27 C
Prizren
E martë, 8 Korrik, 2025
Home Blog Page 4713

Një i arrestuar për plagosjen në Samadraxhë të Suharekës

0

28 vjeçari A.D ka përfunduar në pranga, pasi dyshohet të ketë plagosur viktimën S.D, ditën e premte në Samadraxhë të Suharekës.

I dyshuari ka shtënë tre herë me armë zjarri në drejtim të viktimës, duke e lënë të plagosur.

Vesel Gashi, nga Policia Rajonale në Prizren, në një prononcim për Klan Kosova ka bërë të ditur se A.D është arrestuar mëngjesin e së shtunës.

“Pas një pune intensive kemi arritur ta arrestojmë të dyshuarin. Pas intervistimit, i dyshuari në prani të avokatit ka pranuar se ka kryer veprën penale. Ai është ndaluar për 48 orë në bazë të procedurave të rregullta”.

Viktima aktualisht është duke pranuar tretmanin mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Tentim vrasje në Suharekë, i dyshuari në arrati

0

Një person nga fshati Samadraxhë e Suharekës ka raportuar dje në Polici se nga një veturë në lëvizje i dyshuari kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe më pas ishte larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka kërkuar të dyshuarin në shtëpinë e tij por i njëjti nuk është gjetur dhe është në arrati.

Rrëzohet një helikopter në Rusi, të paktën 19 viktima

0

Një helikopter rus është rrëzuar në rajonin e Krasnoyarsk Territory, ndërsa reporterët thonë se janë regjistruar të paktën 19 viktima.

Ministria e Emergjencave të Rusisë tha se helikopteri MI-8 u rrëzua në orën 03:20, rreth 180 kilometra larg nga qyteti i Igarkës, transmeton tch.

Ministria nuk dha detaje të mëtejshme, ndërsa mediat ruse cituan burime policore, duke thënë se tre anëtarë të ekuipazhit dhe 16 pasagjerë u vranë.

Aktualisht është ngritur një grup pune, që po heton për të zbardhur shkaqet e rrëzimit të helikopterit, proces që pritet të zgjasë disa ditë.

Qëllohet me armë zjarri shtëpia e maleshevasit

0

Policia njofton se një person në Malishevë ka raportuar se një xham i dritares së shtëpisë së tij ishte thyer dhe dyshohet se ishte goditë nga ndonjë predhë e fishekëve të armës së zjarrit, shkruan PrizrenPress.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Drenovc, ku gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një predhë.

Sipas policisë, në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti vazhdon të hetohet. /PrizrenPress.com/

Rrahen dy policë në Prizren

0

Të premtën në Prizren, është arrestuar një person, pasi që i njëjti në një pikë kontrolli të veturave duke mos i respektuar urdhëratë, ka sulmuar fizikisht dy zyrtar policor ku njëri prej tyre ka pranuar trajtim mjekësor, njofton Policia e Kosovës, përcjell PrizrenPress.

Me vendim të prokurorit i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Policia thotë se rasti vazhdon të hetohet. /PrizrenPress.com/

23 vjet nga operacioni “Stuhia”

0

Sot bëhen 23 vjet nga operacioni “Stuhia” (Olluja) i Forcave të Armatosura Kroate për të kthyer kontrollin e pjesëve të Kroacisë, të marra nga serbët në fillim të vitit 1991.

Serbët kishin deklaruar pavarësinë e tyre nga Kroacia, duke shpallur Republikën Serbe të Krajinës, e cila megjithatë kishte mbetur e panjohur ndërkombëtarisht.

Më 4 gusht të vitit 1995, sulmi ka nisur me 150 mijë trupa kroate, të cilat shpejt kanë thyer linjat e ushtrisë serbe në Krajinë, për të avancuar drejt Kninit.

Në ditën e dytë të operacionit, forcat serbe janë shembur dhe pjesa më e madhe e ushtrisë së Jugosllavisë është tërhequr.

Forcat kroate kanë rikthyer rajonin për katër ditë, duke i dhënë fund operacionit më 8 gusht. Operacioni është cilësuar si ofensiva më e madhe tokësore në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Në të janë vrarë qindra serbë, ndërsa mijëra të tjerë kanë braktisur shtëpitë.

Zyrtare: Vidal i Barcelonës

0

Barcelona ka arritur marrëveshje me Bayern Munchen për transferimin e Arturo Vidal.

Kiliani ka nënshkruar kontratë trevjeçare me kampionët në fuqi të Spanjës.

Ndonëse Interi dhe Milani kishin bërë oferta për shërbimet e tij, kanë qenë katalunasit që janë treguar më të zotë.

“Barcelona dhe Bayern Munchen kanë arritur marrëveshje për transferimin e lojtarit Arturo Vidal”, thuhet në një deklaratë në ueb-faqen zyrtare të Barcelonës.

Megjithatë, në njoftim thuhet se 31 vjeçari ende nuk i ka kryer testet mjekësore.

Hapet edicioni i sivjetmë i “Dokufestit”

0

Me një hapje të jashtëzakonshme si asnjëherë më parë që ka përfshirë edhe publikun përmes muzikës me këngë të grupit legjendar “Nirvana”, ka nisur edicioni i 17 i Festivalit ndërkombëtar të “Dokufestit” që sivjet ka për temë reflektimin.

Eroll Shporta hapi festivalin me një fjalim thumbues duke ironizuar me situatën aktuale politike në Kosovë.

“E rëndësishme është që edhe sivjet Dokufesti ka filluar me bereqet. Krejt kjo falë motit me reduktime 4 orë diell, 2 orë shi, u shpreh”, ka thënë Shporta që thumboi edhe politikanët me një tjetër pjesë të fjalimit të tij.

“Si mëlmesë, vetëm për ju mysafirë, kemi emëruar nja 30 zyrtarë të lartë për flladitje, vetëm e vetëm që ju të kaloni sa më mirë”, ka thënë ai.

“E juve ju mbetet vetëm një gjë: të vini ashtu sikurse jeni. Sikurse programi i larmishëm i Dokufest. Hajdeni edhe nëse ju pëlqejnë reflektimet me rreze të gjata, të shkurta, kombëtare apo ndërkombëtare. Nëse jeni gra, fëmijë, pleq, të rritur, radikal, të thjeshtë, të butë, të mençur, sidomos të mençur, apo thjesht dëshironi të reflektoni ‘në temë të lirë’. E ashtu qysh jemi, këtu sonte, ju thërras që ta bëjmë një hapje si asnjëherë në DokuFest”, ka thënë Shporta derisa në sfond filloi kënga “Come as you are” e grupit Nirvana.

Fjalimi i plotë i hapjes së ceremonisë së Dokufestit:

Zonja dhe Zotëri, njerëz të Dokufestit

Mirëmbrama

Me siguri ju kujtohem nga viti i kaluar, pata ardhë nga e ardhmja por mbeta këtu. Arsyja është se nuk mujta me marrë vizën. As termin skom mujt me bo.

Tu prit për një termin tek Ambasada e së Ardhmes në Kosovë, e shfrytëzova rastin me bo dicka që rrallë herë e bëjë: me reflektu mbi dhe për vetën.

Por reflektimi doli të jetë më i zorshëm sesa marrja e vizës. Sidomos kur reflektova për vetën në raport me të tjerët, e pash që nuk jam kërkah. Kam mendu se jam më i bukri, por jo, po flitet se Dua Lipa është më e bukur se unë…FAKE NEWS, FAKE NEWS!

E rëndësishme është që edhe sivjet Dokufesti ka filluar me bereqet. Krejt kjo falë motit me reduktime 4 orë diell, 2 orë shi. Për këtë qeshtje jemi në bisedime për shkëmbimin e rreve me diell dhe së shpejti do të vijn rezultatet pozitive ku reduktimet priten të bëhen së paku 8 me 2.

Përveq nisjes me bereqet, Dokufest ka edhe një risi tjetër. Organizimi sivjet ka arritur kulmin e menaxhimit. Përpos vullnetarëve do të kemi edhe zëvëndësvullnetarët. Secili vullnetar do ta ketë nga një apo më shumë zavëndës. Pse vullnetari me u kujdes për bileta e mos me pas një zavëndës që shkon me ble naj ujë a naj qebap.

Si mëlmesë, vetëm për ju mysafirë, kemi emëruar nja 30 zyrtarë të lartë për flladitje. Krejt kjo, vetëm e vetëm që ju të reflektoni sa më mirë, sa më thellë dhe me nxjerrë produkt nga ky reflektim.

E juve ju mbetet vetëm një gjë: të vini ashtu sikurse jeni. Sikurse programi i larmishëm i Dokufest. Hajdeni edhe nëse ju pëlqejnë reflektimet me rreze të gjata, të shkurta, kombëtare apo ndërkombëtare. Nëse jeni gra, fëmijë, pleq, të rritur, radikal, të thjeshtë, të butë, të mencur, sidomos të mencur, apo thjesht dëshironi të reflektoni “në temë të lirë”.

E ashtu qysh jena, këtu sonte, ju thërras që ta bëjmë një hapje si asnjëherë në DokuFest.

So, Come as you are and sing with us…

….I’ll be your mirror…

Çfarë (nuk) sjell liberalizimi i vizave për Kosovën

0

Liridon Rama

Komisioni Evropian më në fund vlerësoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat e paraqitura në udhërrëfyesin e prezantuar qysh në vitin 2012 për të udhëtuar pa viza në vendet e zonës Schengen.

Drama e liberalizimit të vizave për Kosovën së shpejti po bëhet çështje një dekadë e vjetër, pothuajse sa vetë Republika e Kosovës.

Njëkohësisht, BE e paraqiti këtë si sukses të transformimit të shoqërisë e qeverisë përmes instrumenteve të saj të politikës së jashtme. Por në shumë aspekte ky nuk është ndonjë sukses, meqë, procesi u stërzgjat në pafundësi, kurse kriteret nuk janë plotësuar as në formë teknike dhe as në atë praktike.

Në formë kronologjike mbaj mend se në Maj të vitit 2016, kur liderët institucional Kosovar për herë të parë pranuan rekomandimin pozitiv nxituan që të marrin meritat se tani fal tyre ne – qytetarët e këtij vendi do të jemi të “barabartë” me të gjithë shtetasit e Evropian ngase më në fund regjimi i vizave do të marrë fund.
Por liberalizimi i vizave edhe 2 vite më vonë nuk po ndodh, dhe kjo si shkak kryesorë ka paaftësinë për të ndërtuar institucione me mekanizma që funksionojn normalisht në të mirë të zhvillimit dhe të së drejtës.
Pas disa proceseve shumë të gjata por të kushtueshme për të ardhmën e saj, institucionet Kosovare përseri pranuan rekomandimin e dytë pozitiv për heqjen e vizave, por këtë herë kjo kaloi me pak zhurmë pasi që dhe gënjeshtrat publike kanë filluar të humbin efekt në masë.

Tani si më parë flitet për datat e mundshme kur do të ndodh realisht liberalizimi, e kjo si kaherë largon vëmendjen tonë nga problemet e përditshme me krimin, korrupsionin, institucionet e dobëta arsimore dhe shëndetsore etj.
Edhe më tutje skandalet publike sikur shkatërrimi i PTK-së, falja e 53.1 milionve një kompanie amerikane, numri enorm i të regjistruarve si veteran të luftës, rritja e pagave për kryeministrin dhe të tjerët, pagesa e rrymës nga taksapaguesit kosovar për serbët në veri, monopolet kontrollues tregtare, emrimi i afër 80 zëvendëministrave dhe shumë skandaleve tjera me sa duket do të kalojn në hije edhe për shumë vite sepse tani vëmendja është tek liria e lëvizjës dhe negociatat që spo japin asnjë rezultat me Serbinë.

T’a zëmë se një ditë në të ardhmën do të ndodh liria e lëvizjës, por si në fakt këtë proces e kanë përjetuar qytetarët e shteteve tjera të Ballkanit dhe çka do të duhej ne të presim nga i gjithë ky proces, dhe si duhet mos-keqkuptuar i gjithë procesi.

Të marrim shembull Shqipërinë dhe Bosnjën, njëra e dalë nga komunizimi i hekurt dhe tjetra nga lufta e viteve 90’.
Shqipëria dhe Bosnja në fillim të vitit 2010 kishin marrë vendimin pozitiv që qytetarët e këtyre dy shteteve të ecin lirshëm në Evropë, e kjo nuk është se e ka ndryshuar gjendjën politike dhe sociale të qytetarve të këtyre dy vendeve.
Dy shtetet respektive nuk gëzojn dhe sot asnjë të ardhme evropiane, ato në fakt kanë pësuar vetëm regres në politikat e tyre për të ndërtuar shtete me mirëqenie ekonomie dhe sociale.

Konsideruar këtë mungese ambicie për ndërtimin e së ardhmës së tyre dy vendet në fjalë vetëm se kanë rritur përqindjën e papunësis (35.9% në Bosnje, 25.9% në Shqipëri )ndërsa ekonomia mbetet peng i mafias politike dhe politikën dhe tutje e bëjnë klasat sunduese të para 10 viteve.

Njëashtu duhet përmendur faktin se Shqiptarët dhe Boshnjakët përbëjnë edhe më tutje një numër të madh të azil kërkuesve në Evropë, që me sa shihet do të përcillet trendi i njejtë nga Kosovarët.

Shoqëria e Kosovës e meriton vëmendjen më të madhe në gjithë këtë mes. Një vëzhgim i thjeshtë tregon se kjo shoqëri është në mes të asaj të mbijetesës dhe një shoqërie të konsoliduar, por nuk është aspak as njëra e as tjetra. Kjo shoqëri, transicionale apo kalimtare, nuk ka arritur të gjejë as emëruesin minimal të përbashkët të identitetit apo ndonjë qëllimi të përbashkët.

Prandaj vlersoj se liberalizimi të mira do të sjell, por duhet besuar se ndryshimi fillon me një veprim të vogël dhe se konsistenca e veprimeve tona do e përcaktojë se çfarë shoqërie do kemi nesër dhe se të gjithë duhet të angazhohen që nëpërmjet rezistences civile dhe politike të synojn demokratizimin e kësaj katrahure politike dhe institucionale.

Ministria e Kulturës do të investojë 800 mijë euro në Dragash

0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar sot Komunën e Dragashit ku është takuar me kryetarin e komunës së Dragashit, Shaban Shabani.

Nën shoqërimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës që vijnë nga Regjioni i Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj, Duda Balje dhe Nezir Çoçaj, ministri Gashi e kryetari Shabani kanë nënshkruar dy memorandume bashkëpunimi, ndërtimin e palestrës sportive në Dragash, në vlerë financiare prej 700 mijë euro dhe ndërtimin e stadiumit në Dragash në vlerë prej 100 mijë euro.

Projekti i ndërtimit të palestrës sportive, në bazë të memorandumit, do të implementohet në dy faza. MKRS do të ndajë 200 mijë euro për vitin 2018, ndërkaq për vitin 2019 do të ndajë 500 mijë euro. Ndërsa, për projektin e stadiumit, ministria do të ndajë 100 mijë eurot e parapara në vitin 2019.

Me këtë rast, Ministri Kujtim Gashi, tha se MKRS-ja po investon në infrastrukturën sportive ashtu që të përmirësojë kushtet për të rinjtë e Kosovës që të merren me sport. “Sigurisht që edhe kjo vizitë është në kuadër të vizitave që po bëjmë nëpër komunat e Kosovës me qëllimin që t’i ndihmojë ato veçanërisht komunave të vogla që kanë më pak buxhet”, tha ministri Gashi.

“Bashkë me deputetët jemi sot këtu edhe për ta konfirmuar mbështetjen për kryetarin e komunës. Jam i lumtur që kemi arritur deri te konkretizimi i marrëveshjes për palestrën sportive i cili ka pasur fat të keq të mos ndërtohet deri tani. Kryetari ka pasur vazhdimisht kërkesë për ndërtimin e stadiumit të qytetit. Jemi pajtuar që edhe ky projekt të përfundojë dhe ai do të filloj në vitin 2019. Kemi pasur edhe një kërkesë nga deputetja znj. Balje për të investuar në vendbanimet që banojnë komuniteti boshnjak në këtë zonë. Edhe aty do të kemi një teren sportiv në mënyrë që ky komunitet të jetë pjesë e të gjitha aktiviteteve sportive që zhvillohen në komunën e Dragashit”, ka thënë mes tjerash ministri Gashi.

Ndërkaq, Kryetari i komunës së Dragashit, Shaban Shabani, e falënderoi ministri Gashi për angazhimin e tij për investimet në komunën që ai udhëheq dhe tha se sot ndjehen të nderuar si Komunë e Dragashit pas kësaj vizite të këtij delegacioni të zgjeruar. “Memorandumet që nënshkruam sot me ministrin Gashi janë dy projekte madhore për Komunën e Dragashit, projekte që do të rrisin nivelin e aktiviteteve sportive dhe gjithsesi do të krijojnë kushte më të mira për sportistët tanë” u shpreh kryetari.