Për “vrasje në tentativë”, prokuroria në Prizren të dyshuarin e çon vetëm në “arrest shtëpiak”

Nderim Kabashi erdhi nga Zvicra për ta vizituar familjen e tij por u plagos rëndë.

Vozitja me shpejtësi e veturës dyshohet se ishte shkaktari i plagosjes së Nderim Kabashit nga i dyshuari Driton Badallaj, raporton KTV.

Të shtunën, në orët e vona të natës, pas një konflikti verbal, Driton Badallaj kishte shtënë dy herë me pistoletë në drejtim të tij, i cili ka të lënduar këmbën dhe po vazhdon të trajtohet në QKUK.

E, ndonëse vepra ishte cilësuar si vrasje e rëndë në tentativë dhe mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armës, pas 48 orësh qëndrimi në mbajtje, prokuroria kishte kërkuar vetëm masën e arrestit shtëpiak për të dyshuarin Driton Badallaj.

Për më tepër, prokurori, sipas vendimit të gjykatës, fillimisht kishte kërkuar masën e paraburgimit, por më pas ai ishte tërhequr nga kjo kërkesë, duke e zbutur këtë masë në arrest shtëpiak.

Në vendimin e gjykatës gjithashtu thuhet se prokurorit i ishte përvjedhur një gabim teknik, ku thuhej se i pandehuri kishte qenë në arrati prej 1 korrikut të këtij viti, e që sipas prokurorit kjo është e pavërtetë.

Babai i të plagosurit, Neshat Kabashi, nuk po pajtohet me mënyrën se si është trajtuar rasti i djalit të tij nga ana e Prokurorisë.

Ai thotë se deri tash, askush nga policia dhe Prokuroria nuk ka marrë iniciativën për t’i intervistuar për rastin.

KTV-ja ka kontaktuar me prokurorin e rastit, Metush Biraj, por ai nuk ka pranuar të flasë para kamerës.

Biraj shkurt ka thënë se ai pas analizimit të rrethanave dhe provave e ka cilësuar të mjaftueshme masën e arrestit shtëpiak për të dyshuarin. Biraj më tutje ka shtuar se po vazhdon hetimet për këtë rast dhe se po mbledhin prova dhe dëshmi në terren.

KTV-ja ka qëndruar edhe në shtëpinë e të dyshuarit Driton Badallaj, por familja e tij nuk ka pranuar të flasë.

 

Më Shumë

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Lajmet e Fundit