Prizren: Një muaj paraburgim për burrin që sulmoi të dashurën

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale Z.Q. nga fshati Romaj, Komuna e Prizrenit për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga nenin 188 par.1 të KPRK-së, bëhet e ditur përmes një komunikate për media, përcjell PrizrenPress.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej momentit të arrestimit datë 01.08.2018 nga ora 02:20 minuta dhe do të zgjasë deri më datën 01.09.2018

Gjykata thotë se kjo ka ndodhur sepse me datën 31.07.2018 rrethe orës 19:50 minuta, në Prizren i pandehuri me sjellje kundërligjore e ka lënduar të dëmtuarën – të dashurën e tij, duke pasur parasysh edhe faktin se i pandehuri edhe më herët ka pasur sjellje të tilla të përsëritura ndaj të dëmtuarës, raportet mes tyre janë të acaruara, prandaj duke pasur parasysh këto rrethana dhe fakte, kjo e arsyeton dyshimin e bazuar se me qëndrimin e tij në liri i njëjti mund të përsërisë veprën penale andaj caktimi i paraburgimit është i bazuar dhe i arsyeshëm për sigurimin e prezencës së të pandehurit dhe zhvillimin normal të rrjedhës së procedurës penale-hetimore. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kosova mirëpret çlirimtarët, historia tashmë ka folur

Qazim Thaçi Tashmë, siç duket, janë konsumuar pothuajse të gjitha pretendimet kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

“Muzat e Vreshtave”, festivali kushtuar poetit Xhevdet Bajraj nis rrugëtimin në Rahovec

Rahoveci do të mirëpresë më 22 qershor Festivalin Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor që i kushtohet poetit të ndjerë Xhevdet Bajraj dhe...

Lajmet e Fundit