30.8 C
Prizren
E martë, 8 Korrik, 2025
Home Blog Page 4712

Poezi kushtuar Ragip Sylajt

0

Jeta ndarje ka

Poezi e shkruar nga Syhejl Havolli.

Në këto çaste të trishta të ndarjes sonë
edhe fjalët sikur shkojnë
e struken prapa ndjenjave
të mallëngjimit të fortë

duke na tradhëtuar
e zbehur në të shprehurit
e afshit shpirtëror që ndjejmë
ngase po të japim lamtumirën e fundit

një ligësim i momentit
që na mbërtheu
është mbase i arsyeshëm – njerëzor
se jeta ndarje ka

nga njoftimet që kishim
në kohë të fundit
nuk pritej ndonjë lajm i mirë

sado që shpresa
thonë vdes e fundit

dhe për fat të keq
gjithçka u trokullis
shumë shpejt
për të arritur te ky akt i sotëm.

Arrestohet personi që sulmoi dy policë në Prizren

0

Të premten në rrugën “Wesley Clark” në Prizren, është arrestuar një i dyshuar i cili në një pikë kontrolli të veturave duke mos i respektuar urdhrat,  ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë ku njëri prej tyre ka pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti vazhdon të hetohet, njofton Policia e Kosovës.

Prizren: Polici dërgohet në spital pas rrahjes

0

Një zyrtarë policorë është dërguar në spital pasi është sulmuar fizikisht nga një qytetarë. Incidenti sipas raportit zyrtarë ka ndodhur në rrugën Wesli Klark të Prizrenit.

Dy zyrtarët policorë kanë ndaluar makinën e të dyshuarit i cili pasi ka rezistuar i ka sulmuar policet “thuhet në njoftim.

I njëjti sqaron se personi i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është paraburgosur.

Çfarë kishte thënë Vidal për Messin në vitin 2016

0

Për Arturo Vidal nuk ka asnjë diskutim, Lionel Messi është dhe do të vazhdojë të jetë më i miri në botë.Ai kishte lavdëruar 10 magjik të Barcelonës në vitin 2016, para finales Copa America – ndërsa do të vazhdojë sigurisht ta bëjë edhe sot, pasi nga ky sezon e di më 2021, do ta veshë fanellën e Barcelonës.

Mesfushori 31 vjeçar la Bayernin për kampionin e La Ligas për 20 milionë euro.“Të gjithë e dinë kush është Messi: ai është lojtari më i mirë në botë. Me të në fushë, çdo gjë ndryshon”, kishte deklaruar Vidal. /Insporti.com/

Shqipëria kalon Anglinë e Italinë për numrin e bastoreve

0

Në Shqipëri numëroheshin 3.916 pika bastesh, ose 1 për çdo 730 banorë.

Shqipëria është një nga vendet me numrin më të lartë të lotove për kokë banori. Krahasimi i të dhënave zyrtare tregon se, numri i pikave të basteve për banor lë pas me diferencë të theksuar edhe vendet që kanë traditën më të hershme të kumarit në botë.

Sipas të dhënave zyrtare nga Qendra Kombëtare e Biznesit, në maj të këtij viti, në Shqipëri numëroheshin 3.916 pika bastesh, ose 1 për çdo 730 banorë, raporton “TCH”.

Në Angli, vendin që ka shpikur bastet, në fund të vitit të kaluar ekzistonin 8.500 pika bastesh, ose rreth 1 për 6.500 banorë. Italia, një tjetër vend me traditë në bixhoz, sipas të dhënave zyrtare numëron 13.500 qendra bastesh. Në raportin me popullsinë i bie 1 pikë basti për rreth 4.500 banorë.

Krahasimi tregon se numri i lotove në Shqipëri është dukshëm më i lartë edhe sesa vendet e ngjashme të rajonit.

Sipas të dhënave nga Bordi serb i Bixhozit, në Serbi aktualisht numërohen 1.850 pika bastesh në të gjithë vendin. Për një popullsi prej 7 milionë banorësh, kjo do të thotë se Serbia numëron 1 pikë basti për 3.800 banorë.

Vendi që i afrohet më shumë Shqipërisë për përhapjen e basteve është Bosnje-Hercegovina. Por, edhe në këtë shtet, numri është të paktën 2.5 herë më i vogël sesa në Shqipëri.

Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti boshnjak i Kumarit, në vitin 2017 në të gjithë Bosnjën ekzistonin 1.150 pika bastesh, ose 1 pikë për 1.750 banorë.

 

Aksident në Prizren (Foto)

0

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Tirana” në Prizren.

Policia ka dalë në vendngjarje.

Raportohet se ka edhe të lënduar./PrizrenPress.com/

Një i arrestuar për plagosjen në Samadraxhë të Suharekës

0

28 vjeçari A.D ka përfunduar në pranga, pasi dyshohet të ketë plagosur viktimën S.D, ditën e premte në Samadraxhë të Suharekës.

I dyshuari ka shtënë tre herë me armë zjarri në drejtim të viktimës, duke e lënë të plagosur.

Vesel Gashi, nga Policia Rajonale në Prizren, në një prononcim për Klan Kosova ka bërë të ditur se A.D është arrestuar mëngjesin e së shtunës.

“Pas një pune intensive kemi arritur ta arrestojmë të dyshuarin. Pas intervistimit, i dyshuari në prani të avokatit ka pranuar se ka kryer veprën penale. Ai është ndaluar për 48 orë në bazë të procedurave të rregullta”.

Viktima aktualisht është duke pranuar tretmanin mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Tentim vrasje në Suharekë, i dyshuari në arrati

0

Një person nga fshati Samadraxhë e Suharekës ka raportuar dje në Polici se nga një veturë në lëvizje i dyshuari kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe më pas ishte larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka kërkuar të dyshuarin në shtëpinë e tij por i njëjti nuk është gjetur dhe është në arrati.

Rrëzohet një helikopter në Rusi, të paktën 19 viktima

0

Një helikopter rus është rrëzuar në rajonin e Krasnoyarsk Territory, ndërsa reporterët thonë se janë regjistruar të paktën 19 viktima.

Ministria e Emergjencave të Rusisë tha se helikopteri MI-8 u rrëzua në orën 03:20, rreth 180 kilometra larg nga qyteti i Igarkës, transmeton tch.

Ministria nuk dha detaje të mëtejshme, ndërsa mediat ruse cituan burime policore, duke thënë se tre anëtarë të ekuipazhit dhe 16 pasagjerë u vranë.

Aktualisht është ngritur një grup pune, që po heton për të zbardhur shkaqet e rrëzimit të helikopterit, proces që pritet të zgjasë disa ditë.

Qëllohet me armë zjarri shtëpia e maleshevasit

0

Policia njofton se një person në Malishevë ka raportuar se një xham i dritares së shtëpisë së tij ishte thyer dhe dyshohet se ishte goditë nga ndonjë predhë e fishekëve të armës së zjarrit, shkruan PrizrenPress.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Drenovc, ku gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një predhë.

Sipas policisë, në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti vazhdon të hetohet. /PrizrenPress.com/