17.1 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026
Home Blog Page 479

‘Dielli ynë’ feston një vit me hapje solemne simbolike në Prizren

0

Me rastin e njëvjetorit të funksionimit, sot u zhvillua hapja solemne në formë simbolike e institucionit parashkollor “Dielli ynë”, i vendosur në lagjen “Bajram Curri” në Prizren.

Sipas komunës, ky institucion ofron një hapësirë të sigurt dhe kreative për fëmijët e lagjes, ku ata mund të zhvillohen dhe edukohen në një mjedis të ngrohtë, të mbështetur nga profesionistë të përkushtuar.

“Me aktivitete argëtuese dhe mësimore, ‘Dielli ynë’ tashmë është një dritë e re për të ardhmen e fëmijëve të lagjes,” theksohet në njoftimin e Komunës së Prizrenit./PrizrenPress.com

Marketing

Kliko videon:  https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Latifi: Ushqimi për pacientët me dializë në Rahovec nuk ka munguar asnjëherë

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka sqaruar në mbledhjen e Kuvendit Komunal çështjen e ushqimit për pacientët që marrin trajtim në repartin e hemodializës në këtë komunë. Ai tha se pacientët kanë pasur ushqim në vazhdimësi dhe se komuna ka marrë përsipër shumicën e shpenzimeve të këtij reparti, raporton Ekonomia Online.

“Është me rëndësi që të ketë sqarim për një çështje me rëndësi, e cila ishte aktuale para sa ditësh. Çështja e ushqimit për pacientët e hemodializës, është mirë që të sqarohet. Drejtoria për shëndetësi e ka sqaruar. E vërteta është kjo, e vërteta zyrtare, e vërteta që është vështirë që të demantohet ose të thuhet ndryshe. E para, pacientët nga fillimi deri tani kanë pasur ushqim”, tha Latifi.

Ai theksoi se funksionimi i këtij reparti është mundësuar me ndihmën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe se në baza mujore kryhen qindra procedura dialize.

“Kemi mbërritë që ta hapim me ndihmën e Ministrisë së Shëndetësisë, që ky repart të hapet. Numri i pacientëve që marrin shërbime, në javë kryhen 54 dializa, në muaj 216 dializa. Ky repart është në kompetencë të plotë në Spitalin Rajonal të Prizrenit”, tha ai.

Latifi shtoi se një pjesë e konsiderueshme e kostove të funksionimit të repartit mbulohen nga komuna, përfshirë edhe ushqimin për pacientët.

“Ne si komunë ne e paguajmë rrymën, ujin ne e paguajmë, shpenimet e derivateve për pacientë janë tonat. Analizat për pacientët ne i bëjmë, barnat për pacientë ne i bëjmë. Marrëveshjen me mjekun është bërë në koordinim me Spitalin Rajonal edhe MSH. Mirëmbajtja e objektit janë tonat. Kemi marrë përsipër që ne me siguruar ushqim. Në baza humane ne kemi gjetur zgjidhje, kemi marrë shujta në vlerën e 3,50 euro në Rahovec. Dokumentet ekzistojnë, faturat ekzistojnë. Ajo shumë është 2 mijë euro. Ajo ka qenë humanitare, ne e kemi planifikuar në plan të prokurimit për këtë vit të kemi një kontratë për një marrëveshje që për një vit me siguruar ushqim. Ne nuk kemi nënshkruar se nuk kemi pasur mjete financiare. Përseri kemi vazhdu që me ju dhënë ushqim pacientëve me dializë”, tha Latifi.

Marketing

Kliko videon:  https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Bici i Lirisë operohet me sukses

0

Lojtari i Lirisë së Prizrenit, Bujar Bici, ka përfunduar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale pas frakturës në hundë që pësoi gjatë një seance stërvitore disa ditë më parë, raporton PrizrenPress.

Operacioni u krye me sukses. Nga klubi është bërë e ditur se Bici është në gjendje të mirë shëndetësore dhe me moral të lartë për t’u rikthyer sa më parë në fushë.

“Lojtari ynë i përkushtuar, Bujar Bici, i cili kishte pësuar një frakturë në hundë pak kohë më parë gjatë stërvitjes, sot ka përfunduar me sukses operacionin. Ne, si FC Liria, i urojmë shërim të plotë dhe një kthim sa më të shpejt në fushë”, thuhet në reagimin e klubit./PrizrenPress.com

Marketing

Kliko videon:  https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Arrestohet një shtetas i Serbisë në Vërmicë, tentoi të korruptonte zyrtarin policor

0

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikën kufitare të Vërmicës pasi kishte tentuar t’i japë ryshfet zyrtarit policor të Kosovës.

Ai ishte me kamion me targa të Serbisë dhe gjatë dhënies së dokumentacionit i ka ofruar edhe një kartëmonedhë si ryshfet.

Policia tha se ai është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje.

“PKK-Vërmicë / 29.05.2025-14:25.  Është arrestuar i dyshuari shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar automjetin-kamionin me targa të Serbisë,  gjatë kontrollit në hyrje bashkë me dokumentacion ka ofruar edhe një kartëmonedhë si ryshfet. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa kartëmonedha është konfiskuar së dëshmi materiale”, tha policia.

Marketing

Kliko videonhttps://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Rasti i tentim grabitjes në Prizren, policia arreston të dyshuarin

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për një rast të grabitjes në tentativë.

Rasti ka ndodhur në Prizren, të mërkurën me 28 maj 2025, ndërkohë që Policia ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin të enjten me 29 maj 2025.

“Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Një ditë më parë, Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 8:00, me ç’rast një grua ka informuar zyrtarët policorë se për deri sa ka qenë në vendin e punës, një person i maskuar dhe nën kërcënim të armës-pistoletës ka tentuar të kryej grabitje.

Marketing

Kliko videonhttps://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Ndahet nga jeta mjeku që i shërbeu Prizrenit për katër dekada, Bajram Bajrami

0

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Bajram Bajrami, një prej mjekëve më të përkushtuar dhe të respektuar të Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.

Ai u largua nga jeta të enjten, më 29 maj 2025, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar profesionale dhe njerëzore.

I lindur më 17 mars 1959 në fshatin Novosellë, Dr. Bajrami përfundoi Fakultetin e Mjekësisë dhe më pas specializimin në Mjekësi Interne. Karrierën si mjek e nisi në vitin 1984 dhe qëndroi në shërbim të pacientëve deri në pensionimin e tij më 17 mars 2024.

Gjatë gjithë jetës profesionale, ai njihej për përkushtimin, korrektësinë dhe humanizmin në trajtimin e pacientëve.

“Dr. Bajram Bajrami ishte një koleg i dashur, profesionist i përkushtuar dhe njeri i jashtëzakonshëm. Ai ka lënë pas një trashëgimi të fortë të humanizmit dhe përkujdesjes ndaj të sëmurëve”, thuhet në një deklaratë nga Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.

Menaxhmenti, Reparti i Sëmundjeve të Brendshme, ku ai punoi për dekada, dhe gjithë stafi i spitalit kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e tij.

“Kujtimi për jetën dhe punën e Dr. Bajram Bajramit do të mbetet i gjallë në zemrat e të gjithë atyre që patën nderin ta njihnin dhe të punonin me të”./PP/

Marketing

Kliko videonhttps://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

 

Mbi 2 mijë gjoba e 30 të arrestuar gjatë 24-orëve në vend

0

Policia e Kosovës brenda 24-orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 148 gjoba trafiku në vend.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se gjithashtu kanë ndodhur 58 aksidente, përfshirë 23 aksidente me të lënduar dhe 35 me dëme materiale.

Njëherësh janë arrestuar 30 persona si dhe 25 janë dërguar në mbajtje.

Marketing

Kliko videonhttps://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Aksident në Duhël, ka të lënduar

0

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Duhel.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa rasti është konfirmuar nga autoritetet kompetente.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës, autoambulanca dhe njësiti i zjarrfikësve.

Të lënduarit janë transportuar për trajtim mjekësor, ndërkohë që Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.

 

Marketing

Kliko videon:  https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Pas 14 viteve karrierë, Drilon Hodaj i jep fund rrugëtimit si futbollist

0

Sot, Drilon Hodaj ka njoftuar se po i jep fund karrierës së tij si futbollist aktiv, pas 14 viteve të mbushura me përkushtim, sakrificë dhe emocione të forta në fushën e blertë.

“Sot është një nga ato ditë kur emocionet janë të forta dhe fjalët mezi dalin nga zemra. Pas 14 viteve të mbushura me sfida, fitore dhe përjetime të paharrueshme, po i jap fund rrugëtimit tim si futbollist aktiv”, shkruan Hodaj, në një postim prekës, raporton PrizrenPress.

Ai kujtoi me mall ditët e para me fanellën e KF Lirisë dhe momentet që kanë shënuar rrugëtimin e tij profesional.

“Që nga dita e parë kur vesha fanellën e KF Lirisë, e deri më sot, kam përjetuar gjithçka që një futbollist mund të ëndërrojë – momente magjike, fitore të mëdha, humbje të dhimbshme, dhe mbi të gjitha, një dashuri të pakufishme për lojën që më ka formuar si njeri”, kujtoi Hodaj.

Megjithëse do të donte të vazhdonte më tej, dëmtimet kanë luajtur rolin e tyre.

“Fatkeqësisht, dëmtimet e rënda dhe të njëpasnjëshme më detyruan të ndalem këtu. Por krenaria për gjithçka që kam përjetuar dhe dhënë për këtë fanellë është më e madhe se çdo dhimbje”, tha ai

Hodaj nuk harroi të falënderojë klubin dhe tifozët që kanë qenë gjithmonë pranë tij.

“Faleminderit KF Liria për çdo mundësi, besim dhe kujtim të paharrueshëm. Një falënderim i veçantë për tifozët e zjarrtë @arpagjikt_prizren, që gjithmonë na kanë mbështetur, në të mirë dhe në të keq – ju keni qenë zemra e këtij klubi dhe një burim i pashuar motivimi për mua personalisht”, u shpreh ai.

Edhe pse një kapitull po mbyllet, Hodaj e bën të qartë se nuk po largohet nga futbolli.

“Ky nuk është fundi i lidhjes sime me futbollin – është vetëm fillimi i një kapitulli të ri. Do të jem gjithmonë pranë futbollit, në një formë apo tjetër.”, deklaroi ai./PrizerenPress.com

Marketing

Kliko videon:  https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Drejtoresha Veselaj-Gutaj pranon çelësat e shkollës së re në lagjen “Dardania 2”

0

Sot, drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, pranoi zyrtarisht çelësat e shkollës së re në lagjen “Dardania 2”, raporton PrizrenPress.

Sipas komunës, ky objekt i ri arsimor është rezultat i një investimi të Bashkimit Evropian në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).

Shkolla, e ndërtuar sipas standardeve moderne evropiane, ka 24 dhoma mësimi, kabinete, laboratorë, si dhe hapësira për parashkollorë. Përveç kësaj, shkolla posedon edhe sallë për edukatë fizike dhe zyra administrative për personelin mësimor./PrizrenPress.com

Marketing

Kliko videon:  https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465