13.3 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 502

Rregullohet zona përreth burimit natyral në Poslisht, krijohen kushte më të mira për vizitorët

0

Pizzeria “FAMIGLIA 1” në Prizren shpall konkurs për picamenë dhe kamarierë/e

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka vlerësuar se projekti i realizuar nga buxheti komunal i shërben si banorëve të kësaj ane ashtu edhe vizitorëve dhe kontribuon në promovimin e këtij aseti natyror.

“Ky është një aset natyror në territorin e Komunës së Prizrenit me potencial për zhvillimin e turizmit. Prandaj, në bashkëpunim me drejtorinë e Turizmit kemi vendos që ta realizojmë këtë projekt, me vlerë prej afër 130 mijë eurove”, ka thënë Totaj, raporton Telegrafi.

Ndërkaq drejtori i Turizmit në Komunën e Prizrenit, Ramadan Tarashaj ka përkujtuar se burimi natyror shquhet si për aspektin shëndetësor, ashtu edhe për bukurinë e qetësinë që ofron, prandaj dhe ka vizitorë të shumtë.

“Ky projekt është realizuar për të krijuar kushte më të përshtatshme për të vizitorët”, ka deklaruar Tarashaj, raporton Telegrafi.

Gjatë vitit të shkuar, MMPHI ka  marrë në mbrojtje  13 zona të trashëgimisë natyrore në territorin e Komunës së Prizrenit. Njëra prej tyre është burimi i ujit natyral në Poslisht, që është kategorizuar si vlerë e natyrës së kategorisë së III-të.

Burimi i ujit në Poslisht të Prizrenit, monument i natyrës që ofron freski dhe qetësi

Lexo po ashtuBurimi i ujit në Poslisht të Prizrenit, monument i natyrës që ofron freski dhe qetësi

Në këtë mënyrë është përcaktuar edhe regjimi mbrojtës përkatës, ku ndalohen veprimtaritë që mund ta ndryshojnë gjendjen e tanishme të tij, ndezja e zjarrit, mbjellja e bimëve, ndryshimi i pamjes dhe hedhja e mbeturinave. /Telegrafi/

‘Koha’ nga Tuzi fiton çmimin e parë në festivalin ‘Anadrinia Jehon’

0

Festivalin e 24-të të folklorit “Anadrinia Jehon”, i mbajtur në fshatin Dejnë të Rahovecit, e mbylli me sukses organizimi i nivelit të lartë dhe pjesëmarrja e 15 grupeve artistike nga vise të ndryshme shqiptare. Këtë vit, çmimi i parë shkoi për Sh.K.A. “Koha” nga Tuzi, që ishte një prej performancave më të spikatura të këtij edicioni.

Sipas komunës, ky festival ka treguar edhe një herë forcën e traditave tona folklorike dhe bashkëpunimin mes grupeve nga të gjitha trevat shqiptare. Pjesëmarrësit kanë dhënë një performancë të shkëlqyer, duke e ngritur më tej nivelin e këtij festivali.

Në përfundim të edicionit, Sh.K.A. “Koha” u shpall fituesi i çmimit të parë, ndërsa Sh.K.A. “Malsori” nga Gjonaj dhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani” nga Gjilani morën çmimet e dyta dhe të treta, përkatësisht.

Pjesëmarrësit dhe organizatorët u nderuan gjithashtu me çmime dhe mirënjohje për kontributin e tyre të veçantë në zhvillimin e kulturës dhe traditave shqiptare./PrizrenPress.com

Dragash: Nisin vizitat sistematike shëndetësore në shkolla për klasat e para dhe të pesta

0

Ekipi mjekësor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash ka filluar zbatimin e programit të vizitave sistematike shëndetësore nëpër shkollat e Komunës së Dragashit, duke përfshirë nxënësit e klasave të para dhe të pesta, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit të Komunës së Dragashit, qëllimi i këtij programi është zbulimi dhe parandalimi i hershëm i problemeve shëndetësore tek nxënësit.

“Institucionet shëndetësore të Komunës së Dragashit, me stafin e tyre profesional, janë të përkushtuara për t’i kushtuar rëndësinë e duhur shëndetit të fëmijëve tanë dhe të gjithë qytetarëve”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com

Hetime për para të falsifikuara në Prizren, sekuestrohen monedhat e dyshimta

0

Sipas njoftimit, rasti është raportuar të ketë ndodhur në intervalin kohor nga 1 marsi deri më 7 maj 2025, dhe përfshin disa raste të pranimit të parave të dyshimta prej personave ende të paidentifikuar.

Pizzeria “FAMIGLIA 1” në Prizren shpall konkurs për picamenë dhe kamarierë/e

“Është raportuar se gjatë periudhës së cekur kohore, nga persona të panjohur janë pranuar bankënota dhe monedha metalike të cilat dyshohet se mund të jenë të falsifikuara”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Aty theksohet se paratë e dyshimta janë sekuestruar nga autoritetet dhe janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme forenzike. Për këtë rast është njoftuar edhe Prokurori i shtetit, i cili do të mbikëqyrë hetimet

 

Ndahet nga jeta avokati Ruzhdi Berisha

0

Ka ndërruar jetë avokati nga Prizreni, Ruzhdi Berisha.

Familjarët kanë bërë të ditur se ai ka ndërruar jetë, duke lënë pas një boshllëk të madh në rrethin e miqve, kolegëve dhe bashkëqytetarëve.

Mbledhja komemorative për avokatin Ruzhdi Berisha do të mbahet sot në orën 12:00, në shtëpinë e kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren.

Ndërkaq varrimi i të ndjerit do të bëhet po sot, më 14 maj 2025, në varrezat e qytetit të Prizrenit, pas faljes së namazit të Ikindisë.

Pizzeria “FAMIGLIA 1” në Prizren shpall konkurs për picamenë dhe kamarierë/e

Oda e Avokatëve të Kosovës e ka pranuar me pikëllim lajmin për vdekjen e avokatit Ruzhdi Berisha nga Prizreni.

I lindur më 9 shtator 1947, avokati Berisha la pas një karrierë të gjatë dhe të pasur në shërbim të drejtësisë, duke filluar nga detyra e gjyqtarit në Gjykatën Komunale të Dragashit, e deri në Gjykatën Supreme të Kosovës, dhe më pas si avokat me përkushtim të jashtëzakonshëm për mbi dy dekada.

“Ai ishte gjithashtu një trajnues i palodhshëm i brezave të rinj të juristëve dhe një kontribuues i rëndësishëm në fushën e botimeve profesionale juridike”, thuhet në njoftim.

“Puna, përkushtimi dhe integriteti i tij profesional lanë gjurmë të thella në sistemin e drejtësisë në Kosovë”.

“Humbja e tij është një humbje e madhe për komunitetin juridik dhe për gjithë ata që e njohën dhe bashkëpunuan me të”.

 

Komuna e Prizrenit nis prokurimin për rehabilitimin e ujësjellësit dhe kanalizimit, vlera 1.5 milion euro

0

Komuna e Prizrenit ka iniciuar aktivitetin e prokurimit për rehabilitimin e kanalizimit dhe të ujësjellësit në pjesët kryesore të qytetit.

Vlera e parashikuar e mjeteve financiare nga buxheti komunal për këtë kontratë sipas njoftimit është 1.5 milion euro, raporton Telegrafi.

Në njoftimin për kontratë thuhet se projekti për rehabilitimin e kanalizimit dhe të ujësjellësit në pjesët kryesore të qytetit duke përfshirë Shadërvanin, lagjen “Ortakoll”, lagjen “Bajram Curri”,  lagjen “Arbanë” dhe pjesët tjera do të jetë tre vjeçar.

Pizzeria “FAMIGLIA 1” në Prizren shpall konkurs për picamenë dhe kamarierë/e

“Do të arrihet një kontratë kornizë ku do të përfshihen intervenimet në rrjetin e kanalizimit dhe të ujësjellësit për një periudhë prej 36 muajve”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Sektori i Prokurimit në Komunën e Prizrenit, raporton Telegrafi.

Afati për dorëzimin e ofertave për këtë aktivitet të prokurimit është caktuar data 23 qershor 2025. /Telegrafi/

Konflikt i armatosur në Brod të Dragashit – një person arrestohet për posedim të armës

0

Një incident me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e 13 majit 2025, rreth orës 23:40, në fshatin Brod të Dragashit, ku pas një konflikti fizik mes disa personave, njëri prej të përfshirëve ka përdorur armë.

Në konflikt janë përfshirë S.I., 27-vjeçar dhe M. H., 21-vjeçar, së bashku me dy persona të tjerë, të cilëve u janë marrë deklaratat dhe do të trajtohen në procedurë të rregullt.

Pizzeria “FAMIGLIA 1” në Prizren shpall konkurs për picamenë dhe kamarierë/e

Pas përleshjes fizike, i dyshuari S. I. ka marrë një pistoletë të llojit TT, kalibër 9 mm, që e kishte në automjetin e tij dhe, sipas deklarimeve të tij, ka qëlluar një herë në ajër për t’i trembur të tjerët. Viktima pretendon se janë dëgjuar dy të shtëna, megjithatë nuk raportohet për të lënduar.

Njësia policore që ka dalë në vendin e ngjarjes ka gjetur armën, e cila është sekuestruar nga forenzika, por nuk janë gjetur gëzhojat.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasin e ka marrë në trajtim Njësia Hetimore e Stacionit Policor në Dragash.Gazeta Sinjali

 

Bashkimi synon barazimin ndaj Trepçës për të ruajtur shpresat për titullin kampion

0

Superfinalet e “Play-off”-it në ProCredit Superligën e Kosovës janë në kulmin e tyre, dhe përballja mes Bashkimit dhe Trepçës po vazhdon të ofrojë emocion dhe dramë. Aktualisht, Trepça udhëheq me një seri 2-1, duke pasur mundësinë të mbrojë titullin kampion, raporton PrizrenPress.

Në takimin e parë, Bashkimi fitoi me rezultatin 84-77, ndërsa Trepça reagoi në dy ndeshjet e tjera duke mundur prizrenasit 79-72 dhe 88-71, duke marrë epërsinë e terrenit për ndeshjet e ardhshme.

Në një deklaratë për media, Bashkimi shprehu përkushtimin dhe motivimin e tij për ndeshjen e katërt.

“Udhëtimi ynë vazhdon në Mitrovicë – të bashkuar, të motivuar dhe të etur për më shumë! Seria është 2-1, por rruga nuk ka përfunduar – gara vazhdon! Jemi të gatshëm të luftojmë çdo sekondë, me djersë, përkushtim dhe besim!”- deklaroi klubi prizrenas.

Tani, Bashkimi do të kërkojë barazimin e serisë dhe një hap të mëtejshëm drejt titullit kampion, ndërsa Trepça do të synojë fitore për të mbajtur më afër mbrojtjen e trofeut.

Ndeshja e katërt do të zhvillohet sot në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, nga ora 19:00./PrizrenRess.com

Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision 2025

0

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të Eurovision 2025, ku “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese të natës së parë gjysmëfinale, e mbajtur në Bazel, Zvicër.

10 shtetet finaliste të gjysmëfinales së parë të Eurovision 2025, janë: Norvegjia, Shqipëria, Suedia, Islanda, Holanda, Poloni, San Marino, Estonia, Portugali, Ukraina.

Nata e parë e Eurovisionit u karakterizua nga energji dhe emocione, mes të cilëve edhe Shqipëria. “Zjerm” solli një kombinim të simbolet kombëtare dhe koncepti skenik i frymëzuar nga legjenda e Rozafës krijuan një moment magjik.

Artistët finalistë, përfshirë Shqipërinë, do të rikthehen në skenë më 17 maj, për të garuar për trofeun e Eurovision 2025./rtsh.al/

Nuk e di çfarë t’i them dhembjes

0

Enver Sulaj

Martirëve të Korishës, në përvjetorin e rënies

Kush e ndali diellin mbi këto kodrina
Kush i zuri pritë rrugëtimit drejt shpresës?

Në sytë e flakës ra nata
Mëngjesi ishte larg, sa hëna
E vesa i njomi sytë e robëruar
Për një ëndërr
Për një dhembje lirie.

Nuk e di çfarë t’i them dhembjes
As dëshpërimit
As ëndrrës së fikur pamëshirshëm
Një mëngjes maji para agimit!

13 maj 2025