15.9 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026
Home Blog Page 485

Dosja kundër grupit kriminal për grabitjen e armatosur te argjendaria ‘Diakos’ në Suharekë – ngritet aktakuza

0

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër grupit të dyshuar për grabitjen e armatosur më 22 nëntor 2023, në argjendarinë ‘Diakos’ në Suharekë.

Të dyshuarit ndaj të cilëve është ngritur aktakuza janë Korab Gashi (vëllai i të cilit, Dukagjin Gashi, ishte vrarë gjatë konfrontimit me Policinë), Bujar Basha, Besart Istrefi, Leotrim Cakolli dhe Trim Baraku

Sipas aktakuzës, të pandehurit K.B., B.B., dhe B.I., me datë 22.11.2023 në ora 15:45min në qytetin e Suharekës, në argjendarinë “D.“, me përdorim të forcës dhe kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër duke vepruar si anëtarë të grupit të armatosur, përvetësojnë pasurinë e luajtshme të personave tjerë – të dëmtuarve T.B., dhe A.B., me qëllim që t’i sjellin vetes dhe anëtarëve tjerë të grupit dobi pasurore të kundërligjshme.

“Të njëjtit, nisen me automjet në drejtim të Suharekës, dhe me të arritur në afërsi të argjendarisë “D”, e ndalojnë automjetin, dhe nga automjeti dalin të pandehurit K.B., B.B., dhe B.I., të shoqëruar me të ndjerin D.G., që të gjithë të armatosur dhe të maskuar, në atë mënyrë që i pandehuri B.B., i armatosur, pret jashtë objektit në rrugë,  ndërsa i pandehuri B.I., e kapërcen banakun e argjendarisë duke ia drejtuar armën të dëmtuarit A.B., dhe të njëjtin, e neutralizon në dhomën e pasme të argjendarisë, duke ia lidhur duart, e duke e mbajtur nën kanosje të armës.

Pastaj K.B., së bashku me D.G., fillojnë t’i thyejnë vitrinat, ku kanë qenë të vendosura stolitë e arit, dhe me shpejtësi të madhe e mbushin një thes, dhe me armë në duar dalin nga lokali. Të njëjtit, me shpejtësi nisen në drejtim të veturës, ku ishte duke i pritur i pandehuri B.B., i cili me të parë policinë shkrep disa herë në drejtim të tyre me pushkë gjysmë automatike. Më pas, të njëjtit vazhdojnë nga fshati Sopijë në drejtim të fshatit Budakovë, që lidhet me fshatin Jezerc të Komunës së Ferizajt, ku nga aty dalin nga automjeti, i marrin stolitë me vete, në sasi prej 3 kilogram e 71 gram, duke i shkaktuar të dëmtuarit T.B., dëm në vlerë prej 133,711.34 euro.” – thuhet në dosje.

Të njëjtit, pastaj hipin në dy automjete të tjera, dhe nisen në drejtim të Prishtinës, ku njëri nga automjetet ndalet në afërsi të argjendarisë “B.” në Prishtinë, dhe arin e  grabitur e dorëzojnë në lokalin e T.B., për ta fshehur dhe pastaj për ta larguar nga aty. Me këto veprime, të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Grabitja” sipas KPRK-së.

“Ndërsa, i pandehuri L.C., prej mesit të muajit Nëntor të vitit 2023, e deri në momentin e arrestimit me datën 30.11.2023, me dashje i ndihmon të pandehurit B.B., B.I., K.B., dhe D.G., për kryerjen e veprës penale të grabitjes, ashtu që i jep premtim paraprak se do t’i fshehë provat e kryerjes së veprës penale dhe të pandehurit.

Në anën tjetër, i pandehuri T.B., prej mesit të muajit Nëntor të vitit 2023, e deri në momentin e arrestimit 30.11.2023 me dashje ndihmon të pandehurit e lartpërmendur, për kryerjen e veprës penale të grabitjes. I njëjti, në argjendarinë e tij “B.” e cila gjendet në Prishtinë, pranon nga të pandehurit B.B., dhe të tjerët, stolitë e arit të grabitura në peshë prej 3 kilogram e 71 gram, duke i fshehur fillimisht në kasafortën e vet, e pastaj pjesën më të madhe e ka dërguar në drejtim të panjohur. Me këto veprime, secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale të grabitjes” sipas KPRK-së.”.

Po ashtu, të pandehurit B.I., B.B., dhe T.B., secili veç e veç, kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Prokurori i rastit ka propozuar që të bëhet konfiskimi i përhershëm i mjeteve me të cilat janë kryer veprat penale të lartëcekura, si dhe gjësendet e përfituara përmes kryerjes së veprës penale, dhe atë: një mori armësh të kalibrave të ndryshëm, karikatorë, fishekë, stoli ari ngjyrë të verdhë 439.6 gr., stoli të ndryshme ari 1969.55 gr., stoli argjendi 61.67 gr., bizhuteri të ndryshme 1690.14 gr., para të gatshme në vlerë prej 3.178.58 €, vetura të markave të ndryshme, telefona etj.

Gjithashtu, prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

 

 

Kryetari i LDK-së në Prizren, Selmanaj, bën homazhe për 27 martirët e masakrës së Tusuzit

0

Sot, në përvjetorin e masakrës së Tusuzit, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Driton Selmanaj, ka bërë homazhe duke nderuar 27 martirët, burra dhe gra, që nuk u larguan nga shtëpitë e tyre përballë mizorive të pushtuesve serbë.

Në këtë solemnitet, Selmanaj u shpreh se “janë këta martirë që na mësojnë çdo ditë se çfarë do të thotë guxim, dashuri për vendin dhe sakrificë e pastër. Kosova e lirë është ndërtuar mbi gjakun dhe dhimbjen e tyre, mbi kujtimin që nuk do të shuhet kurrë”.

Ai theksoi rëndësinë e kujtimit të tyre si themel për shtetin e pavarur të Kosovës.

“Ata që ranë për lirinë e Kosovës janë themeli mbi të cilin u ndërtua shteti ynë i pavarur. Zëri ynë për drejtësi nuk do të heshtë kurrë. Do të vazhdojmë të kërkojmë të vërtetën dhe drejtësinë për të gjitha krimet e kryera ndaj atyre që ëndërruan dhe luftuan për një Kosovë të lirë”.

Homazhet u zhvilluan pranë vendit të masakrës, duke kujtuar sakrificën e njerëzve që dhanë jetën për lirinë e vendit./PP/

Marketing

Haradinaj: Drejtësia për Masakrën e Tusuzit është përgjegjësi e përhershme institucionale dhe kombëtare

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar viktimat e Masakrës së Tusuzit në Prizren.

Sipas tij në lagjen Tusuz të Prizrenit më 26 maj 1999 janë ekzekutuar 27 shqiptarë të pafajshëm.

“Të vetëdijshëm se po e humbnin luftën, në fundin e majit të vitit 1999, forcat serbe e shtuan egërsinë e tyre mbi shqiptarët në Kosovë. Në lagjen Tusuz të Prizrenit, vetëm pak javë para çlirimit, u ekzekutuan mizorisht 27 shqiptarë të pafajshëm dhe u dogjën mbi 250 shtëpi”, ka shkruar Haradinaj në rrjetet sociale, raporton Telegrafi.

Ai ka theksuar se Kosova ka paguar një çmim të lartë për liri, dhe se drejtësia për krimet serbe është një përgjegjësi e përhershme institucionale dhe kombëtare.

“Kosova ka paguar çmim të lartë për liri. Sot, dhe çdo ditë, është përgjegjësi e jona ta çojmë drejtësinë në vend për ndëshkimin e të gjitha krimeve serbe”, është shprehur lideri i AAK-së.

Marketing

Shtetasi i Shqipërisë tenton t’u japë ryshfet policëve në Vërmicë

0

Një shtetas i Shqipërisë është shoqëruar për intervistim pasi ka tentuar t’i japë ryshfet zyrtarëve policorë në Vërmicë.

Të dyshuarit i janë sekuestruar dokumentet për t’u paraqitur më 26 maj para prokurorit.

Ai është liruar në procedurë të rregullt.

“DHËNIE RYSHFETI- SPK-Vërmicë / 25.05.2025 – 08:45. Është shoqëruar për intervistim i dyshuari shtetas i Shqipërisë i cili kishte tentuar tu jap ryshfet zyrtarëve policor, në konsultim me prokurorin, të dyshuarit i janë  sekuestruar dokumentet (pasaporta dhe libreza e automjetit), për tu paraqitur me datë 26.05.2025 para prokurorit kompetent. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.”

Marketing

Ish-kryetari i Lirisë, Qemal Krasniqi me akuza të rënda ndaj gjyqtarit Alban Shala

0

Ish-kryetari i Lirisë së Prizrenit, Qemal Krasniqi   ka reaguar ndaj gjyqtarit Alban Shala, i cili të shtunën ndau drejtësinë në ndeshjen e barazhit, të Ligës së Parë, ndërmjet Vushtrrisë e Lirisë.

Pas ndeshjes, gjyqtari Shala u akuzua direkt nga klubi prizrenas për ndikim në lojë dhe rezultat, derisa Liria u mposht 1:3, në duelin e luajtur në Klinë.

Sipas Krasniqit, kjo nuk është hera e parë që gjyqtari Alban Shala ka dëmtuar skuadrën dhe futbollin kosovar, derisa ka ftuar FFK-në të marr masa.

Mëposhtë reagimi i plotë i Qemal Krasniqit:

Alban Shala – simbol i turpit dhe krimit në futbollin kosovar

Ajo që ndodhi në barazhin Liria – Vushtria nuk ishte referim, por krim sportiv i pastër, me emër dhe mbiemër: Alban Shala. Ky individ, që nuk ka as lidhje me drejtësinë në fushë, e dëmtoi rëndë dhe me paramendim klubin e qytetit të lidhjes shqiptare – FC Liria.

Alban Shala nuk është refer. Ai është turp për sportin, simbol i padrejtësisë dhe fytyra e asaj që po e shkatërron futbollin në Kosovë. Vendimet e tij të njëanshme, të qëllimshme dhe fyese nuk lanë dyshim: misioni i tij ishte që Liria të mos kalonte. Dhe këtë e bëri me cinizëm, arrogancë dhe pa kurrfarë përgjegjësie.

Por kjo nuk është hera e parë. Alban Shala dhe disa shokë të tij, të cilët mbajnë veshur petkun e referit, për çdo ditë po e shkatërrojnë imazhin e futbollit të Kosovës. Ne jemi dëshmitarë të rasteve të njëpasnjëshme, që ndodhën edhe javëve të kaluara, ku drejtësia sportive u nëpërkëmb dhe u përdhos nga njerëz që nuk e meritojnë të jenë pjesë e këtij sporti.

Federata e Futbollit e Kosovës nuk mund të qëndrojë më e heshtur. Ky është momenti për veprim, për pastrim të gjyqësorit sportiv nga individë si Alban Shala, të cilët po i vrasin pasionin, dinjitetin dhe besimin futbollit tonë.

Futbolli është garë, jo pazare !

Shkruar nga ish kryetari i FC Liris Qemal Krasniqi

Kurti:Restaurimi i trashëgimisë kulturore në Prizren, ndihmon turizmin dhe ekonominë

0

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka theksuar përparimet në ruajtjen dhe restaurimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Në Facebook, Kurti ka publikuar një shembull të restorimit të një shtëpie tradicionale në rrugën Marin Barleti, në Qendrën Historike të Prizrenit, duke theksuar se ky është vetëm një nga projektet që po realizohen.

Marketing

Mamusha ka shtrirë rrjetin elektrik në shumicën e tokës bujqësore

0

Mbi 90 për qind e tokës bujqësore në Mamushë është elektrifikuar. Kjo ka çuar në lehtësimin e punës fizike të bujqve në këtë komunë, duke përfituar në kohë dhe kosto. Ujitja e parcelave që dikur zgjaste me ditë të tëra, tani përfundon brenda dy orëve, thonë fermerët.

Kultivimi i perimeve në komunën e Mamushës është lehtësuar, falë investimeve që komuna ka bërë në shtrirjen e rrjetit elektrik në parcelat e serrave. Rryma u ka mundësuar atyre që ujitja të kryhet shumë lehtë edhe në terrenet ku deri më tani ishin lënë djerrë.

Bujku Sedat Thaqi thotë se, falë investimeve, është rritur edhe prodhimi ndërsa është zvogëluar kostoja.

Në parcelat e Nexhat Morinës, domatja do edhe pak kohë të dalë në treg. Ndryshe nga vitet e tjera, për të vaditur një serrë, tani duhet vetëm dy orë, ndërsa ky proces zgjaste me ditë të tëra thotë Morina.

Komuna për këtë projekt shpenzoi 600 mijë euro thotë Rruzhdi Mazrek, drejtor i Bujqësisë në këtë komunë.

Ky investim fermerëve të Mamushës mund t’iu ndihmojë edhe në mbajtjen e temperaturës në serra.

Deri më tani rrjeti elektrik në komunën e Mamushës është shtrirë në mbi 90% të sipërfaqes së tokës bujqësore që kryesisht është në serra./rtk

Marketing

Moti për pesë ditët e ardhshme – diell, vranësira dhe shi

0

Java e ardhshme parashihet me kushte të paqëndrueshme meteorologjike – diell, vranësira dhe shi.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë pesë ditëve të javës do të ketë ndryshime, me temperatura minimale nga 3-5 gradë Celsius deri në 18-21 gradë Celsius.

Edhe java e ardhshme parashihet me kushte të paqëndrueshme meteorologjike. Diell, vranësira dhe shi .

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

E hëne – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare..

E martë – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat nëpër disa vende të izoluara mund te sjellin ndonjë rigë shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

E mërkurë – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende –vende mund te sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5- 8gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

E enjte – Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.

E premte – Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu . Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

Teuta Selimi s’përmbahet më, e ofendon rëndë ish-bashkëshortin e saj, flet me plot zhgënjim e urrejtje

0

Këngëtarja e njohur e muzikës shqipe, Teuta Selimi, e cila prej vitesh është ndër zërat më të dashur të publikut, vazhdon të jetë tejet aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente nga përditshmëria e saj, përfshirë imazhe personale, projekte muzikore, reflektime jetësore dhe herë pas here, edhe mendime që ngjallin debat dhe kureshtje në publik.

Së fundmi, një postim i saj në Instagram ka tërhequr vëmendjen e shumë ndjekësve dhe ka ngjallur reagime të ndryshme në rrjete sociale.

Këngëtarja, e cila njihet për stilin e saj të drejtpërdrejtë por edhe diplomatik kur bëhet fjalë për çështje personale apo profesionale, ka ndarë me ndjekësit një thënie të vjetër popullore shqiptare që shpesh përdoret në raste kur dikush ndjen se është tradhtuar apo lënë në baltë nga njerëz të afërt.

“Qeni i keq ta bjen ujkun në torishtë”, ka shkruar Teuta në një Instastory, pa dhënë asnjë sqarim shtesë, emër apo kontekst konkret se kujt mund t’i jetë drejtuar kjo thënie.

Kjo shprehje popullore, e njohur gjerësisht në trevat shqipfolëse, përdoret për të përshkruar situata ku një njeri që supozohet të jetë i besueshëm – një mik, bashkëpunëtor apo pjesëtar i afërt i rrethit të ngushtë – sjell dëme apo rrezik më të madh sesa një armik i jashtëm.

Me fjalë të tjera, thuhet kur dikush nga brenda e hap derën për t’i hyrë rrezikut nga jashtë. Në këtë kontekst, përkthimi figurativ i shprehjes nënkupton se “qeni i keq”, i cili duhet të ruajë torishtën (kullotën), në vend që ta mbrojë, e tradhton këtë besim dhe i sjell “ujkun” – pra rrezikun.

Për shkak të mënyrës së vagullt dhe të tërthortë me të cilën është dhënë kjo thënie, shumë ndjekës janë përpjekur të deshifrojnë mesazhin e saj dhe të kuptojnë se për kë mund të jetë drejtuar ky “thumb”.

Komentet e publikut kanë qenë të shumta, disa duke i dhënë të drejtë këngëtares që ndoshta po shpreh një zhgënjim të vonshëm ndaj dikujt, e të tjerë duke sugjeruar se mund të jetë fjala për ndonjë bashkëpunëtor që i ka sjellë telashe në prapaskenë.

Teuta Selimi nuk ka bërë ndonjë deklaratë sqaruese lidhur me këtë postim, duke i lënë të hapura të gjitha mundësitë për interpretim.

Kjo strategji nuk është e re për personazhet publikë: shpesh, figura të njohura përdorin mënyra të tërthorta për të shprehur pakënaqësitë e tyre apo për të dërguar mesazhe indirekte, me qëllim që të mos përfshihen drejtpërdrejt në polemika të hapura, por njëkohësisht të shpërfaqin ndjesitë e tyre para publikut që i ndjek nga afër.

Ndërkohë, fansat e saj të shumtë vazhdojnë të spekulojnë në komentet e rrjeteve sociale, ndërsa disa media rozë tashmë kanë filluar të bëjnë lidhje mes kësaj thënieje dhe disa zhvillimeve të fundit në jetën personale apo artistike të këngëtares.

A është ky një reagim ndaj ndonjë zhgënjimi personal, një tradhtie profesionale, apo thjesht një reflektim mbi besimin dhe njerëzit përreth saj – kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim.

Pavarësisht se kujt mund t’i jetë drejtuar ky mesazh, një gjë është e qartë: Teuta Selimi, përveçse me zërin e saj, di të tërheqë vëmendje edhe përmes fjalëve të zgjedhura me kujdes.

Dhe kur ato vijnë të mbështjella me mençurinë e popullit, ato marrin edhe më shumë peshë në sytë e publikut./ORAinfo/

Malisheva në Evropë, Llapi në barazh e Suhareka bie nga Superliga

0

Malisheva ka siguruar kualifikimet për fazën e parë të Conference League, Llapi barazhin e Suhareka ka rënë nga Superliga.

Të dielën është zhvilluar xhiro e 36-të e Superligës së Kosovës në futboll, ku të gjitha ndeshjet kanë qenë në një orar.

Kësisoji Drita e ka mbyllur kampionatin në vendin e parë me 74 pikë e Feronikeli në vendin e fundit me 15 pikë.

Malisheva ka arritur të marrë një barazim të rëndësishëm 2:2 në transfertë ndaj Prishtinës. Pas pjesës së parë, mysafirët kanë qenë në epërsi 2:0 falë një autogoli të Diar Halilit dhe golit të Drilon Hazrollajt. Megjithatë, Prishtina është rikthyer në pjesën e dytë me gola nga Sinan Kadiri dhe Ronald Sobowale, duke barazuar rezultatin.

Me këtë pikë, Malisheva përfundoi kampionatin me 53 pikë dhe ka siguruar kualifikimet për fazën e parë të Conference League.

Në ndeshjen tjetër, Llapi ka fituar 3:1 ndaj Dukagjinit në “Zahir Pajaziti”. Golat për llapjanët janë shënuar nga Ahmed Januzi në minutat 11-të dhe 39-të, ndërsa Dukagjini ka ngushtuar diferencën në minutën e 61-të përmes Erlis Xhemajlit. Arianit Hasani e ka shënuar golin vendimtar në minutën e 66-të për 3:1.

Me këtë fitore, Llapi mbylli sezonin në vendin e tetë me 47 pikë dhe tani do të luajë në barazh për mbetjen në Superligë kundër Vushtrrisë nga Liga e Parë.

Derbi lokal në Suharekë mes Ballkanit dhe Suharekës ka përfunduar me barazim 2:2. Ky rezultat ka qenë fatkeq për Suharekën, e cila përfundon në vendin e nëntë me 43 pikë dhe rrjedhimisht bie nga Superliga, duke u kthyer në Ligën e Parë për sezonin e ardhshëm.

REZULTATET:

Drita – Feronikeli – 4-1

Ferizaj – Gjilani – 2-2

Llapi – Dukagjini – 3-1

Prishtina – Malisheva – 2-2

Suhareka – Ballkani – 2-2

Marketing