17.1 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026
Home Blog Page 480

Institucionet e drejtësisë në Prizren i bashkërendojnë veprimet për hetime më efikase

0

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka organizuar sot takim pune me Drejtorinë Rajonale të Policisë për rajonin e Prizrenit, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe rritjen e efikasitetit në veprimet e përbashkëta ndërinstitucionale. Në këtë takim morën pjesë Drejtori i Policisë Rajonale në Prizren kolonel Faton Alija, Komandantët e të gjitha stacioneve policore në Prizren, Suharekë, Dragash dhe Mamushë, Shefat e hetimeve, udhëheqësit e njësive të specializuara, si dhe prokuror nga kjo prokurori.

Kliko videonhttps://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Në fokus të takimit ishin shkëmbimi i informacionit, koordinimi në fazat e hetimit, si dhe përmirësimi i procedurave të përbashkëta që ndihmojnë në luftën kundër kriminalitetit.

Kryeprokurori Kryeziu, theksoi rëndësinë e një komunikimi të hapur, profesional dhe në kohë mes institucioneve, si faktor kyç për rritjen e besimit publik dhe funksionimin efikas të drejtësisë.

Ai, gjithashtu përmendi sfidat me të cilat ballafaqohet prokuroria në baza ditore për trajtimin e veprave penale të ndryshme, duke adresuar çështje për përmirësim gjatë veprimeve hetimore të policisë, por pa lënë anash edhe adresimin e vetë kritikave.

Po ashtu, Drejtori i Policisë Rajonale në Prizren kolonel Faton Alija, vlerësoi mbështetjen dhe bashkëpunimin me Prokurorinë e Prizrenit, duke shprehur gatishmërinë për bashkërendim të vazhdueshëm në të gjitha nivelet operative.

Gjatë këtij takimi u diskutua për hapa konkretë që synojnë harmonizimin e veprimeve mes prokurorisë dhe policisë, me qëllim përmirësimin e cilësisë së hetimeve dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Takimi u konsiderua produktiv nga pjesëmarrësit, të cilët theksuan nevojën për vazhdimin e kësaj qasjeje bashkëpunuese për të garantuar që puna e këtyre institucioneve, përkatësisht e sistemit të drejtësisë të funksionojë në mënyrë transparente dhe në përputhje me standardet më të larta ligjore.

Kuvendi i Prizrenit shtyn votimin për Projekt-Rregulloren mbi varrezat e reja në Landovicë

0

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit të enjten kanë shqyrtuar Projekt-Rregulloren për Varrimin dhe Mirëmbajtjen e Varrezave të reja të Prizrenit në Landovicë, ndërkohë që procedura e votimit është shtyrë për javën tjetër me qëllim të plotësimit të këtij akti.

Përmbajtja aktuale e Projekt-Rregullores është prezantuar nga Ilir Rama, përfaqësues i operatorit konsulent, i cili ka theksuar se drafti është hartuar në përputhje me dispozitat e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe marrëveshjen e koncesionimit mes Komunës së Prizrenit dhe operatorit ekonomik.

Kliko videonhttps://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Karanfil Haxhillari i LVV-së është shprehur kategorik kundër kësaj rregulloreje pasi sipas tij në përmbajtjen e saj më shumë ka specifikime për koncesionimin sesa për mirëmbajtjen e varrezave.

“Kjo rregullore na kthen në situatën para vitit 2017, ku qytetarët obligohen të paguajnë për shërbimet e varrimit”, ka thënë Haxhillari. Ai ka përsëritur qëndrimin se kjo çështje nga një akt human po rikthehet në çështje biznesi.

“Nuk jam kundër hapësirës për varrezat e reja të qytetit. Por jam kundër formës së propozuar”, është shprehur Haxhillari, raporton Telegrafi.

Nënkryetari i Komunës, Kujtim Gashi ka theksuar se pas dy takimeve të zhvilluara me hisedarët është arritur pajtimi për disa ndryshime përkatësisht plotësime të draftit. Ai ka prezantuar pjesën dërmuese të tyre, duke sqaruar se Komuna do të vazhdojë pagesën e shërbimeve të varrimit, por se një gjë e tillë rregullohet me akt tjetër, meqë bëhet fjalë për subvencione.

Adrit Krasniqi nga PDK-ja ka theksuar se ky subjekt mbështet miratimin e këtij drafti me propozimet e paraqitura nga nënkryetari Gashi.

Por Haxhillari i LVV-së nuk është pajtuar me procedimin më tej të draftit.

Ngjashëm është shprehur edhe Haziz Hodaj i LDK-së, që ka kërkuar shtyrjen e kësaj pike, me qëllim të plotësimit të draftit. Edhe subjektet tjera kanë shprehur qëndrimin e njëjtë, raporton Telegrafi.

.

 

Në këtë situatë, nënkryetari Gashi ka rekomanduar që propozimi i plotësuar të shqyrtohet gjatë javës së ardhshme në vazhdimin e seancës, gjë për të cilën është arritur pajtimi verbal mes subjekteve politike.

Projekt-Rregullorja në fjalë përcakton kushtet, parimet dhe standardet për organizimin, rregullimin, mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e varrezave të reja në Landovicë të Prizrenit./ Telegrafi

Duda Balje thotë se nëse Fatmir Limaj kandidohet për kryetar parlamenti, do ta mbledhë partinë për të diskutuar

0

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, sot është pyetur nga gazetarët edhe për qëndrimin që do të mbajë nëse LVV do ta propozojë Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendit, shkruan Gazeta Express.

Balje ka thënë se një gjë e tillë nuk beson se do të ndodhë, megjithatë ka thënë se nëse do të propozohet Limaj, do të mbledh partinë dhe do të diskutojnë për qëndrimin që do të mbajnë.

“Unë nuk besoj që ka me qenë kandidat. Absolutisht nuk besoj. Kemi qëndrimin e kryeministrit që është shumë i qartë. Në rast se ndodh, kemi me folë me parti edhe kena me pa, por s’besoj që ka me qenë kandidat”, ka thënë Balje./Express/

Marketing

Kliko videonhttps://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Nga Liria e Prizrenit në majat e Evropës: Dijar Nikqi pranë transferimit te Westerlo në elitën belge

0

Dijar Nikqi po prek majat e karrierës. Futbollisti që luan në Ligën e Parë e Kosovës te Liria e Prizrenit ka gjasë të transferohet në superligën e futbollit belg.

Gazetari Lorik Gashi shkruan se Nikqi është në negociata me Westerlo.

Sipas burimeve, një delegacion belg pritet të mbërrijë nesër në Prizren për të diskutuar detajet e marrëveshjes.

Nëse palët pajtohen për kushtet e marrëveshjes, atëherë zyrtarizimi pritet të vijë shumë shpejt./PrizrenPress.com

Marketing

Kliko videon:  https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Klinikë Ndërkombëtare për Trajnerët e Gjeneratave të Reja me trajnerin e mirënjohur Arik Shivek

0

Federata e Basketbollit e Kosovës ka kënaqësinë të njoftojë se nga data 4 deri më 7 shtator 2025 do të organizojë Klinikën Ndërkombëtare për Trajnerët që punojnë me gjeneratat e reja, me fokus të veçantë në zhvillimin e lojtarëve U14.

Sipas FBK-së, kjo klinikë do të udhëhiqet nga eksperti ndërkombëtar Arik Shivek, një trajner i njohur me përvojë të gjatë në basketbollin evropian dhe zhvillimin e talenteve të rinj.

Aktiviteti do të mbahet në Prishtinë dhe synon të ofrojë përmbajtje praktike dhe teorike për trajnerët vendorë që janë të përkushtuar në ndërtimin e brezit të ardhshëm të lojtarëve.

Federata e Basketbollit e Kosovës shpreh mirënjohje të veçantë për FIBA dhe Olympic Solidarity dhe Komitetin Olimpik të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme dhe përkrahjen konkrete në realizimin e kësaj iniciative./PrizrenPress.com

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve me dyer të hapura e argëtim në Komunën e Suharekës

0

Komuna e Suharekës ka njoftuar se të premten do të organizojë Ditën e Dyerve të Hapura për fëmijët. Ky aktivitet realizohet për nder të 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Kryetari Bali Muharremaj ka pohuar se të premten nga ora 09:00, për fëmijët do të jetë një ditë e paharrueshme, me plot argëtim dhe aventura.

“Ejani të njiheni me institucionet tona lokale, të takoni policët tanë të guximshëm dhe zjarrfikësit tanë heroikë. Do ti takoni punëtorët e zellshëm, që e pastrojnë ambientin tonë që ju të luani në ambient sa më të shëndetshëm. Do ta takoni mjekun/en dhe infermierët tek autoambulanca dhe më s’do ta keni frikë, sepse ju jeni trima dhe trimëresha”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Muharremaj.

Sipas kryetarit të Suharekës fëmijët do të kenë mundësi që të njihen me shërbime të ndryshme të që ofrohen në Komunë, por edhe të shpërblehen me libra, dhurata dhe befasi tjera.

“Do të ketë lojëra, muzikë, kërcime dhe shumë argëtim”, ka bërë të ditur Muharremaj.

Marketing

Kliko videonhttps://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Zhegrova, afër transferimit te Napoli

0
Ylli kosovar Edon Zhegrova pritet të bëhet transferimi i parë i kampionit të Italisë, Napolit, në afatin kalimtar të verës.

Shuma e transferimit të tij nga Lille pritet të kap shifrën e 25 milionë eurove. 26-vjeçari ka qenë nën vëzhgim të veçantë nga klubi italian për një kohë të gjatë.

Siç raporton “Radio Kiss Kiss” e Napolit, futbollisti kosovar i është rrëfyer një menaxheri në një restorant italian.

Sipas stacionit radiofonik, Zhegrova thuhet se ka thënë: “Jam një hap larg Napolit. Agjentët e mi po zgjidhin detajet e fundit”.

Përpos Zhegrovës, Napoli është afër marrëveshjes për transferimin e Kevin De Bryune, mesfushorit belg që do të largohet nga Manchester City si lojtar i lirë.

Marketing

Kliko videon:  https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Vetëvendosje alarmon për degradimin urban në Prizren

0

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren ka shprehur qëndrimin se në këtë qytet po vazhdon degradimi urbanistik dhe se institucionet duhet të ndërhyjnë në mënyrë urgjente.

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Sipas LVV-së, ndërtimet pa leje në Prizren po vazhdojnë me dijen e institucioneve përgjegjëse.

“Ndërtimet pa leje po vazhdojnë të shfaqen në mes të qytetit të Prizrenit, në mënyrë të hapur, para syve të qytetarëve dhe në dijeni të plotë të institucioneve përgjegjëse. Ky fenomen shqetësues përbën jo vetëm një shkelje të rregullave të planifikimit urban, por është një vepër penale, e cila kërkon përgjegjësi ligjore dhe institucionale”.

Ky subjekt politik ka theksuar se “mungesa e reagimit efikas ka inkurajuar shkelësit të vazhdojnë veprimtarinë e tyre duke kontribuar drejtpërdrejt në degradimin e strukturës urbane dhe mjedisore të qytetit, i cili gëzon status të veçantë për shkak të trashëgimisë kulturore dhe historike”.

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

“Ftojmë të gjitha organet kompetente, përfshirë Komunën e Prizrenit, Inspektoratin, Policinë dhe në veçanti Prokurorinë Themelore në Prizren, që të veprojnë me urgjencë për ndalimin e këtyre ndërtimeve të paligjshme. Është koha që zotimet për ndalimin e degradimit urbanistik dhe mjedisor të përkthehen në veprime konkrete dhe të dukshme”, thuhet në reagim.

Qytetarët e Prizrenit, sipas LVV-së, meritojnë një qytet të planifikuar, të pastër dhe të mbrojtur nga ndërhyrjet e paligjshme që rrezikojnë trashëgiminë e përbashkët.

Lidhur me këtë çështje, deri në momentin e raportimit nuk ka pasur ndonjë koment nga organet komunale të Prizrenit.

Pas dy muajsh hetime, arrestohet i dyshuari për sulm seksual në Prizren

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas hetimeve të zhvilluara ka arrestuar një person të dyshimtë për sulm seksual.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti kishte ndodhur në Prizren, me 31 mars 2025, në ora 13:00, raporton Telegrafi.

“Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, më 28.05.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Marketing

Kliko videonhttps://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Komuna e Rahovecit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Postën e Kosovës dhe Policinë e Kosovës

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Postën e Kosovës dhe Policinë e Kosovës, përmes Drejtorit Rajonal të Policisë në Gjakovë, kolonelit Lumni Graishta, me qëllim të forcimit të rendit dhe sigurisë publike në komunë.

Marrëveshja parasheh shpërndarjen e gjobave të trafikut rrugor në adresat e qytetarëve përmes Postës së Kosovës, si një formë më efikase dhe e strukturuar e komunikimit zyrtar lidhur me shkeljet në komunikacion.

Ky shërbim synon të rrisë efikasitetin në zbatimin e masave ndëshkuese, të përmirësojë transparencën institucionale dhe të ndikojë në ngritjen e ndërgjegjësimit qytetar për respektimin e rregullave të trafikut.

Kjo iniciativë është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Komunës së Rahovecit për të garantuar një mjedis më të sigurt për të gjithë qytetarët.

Marketing

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren