14.4 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026
Home Blog Page 472

Ministri Damka vizitoi Dragashin: Mbështetje për projekte të reja infrastrukturore

0

Kryetari i Komunës së Dragashit,Bexhet Xheladini së bashku me nënkryetarin nga radhët e komuniteteve, Fejsal Halilovi?, priti sot në një takim pune ministrin e Zhvillimit Rajonal,  Fikrim Damka.

Gjatë takimit, u diskutua për ecurinë e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Dragashit dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZhR), si dhe për projektet që janë realizuar me mbështetje dhe bashkëfinancim nga kjo ministri.

“Qëllimi i këtij takimi ishte të shqyrtonim projektet e përfunduara dhe të diskutonim për mbështetjen e mëtejme financiare nga MZhR-ja, në mënyrë që të përshpejtojmë realizimin e iniciativave të reja që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve tanë,” tha kryetari i Komunës.

.

Ai shtoi se bashkëpunimi me këtë ministri ka qenë i frytshëm dhe thelbësor për zhvillimin e infrastrukturës lokale.

“Shpreh mirënjohjen time të thellë për Ministrin Damka dhe gjithë stafin e tij për përkrahjen e vazhdueshme ndaj komunës sonë. Mbështetja që kemi marrë ka qenë jetike për shumë projekte të rëndësishme.”

Nga ana e tij, ministri Damka theksoi se MZhR-ja mbetet e përkushtuar për të ndihmuar komunat si Dragashi, veçanërisht në zonat me sfida specifike zhvillimore.
“Zhvillimi rajonal nuk është i plotë pa investime të drejtpërdrejta në infrastrukturën lokale dhe pa përfshirjen aktive të komuniteteve. Dragashi do të ketë mbështetjen tonë të vazhdueshme”, u shpreh Damka.

.

Pas takimit zyrtar, delegacioni vizitoi disa lokacione të rëndësishme ku planifikohen ose janë në zhvillim projekte të ndryshme, përfshirë: zonën e varrezave të komuniteteve përgjatë rrugës Dragash–Stadium, ku parashihet ndërtimi i një muri mbrojtës; Stadiumin e qytetit në Dragash; Liqenin e Breznes; paralelen e ndarë të ShFMU “Sezai Surroi” në fshatin Zym; si dhe Amfiteatrin në fshatin Bellobrad.

Tingujt e Rock ‘n’ Roll-it dhe Blues-it rikthehen më fuqishëm se kurrë në Prizren

0

Festivali i shumëpritur “Prizreni Rock and Blues Music Festival”, në edicionin e tij të tretë, këtë vit sjell një surprizë të madhe për të gjithë adhuruesit e muzikës rock, ku për herë të parë në Kosovë, do të ngjitet në skenë sensacioni i rock-ut turk – grupi legjendar “Gripin”!

Me një stil unik që ndërthur rock-un alternativ, popin dhe tingujt autentikë të muzikës tradicionale turke, “Gripin” ka rrëmbyer zemrat e publikut në mbarë Evropën dhe më gjerë. Tani, është radha e publikut kosovar të përjetojë emocionin, energjinë dhe fuqinë shpërthyese të performancës së tyre live.

Të njohur për tekstet e tyre të thella dhe meloditë që godasin drejtpërdrejt në zemër, Gripin kanë bashkëpunuar me emra të njohur të skenës muzikore si Emre Ayd?n, Pamela Spence, Ferman Akgül dhe Gazapizm. Karriera e tyre është kurorëzuar me çmime prestigjioze si Alt?n Kelebek për “Grupi më i mirë i ri” në 2007 dhe Kral Türkiye Müzik Ödülleri për “Grupi më i mirë muzikor” në 2011.

Por, surprizat nuk mbarojnë këtu! Përveç Gripin, festivali do të sjellë në skenë edhe emra të njohur të rock-skenës shqiptare dhe ndërkombëtare, duke e shndërruar Prizrenin në epiqendrën e muzikës rock dhe blues për disa net të paharrueshme.

Vendosni datat në kalendar dhe përgatituni për një festival që nuk duhet humbur – sepse “Prizreni Rock and Blues Music Festival” këtë vit do të dridhë qytetin me ritme të zjarrta, pasion dhe adrenalinë të pastër rock-u!

Marketing

Kliko videon:  https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Mjeku Bajram Bajrami përkujtohet me nderime nga Spitali i Prizrenit

0

Është përkujtuar jeta dhe vepra e Dr. Bajram Bajramit, mjek specialist i internos, i cili ndërroi jetë më 29 maj 2025, në moshën 66-vjeçare.

Akademia përkujtimore u organizua të martën nga reparti i Internos në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, nën udhëheqjen e Dr. Samire Berishës.

Në emër të stafit mjekësor, foli Dr. Shemsedin Shabollari, shef i repartit të Internos, duke e përshkruar Dr. Bajramin si një profesionist të përkushtuar, koleg të respektuar dhe njeri me integritet të rrallë.

“Kur një njeri i zakonshëm ndihmon dikë, shpallet hero. Ndërsa mjeku, tërë jetën i ndihmon njerëzit dhe thuhet se e ka për detyrë. Por kur vetë mjeku sëmuret dhe përballon vuajtjet në heshtje të plotë, lufton, edhe pse i vetëdijshëm për diagnozën dhe prognozën, nuk dorëzohet. Ai mbledh forcë, ruan qetësinë dhe ekuilibrin shpirtëror, dhe për vite të tëra, në atë gjendje, punon dhe kujdestaron. Pas çdo thirrjeje nga pranimi, përdor një nitroglicerin dhe më pas i përballon shkallët për t’iu ndihmuar pacientëve. Kjo nga paslufta deri dy vite pas pensionimit, kur forca e zemrës i ishte në kufijtë minimalë të funksionimit. Ai ishte më shumë se kaq – ishte stoik. Ky ishte Dr. Bajrami: njeri i urtë, i qetë, i heshtur; asnjëherë nuk e kam parë duke ngritur zërin, jo pse nuk donte, por sepse nuk dinte – natyra e tij ishte e tillë. Inteligjent dhe me një humor shumë specifik”, theksoi Dr. Shabollari.

Në emër të Drejtorisë së Spitalit dhe Këshillit Drejtues, foli Dr. Fatmire Braha, anëtare e këshillit dhe kryetare e Këshillit Profesional.

“Në emër të Drejtorisë së Spitalit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe miqtë e Dr. Bajram Bajramit. Ai ishte një mjek i përkushtuar, modest, i afërt, kolegial dhe me përgatitje të lartë profesionale. Me përgjegjësi dhe përkushtim kreu të gjitha detyrat që iu besuan, duke qenë gjithmonë shembull i një mjeku të respektuar. Do të kujtohet jo vetëm nga familja, por nga të gjithë ne që punuam me të dhe e njohëm nga afër”, u shpreh ajo.

Në fund të akademisë, në emër të familjes falënderoi djali i tij, Enis Bajrami.

“Në emër të familjes, ju falënderoj për organizimin e kësaj akademie përkujtimore, e cila është një dëshmi e respektit për doktor Bajramin – për ne, babai ynë, dhe për ju, kolegu juaj. Kujtimet për të do të mbesin të paharrueshme dhe do të jenë gjithmonë burim frymëzimi për ne”, tha ai.

Dr. Bajram Bajrami u lind në vitin 1959 në fshatin Novosellë të Prizrenit, ku kreu edhe shkollën fillore. Gjimnazin e përfundoi në Prizren, ndërsa studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Specializimin e kreu në Shkup, ndërsa edukimin gjashtëmujor për ultrazë në Beograd.

Që nga viti 1994, ai punoi si mjek në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren, duke dhënë një kontribut të çmuar për pacientët dhe kolegët, deri në pensionimin e tij në mars të vitit 2024. Përkushtimi dhe humanizmi i tij mbeten të paharruara në kujtesën e të gjithë atyre që patën fatin ta njohin nga afër.

Dr. Bajram Bajrami ndërroi jetë më 29 maj 2025 dhe, po atë ditë, u varros në fshatin e tij të lindjes, Novosellë të Prizrenit./PrizrenPress.com

Hodaj: Dorëheqja e anëtarit të Kuvendit Shukri Quni është një akt i lartë moral dhe njerëzor

0

Shefi i Grupit të Kuvendarëve të LDK-së në Prizren, Haziz Hodaj, ka reaguar pas dorëheqjes së anëtarit të Kuvendit Komunal, Shukri Quni, duke e cilësuar këtë veprim si një akt të lartë moral dhe njerëzor.

Ai tha se Kuvendi i Prizrenit do të jetë më i varfër pa zërin artikuluar dhe të fuqishëm të Qunit, i cili gjatë viteve ka qenë një zë konstruktiv dhe i arsyeshëm në punën e tij në Kuvend.

“Ky zë i fuqishëm, konstruktiv dhe gjithmonë i arsyeshëm vite me radhë në Kuvendin e Komunës do të shënohet me shkronja të arta në Historikun e Kuvendit të Prizrenit! Ndjej keqardhje për mungesën e tij në Kuvend, por jam krenar për bashkëveprimin e sinqertë që kemi pasur bashkë”, shkrun Hodaj.

Dorëheqja e Shukri Qunit vjen pas një aksidenti tragjik që ndodhi të shtunën mes fshatrave Grazhdanik dhe Atmaxhë, ku një 17-vjeçar, maturant i gjimnazit “Remzi Ademaj”, humbi jetën. Quni, i cili është anëtar i Nismës Socialdemokrate në Kuvendin Komunal të Prizrenit, në seancën e sotme bëri të ditur se nuk mund të qëndrojë më në këtë pozitë.

Kliko videonhttps://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Ai u shpreh se kishte paralajmëruar më herët për rrezikun në zonën ku ndodhi aksidenti dhe për mungesën e shenjave të trafikut që sipas tij kontribuuan në këtë tragjedi.

“Kur fjalët nuk mjaftojnë, veprat flasin. Përgjegjësia institucionale mungoi. Për këtë arsye morale, sot deklaroj dorëheqjen time nga posti i anëtarit të Kuvendit” deklaroi Quni./PrizrenPress.com

Selmanaj për dorëheqjen e Shukri Qunit: Veprim moral që meriton respekt të madh publik

0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, Driton Selmanaj, ka reaguar pas dorëheqjes së anëtarit të Kuvendit Komunal, Shukri Quni, duke e cilësuar veprimin e tij si një akt të lartë moral dhe njerëzor.

“Ky është një rast kur vlerat morale dhe njerëzore i mbi valojnë interesat e politikës ditore. Veprimi i asambleistit z. Shukri Quni meriton një mirënjohje dhe respekt të madh publik”, ka shkruar Selmanaj.

Deklarata e tij vjen pas publikimit të lajmit për dorëheqjen e Qunit, anëtar i Nismës Socialdemokrate në Kuvendin Komunal të Prizrenit, i cili hoqi dorë nga mandati i tij pas aksidentit tragjik që ndodhi të shtunën mes fshatrave Grazhdanik dhe Atmaxhë, ku humbi jetën 17-vjeçari Geltijan Shala, maturant i gjimnazit “Remzi Ademaj”.

Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal, Quni deklaroi se nuk mund të qëndrojë më në këtë pozitë, duke theksuar se kishte paralajmëruar më herët për rrezikun në atë zonë dhe për mungesën e shenjave të trafikut.

“Kur fjalët nuk mjaftojnë, veprat flasin. Përgjegjësia institucionale mungoi. Për këtë arsye morale, sot deklaroj dorëheqjen time nga posti i anëtarit të Kuvendit” u shpreh ai./PrizrenPress.com/

Marketing

Kliko videonhttps://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Stabilizohet gjendja e furnizimit me ujë të pijshëm në komunën e Rahovecit

0

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka bërë të ditur se gjendja e furnizimit me ujë të pijshëm në qytetin e Rahovecit është aktualisht stabile. Sipas njoftimit zyrtar, i gjithë qyteti është duke u furnizuar me ujë pa ndërprerje gjatë ditës.

Megjithatë, për të ruajtur këtë stabilitet, sidomos në Zonën 2 dhe Zonën 3, kompania do të vazhdojë me reduktime të përkohshme të furnizimit me ujë në rreth 80% të Zonës 1. Këto reduktime do të aplikohen gjatë orëve të natës, konkretisht nga ora 23:00 deri në 05:00, dhe pritet të zgjasin deri të enjten.

KRU “Gjakova” ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre, duke theksuar se do të vazhdojë të informojë publikun për çdo ndryshim të mundshëm në orarin ose intensitetin e reduktimeve.

Marketing

Kliko videonhttps://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

203 studentë dhe 50 nxënës përfitues të bursës komunale në Rahovec

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka takuar studentët që ndjekin studimet në universitetet publike, në profile dhe drejtime të ndryshme.

Në këtë takim, ai ka nënshkruar kontratat për ndarjen e bursave komunale për 203 studentë dhe 50 nxënës, të vlefshme për këtë vit akademik dhe shkollor.

“Mbështetjen dhe përkrahjen për studentët dhe nxënësit tanë më të talentuar, e kemi filluar me një numër simbolik prej 63 bursave në vitin 2018. Mirëpo, këtë numër të ndarjes së bursave e kemi rritur çdo vit akademik në 96 bursa, pastaj në 124, 156, 174 dhe 196 në vitin e fundit. Ndërkohë që, për këtë vit akademik kemi ndarë numër rekord të bursave, me gjithsej 203 bursa për studentë dhe 50 bursa për nxënës shembullorë të Shkollave të Mesme të Larta dhe të IAAP-së”, ka thënë Latifi.

“Studentëve dhe nxënësve përfitues të bursave, ju urojmë shëndet dhe suksese të mëdha në studime dhe ju bëjmë me dije se si çdoherë, por edhe më shumë, do ta kenë përkrahjen nga komuna jonë”, është shprehur kryetari Latifi.

Marketing

Kliko videonhttps://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Vdekja e 17 vjeçarit Geltijan Shala, anëtari i NISMA-s dorëhiqet nga Kuvendi i Prizrenit

0

Anëtari i Kuvendit të Komunës së Prizrenit nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Shukri Quni, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.

Ky veprim i tij vjen si akt moral, pas aksidentit tragjik që ndodhi të shtunën mes fshatrave Grazhdanik dhe Atmaxhë, ku humbi jetën 17 vjeçari, Geltijan Shala, maturant i gjimnazit “Remzi Ademaj”.

Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal në Prizren, anëtari i NISMA-s, ishte prekur thellë nga ky rast.

Ai deklaroi se nuk mund të vazhdojë të mbajë pozitën e tij, duke theksuar se kishte kërkuar prej kohësh vendosjen e shenjave të trafikut në atë zonë, por institucionet kishin dështuar të veprojnë.

“Kur fjalët nuk mjaftojnë, veprat flasin. Përgjegjësia institucionale mungoi. Për këtë arsye morale, sot deklaroj dorëheqjen time nga posti i anëtarit të Kuvendit”, tha ai./Klan Kosova/

Marketing

Kliko videonhttps://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Rritja e shpenzimeve përmbarimore dëmton financat e komunave në rajonin e Prizrenit

0

Komunat e Kosovës sipas një hulumtimi të Institutit GAP gjatë vitit 2024 janë përballur me rritje të lartë të shpenzimeve nga obligimet gjyqësore dhe përmbarimore. Në situatë të njëjtë janë gjendur edhe komunat e rajonit të Prizrenit. Madje hulumtimi tregon se Komuna e Suharekës për këtë çështje është detyruar që të kërkojë mbështetje nga niveli qendror.

Shpenzimet përmbarimore, sipas raportit “Në kërkim të zgjidhjes: Problemet përmbarimore në komuna” të Institutit GAP janë rritur ndjeshëm në të gjitha komunat, pavarësisht madhësisë së tyre.

Pagesat nga buxheti i komunave për vitin 2024 përmes Thesarit në bazë të detyrimeve gjyqësore respektivisht përmbarimore sipas të dhënave të Institutit GAP, në Komunën e Prizrenit nga 4,023,424 euro në vitin 2023 janë rritur në 5,573,248 euro apo për 38 % më shumë.

Në Komunën e Suharekës nga 615,959 euro në vitin 2023 janë rritur  në 4,133,857 euro apo  571 % më shumë.

Edhe në Komunën e Dragashit nga 483,498 euro në vitin 2023 janë rritur në 938,113 euro apo  94 % më shumë.

 

Ndërkaq në Komunën e Mamushës nga 1,449 euro në vitin 2023 janë rritur në 51,323 apo 3,443 % më shumë.

Obligimet përmbarimore, sipas raportit, nuk kanë rrjedhur vetëm nga kontrata kolektive në arsim, por edhe nga marrëveshje të ngjashme në shëndetësi. Gjithashtu, gjatë periudhës së fundit ka ndikuar edhe një vendim i Qeverisë së Kosovës i vitit 2008, i cili parasheh pagesë shtesë për të punësuarit në sektorin e arsimit, bazuar në nivelin e kualifikimit. Përveç mësimdhënësve, kompensime nga gjykata po realizojnë edhe shërbyesit civilë, veçmas për shujta, pagesë mbi bazë të inflacionit dhe shpenzimet për transport.

/

 

 

“Kjo gjendje, ku shpenzimet përmbarimore janë të larta, madje duke tejkaluar edhe totalin e të hyrave vetanake, i kufizon seriozisht komunat në mundësinë për të realizuar investime kapitale. Komunat mbesin me mjete të pamjaftueshme në dispozicion për projekte zhvillimore, si ndërtimi i infrastrukturës, renovimi i shkollave, përmirësimi i shërbimeve komunale apo investimet në zhvillim ekonomik lokal. Kjo e vështirëson mundësinë e komunave për të përmbushur nevojat e qytetarëve dhe për të ndikuar në përmirësimin e cilësisë së jetës”, thuhet mes tjerash në raport. /Telegrafi

Lela fotografohet veç në bikini, ekspozon gjoksin ‘bombastik’

0

Ish-banorja e Big Borther Vip Kosova, Lela Seferi po vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale.

Ajo vazhdimisht publikon imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj, raporton IndeksOnline.

Bukuroshja nga Drenica ka ngritur temperaturat në me postimin e fundit në Instagram.

E veshur më bikini, Lela ka vë në pah gjoksin e saj bombastik.

Marketing

Kliko videonhttps://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465