Shqipëria kalon Anglinë e Italinë për numrin e bastoreve

Në Shqipëri numëroheshin 3.916 pika bastesh, ose 1 për çdo 730 banorë.

Shqipëria është një nga vendet me numrin më të lartë të lotove për kokë banori. Krahasimi i të dhënave zyrtare tregon se, numri i pikave të basteve për banor lë pas me diferencë të theksuar edhe vendet që kanë traditën më të hershme të kumarit në botë.

Sipas të dhënave zyrtare nga Qendra Kombëtare e Biznesit, në maj të këtij viti, në Shqipëri numëroheshin 3.916 pika bastesh, ose 1 për çdo 730 banorë, raporton “TCH”.

Në Angli, vendin që ka shpikur bastet, në fund të vitit të kaluar ekzistonin 8.500 pika bastesh, ose rreth 1 për 6.500 banorë. Italia, një tjetër vend me traditë në bixhoz, sipas të dhënave zyrtare numëron 13.500 qendra bastesh. Në raportin me popullsinë i bie 1 pikë basti për rreth 4.500 banorë.

Krahasimi tregon se numri i lotove në Shqipëri është dukshëm më i lartë edhe sesa vendet e ngjashme të rajonit.

Sipas të dhënave nga Bordi serb i Bixhozit, në Serbi aktualisht numërohen 1.850 pika bastesh në të gjithë vendin. Për një popullsi prej 7 milionë banorësh, kjo do të thotë se Serbia numëron 1 pikë basti për 3.800 banorë.

Vendi që i afrohet më shumë Shqipërisë për përhapjen e basteve është Bosnje-Hercegovina. Por, edhe në këtë shtet, numri është të paktën 2.5 herë më i vogël sesa në Shqipëri.

Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti boshnjak i Kumarit, në vitin 2017 në të gjithë Bosnjën ekzistonin 1.150 pika bastesh, ose 1 pikë për 1.750 banorë.

 

Më Shumë

Aktorët trumbetues elektoralë

Nga Azem Lajqi 1. Shfaqja pompoze e një grupi mërgimtarësh në ANP, para zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke trumbetuar emrin e një miti modern, ishte ngacmim...

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Lajmet e Fundit