13.3 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 503

Kryetari i Drinit të Bardhë:Suksesi ynë është zemra dhe shpirti i Hasit

0

Klubi Futbollistik Drini i Bardhë nga Hasi ka shkruar histori, duke u shpallur kampion në Ligën e Tretë të Kosovës për sezonin 2024-25.

Ky sukses i jashtëzakonshëm është përshëndetur me emocione të mëdha nga kryetari i klubit, Mustafë Totaj, i cili vlerësoi arritjen si rezultat i punës kolektive dhe përkushtimit të palëkundur.

“Në emrin tim dhe të klubit tonë, kam nderin dhe kënaqësinë t’ju uroj nga zemra triumfin historik: fituesin e titullit kampion në Ligën e Tretë të Kosovës për sezonin 2024-25”, tha Totaj.

Pizzeria “FAMIGLIA 1” në Prizren shpall konkurs për picamenë dhe kamarierë/e

Ai theksoi se ky sukses nuk është meritë e një individi, por fryt i përbashkët i përpjekjeve të gjithë atyre që kanë kontribuar për klubin.

“Ky sukses është rezultat i punës së palodhshme të shumë njerëzve që i dhanë zemrën këtij klubi. Padyshim se ky është një sukses i përbashkët!”

Totaj shprehu mirënjohje të veçantë për lojtarët, stafin teknik, donatorët dhe tifozët besnikë.

“Lojtarët tanë dhanë maksimumin në fushë dhe na bënë krenarë, trajnerët treguan profesionalizëm dhe përkushtim të jashtëzakonshëm, donatorët ishin gjithmonë pranë nesh me mbështetje të vazhdueshme, ndërsa tifozët tanë – shtylla jonë morale gjatë gjithë sezonit – meritonin këtë titull po aq sa çdo kush tjetër”, theksoi Totaj.

Kryetari i klubit e përmbylli mesazhin e tij me një thirrje shprese për të ardhmen.

“Ky titull është dëshmi e bashkimit, punës dhe shpirtit sportiv që ekziston në Has. Suksesi i KF Drini i Bardhë është krenari për të gjithë ne! Na priftë e mbara edhe në Ligën e Dytë!”/PrizrenPress.com/

MARKETING

26 vjet nga masakra e Korishës ku forcat serbe përdorën civilët si mburojë, familjarët kërkojnë drejtësi

0

Familjarët e viktimave civile, që patën pësuar 26 vjet më parë nga bombat e NATO-s, pasi janë përdorur si mburojë nga forcat serbe në Korishë të Prizrenit, të martën, kanë kërkuar që përgjegjësit për inskenimin e kësaj ngjarjeje të vihen para drejtësisë.

Adem Selimaj ka theksuar se në këtë përvjetor përkujtohen të gjitha viktimat, me kërkesën e kamotshme për drejtësi.

“Sot i përkujtojmë të gjithë, pasi i kemi vëllezër, djem, nipa. Unë e kam humb djalin e vëllait, 22 vjeç”, ka thënë Selimaj.

Edhe Hamdije Thaçi ka bërë të ditur se ka humbur katër familjarë, përkatësisht babën, nënën, djalin e vëllait dhe vajzën e vëllait.

“Çdo vit është e njëjta mërzi, nuk hiqet kurrë”, është shprehur ajo, raporton Telegrafi.

Më 13 maj të vitit 1999 në këtë fshat janë vrarë 77 civilë dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë, nga Korisha e Prizrenit si dhe nga disa fshatra të Suharekës.

Asokohe forcat serbe dhunshëm patën inskenuar caqe të rrejshme për NATO-n, me mbi 500 civilë shqiptarë nga Korisha dhe fshatrat përreth.

Ndërkaq Ylber Kabashi, në emër të banorëve të Korishës, ka përsëritur kërkesën që të ndalohen përpjekjet për barazimin e xhelatit me viktimën.

“”Sot, më shumë se kurrë, kemi për detyrë të pengojmë çdo përpjekje për ta barazuar xhelatin me viktimën. Duhet të kundërshtojmë çdo përpjekje për ta njollosur luftën tonë të drejtë për liri përmes proceseve gjyqësore, të cilat po bëhen në Hagë ndaj komandantëve të UÇK-së”, ka thënë ai, raporton Telegrafi.

Ish-komandanti i UÇK-së nga kjo zonë, Lulzim Kabashi, ka shprehur qëndrimin se “13 maji i vitit 1999 dëshmoi edhe njëherë se serbët dhe ushtria e tyre përfaqësojnë popullin dhe ushtrinë më të ndyrë në gjithë rruzullin tokësor, përfaqësojnë ligësinë, poshtërsinë e qyqarllëkun”.

Edhe nënkryetari Kujtim Gashi, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit, familje të të rënëve, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e e UÇK-së dhe qytetarë, nderuan të martën viktimat e Korishës, ku u vranë 77 civilë, përfshirë 14 fëmijë.

“Në këtë ditë përkujtimore, kujtohen me nder e krenari të gjithë civilët nga Korisha që humbën jetën për lirinë e Kosovës, me shpresë që sa më parë të vihet drejtësia në vend”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit. /Telegrafi/

Agjencia e Antidopingut demanton zyrtarisht spekulimet për Green

0

Agjencia e Antidopingut për Kosovë (KosADA), ka konfirmuar zyrtarisht se zërat për që e lidhnin lojtari e Bashkimit – Wendell Green me doping pozitiv, nuk janë të vërtetë.

Në një përgjigjje për AsistiOnline.com, nga kjo agjenci kanë konfirmuar se lojtari as që është testuar për doping.

“Si KosADA nuk e kemi testuar sportistin ne fjale per doping dhe rrjedhimisht nuk kemi asnje test pozitiv per te”, kanë thënë nga KosADA për AsistinOnline

Këto spekulime gjatë ditës i ka mohuar kategorikisht edhe klubi i Bashkimit nëpërmjet një komunikate me shkrim.

Prizren/ Aktakuzë për fajde dy personave të cilët u kapën në flagrancë

0

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj E.K. dhe B.K. për fajde, pasi ishin zënë në flagrancë në mars sivjet duke marrë 10 mijë euro nga viktima.

Të dy gjenden në paraburgim që nga 26 marsi.

Sipas aktakuzës, nga shkurti i 2021-s, të akuzuarit kishin marrë shumë joproporcionale në këmbim të shërbimit për të dëmtuarin E.G.. Fillimisht viktima kishte kërkuar 3000 euro borxh, me afat kthimi për dy muaj. Pasi ia kishte dhënë, i akuzuar E.K. i kishte kërkuar kamatë mujore prej 650 eurosh.

Pasi s’kishte arritur ta kthente borxhin, i akuzuari E.K. ia kishte dhënë viktimës edhe 2500 euro të tjera, të cilat i kishte marrë nga xhaxhai i tij, i akuzuari B.K.. Për këtë shumë, i dëmtuari ishte paralajmëruar për të paguar nga 500 euro kamatë mujore.

Pasi i dëmtuari s’kishte arritur ta paguante borxhin me kohë, të akuzuarit, sipas aktakuzës, ia kishin rritur kamatën sërish. E pasi prapë s’ishte kthyer borxhin, ata i kishin dhënë sërish para dhe kamata mujore nga muaji shkurt i vitit 2021 e deri në shkurt 2025 atij i ishte bërë 1650 euro në muaj. Sipas aktakuzës, kamata e të dëmtuarit ka mbërritur në 25 mijë euro.

Më 18 mars 2025, i akuzuari E.K. i kishte dërguar një mesazh të dmtuarit duke i thënë se i ke borxh edhe 13 mijë e 650 euro ose duhet ta bartë banesën tek noteri në emër të tij. Një javë më pas, ata ishin takuar dhe pas bisedimeve, të akuzuarit nga i dëmtuari kanë marrë 10 mijë euro dhe në këtë rast ka ndërhyrë Policia duke i arrestuari të dyshuarit.

Pos dyshimeve për veprën fajdeja, E.K. akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje, ndërsa B.K. për detyrim, pasi dyshohet se ia ka marrë dhunshëm një veturë të dëmtuarit e ai detyrohet të marrë një veturë me qira për ta kthyer automjetin e tij. Po ashtu dyshohet se të dëmtuarit ia ka hequr orën e dorës në vlerë 1300 euro dhe e ka kërcënuar se nëse s’i paguan borxhet dhe kamatat do të shkojnë tek noteri për t’ia marrë banesën.

Pos dënimit, Prokuroria ka propozuar që të konfiskohen edhe mjetet dhe objektet me të cilat është kryer vepra penale dhe 18 mijë euro, veturën Mercedes, armë e telefona.

Komuna e Prizrenit përmirëson kushtet në shkollën e Planejës

0

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ka ndërmarrë veprime për përmirësimin e kushteve në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Vëllezërit Frashëri” në Planejë të Prizrenit.

“Në kuadër të investimeve nga Drejtoria Komunale e Arsimit, në SHFMU “Vëllezërit Frashëri” në Planejë janë realizuar punime të rëndësishme në infrastrukturën e shkollës, me ç’rast është bërë lyerja e brendshme e objektit dhe është rinovuar fasada e jashtme, ndërsa, aktualisht po punohet në rregullimin e oborrit të shkollës”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Aty theksohet se krijimi i kushteve më të mira për komunitetin shkollor është prioritet i DKA-së.

 

“Përmirësimi i kushteve në shkolla është prioritet dhe mbetemi të përkushtuar që nxënësit të mësojnë në ambiente të sigurta e të këndshme”, përfundon njoftimi.

Kanoset një zyrtar policior në Malishevë

0

Drejtoria Rjonale e Policisë në Gjakovë, në raportin e tyre 24 orësh ka bëtë të ditur se gjatë lësaj periudhe kohore, në stacionin policor në Malishevë është raportuar për një kanosje ndaj një zyrtari policior.

“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje lidhur me shqiptimin e një tikete ka kanosur zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregullt.”

Po ashtu në këtë raport 24 orësh bëhët e ditur se është raportuar një rast i dhunës në familje, ku pas një mosëmarrëveshjeje i dyshuari, mashkull kosovar, i kishte shkaktuar dhunë psiqike dhe e kishte gjuajtur me një shkop plastike viktimën, femër kosovare.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se i kishte shkaktuar dhunë psiqike dhe e kishte gjuajtur me një shkop plastike, viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Gjendet i vdekur një person në Prizren

0

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas policisë, vdekja e tij është konfirmuar nga mjeku kujdestar.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. Kurse, rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”.

Kliko videon:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/694715393046470

Dështon për të 15-tën herë konstituimi i Kuvendit

0

 

I njëjti version nga LVV-ja është paraqitur në shumicën e seancës, derisa procesi ka ngelur në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Në seancat e fundit, LVV nuk e ka paraqitur fare për votim emrin e Albulena Haxhiut për kryeparlamentare, derisa kryesuesi Avni Dehari ka kërkuar nga partitë politike vetëm emrat e anëtarëve për Komision, që do të mundësonte votimin e fshehtë.

Qytetarët më 9 shkurt i janë drejtuar kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare, ndërsa vendi ka hyrë në muajin e katërt pa konstituimin e institucioneve.

Mundësitë e granteve nga KIESA prezantohen para anëtarëve të shoqatës “Esnaf” në Prizren

0

Në këtë takim, janë dhënë informata praktike mbi procedurën e aplikimit, dokumentet e nevojshme dhe përgatitjen e projekteve.

“Në zyrat e Shoqatës së ESNAF u mbajt me sukses takimi informues me fokus në skemat e granteve të ofruara nga KIESA. Pjesëmarrësit patën rastin të informohen në detaje rreth mundësive që këto grante ofrojnë për zhvillimin e bizneseve lokale, si dhe për kriteret dhe procedurat e aplikimit”, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate, raporton Telegrafi.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se KIESA për vitin 2025 ka planifikuar zbatimin e disa skemave të granteve për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM).

Njëra nga këto skema, në vlerë prej 5 milionë euro, parasheh përkrahjen financiare të ndërmarrjeve NMVM për blerjen e makinerive të avancuara prodhuese dhe përpunuese.

Kjo skemë i dedikohet bizneseve që veprimtarinë e tyre primare ose sekondare e kanë: Përpunimi i Produkteve Ushqimore; Prodhimi i Pijeve; Prodhimi i Tekstilit, Veshjeve dhe Lëkurës; Prodhimi i Drurit dhe i Produkteve të Drurit; Prodhimi i Mobileve; Prodhimi i Letrës dhe Produkteve prej Letrës; Prodhimi i Produkteve bazë dhe Preparateve Farmaceutike; Prodhimi i Produkteve të Gomës dhe Plastikes; Prodhimi i Produkteve Minerale jo Metalike; Prodhimi i Metaleve; Prodhimi i Produkteve të Fabrikuara Metalike; Prodhimi i Pajisjeve Elektrike. /Telegrafi/

Reagimet në Prizren: Aderimet e VV-së, as nga LDK-ja, as nga Zhuri (VIDEO)

0

Vetëvendosje u mburr se ka marr  aktivistë të Lidhjes Demokratike në Zhur.

Mirëpo, kjo po mohohet nga nëndega e kësaj partie, njofton Klan Kosova.

Ata po thonë se disa kurrë nuk kanë qenë LDK-së, e disa të tjerë nuk ishin aktivë me vite.