32.1 C
Prizren
E hënë, 30 Qershor, 2025
Home Blog Page 4681

Shkëlqimi neoklasik i shtëpisë së Destan Kabashit

0

“Kur ka qenë Destan Kabashi në udhëheqësi të Komunës, Prizreni ka qenë ndryshe. Shumë më i bukur e më i organizuar”. Me një shqipe që tingëllon turqisht, ky është komenti i një të moshuari prizrenas, që flet në shoqërim e sipër për të zbuluar shtëpinë e Destan Kabashit, aty diku në mes të rrugëve gjarpërore e të ngushta të asaj që së voni ka marrë epitetin e mbrohet me ligj si Zonë Historike.

Jo shumë larg Xhamisë Mezxhid, Kishës së Shën Premtes, Muzeut Arkeologjik e Kullës së Sahatit, e në mes të disa shtëpive monumentale, ajo e Destan Kabashit shkëlqen.

Më shumë se për ngjyrën e bardhë, të cilën e ka në fasadë, kështu ndodh për shkak të dekorimeve e detajeve që e shquajnë. Me një lëvizje të dorës së majtë, në të cilën e mban edhe një gazetë, në drejtim të shtëpisë është sinjali se ky është monumenti që po kërkohej. Burri që vazhdon rrugën e tij për në shtëpi merr me vete edhe nostalgjinë për një Prizren që s’është më. E objekti në të cilin aktualisht jeton vetëm një trashëgimtar i familjes është i mbyllur, shkruan Koha Ditore.

Shembull i organizimit hapësinor

Ata që kanë bërë përshkrimin nëpër monumente të Prizrenit nuk kanë pasur se si ta kalojnë shtëpinë e Destan Kabashit. Duhet cekur se ky prizrenas, veprimtar i njohur për historinë, i cili gjatë viteve 1908-1912 ka qenë edhe deputet në Parlamentin Osman, ndërtoi dy shtëpi. Që të dyja në fillim të shekullit XX. Tjetra ndodhet buzë rrugës që përshkon rreth Lumbardhit, fare pranë Urës së Rinisë. Edhe ajo është monument, brenda Zonës Historike të Prizrenit, siç është monument i veçantë edhe një çezme që ndodhet në oborrin e shtëpisë së parë. Kroi, që ka një vaskë dhe pllakë mermeri të bardhë të zbukuruar me motive florale, është sjellë nga Selaniku…

Suharekë: Ia vjedhin veturën në oborr

0

Një qytetar ka raportuar dje në Polici rastin e vjedhjes së veturës.

Sipas ankuesit, nga persona të panjohur gjatë natës i është vjedhur vetura në oborr të shtëpisë.

Rasti ka ndodhur në Suharekë.

Vetura është me tabela vendore.

Sipas Policisë, rasti është duke u hetuar nga njësitet policore, të cilat janë në kërkim të veturës. /PrizrenPress.com/

Prizren: Pas rrahjes gjuan me armë në ajër

0

Policia e Prizrenit ka arrestuar dje në mesditë një person, i cili pas një konflikti verbal ishte përfshirë në rrahje dhe më pas kishte gjuajtur në ajër me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur në fshatin Lubizhdë.

Policia nga i dyshuari si dëshmi ka konfiskuar një pushkë automatike AK 47 me 22 fishekë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja.

Dy persona tjerë, të cilët dyshohet se kishin qenë të përfshirë në rast, me një veturë ishin larguar nga vendi i ngjarjes. /PrizrenPress.com/

Gashi: Rinia e Kosovës padrejtësisht po mbahet e mbyllur nga Evropa

0

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe organizatat “Access” dhe “Molla e kuqe” kanë mbajtur sot një performancë artistike me moton “Kosova është gati”, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë.

Ata kanë vendosur një puzzle në qendër të kryeqytet, në sheshin “Nëna Terezë” në formë të derës e cila u hap pasi ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, vendosi pjesën e fundit në të.

Dera ishte në formë të flamurit të Bashkimit Evropian dhe posa u hap të rinjtë kaluan përmes saj.

Përmes kësaj përformance organizatorët thanë se kanë dashur të i tregojnë Evropës se të rinjtë e Kosovës janë gati për të Evropë dhe po presin lirinë e lëvizjes së tyre.

Ministri Kujtim Gashi në fjalën e tij uroi rininë në ditën e tyre dhe tha se përmes këtij instalacioni duan t’i tregojnë Evropës se janë gati për në Evropë.

Sipas tij pas përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave është e padrejtë që rinia e Kosovës të jetë ende e mbyllur. Por Gashi përsëriti premtimin qeveritar se vizat do të liberalizohen këtë vit.

“Shteti i Kosovës, të rinjtë e Kosovës duhet t’i kenë dyert e hapura për në Bashkimin Evropian, dhe jam shumë i bindur që ky aktivitet sotëm koincidon edhe me kriteret dhe ato që shteti i Kosovës i ka plotësuar kushtet për t’i pasur dyert hapur në Bashkimin Evropian. Besoj që ky vit të jetë viti kur të rinjtë e Republikës së Kosovës që padrejtësisht kanë pasë probleme me lëvizjen e lirë, të jenë të lirë, të barabartë me të gjithë të rinjtë e Evropës”, tha ai. /Telegrafi/

Tërmete të shumta edhe gjatë natës në Shqipëri

0

Tërmeti i fuqishëm i pasdites së djeshme ka lënë pas tij edhe shumë lëkundje të tjera.

Kështu gjatë mbrëmjes së djeshme e deri në mëngjesin e sotëm toka në Shqipëri është lëkundur sërish.

Thuajse të gjithë tërmetet kanë pasur të njëjtën epiqendër, Bulqizën.

Sipas të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit gjatë natës kanë rënë të paktën 8 tërmete me magnitutë 2.4 gradë të shkallës Rihter.

Sipas të dhënave, që nga tërmeti i fuqishëm prej 5.1 ballësh kanë rënë të paktën edhe20 tërmete të tjera.

MKRS nis aktivitetet për Ditën e Rinisë

0

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës ka nisur ceremoninë zyrtare të hapjes së aktiviteteve për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë.

Aktivitetet po mbahen në Bulevardin Nëna Terezë, para objektit të Ministrisë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Dita e Rinisë festohet më 12 gusht mbarë botën.

 

Festat familjare shndërrohen në makth nga të shtënat me armë zjarri

0

Gjatë verës, me organizimin e më shumë dasmave dhe festave të ndryshme familjare, del në pah se qytetarët në Maqedoni e keqpërdorin lejen për armëmbajtje, duke shtënë në vende publike.

Madje, organizatat joqeveritare thonë se një pjesë e të shtënave në festat familjare bëhet me armët që i posedojnë qytetarët pa leje.

Nga dikasteri i Policisë së Maqedonisë për Radion Evropa e Lirë kanë bërë të ditur se “vetëm gjatë javës së fundit janë të regjistruar 11 raste të dëmtimeve nga të ashtuquajturit ‘plumba qorr’, me ç’rast një plumb i ka shkaktuar lëndime trupore një personi, ndërkohë në dhjetë raste të tjera, qytetarët ankohen se plumbat qorr kanë dëmtuar makinat e tyre”.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka drejtuar dhe një apel deri te të gjithë qytetarët të përmbahen nga gjuajtja me armë nëpër dasma dhe ahengje tjera familjare. Me këtë rast kanë përkujtuar se në bazë të ligjit, gjuajtja me armë zjarri paraqet thyerje të rendit publik.

Për këtë vepër, në bazë të ligjeve ekzistuese parashihet gjobë prej 200 deri 500 euro. Madje ligjet parashohin dhe dënim me burg prej 6 muaj deri në 10 vjet, varësisht nga pasojat që mund të sjellin të shtënat që definohen si kërcënim për rrethin e përgjithshëm.

Nga ana tjetër, Qebir Avziu ligjërues në Fakultetin Juridik në Universitetin e Tetovës, i cli ka qenë zyrtar i lartë në dikasterin e Policisë, për Radion Evropa e Lirë thotë se kompetencat e Policisë janë të kufizuara sa i përket kontrollit të armëmbajtjeve pa leje. Kjo, shton ai, mund të bëhet vetëm me vendim gjyqësor, ndërkohë që të shtënat paraqesin rrezik për gjithë të pranishmit në festë familjare dhe jo vetëm për atë që është duke shtënë në ambiente festive.

“Sikur edhe të zgjeroheshin kompetencat e Policisë, sërish do të ishte e vështirë që Policia të realizojë kontrolle individuale. Përkatësisht, Policia e ka vështirë të ndalojë kolonën e dasmave dhe të kontrollojë qytetarët për posedim të armëve. Kështu që, ndaj mendimin që për parandalimin e dukurisë së festimit me të shtëna armësh në festat familjare, të organizohen më shumë fushata për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve nga rreziku i shtënies me armë në festa familjare”, thotë Avziu.

Përderisa Xhabir Deralla nga organizata joqeveritare Civil, e cila ishte e përfshirë në monitorimin dhe organizimin e fushatave për grumbullimin e armëve pa leje, për Radion Evropa e Lirë konsideron se në duart e qytetarëve akoma ka shumë armë pa leje, duke theksuar se askush në Maqedoni nuk është në gjendje të thotë se cili mund të jetë numri real armëve që i posedojnë qytetarët pa leje.

Deralla thotë se qytetarët nuk janë të vetëdijshëm se sa rrezik paraqet gjuajta me armë në vende publike, veçanërisht në ambiente festive.

“Në shoqëri këtu te ne në Maqedoni, ajo që është më e rëndësishmja është se duhet të krijohet klimë e tillë e cila do ta refuzojë festimin e çfarëdo gëzimi përmes të shtënave. Sepse jo rrallë kemi rastin që në këto festa lëndohen nga plumbat qorr vetë familjarët. Pastaj duket qartë se organet kompetente, përkatësisht Prokuroria, nuk ngre lëndë ndaj reagimit të zhurmës së të shtënave në vendbanimet urbane. Njëherësh duhet parë se sa nga ata që posedojnë leje për armë e keqpërdorin këtë të drejtë. Thjesht gjithçka është e ndërlidhur”, thotë Xhabir Deralla nga organizata Civil, e cila është pjesë e rrjetit ndërkombëtarë kundër posedimit të armëve pa leje.

Ndryshe, është duke vazhduar fushata e Ministrisë së Punëve të Brendshme për dorëzimin vullnetar të armëve pa leje që qytetarët posedojnë./REL

Ndërron jetë fituesi i Çmimit Nobel për Letërsinë

0

Ka vdekur në moshën 85-vjeçare novelisti Sir VS Naipaul, i cili fitoi çmimin Nobel në letërsi.

Sir Vidia, i lindur në zonën rurale të Trinidadit në vitin 1932, shkroi më shumë se 30 libra, duke përfshirë ‘A Bend in the River’ dhe kryeveprën e tij, ‘A House for Mr Biswas’.

Lajmi për vdekjen e tij u kofirmua nga familja ndërsa bashkëshorta e tij e quajti atë “gjigant në gjithçka që arriti”.

Lady Naipaul tha se vdiq në shtëpinë e tij në Londër i rrethuar nga njerëzit që donte dhe jetoi një jetë që ishte plot me krijimtari të mrekullueshme.

Ndryshimi i kufijve e fut Ballkanin në flakë

0

Shkruan: Qazim THAÇI

Pas shëtitjeve të shumta që bëri Soros në shtete të Ballkanit,tashmë po i vije përsëri era barot këtij gadishulli që s’po qetësohet, Edhepse e vetmja rrugë e qetësimit është integrimi në BE,Edi Rama kryeministri shqiptar që është i njohur për dekaratat e tij, tashmë e ka kyqur gojën dhe nuk ka folur këto ditë nëse është pro,apo kundër versiont të ndarjes së Kosovës.

Mirëpo,tani bota e teknikës elektronike ka thyer barrierat e deritashme se nëse ke thënë apo nuk ke thënë, dhe ka mbetur në siratë të sekreteve. Tash ajo ishe “na ishte dikur: Lidhur më këtë “heshtje” kështu guxojmë ta quajnë e përshpalli botërisht Karl Bild, ish kryeministër i Suedisë,aktualisht analistë në “The VVashington Post” spese tashmë dekonspirimi është bërë një llojë “mode” e ku thotë se “qëndrimi i Ramës është pro idesë së Vuçiçit për të marrë territore të shtetit të Kosovës në shkëmbim të njohjes në OKB.

Ku më pastaj ai pohon “Dhe pastaj ekziston çështja edhe më e vështirë dhe e rrezikshme e Maqedonisë,ku shqiptarët janë pjesë e konsiderueshme e popullsisë. Do të ketë patjetër nga ata që pyesin pse kjo nuk duhet të zbatohet edhe në Maqedoni.Kjo do të ishte seriozisht të luajë me zjarrin” përfundoin ai. Kjo ide e korigjimi të kufijëve pastaj është direkt një llojë lufte dhe zjarri që mund të rindizet në Ballkan. Mirëpo, po ndodhi kjo më e keqja athua kujt pastaj më do të i duhen kufijtë? Dhe kush do të i gëzojë ata kufij?.Kjo më detyron që t’ja rikujtojë një gjë kryeministri Rama.

Idea juaj për fasadimin e godinave të Tiranës pati efekt shumë pozitiv, Mirëpo, ne urojmë dhe dëshirojmë që këtë “mani”për ngjyra të shumta të mos e ketë në ftyrën politike kryeministrit Rama dhe të besojmë se ngjyra kuq e zi nuk do i përzihet më ngjyrat e flamurit të Vuçiçit. E këtu tashmë është shumë interesante pse po hesht LVV, kur ata botëirisht ishin për bashkim të trojeve dhe tash këtë ide nuk po përfillin shumë,duke e konsideruar të frikshme.
Gjithë lojën për të nxitur një zjarr në Ballkan e ka presidenti serb Vuçiç,sepse llogaria e tij e një miti të vjetër okupues po e detyron të mos lë asnjë gur bashkë që Kosova të jetë me territor të paprekur, ëndrrat e e tija dhe “miqësia ” që ai po mundohet të krijojnë është në dëm të Kosovës edhe pse tashmë sipas deklaratave të disa liderëve Evropian po shihet se e kanë futur siklet të madh edhe presidentin e Kosovës Hashim Thaçi,Kjo po më bënë të harrojë edhe dekaratat e Vjosa Osmanit dhe në anën tjetër edhe ate mikut tim Lutfi Hazirit, lidhur me çështjen e pjesës së Luginës së Preshevës.

Korigjimi i kufijëve sjellë edhe frikën e luftës që pastaj kur ende kanë të pamyllura plagët e rënda të luftës 1999 do të rihapen plagë tjera të cilat edhe do ta bëjnë jo shumë komode cilëndo vijë kufiatare, Kjo duhet të shihet se tashmë Kosovoës i duhet të ketë një synim që të inkuadrohet brenda BE dhe kjo e liron nga mundësia e plagëve të rënda që do të rikkrijonte një luftë re.

Luftën përsëri bijtë e bijat e Kosovës do ta përqafonin ashtu siq edhe e patën përqafuar në luftën e fundit e ku lanë gjymtyrë istikameve të lirisë dhe derdhën gjak të shumtë. Ata por,edhe të tjerë janë të gatshëm përsëri të vdesin. Mirëpo,perspektiva e së ardhmes dhe largimit të rinisë kosovare drejt Evropës pa asnjë siguri jete,është ajo dhembje që i duhet të tejkalohet me forcimin e zhvillimit ekonomik.Kosova ka më shumë nevojë të fokusohet në këtë dëshmi. Nga qindra qytetarë prizrenas që kemi marrë dhe pyetur ata nuk pajtohen që të bëhet lojë e re me kufijtë. Prandaj, kjo na detyron që kryeministrit shqiptar Rama,ti themi larg takimeve me presidentin Vuçiç për këtë temë në fakt për për këtë fakt jetësor që Kosova po e kalon.

Sulm në Manchester, dhjetëra të lënduar

0

Dhjetë vetë janë lënduar nga disa të shtëna me armë zjarri në qytetin e Manchesterit, në Angli.

Mediat britanike njoftuan se shkëmbimi me armë zjarri ndodhi rreth orës 02 të mëngjesit.

Disa prej të lënduarve janë më rëndë, por që janë jashtë rrezikut për jetë.

Zona për momentin është nën vëzhgim dhe Policia po heton rrethanat e ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur në një festival që njihet si “Festivali i Karaibeve”, i cili kishte përfunduar pak orë para ngjarjes.

Këto janë disa pamje nga veni i ngjarjes.