18.2 C
Prizren
E mërkurë, 9 Korrik, 2025
Home Blog Page 4719

Higuain i gatshëm për sfidën e re te Milani

0

AC Milani duket i vendosur për të mirëpritur sulmuesin Gonzalo Higuain nga Juventusi, pasi argjentinasi ka konfirmuar se është i ngazëllyer me këtë lëvizje.

Reprezentuesi i Argjentinës ka vendos t’i bashkohet “Rossonerëve” në formë huazimi për 18 milionë euro para finalizimit të marrëveshjes sezonin e ardhshëm për 36 milionë euro, ndërkohë që mbrojtësi Mattia Caldara do të shkëmbehet me Leonardo Bonuccin, transmeton portali arbresh.info.

Të dy, Higuain dhe Caldara do t’i nënshtrohen testeve mjekësore sot (e enjte) dhe Higuain ishte i ngazëllyer pasi arriti në Milano mbrëmjen e së mërkurës.

“Jam shumë mirë”, u ka thënë fillimisht ai gazetarëve. “Të presim për testin mjekësor dhe shpresojmë që gjërat të shkojnë mirë nga këtu”

“Jam i lumtur për aventurën e re. Dua t’i përshëndes të gjithë tifozët e Milani dhe Juves që gjithmonë kanë shfaqur dashuri ndaj meje”.

“Leonardo më bindi mua. Kam folur tashmë edhe me Gattuson. Jam këtu për të shkuar për aq larg sa është e mundur”.

Sezonin e kaluar, Higuain shënoi 23 gola brenda 50 ndeshjeve në të gjitha kompeticionet te Juventusi.

Gjuan me armë zjarri në ajër, arrestohet malishevasi

0

Në Malishevë, është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në ajër dhe predha kishte goditur xhamin e një lokali, njofton Policia e Kosovës, përcjell PrizrenPress.

Njësiti policor ka konfiskuar një armë me dy karikatorë me 16 fishekë të cal. 9 mm dhe leja e armës valide.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Arrestohet pasi e sulmon një burrë në Prizren

0

Të mërkurën në Prizren, është arrestuar një person pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, njofton Policia e Kosovës, përcjell PrizrenPress.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Prizren: Godet këmbësorin me veturë dhe ikë

0

Të mërkurën në Lagjjen “Arbana”, në Prizren, është raportuar se një veturë e pa njohur ka goditur këmbësorin mashkull dhe është larguar në nga vendi i ngjarjes.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, njofton Policia e Kosovës, përcjell PrizrenPress.

Policia thotë se rasti është duke u hetuar. /PrizrenPress.com/

Filloi edicioni i pestë i festivalit “Oda e Llapushës”

0

Mbrëmë në Malishevë, është mbajtur nata e parë e festivalit mbarëkombëtar të folklorit “Oda e Llapushës”, edicioni i pestë. Këtij aktiviteti me rëndësi në fushën e kulturës dhe trashëgimisë, i kanë paraprirë një varg aktivitetesh, ndërsa festivali mbahet në kuadër të aktiviteteve që zhvillohen për “Javën e Mërgimtarëve” në Malishevë, përfshi edhe një sesion shkencor për folklorin në trevën e Llapushës.

Në natën e parë të festivalit kanë marrë pjesë 21 grupe, ansamble dhe rapsod, nga të gjitha trevat shqiptare, ndërsa është përcjellë nga qytetarët të shumtë, mërgimtarë, personalitete të kulturës dhe artit, si përfaqësues të institucioneve shtetërore e lokale, duke filluar nga zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha, zëvendësministra, deputet të Kuvendi të Kosovës dhe personalitete të tjera.

Në hapjen e festivalit, deputeti i Kuvendit të Kosovës, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili edhe shpalli të hapur festivalin tashmë tradicional “Oda e Llapushës”, ndër tjera tha: Duke i nisur nga sesioni shkencor që u mbajt sot dhe kumtesat e prezantuara, nga profesionistët e folklorit shqiptar, u vlerësua se festivali “Oda e Llapushës”, është festivali që ka shënuar rritjen më të madhe, si në cilësi ashtu edhe në masivizim dhe profesionalizimin më të madh, brenda një periudhe të shkurtër. Kam nderin që në emër të Komunës së Malishevës, zyrtarisht ta shpalli ta hapur të këtë festival, i cili tashmë ka marrë rrugë”. Nënkryetari Berisha, në mënyrë të veçantë të i ka përshëndetur gjithë bashkatdhetarët.

Kurse deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoti, duke e marrë fjalën e rastit, në hapje të festivalit, tha: Askund më mirë nuk shkon ky emër dhe ky zë, se në vatrën e folklorit shqiptar, në zëmër të Kosovës, në zëmër të shqiptarisë, në Malishevë, dhe sonte në këtë festival ne i kujtojmë të gjithë brezat që luftuan ndër shekuj, deri në luftën çlirimtare, dhe na mundësuan që ne sot të jetojmë të lirë, të festojmë dhe ti kujtomë me krenari.

Zymer Neziri, Adem Zejnullahu dhe Izet Durak, e përbëjnë jurinë profesionale të festivalit “Oda e Llapushës”, ndërsa drejtoreshë e festivalit është drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Besartë Kryeziu-Ramaj.

Festivali vazhdon sonte me natën e dytë dhe të fundit, ku edhe do të përcaktohen çmimet e festivalit nga juria profesionale. /PrizrenPress.com/

Rruga që mbetet në hije të emrit apo harresës së kushtëzuar?!

0

 Naser M. BRESA

Rruga Rugova që ndan Lagjën Kongresi i Manastirit me Lagjën Tusuz, Prizren!

Rastësisht emri (Rugova) ka koinciduar me mbiemrin e liderit të LDK-së, rrugë e cila ngjason në aspekt relieve gjeografik me grykën e Rugovës.

Mbase një nga emërimet që mundi t’i rrezistojnë kohës së stuhive kumuniste ashtu si edhe stuhive te rrëpimjes nga erozioni dikurshëm dhe shtrëngatave të më vonshme.

Banorët që ndan kjo rrugë mobilizohen kohë më parë (para 22 viteve) për të ndjerë veten si pjesë e qytetit, të gjithë participojnë sipas mundësive, fillon dhe ndërtohet rruga me kubëza pa ndihmën e askujt.

Sot e 22 vite pas, kjo rrugë i shërbeu çlirimit të qytetit, rrezistojë dhe mbijetojë, por e plagosur nga ndryshku i kohës!
Shumë pyetje janë drejtuar në emër të lagjës, apo më konkretisht banorëve që ndajnë zhurmën(ndotje) si pasojë e automjeteve nga më të ndryshme. si: motokultivator, traktor e deri te kamion 20-30 tonëshe. Zhurmë histerike, 10 deri në 20 herë është më kumbuese, kur kem parasysh baticat dhe zbaticat e rrugës si pasojë e dëmtimeve nga tonazhe të papërballueshme.

Deformimi i strukturës rrugore është problem imediat së bashku me shumë difekte tjera që e përcjellin këtë rrugë me tatpjetën gjeografike dhe me pakujdesinë e vozitësve. Kjo rrugë gjatë sezonës së Verës është po ashtu e pa përballuar si pasojë e pluhurit, ndonëse gjatë sezonës së Dimrit, problematike prezenca e akullit.

Gjithnjë sipas përvojave të deritanishme, verës nuk mund të lahej sepse largohet rëra në mes të kubëzave, ndërsa Dimrit nuk mund të hidhej kripë në akull sepse dëmtohen kubëzat, “Verës zhurma dhe pluhuri, Dimrit akulli”…!!!
E metë tjetër e kësaj rruge është infrastruktura nëntoksore, gypat e ujit janë përbërje azbesti(kanceroz), mbase jo vetëm në këtë pjesë rrugore por edhe nyjet lidhëse që fatëkeqësi e këtillë thellohet në dëm të shëndetit të popullatës që si duket edhe shumë vite do përballet me sfidë vdekjepruse. Logjikisht, jo vetëm në këtë rrugë gypa të këtillë duhet larguar urgjentisht(… në Evropë i takojnë të kaluarës, mbase 3 dekada më parë që nga moment që janë identifikuar shkaktar kanceri), sepse edhe ashtu popullata është duke lënguar shumë nga sëmundje të këtijë rangu, e në rastin konkret është përbindëshi i quajtur azbestozë.

Pjesë tjetër e infrastrukturës nëntoksore të kësaj rruge është edhe gypi mbledhës i ujërave të ndotura (amvisërisë dhe ujërave të shiut), sepse kapaciteti absorbues i tij lë për të dëshiruar, në rastin më të keq ka ndodhur vërshimi të ujravë të ndotur në oborret e qytetarëve të kësaj rruge. Duhet potencuar se sipas kritereve mbi ujëmbledhës nuk lejohet përzirja e ujrave të amvisërisë dhe atyre atmosferike. Sa i përket infrastrukturës mbitoksore, më konkretisht rrjetës marimangë të kabllove elektrike edhe kjo rrugë është shembull shumë i keq, sepse rrezikon shumë shtëpi nga difektet e mundshme elektrike.

Të nderuar bartës të institucioneve vendore, kjo rrugë duhet urgjentisht të rehabilitohet sipas standardeve mbi ndërtim të rrugëve me frekuencë të lartë automjetesh, sidomos mbingarkesat apo tonazhit të madh.

 

Dyshime se asamblistët shkojnë të armatosur në Kuvendin e Prizrenit

0

I nervozuar pse nuk ju dha fjala gjuajti me shishe te ujit. ?Cak i asambleistit të PDK-së, Bardh Avdaj ishte kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prizrenit, Artan Abrashi.

Për të marrë opinionin Avdajt për këtë incident një ditë pas Frontal ka qëndruar në Prizren te selia e PDK-së në këtë qytet.

Por, ai nuk ka preferuar të flasë për incidentin e djeshëm në Kuvendin Komunal të Prizrenit.

Avdaj ka zgjedhur profilin e tij në Facbook ku ka shkruar se për veprimin e tij, është nxitur nga kryesuesi i Kuvendit.

E kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prizrenit, Artan Abrashi, thotë se nuk është i befasuar me reagimin e Avdajt pasi partija e këtij të fundit ka paralajmruar skena të tilla.

Abrashi thotë se ndihet i kërcënuar pasi dyshon se disa asamblistë mund të jenë të armatosur.

Ai siguron se nuk do të tolerojnë veprime të tilla në të ardhmen, pasi planifion që kur të mbahen seancat e radhës, ti ftoj edhe organet e rendit të jenë prezent.

 

Ilaçi shërues i Ajtene Krasniqit nga Prizreni, del në shitje në tregun amerikan |FOTO\VIDEO

0

Tashmë janë në shitje produktet e Ajtene Krasniqit nga Prizreni, e cila kohë më parë kishte bërë bujë, duke pretenduar se ka gjetur ilaçin i cili shëron bakterin “Escheria Coli”.


“Produktet e punuara me duart e mia mund ti porositni përmes online postës .Te prodhuara ne USA. Ju bëfshin mirë. Ju faleminderit për përkrahjen, mbështetjen dhe besimin tuaj. Kam qene dhe do te mbetem përjetësisht e juaja”, deklaron ajo.

“Rritni jetën tuaj me formulën e re të Ajtene Krasniqit. Kjo formulë e jashtëzakonshme është një zgjidhje e koncentruar alkaline që i siguron trupit 32 minerale gjurmë të nxjerra nga burime natyrore”, shkruan në një pjesë të përshkrimit të produktit të Krasniqit, të publikuar në gjuhën angleze.

Pasi Krasniqi bërë publik ilaçin kohë më parë, ajo pati edhe probleme me organet e drejtësisë, pasi lokali i saj një herë u bastis nën dyshimin se ajo ka vazhduar pa licencë aktivitetin e prodhimit të barnave natyrale, ku edhe e patën arrestuar.

Ilaçi i saj është i prodhuar në një fabrikë të certifikuar nga FDA dhe PMP (Good Manufacturing Practice).Përbërësit e produktit janë: Ujë i distiluar dhe 32 minerale të bimëve që përfshijnë kalium, kalcium, natriumi, fosfor, bor, magnez, bizmut, krom, hekur, bakër, zink, molibden, mangan, kallaj etj.

Nëse ilaçi i saj shëron bakterin e lartpërmendur, ajo është i pari i llojet të tij në gjithë botën, kështu do të qonte deri në shuarjen e prodhimit të shumë antibiotikëve, që për shumë prodhues nëpër botë do të ishte lajm tepër i keq./gazetametro.net

Për “vrasje në tentativë”, prokuroria në Prizren të dyshuarin e çon vetëm në “arrest shtëpiak”

0

Nderim Kabashi erdhi nga Zvicra për ta vizituar familjen e tij por u plagos rëndë.

Vozitja me shpejtësi e veturës dyshohet se ishte shkaktari i plagosjes së Nderim Kabashit nga i dyshuari Driton Badallaj, raporton KTV.

Të shtunën, në orët e vona të natës, pas një konflikti verbal, Driton Badallaj kishte shtënë dy herë me pistoletë në drejtim të tij, i cili ka të lënduar këmbën dhe po vazhdon të trajtohet në QKUK.

E, ndonëse vepra ishte cilësuar si vrasje e rëndë në tentativë dhe mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armës, pas 48 orësh qëndrimi në mbajtje, prokuroria kishte kërkuar vetëm masën e arrestit shtëpiak për të dyshuarin Driton Badallaj.

Për më tepër, prokurori, sipas vendimit të gjykatës, fillimisht kishte kërkuar masën e paraburgimit, por më pas ai ishte tërhequr nga kjo kërkesë, duke e zbutur këtë masë në arrest shtëpiak.

Në vendimin e gjykatës gjithashtu thuhet se prokurorit i ishte përvjedhur një gabim teknik, ku thuhej se i pandehuri kishte qenë në arrati prej 1 korrikut të këtij viti, e që sipas prokurorit kjo është e pavërtetë.

Babai i të plagosurit, Neshat Kabashi, nuk po pajtohet me mënyrën se si është trajtuar rasti i djalit të tij nga ana e Prokurorisë.

Ai thotë se deri tash, askush nga policia dhe Prokuroria nuk ka marrë iniciativën për t’i intervistuar për rastin.

KTV-ja ka kontaktuar me prokurorin e rastit, Metush Biraj, por ai nuk ka pranuar të flasë para kamerës.

Biraj shkurt ka thënë se ai pas analizimit të rrethanave dhe provave e ka cilësuar të mjaftueshme masën e arrestit shtëpiak për të dyshuarin. Biraj më tutje ka shtuar se po vazhdon hetimet për këtë rast dhe se po mbledhin prova dhe dëshmi në terren.

KTV-ja ka qëndruar edhe në shtëpinë e të dyshuarit Driton Badallaj, por familja e tij nuk ka pranuar të flasë.

 

U mbajt sesioni shkencor “Folklori në krahinën e Llapushës”

0

Sot në Malishevë, është mbajtur një sesion shkencor me temën “Folklori në krahinën e Llapushës”. Ky sesion shkencor është mbajtur në kuadër të festivalit folklorik “Oda e Llapushës”, edicioni i pestë, ndërsa në këtë sesion me prezantimet e tyre janë paraqitur, prof.Dr. Zymer Neziri, prof,Dr. Adem Zenujllahu, prof.Dr. Sabahudin Cena dhe Dr.sc. Mehmet Rukiqi.

Prof.Dr. Zymer Neziri është paraqitur me kumtesën “Eposi i Kreshnikëve në pesë shtete të Ballkanit, në fillimin e shekullit XXI: krahina e Llapushës”, ku i ka trajtuar dy vëllime me këngë, të hulumtuara, të shënuara dhe të incizuara nga dymbëdhjetë këngëtar të kësaj krahine. Këto vëllime janë të realizuara në kuadër të projektit E5 për eposin shqiptar.

Prof.Dr. Adem Zenujllahu është paraqitur me kumtesën “Salih e Feriz Krasniqi-rapsodë të papërsëritshëm nga krahina e Llapushës”, ku e ka trajtuar repertorin e këtyre dy rapsodëve nga rrethi i Malishevës, përkatësisht fshati Drenoc, ndërsa këtë rreth, autori e vlerëson si njëra ndër krahinat me më së shumti rapsod. Në këtë temë, autori ka folur për këngët e Salih e Feriz Krasniqit, të cilët i kënduan jetës, trimërisë, burrërisë, dashurisë, dhembjes, tragjikes dhe krenarisë së popullit shqiptar, gjatë historisë.

Prof.Dr. Sabahudin Cena, është paraqitur me kumtesën “Tradita e rapsodimit epik-heroik në arealin e Llapushës”, ku i ka trajtuar tri bazamente poetike të kësaj krahine të njohur rapsodësh:bazamenti lirik rural, vajtimet, bazamenti epik heroik Eposi i Kreshnikëve, bazamenti paladik. Në kuadër të këtyre, sipas autorit, dallohen nënte tipe: tipi biografik, kronologjik, fragmentar, mobilizues, numërues, syzhetor, modeluar, kombinuar dhe interogativ.

Ndërsa Dr.sc.Mehmet Rukiqi, është paraqitur me kumtesën “Rapsodët nga krahina e Llapushës”, ku ka folur për këngëtarët që dikur dhe sot, kënduan këngë nga treva e Llapushës. Sipas tij, rapsodët e kësaj krahine kultivuan, kënduan dhe bartën këngën popullore, gjeneratë pas gjenerate, deri në ditën e sotme.