Njoftimi i çuditshëm i AGK-së, tregon se si zv/ministëri Naim Qelaj e ka uruar kryetaren e re

Dy ditë pas zgjedhjes së Gentiana Begolli -Pustinës në krye të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, në adresë të AGK-së ka mbërritur një letër e çuditshme; një kërkesë për bashkëpunim nga zëvendësministri i Drejtësisë dhe Koordinatori Nacional për Dhunën në Familje, Naim Çelaj.

Qelaj ka dërguar letër urimi në drejtim të kryetares së AGK-së Begolli–Pustina dhe ka thënë se pret që ajo do të jetë edhe mbështetëse e fuqishme e të drejtave për barazi gjinorem ndonëse pozita e kryetares së AGK-së nuk ka fare të bëjë me dhunën në familje.

“Zgjedhja juaj në këtë pozitë me ka gëzuar, për faktin që si grua me siguri do të jeni mbështetëse e fuqishme e të drejtave për barazi gjinore, luftimin e dhunës mbi baza gjinore dhe dhunës në familje”, thuhet në urimin e zëvendësministrit Qelaj.

Qelaj ka potencuar edhe rëndësinë të cilën do ta kishte një takimi i përbashkët, ku do të shikoheshin modalitete të bashkëpunimit dhe e përfshirjes së AGK-së, në Strategjinë Kombëtare për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje.

Mirëpo, dhuna në familje dhe përgjegjësitë që posedon AGK-ja nuk korrespodojnë me njëra-tjetrën. Kjo e bën të çuditshme letrën e Koordinatorit Nacional për Dhunën në Familje.

Ndonëse kjo letër e Qelajt konsiderohet e çuditshme, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka publikuar atë në ballinën e faqes së shoqatës në internet. /Insajderi.com

Më Shumë

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Komuna e Malishevës apelon për kujdes nga zjarret gjatë sezonit veror

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, përkatësisht Sektori për Emergjenca, ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë sezonit veror,...

Lajmet e Fundit