14.4 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026
Home Blog Page 473

24-orëshi i Prokurorisë së Prizrenit: Ndalime, paraburgime dhe aktakuza

0

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndërmarrë veprime konkrete në funksion të ndjekjes penale.

Me urdhër të prokurorit, është ndaluar për 48 orë një person i dyshuar, ndërsa janë paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave të ndryshëm, në tri raste të ndara.

Gjithashtu, kjo prokurori ka ngritur nëntë aktakuza kundër dhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Marketing

Kliko videonhttps://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Nisin punimet për përmirësimin e oborrit të SHFMU “Emin Duraku” në Prizren

0

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren ka filluar punimet për rregullimin e oborrit të Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Emin Duraku”.

“Ky projekt synon krijimin e një ambienti më të përshtatshëm dhe më të sigurt për nxënësit, duke mundësuar zhvillimin e aktiviteteve mësimore dhe jashtëmësimore në kushte më të mira”, thuhet në njoftim.

“Iniciativa është pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm të Komunës së Prizrenit për përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe ngritjen e cilësisë në arsim”./PP/

Marketing

Kliko videonhttps://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

74 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

0

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhënat e përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksidente trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 28 aksidente me të lënduar dhe 46 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar me zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite janë shqiptuar gjithsej 1906 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit, Policia ka arrestuar 32 persona, prej të cilëve 27 janë dërguar në mbajtje.

Marketing

Kliko videonhttps://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Teatri “Bekim Fehmiu” programin e muajit qershor e hap me premierën e shfaqjes “Komedia e zezë”

0

Teatri i qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren ka publikuar orarin e shfaqjeve për muajin qershor.

Programi sipas njoftimit hapet të mërkurën, me 4 qershor, me premierën e shfaqjes “Komedia e zezë”, nga autori Peter Shaffer dhe në regji të Ilir Bokshit.

Më 8 qershor në skenë paraqitet shfaqja mysafire “Engjëjt”, nga autori Odise Plaku dhe në regji të Naser Shatrollit.

Një ditë më pas, më 9 qershor në orar është “Komedia e zezë”, derisa më 16 qershor vjen projekti i Shtëpisë filmike “Dielli” i titulluar “Kërkohet bashkëshort i ri” nga autori Miro Gavran dhe në regji të Gëzim Hasanit, raporton Telegrafi.

Ndërkaq më 17 qershor shfaqja “Deni dhe deti i thellë i kaltër” në regji të Ana Batevës udhëton për në Teatrin e Gjakovës.

Programi i shfaqjeve të këtij muaji mbyllet me 20 qershor me shfaqjen “Krejona” të autorit dhe regjisorit, Kaltrim Balaj.

Sipas njoftimit të gjitha shfaqjet fillojnë në ora 20:00. /Telegrafi/

 

Alishani ngre akuza për përplasje në kabinetin e Totajt, Lamaj i hedh poshtë

0

Asambleistja e Vetëvendosjes në Kuvendi Komunal Prizren, Dafina Alishani po pretendon për një përleshje fizike mes shefit të kabinetit të kryetarit të Shaqir Totajt, Nehat Elshanit dhe drejtorit të Shërbimeve Publike, Çelë Lamajt.

Dyshimet janë që Elshani e ka goditur me grushte Lamajn.

Në një postim në faqen e saj zyrtare në Facebook, Alishani ka alarmuar për sulmet që po ndodhin ndaj personelit zyrtarë të komunës nga shefi i kabinetit të kryetarit të Prizrenit.

Sipas saj, kryetari Totaj po frikësohet të marrë masa ndaj shefit të kabinetit të tij, raporton IndeksOnline.

“Shaqir Totaj ka heshtur kur është kërcënuar zyrtarja në urbanizëm nga shefi i kabinetit.

Përsëri po hesht pas konfliktit të shefit të kabinetit të tij (Nehat Elshani) dhe drejtorit të Shërbimeve Publike (Çelë Lamaj). Bile ky rast i dytë nuk qenka vetëm konflikt verbal, por edhe fizik! Shaqir TUTAJ, mos u TUT”, ka shkruar ajo.

Tutje ajo ka akuzuar Totaj që është shndërruar në një kryetar ‘kukull’, pasi sipas saj, nuk po arrin me e mbrojtë ekzekutivin e tij nga sulmet që po vijnë shefi i kabinetit.

“Nëse nuk je në gjendje me e mbrojtë ekzekutivin tënd nga belaja e shefit tënd atëherë je vetëm një kryetar kukull asgjë më shumë.  Institucionet duhet të merren me këtë qeverisje që kur nuk realizohen interesat personale të tyre, kërcënojnë, sulmojnë, frikësojnë shërbyes civil dhe staf politik”, ka shkruar Alishani.

Këto pretendime i ka hedhur poshtë, drejtori i shërbimeve Publike, Çelë Lamaj. Ai në një prononcim për IndeksOnline ka thënë se ndodhet jashtë vendit dhe nuk ka pasur asnjë përleshje fizike me Nehat Elashanin.

“Nuk është e vërtetë që ka pasur as përleshje verbale e as fizike. Unë ndodhëm jashtë shtetit dhe pretendimet e tilla janë të pavërteta”, ka thënë Lamaj.

Ai ka thënë se në PDK nuk do të ndodhin kurrë këto përledhje, edhe pse sipas tij, të tjerët i dëshirojnë ato. /IndeksOnline

Kristel Krasniqi rrëmben “Fluturën e Argjendtë” në festivalin për fëmijë në Prizren

0

Në një atmosferë festive dhe plot emocion, u mbajt me sukses edicioni i 21-të i Festivalit për Fëmijë “Fluturat” në Prizren, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Ngjarja, e mbështetur nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, solli në skenë 16 këngë origjinale, të interpretuara me pasion nga fëmijë të talentuar nga treva të ndryshme shqiptare.

Këtë vit, çmimi kryesor i festivalit, “Flutura e Argjendtë” shkoi për solisten nga Shqipëria, Kristel Krasniqi, e cila rrëmbeu zemrat e publikut dhe të jurisë me interpretimin e saj mbresëlënës.

Çmimet speciale të ndara gjatë mbrëmjes ishin:

  • Dueti më i mirë: Xheneta dhe Fitore Mallaki – “Këngë për FSK-në”
  • Interpretimi më i mirë: Donika Ajdari (Gostivar)
  • Debutantja më e mirë: Inara Bytyqi
  • Teksti më i mirë: Altida Berisha

Çmimet kryesore të festivalit:

  • Vendi i tretë: Luna Salihu

  • Vendi i dytë: Glorisa-Tisi Paqarizi

  • Vendi i parë: Ada Bobaj

Ky festival jo vetëm që promovon talentin e fëmijëve, por edhe nxit krijimtarinë muzikore dhe bashkëpunimin kulturor mes trevave shqiptare./PrizrenPress.com

Marketing

Kliko videon:  https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Kuvendi i Prizrenit me 3 qershor vazhdon shqyrtimin e Projekt-Rregullores për varrezat e reja në Landovicë

0

Vazhdimi i seancës së Kuvendit të Komunës së Prizrenit të datës 29 maj 2025 është caktuar për të martën,  me 03 qershor 2025, nga ora 14:00, kanë bërë të ditur zyrtarët komunalë.

Në njoftimin e nënshkruar nga kryesuesja Antigona Bytyqi bëhet e ditur se të martën do të shqyrtohet Projekt-rregullorja për varrimin dhe mirëmbajtjen e varrezave të reja të Prizrenit në Landovicë.

“Të nderuar anëtarë/e të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, njoftoheni se më datë 03 qershor 2025 (e martë), me fillim në ora 14:00, vazhdohet mbledhja e datës 29 maj 2025, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, në “Shtëpinë e Bardhë”, me pikën e të rendit të ditës ‘Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Rregullores për varrimin dhe mirëmbajtjen e varrezave të reja të Prizrenit në Landovicë”, thuhet në këtë njoftim.
Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit të enjten e shkruar patën shqyrtuar Projekt-Rregulloren për Varrimin dhe Mirëmbajtjen e Varrezave të reja të Prizrenit në Landovicë, ndërkohë që procedura e votimit ishte shtyrë për këtë javë me qëllim të plotësimit të këtij akti.

 

Projekt-Rregullorja në fjalë përcakton kushtet, parimet dhe standardet për organizimin, rregullimin, mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e varrezave të reja në Landovicë të Prizrenit.

Marketing

Kliko videonhttps://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Bali Muharremaj rikandidon për Kryetar të Suharekës me mbështetjen e degës së AAK-së

0

Kryetari aktual i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se ka marrë besimin e degës së AAK-së për të garuar në zgjedhjet komunale edhe për një mandat.

Ai ka theksuar se kjo mbështetje e frymëzon atë për të kontribuar edhe më tej për zhvillimin e kësaj komune.

“Me propozimin e Këshillit Drejtues dhe organeve tjera drejtuese të Degës së AAK-së në Suharekë, kam marrë besimin dhe miratimin unanim, për kandidimin për Kryetar të Komunës së Suharekës në mandatin 2025- 2029. Kjo mbështetje më jep energji, frymëzim dhe mundësi që bashkë ta vazhdojmë ndërtimin dhe zhvillimin e komunës tonë”, ka thënë Muharremaj,
Ai ka shtuar se si gjithmonë me përkushtimin e njëjtë dhe të palëkundur do të vazhdojë angazhimin për punë të mira.

“Qytetarët vendosin për qeverisjen tonë të ardhshme dhe ne pa dyshim ju shërbejmë atyre”, është shprehur Muharremaj. /Telegrafi/

Marketing

Kliko videonhttps://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Tradita 70-vjeçare e rrobaqepësisë në zemër të Prizrenit

0

Në zemrën e qytetit historik të Prizrenit, në Shadërvan, Rifat Kovaçi është i njohur për përkushtimin e tij ndaj zanatit të rrobaqepësisë, të cilin e ushtron prej rreth 70 vitesh. Përkrah tij, që 33 vite punon në të njëjtin dyqan Faruk Kotle.

Rifat Kovaçi, i cili ka filluar këtë profesion që në moshë të re dhe e ka ushtruar me përpikëri për dekada, thotë se rrobaqepësia për të nuk është vetëm një punë, por një mënyrë jetese.

“Prej 70 vitesh e ushtrojmë këtë zanat. Rrobaqepësia për ne është traditë dhe art,” shprehet mjeshtri.

Ndërsa Faruk Kotle, i cili punon prej shumë vitesh përkrah mjeshtrit të tij, thekson se ka mësuar shumë prej tij dhe se e ndjen si përgjegjësi ruajtjen e kësaj tradite.

Ky dyqan i vogël rrobaqepësie, që zë një vend të rëndësishëm në strukturën kulturore të Prizrenit, ruan gjurmët e së kaluarës dhe njëkohësisht e mban gjallë mjeshtërinë tradicionale të punës me dorë deri në ditët e sotme./rtk

Marketing

Kliko videonhttps://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Mbi 300 raste të pickimit nga rriqrat në Malishevë

0

Mbi 300 raste të pickimit nga rriqrat janë regjistruar deri në maj, në Komunën e Malishevës. Zyrtarë nga kjo komunë i thanë Radio Kosovës se situata me rriqrat prej vitesh, kërkon vëmendje edhe nga institucionet qendrore. Nga IKSHPK thonë se deri me tani nuk është shënuar asnjë rast me ethet Krime Kongo.

Edhe këtë vit banorët e Komunës së Malishevës po ballafaqohen me pickimin e rriqrave. Sipas të dhënave  komunale, banorët e fshati Drenoc dhe  Carrallukë, janë ata të cilët kanë kërkuar më së shumti ndihmë mjekësore nga pickimi i rriqrave.

Artan Paçarizi, zyrtar për informim në Komunën e Malishevës, i tha Radio Kosovës se komuna ka ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e etheve hemorragjike që vjen nga pickimi i rriqrave. Sipas tij, rriqrat prej kohësh janë një shqetësim serioz i banorëve të kësaj komune dhe se për këtë duhet edhe përkrahje nga niveli qendror.

“Duke u bazuar në të dhënat e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Shpëtim Robaj” në Malishevë deri me 31 maj, janë regjistruar 352  raste të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore nga pickimi i rriqrave në Komunën e Malishevës. Situatat me rriqrat është një situatë që kërkon angazhim  dhe duhet të menaxhohet edhe nga institucionet qendrore dhe jo vetëm nga ato komunale. Sepse kemi të bëjmë me një virus, sëmundje që është përgjegjësi direkt e institucioneve qendrore”, tha Paçarizi.

Ndërsa nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike  Era Pireva, zëdhënëse e IKPSH-së, tha për Radio Kosovën se janë raportuar raste të pickimit nga rriqrat nga komuna të ndryshme, por që fatmirësisht nuk ka raste të infektimit me ethe hemorragjike Krime Kongo.

“Aktualisht, jemi në sezonin ku janë të shpeshta rastet e pickimit nga rriqrat. Kryesisht komunat endemike janë Malisheva, Rahoveci, Klina, Suhareka por pa përjashtuar edhe komuna të tjera që ka pasur raste të pickimit nga rriqrat por që fatmirësisht deri me tani nuk është shënuar asnjë rast me ethet hemorragjike Krime Kongo”, tha Pireva.

IKSHPK po ashtu rekomandon qytetarët të mos qëndrojnë gjatë në livadhe dhe vende me shkurre. Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende, IKSHP-ja rekomandon të visheni me rroba të gjata. E në rast të pickimit nga rriqrat, atëherë duhet të kërkohet ndihma mjekësore në qendrën më të afërt./RTK – Radio/

Marketing

Kliko videon:  https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465