15.8 C
Prizren
E enjte, 15 Maj, 2025
Home Blog Page 4876

Ripushtimi i Kosovës nga ushtria serbe më 1918

0

Në përfundim të Luftës së Parë Botërore me largimin e forcave austro-hungareze në tetor-nëntor 1918 Kosova dhe trevat e tjera të banuara me shqiptarë, të cilat Konferenca e Londrës e vitit 1913 ua kishte dhuruar Serbisë e Malit të Zi, u ripushtuan nga ushtria serbe.

Shpresat e shqiptarëve se përfundimi i luftës dhe marrëveshjet paqësore do t’i korrigjonin vendimet e padrejta të fuqive ishin të kota, shkruan Armend Mehmeti në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

Fuqitë e Mëdha jo vetëm që njohën sovranitetin e Serbisë mbi këto vise, por ata duke u nisur nga Traktati i Fshehtë i Londrës i vitit 1915 synonin ta copëtonin edhe më tej Shqipërinë e vitit 1913 duke iu ofruar territore shqiptare Italisë, Greqisë e Serbisë.

Në këtë mënyrë, shqiptarët e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare pas Luftës së Parë Botërore mbetën nën sundimin serb, tani nën emrin e ri Mbretëria serbe-kroate-sllovene, e shpallur më 1 dhjetor 1918 pas bashkimit të serbëve, kroatëve dhe sllovenëve në një shtet të përbashkët.

Por, pavarësisht krijimit të një mbretërie të re, e cila pretendonte të ishte një shtet modern i kohës, qëndrimi negativ ndaj shqiptarëve nuk ndryshoi aspak. Vazhdoi politika e njëjtë serbe e persekutimit dhe dëbimit të shqiptarëve nga viset e tyre. Në fakt Mbretëria SKS nuk i konsideronte shqiptarët as si një pakicë etnike edhe pse e kishte nënshkruar më 10 shtator 1919 Traktatin e Sen Zhermenit për pakicat, në veçanti neni 2 theksonte: “shteti serb-kroat-slloven obligohet që të gjithë banorëve të saj t’u sigurojë mbrojtje të plotë dhe të përgjithshme të jetës dhe lirisë pavarësisht nga origjina, gjuha, etnia, raca apo besimi fetar”, dhe neni 7: “asnjëlloj kufizimi nuk do të kenë në përdorimin e cilësdo gjuhë nga secili qytetar i shtetit serbo-kroat-slloven qoftë në raportet private apo tregtare, të religjionit apo të shtypit e takimeve publike”, që kishin të bënin drejtpërdrejt me shqiptarët.

Datëlindja e 4-të e Nismës në Prizren

0

Nisma në Prizren, shënon sot 4-vjetorin e themelimit të saj.

Manifestimi mbahet në Hotel “Theranda”, në ora 19:00.

Pjesëmarrës do të jenë kryetari i Nismës, Fatmir Limaj.

Nisma për katër vite, ka arrit të bëhet pjesë e Qeverisë në Prizren.
Ajo, udhëheq me katër drejtori të Ekzekutivit./PrizrenPress.com/

Kuvendi ta shkarkojë Thaçin

0

Analistët politikë konsiderojnë se tani, duke pasur parasysh shumë nga veprimet e njëanshme të presidentit të vendit, që shkojnë përtej autorizimeve dhe obligimeve të tij kushtetuese e ligjore, është koha më e duhur dhe më e përshtatshme që Kuvendi i Kosovës, deputetët, në mënyrë të organizuar ta iniciojnë me vetiniciativë shkarkimin e detyrueshëm të Hashim Thaçit nga pozita e presidentit, i cili po tejkalon hapur mandatin e tij kushtetues e ligjor, por që këtë po e bën fshehurazi e në prapaskenë, duke gjuajtur gurin e fshehur dorën, që paraqet shkelje të pashembullt ligjore e kushtetuese.

Analistët konsiderojnë se nuk duhet lejuar tutje presidentit aktual të Kosovës që të dëmtojë edhe më shumë shtetin, ngase atij deri më tash i ka pëlqyer gjithnjë të jetë i gjithëpushtetshëm dhe sundimtar. Analistët theksojnë se nuk duhet lejuar që Hashim Thaçi të vazhdoj të ushtroj detyrën e presidentit, duke rrezikuar shtetin e Kosovës, duke filluar nga lidhjet e tij kriminale me klanin ‘Pronto’ dhe mafio-oligarkët ‘Devolli’ dhe jo vetëm, duke vazhduar me shkelje dhe inkriminim të thellë me nëntokën e gjerë kriminale, për të gatuar bashkë me agjentët e UDB-së, miq të tij të ngushtë, drejtor dhe agjentë të mafio-oligarkëve të inkriminuar, që organizoi natën rrëzimin e Gjykatës Speciale Ndërkombëtare ,duke vazhduar që pa kurrfarë mandati, pa kurrfarë autorizimi, të ketë takime sekrete me homologun dhe mikun e tij serb Vuçiq, rezultati i të cilave takime mund të jetë i leverdishëm vetëm për Thaçin si individ, por jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe i dëmshëm për Kosovën si shtet demokratik e ligjor, pra duke negociuar për ndarjen e tkurrjen dhe shitjen e tokës së Kosovës, duke inskenuar me prapaskena arrestimin e Gjuriqit, e gjithë kjo në marrëveshje me Aleksandër Vuçiqin, si dhe duke shkelur rëndë kushtetutën e vendit duke autorizuar deportimin e shtetasve të huaj me dokumente legale qëndrimi, për fatin e të cilëve tashme nuk dihet asgjë.

Skenarët e rrezikshëm

Analisti Ragip Guraziu kërkon që deputetët e Kuvendit të këndellen dhe të veprojnë në interes të shtetit, e të mos flasin kot, ngase ata shpesh e kanë gojën plot akuza kundër presidentit për shkelje ligjore e kushtetuese, por akoma nuk po marrin kurajë për inicimin e shkarkimit të tij.”Deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të iniciojnë sa më parë shkarkimin e detyrueshëm të Hashim Thaçit nga pozita e presidentit, i cili po tejkalon hapur mandatin e tij kushtetues e ligjor, por që këtë po e bën fshehurazi e në prapaskenë, duke gjuajtur gurin e fshehur dorën, që paraqet shkelje të pashembullt ligjore e kushtetuese.

Ndryshe, presidentit aktual të Kosovës nuk duhet lejuar që edhe më tutje të dëmtojë edhe më shumë shtetin, imazhin dhe shtetësinë e tij”, u shpreh ai.”Hashim Thaçit i ka pëlqyer gjithnjë të jetë i gjithë- pushtetshëm dhe sundimtar dhe kurrë nuk është mjaftuar asnjëherë vetëm me kompetencat që ia jep pozita e caktuar sipas ligjit, andaj ai gjithnjë ka funksionuar përtej ligjit e kushtetutës, që i bie mbi ligjin. Këtyre viteve, ai ka qenë kryetar partie, kryeministër, krye diplomat, por njëkohshëm me këto pozita, edhe krye rektor i UP-ve, kryeredaktor i shumë medieve mercenare, krye-biznesmen i bizneseve mafio-oligarkike e kriminale, kryeprokuror e shef i KPK-së dhe kryegjyqtar e shef i KGJK-së, kryeakademik i Akademisë Kosovare të Shkencave dhe së fundmi edhe kryetar shteti e me gjasë edhe kryebanditi i politikës kosovare. Tani nuk duhet lejuar që Hashim Thaçi të vazhdojë të ushtrojë detyrën e presidentit, duke rrezikuar shtetin e Kosovës, duke filluar nga lidhjet e tij kriminale me klanin ‘Pronto’ dhe mafio-oligarkët ‘Devolli’ dhe jo vetëm, duke vazhduar me shkelje dhe inkriminim të thellë me nëntokën e gjerë kriminale”, tha Guraziu për ‘Kosova Sot’. Për më tepër ai ia ngarkon presidentit si kundër-kushtetuese edhe disa veprimet e fundit që ndodhën në Kosovë e rreth saj, e të cilat sipas tij janë të parapërgatitura nga presidenti dhe ortakët e tij.”Organizoi natën rrëzimin e Gjykatës Speciale ndërkombëtare, duke vazhduar që pa kurrfarë mandati, pa kurrfarë autorizimi, të ketë takime sekrete me homologun dhe mikun e tij serb, Vuçiq, rezultati i të cilave takime mund të jetë i leverdishëm vetëm për Thaçin si individ, por jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe i dëmshëm për Kosovën si shtet demokratik e ligjor, pra duke negociuar për ndarjen e tkurrjen dhe shitjen e tokës së Kosovës, duke inskenuar me prapaskena arrestimin e Gjuriqit, e gjithë kjo në marrëveshje me Aleksandër Vuçiqin, si dhe duke shkelur rëndë Kushtetutën e vendit duke autorizuar kidnapimin dhe deportimin e shtetasve të huaj me dokumente legale qëndrimi, për fatin e të cilëve tashme nuk dihet asgjë”, potencoi Guraziu.

Puç shtetëror

Opinion të ngjashëm ndan edhe analisti Ali Hertica.”Në këtë mjegull, presidenti i shtetit po e shfrytëzon momentin dhe i ka okupuar të gjitha pozitat qeverisëse të vendit dhe e po luan lojën fshehtas, duke gjuajtur gurin dhe fshehur dorën me dinakërinë tipike të një tinëzari e jo më sjelle transparente të një lideri kredibil. E para, duhet nisur procedurën e shkarkimit të presidentit në momentin e konfirmimit të përfshirjes së tij në rastin e djeshëm”, u shpreh ai për “Kosova Sot”.

Analisti Florim Zeqa vlerëson se mbase do të ishte krejtësisht e logjikshme iniciativa e deputetëve në Kuvendin e Kosovës që të iniciojnë shkarkimin e menjëhershëm të presidentit edhe ashtu të kontrabanduar, Hashim Thaçi. Mirëpo, ai thotë se janë deputetët e LDK-së që mbetën peng të votës së tyre dhe nuk shpreson të dalin tani mbi atë votë, ndonëse do të duhej ta bënin këtë veprim për shtetin.”E quajta të tillë, sepse është produkt i kontrabandimit të marrëveshjes së fshehtë dhe krejtë- sisht private mes Isa Mustafës e Hashim Thaçit në mbrëmjen e 19 nëntorit 2014, me ç’rast dy kokat e sipërpërmendura u akorduan kësisoj: “Unë kryeministër, ti nesër president”! Për fatin e keq të Kosovës, kjo marrëveshje fillimisht u mbështet nga KP i LDK-së, e cila më pas u bë realitet me votën e deputetëve të LDK-së në Kuvendin e Kosovës,…deputetët e së cilës parti janë edhe sot shndërruar në pengje të asaj marrëveshje fatkeqe për vendin”, u shpreh ai. Sipas tij, për aq kohë sa t’i lejohet Thaçit të jetë president, ai do të bëjë aventura të rrezikshme për vendin, skandale e spektakle të dëmshme përtej ligjit dhe Kushtetutës. “Aksioni i koordinuar spektakolar (me Vuçiqin) në veri të vendit, epilogun e të cilit e dinë të gjithë qytetarët e Kosovës (përshpejtimi i themelimit të “Zajednicës”), vendimi për deportimin e shtetasve turq, përveçse i kundërligjshëm, paraqet trajtën e puçit politik mbi institucionet e pavarura të shtetit. Vetëm dy veprimet e sipërpermendura e vërtetojnë mjaftueshëm kapjen e shtetit, shkeljen, nënshtrimin dhe poshtërimin e të gjitha institucioneve të shtetit, filluar nga qeveria, policia AKI-ja e kështu me radhë deri në hallkën e fundit të sistemit të drejtësisë”, theksoi ai.

ZEKA: PO TË KISHTE PASUR PROKUROR TË SHTETIT DO TË DUHEJ INICIUAR HETIME EDHE NDAJ PRESIDENTIT, MINISTRIT TË DREJTËSISË, MINISTRIT TË PUNËVE TË BRENDSHME, SHEFIT TË AKI-SË, BEHGJET PACOLLIT…

Deputeti MIlaim Zeka, nga Nisma për Kosovën thotë se po të kishte prokurorë të pavarur të shtetit, do të duhej iniciuar me urgjencë procedurën hetimore për të gjitha zhvillimet e fundit. “Absolut po të kishte pasur prokuror të shtetit do të duhej iniciuar hetime edhe ndaj të gjithë njerëzve që janë të involvuar prej presidentit, ministrit të Drejtësisë, ministrit të Punëve të Brendshme, shefit të AKI-së, Behgjet Pacollit, ku të gjithë do të duhet të merreshin nën hetim dhe do të duhej ngritur padi për vepër penale ndaj tyre”, tha deputeti Zafir Berisha

BADALLAJ: KOSOVA KA KUVEND KUKULL ME PLOT BANDITË DHE MATRAPAZË, QË JANË NË THUNDRËN E BISHTDREDHURIT, TIRANIT DHE SULLTANIT, HASHIMIT TË BROJËS

Pro inicimit urgjent të shkarkimit të presidentit Thaçi është edhe analisti Reshat Badallaj. “Kosova ka kuvend kukull dhe se është i mbushur me plot bandit dhe matrapaz që janë në thundrën e bishtdredhurit, tiranit dhe sulltanit, Hashimit të Brojës. Në të kundërtën ky Kuvend kukull dhe matrapazësh do i ndalte hovin që e bën në dëm të Kosovës e për interesa të veta personale”, u shpreh ai. “Më besoni se ky njeri është i shitur dhe bile e ka edhe shpirtin e shitur te qarqet e huaja në dëm të vendit”, tha Badallaj për “Kosova Sot”.

KELMENDI: HASHIM THAÇI, BASHKË ME KLANIN E TIJ “PRONTO”, ARRITËN TA KAPIN DHE TA KONTROLLOJNË NË TËRËSI SHTETIN

Edhe analisti politik Naim Kelmendi thotë se Hashim Thaçi kaherë e ka mbushur kupën me shkelje ligjore e kushtetuese, prandaj është koha për adresimin e përgjegjësisë së tij, që duhet të shkojë deri në mocionin për shkarkim.”Ky njeri, pra Hashim Thaçi, bashkë me klanin e tij “Pronto”, që nga paslufta, me çlirimin e Kosovës e deri më sot krijuan strukturën jo vetëm të pushtetshme, duke qenë gjithnjë në pushtet tash e 18 vjet rresht, por arritën ta kapin dhe ta kontrollojnë në tërësi shtetin në gjithë segmentet e tij, duke bërë kështu të gjithë pushtetshmit në këtë vend dhe njëherësh duke i bërë shërbimin më të keq vendit dhe shtetit të ri të Kosovës, sidomos në aspektin ekonomik, të rendit dhe ligjit e të krimit të organizuar e korrupsionit, prandaj kjo strukturë e klanit “Pronto” në krye me Hashim Thaçin duhet të ndalet medoemos në iniciativat e tyre antishtetërore e në dëm të perspektivës së shtetit dhe ligjit e rendit në Kosovë”, u shpreh ai. “Edhe rasti më i ri, pas atij të Marko Gjuriqit, me deportimin e 6 shtetasve turq, që po kërkonte regjimi i Rexhep Taip Erdoganit, në prapavijë u iniciua nga Hashim Thaçi, duke urdhëruar policinë dhe AKI-në dhe njëkohësisht duke i shkelur dhe nënshtruar kështu të gjitha institucionet legale të shtetit”, theksoi Naim Kelmendi për Kosova Sot. Sipas tij, shkeljet kushtetuese të Thaçit kanë arrit kulmin, prandaj dhe mundësia e shkarkimit të tij nga pozita është më e lehtë se kurrë.

Deputetët kërkojnë adresimin e përgjegjësisë

Gazeta ka kontaktuar edhe me disa deputetë të partive politike, në mënyrë individuale, për të marrë mendimin e tyre rreth mundësisë së inicimit të nismës për shkarkimin e presidentit Thaçi për shkeljet e tij të deritanishme kushtetuese me veprimet e tij, duke përfshirë edhe involvimin në këtë të fundit. Deputeti Driton Selmanaj, që vjen nga LDK-ja, thotë se shumë shpejt qëndrimet e LDK-së për të gjitha format e keq qeverisjes, në të gjitha nivelet, duke përfshirë edhe rolin e presidentit, do të analizohen, bëhen publike dhe rreth tyre do të merret qëndrim. “Unë besoj që sot ose nesër do të mblidhet Kryesia e LDK-së dhe do të marrë qëndrim të qartë rreth të gjitha situatave të krijuara në Kosovë.

Nuk janë situata të lehta, nuk janë rutinë, janë gjendje të reja të krijuara fillimisht me rastin e situatës në veri, por edhe me arrestimin e djeshëm, kështu që shumë shpejt besoj që kryesia e LDK-së do të dalë me qëndrim të qartë rreth asaj se si e sheh tejkalimin e kësaj situate, përndryshe po e përsëris që kjo nuk është situatë rutinë, është situatë me gjendje të re dhe duket sikur që nuk do të ndalet me kaq”, tha Selmanaj për “Kosova Sot”. Deputeti Ali Lajqi nga VV-ja i tha gazetës se për të ngritur mocion ndaj presidentit duhet analizuar të gjitha dyshimet për involvimin e tij në veprime kundërkushtetuese dhe proceduar më tutje sipas ligjit dhe Kushtetutës. “Mandati i presidentit të Kosovës fillon dhe mbaron mbi bazën e parimeve dhe autorizimeve të përcaktuara me kushtetutë. Dhe tani nëse konstatohet dhe del që ka bërë shkelje kushtetuese, faktikisht duhet të merret nisma dhe duhet shkarkuar. Kjo ndodh në dy mënyra: pasi të konstatohet shkelja kushtetuese ai ose tërhiqet vetë ose atë e shkarkon Kuvendi i Kosovës me dy të tretat e deputetëve, por paraprakisht duhet të analizohet dhe të verifikohet shkelja kushtetuese nëpërmes Gjykatës Kushtetuese”, tha Lajqi për “Kosova Sot”.

Qytetarët të zhgënjyer me Kuvendin

Pavarësisht se presidenti mund të ketë bërë shkelje kushtetuese, që duhet të verifikohen e konstatohen nga institucionet relevante, Kuvendi dhe Gjykata Kushtetuese, qytetarët janë skeptikë që ligjvënësit do të marrin guximin dhe iniciojnë shkarkimin e tij. Agron Rrustemi thotë se presidenti Thaçi ka arritur në një mënyrë ta privatizojë edhe Kuvendin e Kosovës, e ka nënshtruar atë.

“Presidenti Thaçi e konsideron tash Parlamentin e Kosovës si pronë të veten, si kompani të veten, e vendos deputet kë të ka qejf, e ka bërë biznes dhe prandaj edhe disa deputetë apo disa ministra nuk i këqyrin si punë për t’u marrë me shtetin konform Kushtetutës, por i këqyrin sikur me qenë një kompani publike dhe vetëm sa me dalin mua dhe sa të dalin ty. Kjo është korrupsion i pastër dhe kjo ka të bëjë veç me dallavere të Hashim Thaçit, edhe sa lekë i dalin Hashim Thaçit dhe sa lekë nuk i dalin, këta ma zi nuk kanë se ku shkojnë”, tha Agron Rrustemi për “Kosova Sot”. Anton Ndou po ashtu thotë se nuk kemi Kuvend dhe deputetë aq të guximshëm që do të ballafaqoheshin me shkeljet e presidentit autoritar. “Këta nuk janë të përgatitur nga asnjë parti politike për të shkuar në zgjedhje dhe për atë punë edhe hezitojnë për ta marrë atë veprim. Ata nuk do ta bëjnë këtë derisa të bëhen gati për të pasur mundësi që njëra parti politike për t’i fituar zgjedhjet për të ecur…’, tha Ndou për “Kosova Sot”. Murat Gërbeshi thotë se nuk beson që do të iniciohet diçka e tillë, pasi kemi njerëz servilë të politikës në të gjitha institucionet, edhe në Kuvend, dhe as nuk i merr politika për t’i zgjedhur ata meritorët. “Është edhe faji ynë, i neve qytetarëve, që po i votojmë që sa vjet të njëjtit njerëz. Edhe mua sot me ma dhënë zoti fuqinë e më thënë qite një njeri aty unë nuk di se kë me e qit”, tha Gërbeshi për “Kosova Sot”

Si mund të shkarkohet Presidenti i Republikës së Kosovës!

Profesori Muhamet Kelmendi, lidhur me procedurat e shkarkimit të presidentit, thotë se në Kushtetutën e Kosovës, në nenin 91, paragrafi 1, 2 dhe 3, janë të përcaktuara mënyrat se si mund të shkarkohet Presidenti, para skadimit të afatit. Përveç rasteve, kur Presidenti shkarkohet se është dënuar për kryerjen e ndonjë krimi të rëndë ose nuk është i aftë për të ushtruar përgjegjësitë e këtij posti për shkak të sëmundjeve të rënda, të konstatuara nga mjekët dhe të vërtetuara nga Gjykata Kushtetuese, në paragrafin 2, qëndron: “Procedura për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Kosovës mund të iniciohet nga 1/3 e deputetëve të Kuvendit, të cilët nënshkruajnë një peticion, i cili i shpjegon arsyet për shkarkim (…). Në rast se peticioni supozon ndonjë shkelje të rëndë të Kushtetutës; peticioni duhet t’i dorë- zohet menjëherë Gjykatës Kushtetuese, e cila vendos për këtë çështje brenda 7 ditëve nga marrja e peticionit”. Dhe me teje: (…) nëse Gjykata Kushtetuese konstaton se Presidenti ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës, Kuvendi mund te shkarkojë Presidentin me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve të tij”. Kjo baze e ligjit tregon se në Kuvendin e Kosovës domosdo kërkohet të hartohet peticioni dhe të nënshkruhet nga një të tretat (1/3) e deputetëve dhe t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese me provat mbi shkeljet e rënda që z. Thaçi në rastin e deportimit të gulenistëve të konstatojë shkeljet e rënda të Kushtetutës, si dhe mbi këtë bazë të votohet në Kuvend për shkarkimin e z. Thaçi nga Presidenti

Akuzat e komandantëve zbardhin anën e errët të UÇK-së

0

Në seancën e fundit të Kuvendit, për Demarkacionin me Malin e Zi, pati akuza dhe kundërakuza në mes të ish-pjesëtarëve të gueriljes shqiptare të UÇK-së. Deputeti Rexhep Selimi nga Lëvizja ‘Vetëvendosje’ e ka akuzuar kryeministrin Ramush Haradinaj se vetëm për disa ditë sa ishte në pushtet ka shitur tokë të Kosovës. Ndërkaq Haradinaj po në këtë seancë shpërtheu me kundërakuza, duke e quajtur gënjeshtar deputetin Rexhep Selimi, si dhe ia ka përmendur faktin se me gjithë aktivitetin e tij për liri dhe pas luftës në politikë asnjëherë nuk e ka gjetur asgjë. “Rexha është shumë i mençur. Prej që ia ka nis lëvizjes për liri, është aktiv po therrë nuk i ka hy, njëmend nuk i ka hy therrë Rexhep Selimit, ka shpëtuar vetë, edhe pas luftës ka shpëtuar mirë, nuk e ka bërë asnjë ditë burg, asnjë problem nuk i ka ndodh…, por prit veç pak, ti po thua që unë për pak ditë pushtet e kam shit tokën, e po, ti je rrenc i madh, ti ke qëndruar në Shqipëri, je shëtit para luftës, gjatë luftës dhe pasluftës, gjithë kohës, e di që nuk është ashtu, por je ul afër këtij burri për vota, ky ka me pa që ke me lanë edhe këtë shumë shpejt”, i tha Haradinaj deputetit Rexhep Selimi. Ndërkaq Selimi ka reaguar përmes mediave se ai nuk ka qëndruar asnjëherë në hotelin 15 katësh në Tiranë dhe se atje Haradinaj ka mundur ta takojë Azem Sylën e Hashim Thaçin, por jo edhe Rexhep Selimin. Analistët thonë se përmes këtyre akuzave po zbardhet dalëngadalë vetëm një pjesë e prapaskenës së luftës, ku po rezulton se një pjesë e madhe e “komandantëve të luftës” ka bërë biznese në hotelet e Shqipërisë, duke abuzuar me paratë e fondit “Vendlindja Thërret”, por edhe të fondit të “3 Përqindëshit”.

Haziri: Ata që kanë luftuar për liri dhe pavarësi dhe gjithnjë për një idealizëm kombëtar, ata janë flijuar fizikisht

Ndërsa analisti Arsim Haziri tha për “Kosova Sot” se ajo fjala e urtë popullore “mos e vet se tregon vet” mjaft është duke gjetur hapësirë në skenën tonë politike. “Ata që kanë luftuar për liri dhe pavarësi dhe gjithnjë për një idealizëm kombëtar, ata janë flijuar fizikisht, e ata që e kanë pasur qëllime fitimprurëse, po vazhdojnë jetën e fuqishme politike dhe ekonomike. Këtu do të duhej prokuroria dhe gjyqësia t’i hetonin këto pretendime të funksionarëve, në mënyrë që e kaluara e dyshimtë që sot po përdoret për mburrje njëherë e përgjithmonë të zbardhet”, vlerësoi ai.

AJETI:UCK-NË E FUTËN NËN SQETULL 15 NJERËZIT E 15 KATSHEVE

Ish-guerilasi dhe njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të komandantit legjendar,Zahir Pajaziti,luftëtari i lirisë,Avni Ajeti, për gazetën “Kosova Sot” tha se është për keqardhje jo vetëm ky dialog në mes këtyre dy njerëzve,por ka shumë raste që në foltoren e Kuvendit bëhet dialog ndoshta edhe më banal. “Ndërsa kjo e fundit që ndodhi,në mes të kryeministrit dhe deputetit Rexhep Selimi,mendoj se nuk i kishte bërë nder në asnjë mënyrë në veçanti kryeministrit të vendit,Haradinaj,ngase deputeti ka të drejtë ta shprehë shqetësimin për çfarëdo teme,e sidomos ajo tema e demarkimit të kufirit me Malin e Zi,edhe pse shanset janë të vogla për diçka të mirë rreth asaj toke”,u shpreh ai.Sipas tij,ka qenë kryeministri i vendit ai që ishte në siklet.”Një sjellje e tillë ishte më shumë një emocion i Ramushit se ky e ka marrë këtë detyre edhe është punëtorë dhe do të bëjë mirë në këtë vend.Por duhet që ta kuptojmë se Ramushin e neglizhojnë nuk ka pasur nevojë të jetë fare në këtë koalicion bashkë me ata që kanë qëndruar në 15 katshet e Kosovës”,theksoi Ajeti.”Edhe deputeti Rexhep Selimi nuk ka përse tash të sulet e t’i japë kaq zor kundër këtyre njerëzve të 15 katshes,sepse e kam thënë shumë herët se kontribuuesit më të mëdhenj që e futën UÇK-në nën sqetull janë Nait Hasani e Rexhep Selimi me disa djem të tjerë,sepse në ato vite,1995-1996,ka pas zëra që UÇK-ja të jetë pak më ndryshe,jo krejt e këtyre 15 njerëzve të 15 katsheve”,potencoi ai.

Kelmendi: Haliti e Syla bënë pasuri të madhe

Ndërsa eksperti dhe juristi Muhamet Kelmendi, për “Kosova Sot”, tha se nuk është vështirë që të dihet kush ka qëndruar në 15 katshe në Tiranë. “Më vjen keq pse m’u midis z. Ramush Haradinaj dhe Rexhep Selimit ishte ky shpërthim dhe këto thënie. Që të dytë kanë marrë pjesë në luftë. Ishin shumë aktivë dhe veprimtarë të dalluar të çështjes. Natyrisht se lufta çlirimtare në Dukagjin pa komandantin Ramush Haradinaj nuk mund të mendohet. Ishte udhëheqës dhe i qëndroi besnik luftës deri në fund. Nga familja e z. Haradinaj kemi edhe heronj dhe shumë dëshmitarë, për të cilët unë kam konsiderata të mëdha. Në anën tjetër e kemi Rexhep Selimin. I takon plejadës së vjetër të ushtarëve të UÇK-së. Mori pjesë aktive në luftë dhe i qëndroi besnik çështjes deri në fund”, u shpreh ai. “Në 15 katshen në Tiranë, jo vetëm aty, po edhe në hotele të tjera, duke kaluar jetë luksoze, ishte dhe ka jetuar Xhavit Haliti.

Ky shquhet si person që tërë veprimtarinë e vet e ka bërë në Tiranë. Aty e gjente Xhavitin njeriu para dhe gjatë e deri në përfundim të luftës. Ky njeri kurrë nuk ka punuar. Ka jetuar në Tiranë, kryesisht nga viti 1993/94, nga paratë e fondit ‘Vendlindja Thërret’ dhe me ato para sot e kemi një ndër njerëzit më të pasur në hapësirën e Kosovës”, potencoi Kelmendi. Sipas tij, Haliti vetëm tokë në komunën e Istogut i ka mbi 2- 3 hektarë. “Ka shtëpi dhe banesa, në Shqipëri dhe në Kosovë. Mjaftojnë këto të dhëna, sikundër flitet në popull, që të akuzohet për vjedhje të parasë së popullit”, tha ai.”Një tjetër person që ka jetuar në Tiranë dhe kurrë në luftë nuk ka hyrë është Azem Syla. Ish-gjoja komandanti dhe ministri i Mbrojtjes. Kemi një njeri të tillë që duke kryer detyrat e Xhavit Halitit e bën UÇK-në krejtësisht jofunksionale në kuptimin e komandimit dhe të disiplinës. Ishin kryesisht këta dy njerëz që e dëmtuan shumë luftën çlirimtare.

Natyrisht se në Tiranë e gjente njeriu edhe Hashim Thaçin, Kadri Veselin, ndërsa më vonë edhe Jakup Krasniqin, si dhe tërë strukturën e ish-FARK-t, me Ahmet Krasniqin e Bujar Bukoshin, dhe financierin Isa Mustafa”, vijoi më tej Kelmendi. “Këta ishin nëpër Tiranë dhe nëpër botë. Kurrë këta nuk u futën në luftë, me përjashtim të Jakup Krasniqit, i cili ishte aktiv në luftën çlirimtare të UÇK-së. Që të arrihej kjo gjendje, që UÇK-ja të udhëhiqet nga hotel “Rogner”, ku ishin Xhavit Haliti, Azem Syla, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, me grupet e veta, që sot janë në shërbim të tyre, në vitin 1998, në mbledhjen e 6-të të përgjithshme të LPK-së, këta bënë grusht dhe arritën të shkatërrojnë udhëheqjen e këtyre dy subjekteve, duke dalë vetë në ballë, prej nga e dëmtuan ashpër luftën e drejtë dhe natyrisht se keqpërdorën mjetet e Fondit”, ka thënë Muhamet Kelmendi.

Gazetari ka provuar të kontaktojë të gjithë të apostrofuarit e bashkëbiseduesve në shkrim, mirëpo ata nuk janë përgjigjur. Sidoqoftë, gazeta mbetet e hapur dhe mirëpret edhe versionin e të gjithë të apostrofuarve në shkrim

(Kosova Sot)

Rusia kryen provë me raketë balistike

0

Rusia thotë se ka kryer një tjetër provë me raketë balistike ndërkontinentale me karburant të lëngshëm, të tipit Sarmat.

Në gazetën e Ministrisë së Mbrojtjes thuhej se prova e zhvilluar në kozmodromin Plesetsk konfirmoi parametrat e sistemit në fazën e përgatitjeve paraprake të hedhjes së raketës dhe të fluturimit fillestar të saj.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi të enjten për kryerjen e disa manovrave të tjera luftarake në Detin Balltik.

Ministria e Mbrojtjes e Letonisë shprehu dje shqetësim për njoftimin e papritur nga Rusia për zhvillimin e provave me raketa në Detin Baltik, në zonën midis Suedisë dhe Letonisë, nga 4 deri më 6 prill.

Trump ia dorëzon ‘zotshpillakun’ Kinës

0

Shkruan: Fareed Zakaria

dministrata Trump dëshiron një ushtri më të madhe. Por, kjo kurrë nuk ka qenë mënyra, në të cilën Kina ka kërkuar që të konkurrojë me fuqinë e SHBA-së. Liderët kinezë më kanë thënë se kjo ishte strategjia e udhëheqësve sovjetikë gjatë Luftës së ftohtë, e cila përjetoi një dështim të mjerë

Ende nuk e kemi agjendën për takimin që do të mbahet muajin e ardhshëm në Florida, midis presidentit Trump dhe presidentit të Kinës, Xi Jinping. Por, pas 75 vjetësh të lidershipit amerikan në skenën botërore, samiti në Mar-aLago mund ta shënojë fillimin e një dorëzimi të pushtetit nga SHBA-ja te Kina. Trump ka përqafuar një politikë të tërheqjes nga bota, duke krijuar një boshllëk, i cili në një masë të madhe do të plotësohet nga Partia komuniste e Kinës. Trump ishte deklaruar kundër Kinës gjatë kampanjës parazgjedhore, duke thënë se ky vend është duke e “dhunuar” SHBA-në. Ai ishte përbetuar se, sapo ta merrte pushtetin, do ta cilësonte Kinën si vend që manipulon me valutë. Por, në ballafaqimin e tij të parë me Kinën, ai u nënshtrua. Disa javë pas inaugurimit të tij, Trump spekuloi duke thënë se mund t’i intensifikojë marrëdhëniet me Tajvanin. Si reagim ndaj kësaj, Xi ngriu të gjitha kontaktet midis Pekinit dhe Uashingtonit, në të gjitha çështjet, duke kërkuar nga Trump që t’i tërhiqte fjalët e veta – gjë që edhe ndodhi.

Ndikimi i Kinës do të rritet

Vizioni i administratës së Trump-it për deangazhim nga bota, është dhuratë e dërguar nga Zoti për Kinën. Nëse shikohet buxheti i propozuar i Trump-it, atëherë shihet se ai propozon shkurtime në “fuqinë e butë” – diplomaci, ndihmë të jashtme, organizata ndërkombëtare – për 28%. Në anën tjetër, Pekini ka trefishuar buxhetin e ministrisë së tij të jashtme gjatë dekadës së kaluar. Dhe, këtu nuk përfshihen vetëm shpenzimet masive në ndihma dhe zhvillim në tërë Azinë dhe Afrikën. Le të shikojmë vetëm disa nga përkushtimet zhvillimore të Kinës. David Shambaugh nga Universiteti “George Washington” i vlerëson atë në 1.4 trilion dollarë, krahasuar me Planin Marshall, i cili në paratë e sotme do të vlente sa 100 miliardë dollarë.

Rëndësi ka edhe rritja e fuqisë diplomatike të Kinës. Një kryeministër aziatik më tha tash vonë se, në çdo konferencë rajonale, “Uashingtoni dërgon 2-3 diplomatë, derisa Pekini me dhjetëra sish. Kinezët janë të pranishëm në çdo takim komitetesh, e ju nuk jeni”. Ai tha se, rezultat i kësaj, është që Pekini, gjithnjë e më shumë, është duke e caktuar agjendën aziatike. Administrata Trump dëshiron ta zvogëlojë financimin e OKB-së nga SHBA-ja. Kjo është muzikë për veshët kinezë. Pekini është përpjekur që të ketë ndikim në këtë organizatë botërore tash e sa vite. Ai e ka rritur financimin e OKB-së dhe me gjithë dëshirë do ta paguajë shumën e mbetur, nëse SHBA-ja e zvogëlon kontributin e saj. Sikur që vëren revista e politikës së jashtme, “Colum Lynch”, Kina tanimë është bërë kontribuuesi i dytë, më i madh, i misioneve paqeruajtëse të OKB-së dhe ka më shumë paqeruajtës sesa katër anëtarët e tjerë të përhershëm të KS të OKB-së së bashku. Natyrisht, si rezultat i kësaj ndikimi i Kinës do të rritet, duke filluar nga emërimet kyçe, e deri te ndryshimet politike nëpërmes sistemit të OKB-së.

Roli global i SHBA-së gjithmonë ka nënkuptuar të qenit i pari në shkencë, edukim dhe kulturë

Veprimi i parë i madh i administratës Trump ishte tërheqja e SHBA-së nga Partneriteti TransPaqësor (TPP), një marrëveshje, e cila do të hapte ekonomitë kaherë të mbyllura, sikur ato të Japonisë dhe Vietnamit, por po ashtu do ta krijonte një bllok, i cili do ta pengonte një rritje gjithnjë e më të madhe të dominimit të Kinës në tregtinë e Azisë.

TPP-ja, sipas fjalëve të kryeministrit të Singaporit, ishte “test lakmusi” i kredibilitetit të SHBA-së në Azi. Me tërheqjen e Uashingtonit, edhe aleatët më të zjarrtë të Amerikës, sikur p.sh. Australia, kanë filluar të ngurrojnë. Kryeministri australian Malcolm Turnbull ka përmendur mundësinë që Kina të anëtarësohet në TPP, duke shndërruar në esencë një grup, i cili duhej ta pengonte përparimin e Kinës, në një degë tjetër të ndikimit kinez. Roli global i SHBA-së gjithmonë ka nënkuptuar të qenit i pari në shkencë, edukim dhe kulturë.

Edhe në këtë fushë Uashingtoni është duke u zmbrapsur, derisa Pekini është duke përparuar. Në buxhetin e propozuar nga Trump, Institutet kombëtare të shëndetit, NASA dhe laboratorët kombë- tarë ballafaqohen me shkurtime sakatuese, sikur edhe shumë programe të këmbimit, të cilat kanë sjellë gjenerata të liderëve të rinj, për t’u trajnuar në SHBA dhe për t’u ekspozuar ndaj vlerave amerikane. Në ndërkohë, Pekini ka vazhduar me zgjerimin e “Instituteve Confucius” në tërë botën dhe tani ofron 20,000 bursa për studentët e huaj që shkojnë për të studiuar në Kinë. Financimi i saj për shkencën ‘e madhe’ është në rritje çdo vit e më shumë. Teleskopi më i madh në botë gjendet në Kinë, e jo në SHBA. Administrata Trump dëshiron një ushtri më të madhe. Por, kjo kurrë nuk ka qenë mënyra në të cilën Kina ka kërkuar që të konkurrojë me fuqinë e SHBA-së. Liderët kinezë më kanë thënë se kjo ishte strategjia e udhëheqësve sovjetikë gjatë Luftës së ftohtë, e cila përjetoi një dështim të mjerë. Konkludimi ishte: Të lihet Uashingtoni të çojë kot pasuritë në Pentagon, derisa Pekini do të përqendrohej te ekonomia, teknologjia dhe fuqia ‘e butë’. Këshilltari i ri i Trump-it për siguri kombëtare, H.R. McMaster, në një rast pati theksuar se, përpjekja që dikush të matet me SHBA-në në mënyrë simetrike – tank për tank – ishte ide e marrë. Strategjia e mençur do të ishte asimetrike. Duket se kinezët e kanë kuptuar këtë.

Fizioterapeuti Adnan Kryeziu, paditë Spitalin e Prizrenit, kërkon rritje të pagës

0

Paditësi Adnan Kryeziu, i cili punon si mjek fizioterapeut në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, të premten, gjatë shqyrtimit gjyqësor, ka kërkuar që punëdhënësi t’ia njeh koeficientin që pretendon se i takon në bazë të kualifikimit arsimor.

Paditësi, gjatë dhënies së dëshmisë së tij, ka thënë se pasi është pranuar në punë, ka vazhduar shkollimin dhe ka përfunduar drejtimin e fizioterapisë duke marrë titullin “Bachelor”, por se megjithatë punëdhënësi nuk pranon t’ia rrisë koeficientin e pagesës.

Ai ka thënë se megjithëse punon në të gjitha rastet mjekësore si kolegët e tij, pa kurrfarë dallimi në obligime, paguhet me koeficient 4.80 euro, ndërsa kolegët e tij me koeficient 7.20 euro, andaj ka kërkuar që edhe atij t’i rritet koeficienti si kolegëve të tij.

I autorizuari i paditësit, avokati Bestar Kolgeci, ka deklaruar se mbetet pranë padisë dhe kërkesëpadisë, duke shtuar se heq dorë nga dëgjimi i dëshmitares Dëshira Elshani Kryeziu sepse mjafton deklarimi i paditësit Adnan Kryeziu.

Përfaqësuesja e të paditurës, Melinda Qollaku, ka kundërshtuar padinë dhe kërkesëpadinë e paditësit, duke deklaruar se nuk ka pasur rritje të koeficientit të pagës për asnjë punëtor të departamentit të fizioterapisë, e të cilin fakt sipas saj, e kanë verifikuar edhe inspektorët e punës.

Gjykatësja e rastit, Edije Sezairi, pas dëgjimit të palëve ndërgjygjëse, ka ndërprerë shqyrtimin dhe seancën e radhës e ka caktuar për 27 prill 2018, në ora 13:00, ku palët në procedurë do të japin fjalët e tyre përfundimtare.

Ndryshe, ky rast civil zhvillohet në bazë të padisë së ushtruar nga Adana Kryeziu, i cili kërkon nga gjykata që të obligojë Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, që t’ia ngrit koeficientin e pagës nga 4.80 në 7.20 euro, për shkak se që sipas tij, nga viti 2016 ka të kryer fakultetin.

Sipas padisë, të gjithë punëtorët me kualifikim shkollor “Bachelor i Shkencave të Fizioterapisë”, janë duke u paguar me koeficientin 7.20 euro, ndërsa paditësi megjithëse kryen punët e njëjta paguhet si teknik i fizioterapisë me koeficient 4.80 euro.

Andaj, përmes padisë kërkon që gjykata të obligojë punëdhënësin që atij t’ia njeh gradën e shkollimit dhe ta paguajë sipas nivelit të përgatitjes profesionale, e po ashtu t’ia kompensojë pagat që nga shtatori 2016, nga diferenca e koeficientit prej 4.80 në 7.20 euro.

Në anën tjetër, pala e paditur, përmes përgjigjes në padi, ka kundërshtuar kërkesën e paditësit duke thënë se ai nuk është obliguar nga punëdhënësi që të kryejë shkollim, por se vetëm është punësuar si teknik fizioterapeutik dhe se nuk kanë obligim për të avancuar paditësin në pozitë./betimiperdrejtesi/

Shkëmbi komenton barazimin e Lirisë me Besën

0

Pas barazimit të Lirisë me Besën (2:2), trajneri i skuadrës prizrenase, Bledi Shkëmbi, e ka ritheksuar qëndrimin e tij se Liria nuk është kandidate serioze për titullin e kampionit. “Pavarësisht fjalëve dhe dëshirës së shumëkujt, ne edhe sot treguam se kemi defekte dhe nuk jemi për titull”, është shprehur Shkëmbi pas ndeshjes për Super Sport Kosova.

“Në fillim dukej sikur e nënçmuam rivalin, në pjesën e dytë ishim pak më të kthjellët, por ishte shumë vonë. Normalisht që unë e marr përgjegjësinë, pasi duket se nuk kam arritur ta përgatis mirë skuadrën gjatë pauzës që e patëm”, ka shtuar numri një i bankinës së Lirisë.

Mbyllet ndeshja në Prizren

0

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet rivalëve të vjetër në futbollin kosovar, Lirisë e Besës. Takimi është mbyllur pa fitues, 2:2, në një ndeshje në të cilën pejanët dy herë u gjendën në epërsi, por prizrenasit dy herë arritën të barazojnë rezultatin. Sidoqoftë ky epilog mund të jetë më i pranueshëm për Besën, e cila me ngulm po lufton për të siguruar mbijetesën në këtë rang garash, derisa  Liria e ka bërë një hap fals në garën për titull të kampionit.

Besa  ka kaluar në epërsi në minutën e 14-të me golin e shënuar nga Tihomir Zhivkoviq. Vendësit u kundërpërgjigjën në minutën e 33-të kur barazuan me anë të Rron Gashit, pas harkimit të Florent Avdylit. Megjithatë, gëzimi i tyre nuk zgjati shumë, pasi Fatmir Mullabeqiroviq e riktheu epërsinë e pejanëve në 2:1 në minutën e 38-të.  Shifrat u barazuan sërish në minutën e 64-t, kur Zenel Gavazaj shënoi për 2:2, që ishte edhe rezultati përfundimtar. Pas këtij barazimi, Liria mbetet e treta, tani me 42 pikë, ndërsa Besa gjendet në pozitën e dhjetë me 18 pikë.

Largohet dheu nga rrugët në Turjakë Largohet dheu nga rrugët në Turjakë

0

Rrugët në fshatin Turjakë, sot janë pastruar nga dheu që kishte rënë rrugë dhe si pasojë shkaktonte probleme në qarkullim.

Rrugët e pastruara janë rruga kryesore që lidhë fshatrat Turjakë, Panorc, Rud dhe Llapçevë, me qendrën komunale dhe rruga në lagjen e Berishëve në Turjakë. Pastrimin e rrugëve, e ka parë nga afër, edhe nënkryetari i komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

Në këto dy rrugë, gjatë reshjeve të fundit atmosferike, ka pasur rrëshqitje të dheut i cili ka rënë rrugë dhe si pasojë kanë sjellë probleme edhe në qarkullim.

Sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Valon Gashi, dheu është larguar nga këto dy rrugë dhe tani nuk ka problem në qarkullimin e qytetarëve.

Gashi ka sqaruar se gjatë reshjeve, ka pasur rrëshqitje të dheut, por në asnjë rast nuk janë rrezikuar qytetarët.