuar se ka pasur 800 mijë kërkesa për bileta. Do të jemi gati”, tha Sylvinho fillimisht.

Ai shtoi se Serbia ka një ekip të fortë me Mitrovic, Vlahovic, Jovic, lojtarë të mirë, fizikë, të fortë që dalin mirë para.

“Por ne kemi Uzunin, Brojën, Bajramin, Manajn dhe të tjerët, jam krenar për ta. Ne të gjithë punojmë për të fituar. Stojkovic e përgatit ndeshjen për të fituar, ashtu edhe ne. Çdo gjë është shumë e shpejtë në këto kualifikuese. Të bëjmë më të mirën dhe të marrim tri pikët”.

Kapiteni Berat Gjimshiti u ndal te fokusi në këtë duel.

“Duhet të mendojmë vetëm për fushën dhe të marrim pikët. Sytë e një kombi te ju? Vetëm me paraqitjen në fushë në 100 përqind, ky është mesazhi, të bëjmë më të mirën në fushë. Kemi pasur kohë dhe e kemi studiuar kundërshtarin që është shumë i fortë, ama edhe ne kemi lojën tonë”, tha kapiteni.

Marketing

Kliko videon:  https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Bllokada vazhdon: Shihemi përsëri më 9 qershor në orën 11:00

0

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur as sot që ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare, duke shënuar dështimin e 28 me radhë.

Sikur edhe në seancat e kaluara parlamentare, nisur prej 15 prillit, skenari ishte i njëjtë: seanca zgjati pak minuta, dhe vazhdon pas 48 orësh – në këtë rast e radhës do të jetë më 9 qershor.

Kësaj radhe, propozimi i VV-së për votimin për formimin e një komisioni për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit ka marrë vetëm 48 deputetë.

Marketing

Kliko videon:  https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Fundjava shënon fluksin më të madh në Pikën Kufitare të Morinës, mbërrijnë edhe tifozë të zjarrtë të Kombëtares Shqiptare

0

Fundjava ka sjellë fluksin më të madh të lëvizjeve në Pikën Kufitare të Morinës për këtë sezon veror, me rreth 56 mijë qytetarë që kanë kaluar kufirin gjatë dy ditëve të fundit.

Sipas të dhënave zyrtare, 45,701 shtetas janë futur në Shqipëri, kryesisht pushues nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës, të cilët kanë zgjedhur të kalojnë ditët e nxehta të qershorit në bregdetin shqiptar.

Përveç turistëve, në këtë fundjavë kanë mbërritur edhe tifozë të zjarrtë të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, të cilët kanë hyrë në vend për të ndjekur nga afër ndeshjen Shqipëri–Serbi.

Në dalje nga Shqipëria janë regjistruar 10,805 shtetas me 3,467 automjete, ndërsa në hyrje janë evidentuar 14,619 automjete – një tregues i qartë i numrit të lartë turistike, që pritet të rriten edhe më shumë në javët në vijim.

Autoritetet kufitare bëjnë me dije se janë marrë të gjitha masat për të përballuar fluksin e lartë të udhëtarëve. Shqipëria duket se po hyn zyrtarisht në sezonin turistik me numër të lartë pushuesish dhe interes në rritje./TCh

Nesër Xhoxhaj bokson kundër Alievit

0

Boksieri nga Kosova, Labinot Xhoxhaj, i cili është kampion aktual evropian i peshave të rënda në EBU, do të ngjitet nesër në ring ku do të luftojë me Mouard Aliev, i cili është kampion ndërkombëtar në WBC.

Xhoxhaj ka 20 fitore, ku 16 prej tyre i ka me nokaut, nuk ka asnjë humbje dhe shënon vetëm një barazim, teksa Aliev ka 13 fitore, ku 10 prej tyre janë me nokaut.

Përballja do të zhvillohet në palestrën “Universum” në Hamburg të Gjermanisë, ku Xhoxhaj ka luftuar në Gjermani, Kosovë dhe Zvicër.

32-vjeçari ka fituar ndaj boksierit të njohur Tamas Lodi, megjithëse ndeshja me Milosav Saviq përfundoi me barazim, shkruan WBCBOXING, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, Aliev ka qenë një boksier i dalluar amator që përfaqësoi Francën në Lojërat Olimpike të vitit 2021. Që prej kalimit në boksin profesionist, ai ka zhvilluar kryesisht ndeshje në Gjermani.

29-vjeçari ka arritur fitore ndaj Yakup Saglam, Evgenios Lazaridis, dhe së fundmi ndaj David Brito.

Të premten, të dy boksierët demonstruan formë të shkëlqyer gjatë ceremonisë zyrtare të peshimit.

Marketing

Kliko videon:  https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Fitore me pesë gola, Kosova përmbys Armeninë

0

Kombëtarja e Kosovës ka regjistruar fitore të thellë ndaj Armenisë me rezultat përfundimtar 5-2.

Pavarësisht disavanazhit në fillim të ndeshjes, ku Amir Shaipi shënoi një autogol në minutën e 8-të, “Dardanët” nuk u dorëzuan.

Barazimi erdhi në minutën e 23-të me një goditje spektakolare nga Lumbardh Dellova, i cili gjeti rrjetën nga distanca.

Armenia u rikthye në epërsi vetëm shtatë minuta më vonë por loja mori tjetër rrjedhë në pjesën e dytë.

Kosova barazoi në minutën e 60-të, kur Baton Zabërxha fitoi një penallti pas një depërtimi të shpejtë. Mërgim Vojvoda realizoi nga pika e bardhë.

Spektakli u mbyll nga Albion Rrahmani, i cili me dy gola të shpejtë në fund 90’ dhe 93’.

Publikohet ‘Askund’ nga Shkodra Elektronike

0

Shkodra Elektronike sapo ka lansuar projektin e tyre më të ri, ‘Askund’, i cili erdh pak ditë pas përfaqësimit dinjitoz të Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës- Eurovizion.

“Jemi fushë pa lumë
Një bunker i shkatërruar
Yje të varur askund…”- është teksi i këngës ‘Askund’, e cila është finalizuar edhe me një videoklip që përmban skena mjaft interesante.

Marketing

Kliko videon:  https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465