14.7 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026
Home Blog Page 486

Teuta Selimi s’përmbahet më, e ofendon rëndë ish-bashkëshortin e saj, flet me plot zhgënjim e urrejtje

0

Këngëtarja e njohur e muzikës shqipe, Teuta Selimi, e cila prej vitesh është ndër zërat më të dashur të publikut, vazhdon të jetë tejet aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente nga përditshmëria e saj, përfshirë imazhe personale, projekte muzikore, reflektime jetësore dhe herë pas here, edhe mendime që ngjallin debat dhe kureshtje në publik.

Së fundmi, një postim i saj në Instagram ka tërhequr vëmendjen e shumë ndjekësve dhe ka ngjallur reagime të ndryshme në rrjete sociale.

Këngëtarja, e cila njihet për stilin e saj të drejtpërdrejtë por edhe diplomatik kur bëhet fjalë për çështje personale apo profesionale, ka ndarë me ndjekësit një thënie të vjetër popullore shqiptare që shpesh përdoret në raste kur dikush ndjen se është tradhtuar apo lënë në baltë nga njerëz të afërt.

“Qeni i keq ta bjen ujkun në torishtë”, ka shkruar Teuta në një Instastory, pa dhënë asnjë sqarim shtesë, emër apo kontekst konkret se kujt mund t’i jetë drejtuar kjo thënie.

Kjo shprehje popullore, e njohur gjerësisht në trevat shqipfolëse, përdoret për të përshkruar situata ku një njeri që supozohet të jetë i besueshëm – një mik, bashkëpunëtor apo pjesëtar i afërt i rrethit të ngushtë – sjell dëme apo rrezik më të madh sesa një armik i jashtëm.

Me fjalë të tjera, thuhet kur dikush nga brenda e hap derën për t’i hyrë rrezikut nga jashtë. Në këtë kontekst, përkthimi figurativ i shprehjes nënkupton se “qeni i keq”, i cili duhet të ruajë torishtën (kullotën), në vend që ta mbrojë, e tradhton këtë besim dhe i sjell “ujkun” – pra rrezikun.

Për shkak të mënyrës së vagullt dhe të tërthortë me të cilën është dhënë kjo thënie, shumë ndjekës janë përpjekur të deshifrojnë mesazhin e saj dhe të kuptojnë se për kë mund të jetë drejtuar ky “thumb”.

Komentet e publikut kanë qenë të shumta, disa duke i dhënë të drejtë këngëtares që ndoshta po shpreh një zhgënjim të vonshëm ndaj dikujt, e të tjerë duke sugjeruar se mund të jetë fjala për ndonjë bashkëpunëtor që i ka sjellë telashe në prapaskenë.

Teuta Selimi nuk ka bërë ndonjë deklaratë sqaruese lidhur me këtë postim, duke i lënë të hapura të gjitha mundësitë për interpretim.

Kjo strategji nuk është e re për personazhet publikë: shpesh, figura të njohura përdorin mënyra të tërthorta për të shprehur pakënaqësitë e tyre apo për të dërguar mesazhe indirekte, me qëllim që të mos përfshihen drejtpërdrejt në polemika të hapura, por njëkohësisht të shpërfaqin ndjesitë e tyre para publikut që i ndjek nga afër.

Ndërkohë, fansat e saj të shumtë vazhdojnë të spekulojnë në komentet e rrjeteve sociale, ndërsa disa media rozë tashmë kanë filluar të bëjnë lidhje mes kësaj thënieje dhe disa zhvillimeve të fundit në jetën personale apo artistike të këngëtares.

A është ky një reagim ndaj ndonjë zhgënjimi personal, një tradhtie profesionale, apo thjesht një reflektim mbi besimin dhe njerëzit përreth saj – kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim.

Pavarësisht se kujt mund t’i jetë drejtuar ky mesazh, një gjë është e qartë: Teuta Selimi, përveçse me zërin e saj, di të tërheqë vëmendje edhe përmes fjalëve të zgjedhura me kujdes.

Dhe kur ato vijnë të mbështjella me mençurinë e popullit, ato marrin edhe më shumë peshë në sytë e publikut./ORAinfo/

Malisheva në Evropë, Llapi në barazh e Suhareka bie nga Superliga

0

Malisheva ka siguruar kualifikimet për fazën e parë të Conference League, Llapi barazhin e Suhareka ka rënë nga Superliga.

Të dielën është zhvilluar xhiro e 36-të e Superligës së Kosovës në futboll, ku të gjitha ndeshjet kanë qenë në një orar.

Kësisoji Drita e ka mbyllur kampionatin në vendin e parë me 74 pikë e Feronikeli në vendin e fundit me 15 pikë.

Malisheva ka arritur të marrë një barazim të rëndësishëm 2:2 në transfertë ndaj Prishtinës. Pas pjesës së parë, mysafirët kanë qenë në epërsi 2:0 falë një autogoli të Diar Halilit dhe golit të Drilon Hazrollajt. Megjithatë, Prishtina është rikthyer në pjesën e dytë me gola nga Sinan Kadiri dhe Ronald Sobowale, duke barazuar rezultatin.

Me këtë pikë, Malisheva përfundoi kampionatin me 53 pikë dhe ka siguruar kualifikimet për fazën e parë të Conference League.

Në ndeshjen tjetër, Llapi ka fituar 3:1 ndaj Dukagjinit në “Zahir Pajaziti”. Golat për llapjanët janë shënuar nga Ahmed Januzi në minutat 11-të dhe 39-të, ndërsa Dukagjini ka ngushtuar diferencën në minutën e 61-të përmes Erlis Xhemajlit. Arianit Hasani e ka shënuar golin vendimtar në minutën e 66-të për 3:1.

Me këtë fitore, Llapi mbylli sezonin në vendin e tetë me 47 pikë dhe tani do të luajë në barazh për mbetjen në Superligë kundër Vushtrrisë nga Liga e Parë.

Derbi lokal në Suharekë mes Ballkanit dhe Suharekës ka përfunduar me barazim 2:2. Ky rezultat ka qenë fatkeq për Suharekën, e cila përfundon në vendin e nëntë me 43 pikë dhe rrjedhimisht bie nga Superliga, duke u kthyer në Ligën e Parë për sezonin e ardhshëm.

REZULTATET:

Drita – Feronikeli – 4-1

Ferizaj – Gjilani – 2-2

Llapi – Dukagjini – 3-1

Prishtina – Malisheva – 2-2

Suhareka – Ballkani – 2-2

Marketing

 

Kadetët e Lirisë, kampionë në Ligën Rajonale të Prizrenit

0
Kadetët e Klubit Futbollistik Liria kanë treguar një sezon të jashtëzakonshëm në Ligën Rajonale të Prizrenit, duke e përfunduar kampionatin në vendin e parë.
Nën drejtimin e trajnerit Sinan Osmani, skuadra e të rinjve ka regjistruar një performancë mbresëlënëse: 14 fitore, vetëm 1 humbje dhe 2 barazime — bilanc ky që flet qartë për përgatitjen, disiplinën dhe potencialin e madh të kësaj gjenerate.
“Kjo është një gjeneratë që premton shumë. Ka talent, përkushtim dhe një frymë ekipore që na jep shpresë për të ardhmen e klubit”, shpreht trajneri Osmani.
Suksesi i kadetëve të Lirisë është jo vetëm një arritje për klubin, por edhe një tregues i qartë se investimi në akademinë e futbollit dhe zhvillimi i moshave të reja po jep frytet e veta.
“Kjo skuadër përfaqëson të ardhmen e futbollit prizrenas dhe mund të shërbejë si bërthama e së nesërmes për ekipin e parë të KF Liria”, deklaroi Osmani./PP/

30 ditë paraburgim ndaj avokatit, zyrtarit të gjykatës dhe qytetarit të dyshuar për “ushtrim ndikimi”

0

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, për avokatin B. P., zyrtarin e Gjykatës në Prizren, N. P., si dhe qytetarin B.K.

Tre të dyshuarit janë arrestuar më 22 maj nën dyshimin për “ushtrim ndikimi”.

Gjykata vlerësoi se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, duke marrë parasysh peshën e veprave penale, mënyrën dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale.

Në njoftim thuhet se të pandehurit tentuan t’i mashtrojnë viktimat kinse duke ushtruar ndikim në vendimmarrje të prokurorit.

“…ku të pandehurit tregojnë këmbëngulësi në kryerjen e veprës, aq sa përveç komunikimeve fizike dhe telefonike, ata tentojnë ti mashtrojnë viktimat se kinse janë duke ushtruar ndikim të drejtpërdrejtë në vendimmarrje të prokurorit të shtetit, të cilëve u kërkojnë të holla me të cilat arrestohen në flagrancë”, thuhet në njoftim.

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Sipas Gjykatës, i pandehuri B.K. rezulton se ka të kaluar kriminale, me të paktën 13 vepra të kryera.

“Po ashtu duke marrë parasysh pozitat që kanë mbajtur për kohë të gjatë në një rreth të ngushtë siç është qyteti i Prizrenit, afërsinë shoqërore pa përjashtuar edhe atë miqësore që kanë me zyrtarë, të njëjtit do të pengojnë rrjedhën e procedurës penale, duke ndikuar drejtpërdrejtë në dokumentacionin dhe në dëshmitarë, të cilët i njohin personalisht, shto këtu faktin se në bazë të dhënave nga data baza policore i pandehuri B. K. rezulton me të kaluar kriminale, të njëjtit i figurojnë 16 vepra penale, nga këto 13 vepra penale – mashtrimi, ndërsa dy të pandehurit mbanin pozita në sistem të drejtësisë (avokat dhe zyrtar i gjykatës në Prizren)”, thuhet në njoftim.

Më këto veprime, të tre të pandehurit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Ushtrim ndikimi”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurve, duke i marrë për bazë të gjitha ato që u thanë më lart, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale”, njofton Gjykata.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Dështon edhe përpjekja e 21-të për konstituimin e Kuvendit|

0

Për herë të 21-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi sërish nga subjektet politike parlamentare të cilat nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit që ta bëjnë këtë, por propozime nuk pati.

Në sallë ishin 90 deputetë.

Kryesuesi procedoi me votimin e komisionit me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, për të cilin votuan pro 53 deputetë, ndërsa 1 kundër dhe abstenime nuk pati.

Në këto rrethana, kryesuesi Avni Dehari njoftoi se Kuvendi do të vijojë punimet e seancës konstituive më 27 maj, në orën 11:00.

Policia shqiptoi për 24 orë, 1326 gjoba në trafik

0

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1326 gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 34 kanë qenë me lëndime, ndërsa 37 me dëme materiale.

Policia njofton se janë arrestuar 21 persona, ndërkaq 12 të tjerë janë dërguar në mbajtje, kurse 4 persona u dërguan në vuajtje të dënimit.

Suharekë: Rrahu vajzën dhe gruan, lëshohet në ‘procedurë të rregullt’

0

Në Suharekë, babai rrahu vajzën dhe gruan e tij. Vajza e lajmëroi rastin në polici, për dhunë fizike.

Sipas Policisë, të dyshuarit iu gjet edhe pushkë, por ai pas intervistimit në polici u lëshua në ‘procedurë të rregullt’.

“Suharekë 24.05.2025, 11:30. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se babai i saj i dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe nënës së saj. Në vendim e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore e cila ishte e dëmtuar. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë./PrizrenPress.com

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Vajzat e Junior 06, kampione të Kosovës për grupmoshën U16 në basketboll

0

Pas triumfit në Kupën e Kosovës, Junior 06 ka shënuar edhe një sukses tjetër.

Vajzat e trajnerit Ramush Rashiti kanë triumfuar në ndeshjen e tretë finale të “play-offit” kundër skuadrës Peja 03 me rezultat 78:49 dhe kësisoj janë shpallur kampione të Kosovës për edicionin 2024-2025 .

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Liria shpërthen pas humbjes në barazh: Ndeshja nuk u vendos në fushë – arbitri deformoi gjithçka

0

Pas humbjes 3:1 ndaj Vushtrrisë në gjysmëfinalen e barazhit për Superligë, Liria e Prizrenit ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si u drejtua ndeshja nga gjyqtari Alban Shala, duke e konsideruar referimin si “të paprecedent dhe thellësisht skandaloz”.

Në deklaratën e klubit thuhet: “Patëm një ndeshje të rëndësishme sot – por ajo nuk u vendos në fushë, siç duhet të ndodhë në një garë sportive. U dëmtuam rëndë nga një referim i paprecedent dhe thellësisht skandaloz, i cili i mohoi ekipit tonë një ndeshje të drejtë dhe të barabartë”, përcjell PrizrenPress.

Sipas Lirisë, gjyqtari kryesor ishte faktor përcaktues që devijoi krejtësisht rrjedhën e ndeshjes: “Alban Shala mori rolin kryesor, jo si garant i rregullave të lojës, por si faktor përcaktues që me vendime të padrejta dhe të pakuptimta, e deformoi tërësisht rrjedhën e ndeshjes. Kjo nuk është më çështje e një gabimi njerëzor – është një goditje e rëndë ndaj vetë parimeve të sportit dhe garës së ndershme”.

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Klubi vlerëson punën dhe përkushtimin e futbollistëve, stafit dhe tifozëve, por thotë se gjithçka është zbehur nga padrejtësia në fushë: “Ky episod është një plagë për futbollin. Lojtarët japin gjithçka në fushë, stafi punon pa ndalesë për përgatitjen e skuadrës, dhe tifozët qëndrojnë besnikë në çdo situatë. Por, kur puna dhe përkushtimi i të gjithëve zbehet nga arbitra që nuk përfaqësojnë drejtësinë, atëherë kemi një problem serioz që nuk mund të kalojë pa reagim”.

Në fund, klubi njofton se nuk do të qëndrojë më i heshtur: “Nuk mund të heshtim më. Nuk mund të tolerojmë më. Kjo situatë kërkon përgjegjësi dhe reflektim”.

Dhe përmbyll me një mesazh ironik e të drejtpërdrejtë për arbitrin: “Ylli i ndeshjes? Fatkeqësisht, Alban Shala. Jo për një asist apo gol, por për ndikimin vendimtar dhe të dëmshëm që pati në rezultatin dhe imazhin e kësaj ndeshjeje”./PrizrenPress.com

Disa herë punime në 200 metra rrugë në aksin `De Rada` në Prizren

0

Assesi të gjejnë rehati banorët e një lagjeje në qytetin e Prizrenit, për shkak se brenda dy viteve, rruga “De Rada” rregullohet dhe sërish ka nevojë për riparim në këtë aks shumë të frekuentuar.

“Me rend qe dy vjet, bën vaki edhe më shumë, shtro, prishe, shtro, kërkush nuk dinë prej kësaj lagjes, prej kanaleve të zeza vjen kjo”, tha për RTK, banori Muhamet Previzaj.

“Vetëm shiko sa janë te punu, vitin e ardhshëm njëjtë ka me qenë, për zotin unë e mbaj mend nja dy a tri herë, sigurt tri herë”, tha Bashkim Rrahmani.

“Unë jam këtu që një muj, vjet kam qenë prap qetu, njeherë kanalizimi, po e bllokojnë komunikacionin”, tha Ibish Kabashaj, banor.

Disa nga banorët dhe udhëtarët thonë se kjo rrugë u asfaltua para gjashtë muajve.

“Para gjashtë muajve u rregullu, tash prap po prishet, zoti na ndihmoftë”, tha Ferat Qufta, banor i lagjes

Sipas drejtorit të Shërbimeve Publike në Prizren, Çelë Lamaj, në vitin 2024 Hidroregjioni Jugor me financimin e KFË-së gjermane, kanë ndërruar gypin e kanalizimit, i cili ka qenë i domosdoshëm.

“Ky aks rrugore, dikund 200 metra, është rregulluar, operatori ekonomik ka qenë i detyruar të kthejë në gjendjen e mëparshme, pasi i kanë kry punimet dhe është ri asfaltuar ai aks rrugorë, ka rezultuar që punimet nuk janë në nivelin e kënaqshëm”, tha Çelë Lamaj, drejtor i Shërbimeve Publike.

Operatorit ekonomik i është dhënë edhe një mundësi t’i korrigjojë punimet.

“Momentalisht janë bërë disa hapje, do të bëhet mbushja e atyre hapjeve, pastaj do të bëhet gërryerja e atij aksi komplet, dhe do të vendoset një shtresë asfalt e cila duhet më në fund të na e rehatojë atë rrugë”, tha Çelë Lamaj.

“Nëse dështon sërish operatori ekonomik, do të penalizohet dhe Drejtoria do të bëjë vetë sanimin e rrugës, thotë Lamaj.rtk