22.5 C
Prizren
E mërkurë, 9 Korrik, 2025
Home Blog Page 4715

Kapet me drogë, arrestohet një burrë në Prizren

0

Policia në Prizren ka arrestuar një burrë pasi që te i njëjti gjatë kontrollit janë gjetë dhe konfiskuar substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë me peshë 1.23 gram, shkruan PrizrenPress.

Sipas Policis, i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. / PrizrenPress.com/

Bashkimi vazhdon me gara në Ligën Ballkanike

0

Kampioni i Kosovës në basketboll, Bashkimi, do të jetë pjesë e Ligës Ballkanike (BIBL) për vitin e katërt rresht. Ekipi nga Prizreni të enjten e ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë garë, ku stinorin e fundit u ndal në finale nga Levski i Sofjes.

Në uebfaqen e BIBL-së është përshëndetur vendimi i skuadrës kosovare. Pjesë e kësaj gare rajonale, edicionin e ri do të jenë edhe tri klube shqiptare: Shkupi, Teuta dhe Tirana. Më herët në këtë garë janë paraqitur edhe Prishtina, Peja dhe Trepça. Prishtina e ka fituar dy herë Ligën Ballkanike.

Si kampion, Bashkimi ka pasur mundësinë të paraqitet edhe në Ligën e kampionëve apo edhe në FIBA Europe Cup, por financat e dobëta nuk e kanë lejuar. /KD/

Policia thotë se nuk është e përfshirë në asnjë skenar

0

Në disa media u raportua gjatë ditës së djeshme se Policia është duke u përgatitur për një aksion me rrezikshmëri të lartë në veri të vendit.

Por Policia e Kosovës ka reaguar pas këtyre raportimeve duke thënë se këto deklarime janë të pabazuara, të dëmshme për vendin dhe ndikojnë në rritjen e tensioneve.

“Policia e Kosovës, si një ndër institucionet kryesore për zbatimin e ligjit, reagon ndaj disa deklarimeve dhe publikimeve, të disa mediave/portaleve për gjoja përfshirjen e Policisë së Kosovës në skenare të ndryshme dhe për hirë të informimit të drejtë dhe korrekt, njofton qytetarët e vendit dhe mediat se deklarimet dhe publikimet e tilla nga kushdo qofshin ato janë të pa bazuara dhe të dëmshme për vendin pasi që ndikojnë në rritjen e tensioneve dhe krijojnë pasiguri ndër qytetarët e Republikës së Kosovës”.

Në komunikatën e Policisë këto deklarime cilësohen si spekulime dhe dezinformata prandaj u bëhet thirrje qytetarëve që të mos bien pre e tyre.

“Prandaj inkurajojmë të gjithë, në veçanti qytetarët që mos të bien pre e dezinformatave dhe spekulimeve të ndryshme, por të shfaqin besim si deri më tani në punën e Policisë së Kosovës dhe përkushtimin e saj kushtetues dhe ligjor për rend, qetësi dhe siguri të përgjithshme në vend”.

Në këtë reagim tregohen edhe detyrat dhe autorizimet e Policisë.

“Ju konfirmojmë se detyrat e autorizimet e përgjithshme të Policisë së Kosovës janë të përcaktuara me ligjin për policinë, të orientuara në mbrojtjen e jetës, pronës dhe ofrimit të sigurisë, mbroj të drejtat dhe lirit themelore të të gjithë personave, garantimin e lëvizjes dhe shprehjes së lirë për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim, menaxhoj dhe kontrolloj kufirin shtetëror, ofroj ndihmë gjatë fatkeqësive natyrore dhe në raste tjera emergjente”.

Prizren: Një muaj paraburgim për burrin që sulmoi të dashurën

0

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale Z.Q. nga fshati Romaj, Komuna e Prizrenit për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga nenin 188 par.1 të KPRK-së, bëhet e ditur përmes një komunikate për media, përcjell PrizrenPress.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej momentit të arrestimit datë 01.08.2018 nga ora 02:20 minuta dhe do të zgjasë deri më datën 01.09.2018

Gjykata thotë se kjo ka ndodhur sepse me datën 31.07.2018 rrethe orës 19:50 minuta, në Prizren i pandehuri me sjellje kundërligjore e ka lënduar të dëmtuarën – të dashurën e tij, duke pasur parasysh edhe faktin se i pandehuri edhe më herët ka pasur sjellje të tilla të përsëritura ndaj të dëmtuarës, raportet mes tyre janë të acaruara, prandaj duke pasur parasysh këto rrethana dhe fakte, kjo e arsyeton dyshimin e bazuar se me qëndrimin e tij në liri i njëjti mund të përsërisë veprën penale andaj caktimi i paraburgimit është i bazuar dhe i arsyeshëm për sigurimin e prezencës së të pandehurit dhe zhvillimin normal të rrjedhës së procedurës penale-hetimore. /PrizrenPress.com/

Ansambli “Dibra”, fitues i Festivalit “Oda e Llapushës”

0

Mbrëmë në Malishevës, ka përfunduar edicioni i pestë i festivalit folklorik “Oda e Llapushës”, i cili është mbajtur dy net rresht. Fitues i festivalit është shpallur Ansambli “Dibra” nga Peshkopia, e cila sipas jurisë profesionale, kishte paraqitjen më të mirë në këtë festival.

Festivali mbarëkombëtar i festivalit folklorik “Oda e Llapushës”, është mbajtur për herë të pestë radhazi dhe nga tani është shpallur edhe festival tradicional, ku ansamblet, grupet dhe rapsodët, janë paraqitur me pikat e tyre nga pasuria e folklorit nga të gjitha trevat shqiptare.

Në këtë edicion, janë paraqitur mbi 40 ansamble, grupe dhe rapsod, ndërsa festivali në këtë vit është përcjellë edhe me disa risi, duke filluar nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, e cila, sipas zëvendësministrit të kësaj ministrie, Rexhep Mazreku, ka premtuar se festivali, i cili tashmë është tradicional, do të mbështetet edhe nga ministria, ndërsa sipas zëvendësministrit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Çerkin Dukolli, nga viti i ardhshëm, Posta e Kosovës, do të editoj pullën postare “Salih e Feriz Krasniqi”, që i dedikohet edhe festivali “Oda e Llapushës”, pasi tashmë ka filluar kjo iniciativë dhe propozimi me materialet përcjellëse, është dorëzuar për miratim.

Përndryshe, në festivalin “Oda e Llapushës”, i cili ka përfunduar mbrëmë, janë ndarë nëntë çmime dhe fituesit e çmimeve janë: çmimi i diasporës: SHKA “Iliria”-Gjermani, çmimi grupi më i kompletuar i festivalit: Ansambli “Shotë Galica”-Drenas, çmimi i publikut: Ansambli “Vaçe Zela”-Lushnje, çmimi i karrierës: këngëtarja Saime Memaj nga Laçi, çmimi “Beqir Gashi” për debutantin më të ri: Elvana Gashi-Stragovë e Kaçanikut, çmimi veterani i folklorit: Zymer Kryeziu, Vendi i tretë: Nuredin e Gëzim Bytyçi, vendi i dytë: Ansambli “Shqiponjat e Dukagjinit” dhe vendi i parë që mbanë emrin e ikonave të folklorit “Salih e Feriz Krasniqi”: Ansambli “Dibra” nga Peshkopia. Çmimin për vendin e parë, e ka ndarë nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

Juria profesionale, e cila i ka vlerësuar ansamblet, grupet dhe rapsodët, ishte e përbërë nga profesionistët dhe njohësit më të mirë të folklorit në vend, prof.Dr. Zymer Neziri, prof.Dr. Adem Zejnullahu dhe Mr. Izet Duraku. /PrizrenPress.com/

Perez: Modriqin e shesim veç për 750 milionë euro

0

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka thënë që Luka Modriq nuk do të largohet përpos nëse kampioni evropian pranon një ofertë prej 750 milionë eurosh për të.

Madrilenët tashmë e kanë shitur yllin kryesor të skuadrës, Cristiano Ronaldo-n, i cili shkoi te Juventusi, ndërkaq rivali i Zonjës së Vjetër, Interi, është lidhur me një transferim të mundshëm të kroatit.

“Modriq nuk po e lë Real Madridin. Ai nuk largohet përpos nëse dikush i paguan 750 milionë euro të klauzolës së tij të lirimit, dhe asnjë cent më pak”, raportohet të ketë thënë i pari i Realit, sipas pohimeve të gazetarit të AS-it, Carlos Forjanes.

Lumbardhi i zi (Foto)

0

Reshjet e shiut kanë ndotur Lumbardhin e Prizrenit.

Pamjet në fotografi i ngjasojnë më shumë, Lumbardhit të zi.

“Për shkak të ndotjes së madhe në zonën urbane të qytetit, mirëmbajtja e pastrimi i Lumbardhit është shpeshtuar”, njofton Komuna e Prizrenit.

“Për mirëmbajtjen e lumit angazhohet kompania “Ekoregjionit Jugor”, mirëpo pa angazhim qytetarë është e pamundur t’a mbajmë të pastër”, shkruan “PrizrenPress”.

“Prej burimit në majen e malit Sharr mbi Prevallë e deri te derdhja e tij në Drinin e Bardhë në fshatin Muradem, Lumbardhi ndotet në gjithë gjatësinë e saj, nga qytetarët e pandërgjegjshëm”.

“Lusim dashamirët e Prizrenit që të ndihmojnë Komunën duke identifikuar ndotësi dhe duke na njoftuar me telefon nëpërmes Qendrës së Thirrjeve (0800 19 200) apo duke dërguar foto me aplikacione Viber dhe Ëhatsup”./PrizrenPress.com/

Prizreni gati për “DokuFest”-in

0

Prej datës 03 – 11 Gusht, sikurse çdo vit tjetër Prizreni do të marr krejtësisht pamje tjetër. Shumë artist në një vend, nën shoqërinë e filmave të punuar me shumë dedikim dhe mbi të gjitha atmosfera e ngrohtë e atyre ditëve janë disa nga të veçantat e “Dokufestit”.

Nita Deda drejtoreshë e festivalit “Dokufest”, tha se i kanë bërë të gjitha përgatitjet që festivali të mbahet këtë vit.

“Ceremonia do të bëhet sonte në ora 19:00, ku presim edhe shumë mysafirë. Po ashtu do të kemi edhe një performancë”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ajo bëri me dije se do të shfaqen 260 filma që janë përzgjedhur nga më shumë se dy minj filma që kanë konkurruar.

Deda bëri me dije se do të ketë edhe aktivitet të tjera në kuadër të festivalit.

Ministri Gashi sot viziton komunën e Dragashit

0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, sot viziton komunën e Dragashit.

Me këtë rast, ministri Kujtim Gashi dhe kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani në ambientet e komunës do të nënshkruajnë dy memorandume bashkëpunimi në fushën e sportit “Ndërtimi i Palestrës Sportive në Dragash” dhe “Ndërtimi i Stadiumit në Dragash”. /PrizrenPress.com/

Njoftimi i çuditshëm i AGK-së, tregon se si zv/ministëri Naim Qelaj e ka uruar kryetaren e re

0

Dy ditë pas zgjedhjes së Gentiana Begolli -Pustinës në krye të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, në adresë të AGK-së ka mbërritur një letër e çuditshme; një kërkesë për bashkëpunim nga zëvendësministri i Drejtësisë dhe Koordinatori Nacional për Dhunën në Familje, Naim Çelaj.

Qelaj ka dërguar letër urimi në drejtim të kryetares së AGK-së Begolli–Pustina dhe ka thënë se pret që ajo do të jetë edhe mbështetëse e fuqishme e të drejtave për barazi gjinorem ndonëse pozita e kryetares së AGK-së nuk ka fare të bëjë me dhunën në familje.

“Zgjedhja juaj në këtë pozitë me ka gëzuar, për faktin që si grua me siguri do të jeni mbështetëse e fuqishme e të drejtave për barazi gjinore, luftimin e dhunës mbi baza gjinore dhe dhunës në familje”, thuhet në urimin e zëvendësministrit Qelaj.

Qelaj ka potencuar edhe rëndësinë të cilën do ta kishte një takimi i përbashkët, ku do të shikoheshin modalitete të bashkëpunimit dhe e përfshirjes së AGK-së, në Strategjinë Kombëtare për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje.

Mirëpo, dhuna në familje dhe përgjegjësitë që posedon AGK-ja nuk korrespodojnë me njëra-tjetrën. Kjo e bën të çuditshme letrën e Koordinatorit Nacional për Dhunën në Familje.

Ndonëse kjo letër e Qelajt konsiderohet e çuditshme, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka publikuar atë në ballinën e faqes së shoqatës në internet. /Insajderi.com