13.3 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 500

Ja kush është partneri i Beatriçes së grupit Shkodra Elektronike

0

I dashuri i Beatriçe Gjergjit, këngëtares së grupit shqiptar Shkodra Elektronike, është Marcello Batelli. Lidhja e tyre u bë publike pas gjysmëfinales së Eurovision 2025, kur Beatriçe festoi kualifikimin e Shqipërisë me një puthje me Batellin, moment që u kap nga kamerat dhe u përhap gjerësisht në rrjetet sociale.

Edhe pse marrëdhënia e tyre nuk ishte bërë publike më parë, Marcello Batelli është parë shpesh në shoqërinë e Beatriçes gjatë eventeve muzikore.

Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca përbëjnë duon Shkodra Elektronike, e cila përfaqëson Shqipërinë në Eurovision 2025 me këngën “Zjerm”. Performanca e tyre, që përzien elemente të muzikës tradicionale shqiptare me elektronikën moderne, ka marrë vlerësime pozitive dhe ka tërhequr vëmendjen e publikut evropian./dritare.net

Magjia e dritës

0

Sahit F. Osmani

Të kam në zemër si nuk e kupton
Jam i rrethuar nga vetë dashuria
E vërteta është shpirt që s’mëkaton
Të keqen e largon nga dhembja…!

Sytë e tu rrezatues sinjale çojnë
Si ylber pas shiut në pranverë
Dhe me të gjitha pjesêzat e natyrës lëshojnë
Aromën ngacmuese shpërndarë nëpër erë…

Që e derdhin në kafazin e zgjojeve
Në kafazin ku mjalton dashuria…
Nëse ndodh të na këputen lidhjet
Me magji të dritës na bashkon poezia!

I vazhdohet paraburgimi të dyshuarit për grisjen e Kuranit në Prizren

0

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj të dyshuarit I.P., për grisjen e librit të shenjtë të fesë islame- Kuranit, më 3 mars 2025 në Prizren.

Kjo gjë u bë e ditur përmes përgjigjes së udhëheqëses së Zyrës për Informim dhe Komunikim me Media të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Pizzeria “FAMIGLIA 1” në Prizren shpall konkurs për picamenë dhe kamarierë/e

Sipas Gashit, vendimi për vazhdimin e kësaj mase është marrë më 3 prill.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit I.P., Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 03.04.2025 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit I.P., i është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, thuhet në përgjigje.

I pandehuri dyshohet se me veprimet e tij, ka nxitur urrejtje dhe mosdurim midis grupeve fetare.

“Nga provat e siguruara nga Policia me autorizim të PSRK-së e të bashkangjitura kërkesës për caktim të masës së paraburgimit e të cilat prova gjenden në shkresa të kësaj lënde, gjykata vlerëson dhe konstaton se në rastin konkret plotësohen kushtet ligjore ngase ekziston dyshimi i bazuar se me datën 03.03.2025, rreth orës 12:10, në Prizren, në afërsi të teges Halveti, ka nxitur he përhapur publikisht urrejtje dhe mos durim midis grupeve fetare”, thuhej në vendimin e parë të Gjykatës, me të cilin i ishte caktuar paraburgimi prej 30 ditësh të dyshuarit.

I.P., thuhet se kishte grisur librin e shenjtë, teksa copëzat e grisura në rrugë i kishin vërejtur qytetarët.

“I njëjti e kishte marrë librin e shenjtë të myslimanëve, Kur’anin të cilin e kishte grisur, ashtu që pasi qytetarët i kanë vërejtur copëzat e grisura në rrugë, rastin e kanë paraqitur në polici dhe me këtë rast është shkaktuar mllef i madh te komuniteti islam dhe është cenuar bashkëjetesa mes grupeve me ideologji të ndryshme fetare me çka edhe mund të prishej rendi dhe qetësia publike”, thuhej tutje në vendim.

Me këtë, dyshohet se ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” nga neni 141, par.l të Kodit Penal.

I dyshuari ishte ndaluar më 4 mars, me aktvendim të Prokurorisë Speciale./Betimi për Drejtësi

Wendell Green shpallet MVP i ndeshjes Trepça-Bashkimi

0

Basketbollisti i Bashkimit është shpallur MVP i finales së katërt, raporton PrizrenPress.

Ai ishte në garë të ngushtë me Michael Myers të Trepçës, por me votat në rrjetet sociale të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Facebook dhe Instagram, është votuar si më i miri i ndeshjes.

Green ndaj kampionëve e përfundoi ndeshjen me 35 pikë, tri kërcime dhe një asistim./PrizrenPress.com

Sot pa ujë tetë zona në Prizren deri në orën 18:00

0

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se sot, më 15 maj, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në disa zona të qytetit për shkak të punimeve në kuadër të projektit “Rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit dhe vendosja e pusetave jashtë pronës private” në rrugën “Xheme Gostivari”, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit të kompanisë, ndërprerja do të zgjasë nga ora 10:00 deri në ora 18:00, dhe do të përfshijë këto lagje dhe rrugë të Prizrenit: Rr. “Edit Durham”, Rr. “Shkëlzen Dragaj”, Rr. “Luan Krasniqi”, Rr. “Xheladin Hana”, Rr. “Haxhi Abaz Presheva”, Rr. “Besim Telaku”, Rr. “Xheme Gostivari” dhe Rr. “Ali Pashë Gucia”.

KRU “Hidroregjioni Jugor” u ka bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kohës së punimeve, duke theksuar se projekti synon përmirësimin e infrastrukturës së ujësjellësit dhe shmangien e problemeve teknike në të ardhmen./PrizrenPress.com

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, viktima shtetase e Shqipërisë

0

Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Në përplasjen mes një kamioni dhe një veture, e vdekur ka mbetur një grua. Viktima është shtetase e Shqipërisë, ka bërë të ditur sot Policia e Kosovës.

Trupi i pajetë është dërguar për autopsi.

“Autostrada Ibrahim Rugova / km-7 / 14.05.2025 – 13:00. Një automjet transportues (kamion) dhe një veturë e udhëtarëve me targa të Shqipërisë me drejtues meshkuj shtetas të Shqipërisë janë përfshirë në aksident trafiku në mes vete. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident ka ndërruar jetë një femër shtetase e Shqipërisë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Marketing

Osmani sot pret në takim konsultativ liderët e partive politike

0

Presidentja Vjosa Osmani, sot do të pres në takime konsultative partitë politike, në funksion të përpjekjeve për zhbllokimin e situatës në Kuvend.

Takimi me partitë shumicë mbahet me fillim nga ora 13:00, ndërkaq takimi me partitë joshumicë mbahet me fillim nga ora 15:00.

Pizzeria “FAMIGLIA 1” në Prizren shpall konkurs për picamenë dhe kamarierë/e

E ftesës të së parës së vendit, iu përgjigjen pozitivisht të gjitha subjektet politike, transmeton Klankosova.tv.

Sot, po ashtu Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për herë të 16-të, pasi 15 herët paraprake dështoi të arrinte konstituimin e tij.

Marketing

 

Rregullorja për varrezat në Landovicë synon zgjidhje afatgjate dhe gjithëpërfshirëse për Prizrenin

0

Projekt Rregullorja për Varrim dhe Mirëmbajtjen e Varrezave të Reja të Prizrenit në Landovicë pritet që gjatë këtij muaji të shqyrtohet në Kuvendin e Komunës, pas përmbylljes së konsultimit publik.

Përmbajtja e saj është prezantuar gjatë një takimi me qytetarët. Sipas përgjegjësve nga Komuna e Prizrenit, kjo rregullore përcakton kushtet, parimet dhe standardet për organizimin, rregullimin, mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e varrezave të reja në Landovicë të Prizrenit.

Pizzeria “FAMIGLIA 1” në Prizren shpall konkurs për picamenë dhe kamarierë/e

Drejtori i Shërbimeve Publike, Çelë Lamaj ka bërë të ditur se kjo iniciativë është marrë vite më parë, por se asnjëherë nuk është përmbyllur për shkak të procedurave.

Sipas tij qeveria Totaj e ka trajtuar seriozisht këtë çështje dhe pas ndjekjes së procedurave ligjore ka iniciuar edhe hartimin e kësaj rregulloreje.

 

“Tani kemi një dokument të tillë, i cili pas konsultimit publik, gjatë muajit maj do të procedohet për shqyrtim në Kuvendin e Komunës për miratim. Pas aprovimit dhe hyrjes në fuqi bashkë me partnerin tonë fillojmë finalizimin e këtij lokacioni për varrim”, ka thënë Lamaj, raporton Telegrafi.

Në të njëjtën kohë ka vlerësuar se ky është njëri prej projekteve më të rëndësishme, marrë parasysh gjendjen aktuale në varrezat e qytetit, dhe se “me funksionalizimin e këtij lokacioni për 40 vite mund të zgjidhet  problemi i varrezave të qytetit të Prizrenit”.

Gjithashtu ka sqaruar se lokacioni në fjalë ka 58 hektarë dhe se “ofron hapësirë për të gjitha komunitetet dhe bashkësitë fetare”.

Por Besim Kryeziu nga Kisha Protestante ka theksuar se paraprakisht nuk janë informuar lidhur me përmbajtjen e kësaj draft rregulloreje.

“Nuk e di përse, por besoj se do të duhej të isha i njoftuar, marrë parasysh se jam edhe anëtar i KKSB-së”, është shprehur Kryeziu, raporton Telegrafi.

Drejtori Lamaj ka sqaruar se draft rregullorja është e publikuar në ueb faqen e Komunës dhe se të interesuarit kopjet fizike mund t’i marrin edhe në DSHP.

“Draft rregullorja është në konsultim publik deri me datën 20 maj 2025. Prandaj kërkoj nga ju që të ofroni komentet e juaja, që ta bëjmë këtë dokument sa më funksional”, ka thënë Lamaj, raporton Telegrafi.

Prona e destinuar për varrezat e qytetit në Landovicë, sipas autoriteteve komunale, gjatë vitit të shkuar është bartur në emër të Komunës së Prizrenit. /Telegrafi/

Mbi 2 mijë e 200 gjoba trafiku për 24-orë dhe mbi 50 aksidente trafiku

0

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh, ka njoftuar se gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 2227 gjoba trafiku.

Nga PK-ja është njoftuar edhe se janë raportuar 24 aksidente trafiku me të lënduar, dhe 32 aksidente trafiku me dëme materiale.

Pos këtyre, në raport shtohet se gjatë kësaj kohe janë arrestuar 21 persona.

Marketing

 

Bashkimi nuk ia doli as në Mitrovicë – Trepça vetëm një fitore larg titullit

0

Trepça triumfoi me përmbysje ndaj Bashkimit me rezultat 80:74 (33:26, 2:18, 28:16, 17:14). Tashmë mitrovicasit avancojnë në seri 3:1, duke qenë një hap afër të mbrojnë titullin e kampionit, raporton PrizrenPress.

Vendasit e nisën ndeshjen shumë më mirë dhe gjatë gjithë çerekut të parë ishin në epërsi, duke e fituar këtë pjesë 33:26. Por, periudha e dytë foli tërësisht në të mirë të mysafirëve, që treguan lojë të shkëlqyeshme në mbrojtje dhe në sulm për të përmbysur shifrat në 35:44, ndërsa mitrovicasit për dhjetë minuta shënuan vetëm dy pikë.

Por, kampionët nuk u dorëzuan dhe u rikthyen në pjesën e dytë për të përmbysur shifrat. ‘Xehetarët’ fituan bindshëm periodën e tretë 28:16, ndërsa edhe më të mirë ishin në dhjetë minutat e fundit për të triumfuar 80:74.

Te vendasit u dalluan Michael Myers me 22 pikë e gjashtë kërcime dhe Michael Green me 16 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime, ndërsa te mysafirët më të mirët ishin Wendell Green me 35 pikë dhe Mack Smith me 17 pikë e 12 kërcime.

Ndeshja e ardhshme zhvillohet të dielën në Prizren. Skuadra që shënon katër fitore shpallet kampione e Kosovës./PrizrenPress.com