15.2 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 506

Të gjitha biletat për finalen Bashkimi – Trepça janë shitur, pritet atmosferë e jashtëzakonshme në Prizren

0

Finalja e sontme ndërmjet Bashkimit dhe Trepçës, që do të luhet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, pritet të zhvillohet përpara një audience të mbushur përplot.

Të gjitha biletat për këtë ndeshje janë shitur, duke dëshmuar interesimin e jashtëzakonshëm të tifozëve për këtë përballje vendimtare.

Video: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1639600633358898

Seria finale e Superligës së Kosovës në basketboll është momentalisht e barazuar 1-1, duke i shtuar edhe më shumë peshë dhe emocion kësaj ndeshjeje të tretë, që mund të ndikojë ndjeshëm në rrjedhën e serisë.

Atmosfera në Prizren pritet të jetë e zjarrtë, me praninë e madhe të tifozëve portokalli të Bashkimit.

Tifozët janë të gatshëm ta shndërrojnë palestrën në një arenë spektakolare, ndërsa pritet që loja të ofrojë intensitet të lartë dhe emocion deri në sekondat e fundit. /AsistiOnline.com/

Përballja e tretë e finales sonte në Prizren, pritet rivalitet i madh dhe atmosferë e zjarrtë

0

Emocionet e finales së madhe të play-off-it të Superligës së Kosovës në basketboll arrijnë kulmin sonte në Prizren, ku zhvillohet përballja e tretë dhe jashtëzakonisht e rëndësishme e serisë finale mes Bashkimit dhe Trepçës.

Pas dy dueleve të zjarrta, ku secila skuadër ka mbrojtur fitoren në shtëpi, seria është e barabartë 1-1. Bashkimi triumfoi në Prizren në sfidën e parë, ndërsa Trepça reagoi në ndeshjen e dytë duke barazuar finalen dhe kthyer gjithçka në pikën zero.

Tashmë, sonte në “Sezai Surroi”, adrenalina do të jetë maksimale, pasi ekipi që fiton këtë duel, do ti afrohet titullit kampion në dy fitore.

Atmosfera në qytetin e Prizrenit pritet të jetë elektrizuese me tifozët vendas që kanë paralajmëruar pjesëmarrje masive.

Ndeshja e tretë finale mes Bashkimit dhe Trepçës luhet sonte (e shtunë) me fillim nga ora 19:00, në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, e cila pritet të jetë e stërmbushur me tifozë dhe emocione.

Nuk ka konstituim të Kuvendit as pas 14 përpjekjeve

0

 Deputetët sot nuk arritën ta konstituonin Kuvendin e Kosovës, as pas 14 përpjekjeve.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u bëri thirrje partive politike që të propozojnë anëtarë për komisionin për votimin e fshehtë, si një hap procedural kyç sipas tij, për vazhdimin e procesit.

Në sallë ishin 92 deputetë. Vetëm 54 deputetë kanë votuar për komisionin për votim të fshehtë,  nuk ka pasur kundër dhe abstenim, ndërkohë seanca do të vazhdojë sërish pas 48 orësh.

Seanca e radhës do të mbahet më 13 maj në orën 10:00.

.

Ndërron jetë mësimdhënësi nga Prizreni,Fatih Lubiçeva

0

Ka ndërruar jetë mësimdhënësi i njohur nga Prizreni, Fatih Lubiçeva.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren,  Luljeta Veselaj-Gutaj.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin e ndarjes së parakohshme nga jeta të mësimdhënësit Fatih Lubiçeva. Angazhimi dhe puna e tij e mirë ishte frymëzim për nxënësit. Fatih ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe do të jetojë gjatë në kujtesën tonë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Veselajt-Gutaj.

Ajo ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Lubiçeva, miqtë, bashkëpunëtorët, kolegët dhe të gjithë nxënësit që patën fatin të mësonin prej tij.

“Fatih Lubiçeva do të kujtohet për përkushtimin dhe kontributin e tij të çmuar në arsim”./PrizrenPress.com/

mbajtje.

Gjenden katër motoristët nga Suhareka që humbën rrugën në afërsi të Shtërpcës

0

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se motoristët që kishin humbur rrugën në afërsi të qytetit të Shtërpcës janë gjetur.

Sipas njoftimit, pas pranimit të thirrjes për ndihmë, ekipet janë aktivizuar menjëherë dhe kanë nisur kërkimin në zonën malore ku ishin raportuar për herë të fundit.

Pavarësisht terrenit dhe kushteve thuhet se motoristët janë lokalizuar dhe asistuar deri në kthimin e tyre të sigurt.

“Shoqata falënderon të gjithë ata që kontribuan në këtë operacion. Ne mbetemi të përkushtuar për t’iu përgjigjur çdo thirrjeje për ndihmë dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve në raste emergjente”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës shqipton mbi 2 mijë tiketa trafiku në 24 orë

0

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës njofton se ka shqiptuar gjithsej 2.068 tiketa trafiku.

Në këtë periudhë kohore po ashtu bëhet e ditur se kanë ndodhur 33 aksidente trafiku me dëme materiale, një aksident trafiku me fatalitet dhe 19 aksidente me të lënduar.

.

Ambasadori britanik uron Ditën e Goranëve: Pata një ditë fantastike në Dragash dhe Restelicë

0

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar komunitetit goran në ditën ndërkombëtare të tyre.

Në një postim në Facebook, ai ka bërë të ditur se ishte të shtunën në Dragash dhe Restelicë.

“Gëzuar Ditën e Goranëve! Pata një ditë fantastike në Dragash dhe Restelicë duke mësuar rreth komunitetit goran të Kosovës. Faleminderit Adem Hoxha që na tregove këtë rajon të bukur dhe traditat e tij lokale”, ka thënë Hargreaves.

Fermerët e Rahovecit kanë nxjerrë në treg prodhimin e ri të trangullit

0

Fermerët e komunës së Rahovecit kanë dalë në treg me trangujt, ndërsa e konsiderojnë një fillim të mbarë verën e këtij viti. Pikat grumbulluese dhe eksporti i perimeve janë tregu kryesor për këta fermerë.

Sipas pikës grumbulluese, këtë vit janë kontraktuar 170 fermerë, kultivues të trangujve dhe specave.

Prodhimi vendor në komunën e Rahovecit ka filluar tani të jetë i gatshëm për konsumatorët.

Fermeri Kujtim Hoti është njëri ndër të parët që ka filluar vjeljen e trangullit.

“Ne i kemi mbjellë këto dikund me 27 mars, brenda 28 ditëve i kemi gati, sivjet ka qenë një verë më e mirë, më e nxehtë dhe kemi dalë në prodhim më herët. Si fillim ishte ftoftë, kishim frikë nga ngricat, por deshti zoti na shpëtuan dhe është një prodhim mjaft i mirë”, tha për RTK, Hoti.

Tregu për fermerët që dalin herët me prodhim nuk është problem, megjithëkëtë sfidë ngelet sigurimi i pagave për 12 muaj, për punëtorët e kontraktuar në këtë sektor.

“Ne kemi kontratë edhe me pikat grumbulluese, sivjet është një fat se e kemi bërë edhe klasifikuesen tonë, e kemi marrë nga USAID-i donacion. Ne merremi edhe me përpunim edhe me kultivim, kjo po na mundëson që me pas punëtorë në sezonë më të gjatë, sfidë e fermerëve mbetet sigurimi i pagave 12 muaj për këta punëtorë”, tha Hoti.

Komuna ka arritur që këtyre fermerëve t`u vijë në ndihmë duke lidhur disa marrëveshje për tregun. Aktualisht janë 170 kontrata me fermerë, të realizuara për eksport.

“Ne vetëm e kemi një marrëveshje me qendrën grumbulluese e cila e ka për qëllim me marrë prodhimin e gatshëm, por njëkohësisht të gjitha imputet bujqësore i kemi mbuluar ne komuna 80% dhe 20 % qendra grumbulluese”, tha Berat Duraku, drejtor i Bujqësisë në Rahovec.

“490 mijë euro ka planifikuar Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec për subvencione, ndërsa pjesa tjetër është ndarë për infrastrukturë, rrugë fushore dhe kanale kulluese, që kap një shifër të madhe për buxhetin e komunës”, thotë Duraku.

Sipas Drejtorisë Komunale të Bujqësisë, janë rreth 3100 fermerë që janë në fazën përfundimtare të aplikimit për subvencione të drejtpërdrejta për këtë vit./rtk/

 

Shpërthimi në veturën e Hajdarit, 30 ditë paraburgim të dyshuarit

0

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit B.K. i cili dyshohet të jetë ai që kreu veprën penale duke vendosur eksploziv në veturën ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari, më 30 pill, me çka edhe ngarkohet me veprën penale, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Zjarrvënia” dhe veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Gjyqtari i procedurës paraprake, pas seancës dëgjimore ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin B.K., pasi ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale të lartpërmendura.

“Gjykata ka konstatuar se në këtë fazë të procedurës ekzistojnë rrethana që tregojnë se ekziston rreziku i ikjes së tij, ku përdorimi i eksplozivit në një zonë me qarkullim të madh të njerëzve, përbën rrezik të lartë për jetën e njerëzve dhe sigurinë publike, mund të nxitet motivi tek i pandehuri për tu arratisur nëse lihet në liri. Gjykata vlerësoj se nga natyra dhe mënyra e kryerjes së veprave penale, rezulton se i pandehuri B.K. ka vepruar në mënyrë të planifikuar, të qëllimshme dhe me motiv financiar, gjë që e bënë të dukshëm rrezikun e përsëritjes së veprave penale”, thuhet tutje në njoftimin e Gjykatës Themelore rreth vendimit për caktimin e paraburgimit ndaj këtij të dyshuari.

Veprime të tilla, të vënies së eksplozivit në veturën e personit tjetër, në zona me qarkullim të dendur të njerëzve, pa motive personale vetëm me motive të pagesës, sipas vendimit të Gjykatës Themelore e bëjnë të pandehurin B.K. potencialisht të rrezikshëm për sigurinë e përgjithshme dhe për përsëritjen e këtyre veprave penale apo veprave penale më të rënda.

“Andaj caktimi i masës së paraburgimit është masë e domosdoshme në këtë rast penal dhe se çdo masë tjetër do të ishte e pamjaftueshme, për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale”, thuhet në njoftim.

Top-shënuesit e dy finaleve të para: Këta lojtarë kryesojnë te Bashkimi e Trepça

0

Finalet e Superligës së Kosovës në basketboll kanë prodhuar dy ndeshje të forta mes Bashkimit dhe Trepçës, ku janë evidentuar disa prej top-shënuesve më të mirë të serisë deri tani.

Sipas statistikave nga dy sfidat e para, janë dy basketbollistë amerikanë që udhëheqin listën e realizatorëve: Mack Smith nga Bashkimi dhe Tekele Cotton nga Trepça.

? Top-shënuesit e Bashkimit pas dy finaleve:

  • Mack Smith – 16.5 pikë mesatarisht
  • Wendell Green – 15 pikë
  • Lejson Zeqiri – 12.5 pikë
  • Jayveous McKinnis – 12.5 pikë
  • Valon Bunjaku – 8 pikë

Bashkimi ka treguar një balancë të mirë në sulm, me katër lojtarë që shënojnë mbi 12 pikë për ndeshje, përfshirë kontribues vendorë si Lejson Zeqiri dhe Valon Bunjaku.

? Top-shënuesit e Trepçës pas dy finaleve:

  • Tekele Cotton – 20 pikë mesatarisht
  • Michael Myers – 16 pikë
  • Drilon Hajrizi – 13 pikë
  • Mikaile Tmusiq – 12.5 pikë
  • Michael Green III – 8.5 pikë

Trepça mbështetet te përvoja dhe përforcimet e huaja, me Cotton në krye, ndërsa Michael Myers dhe Drilon Hajrizi po japin gjithashtu kontribut të rëndësishëm në fazën ofensive.

Finalet vazhdojnë me intensitet të lartë, ndërsa të dy ekipet do të kërkojnë të përmirësojnë lojën në të dyja anët e parketit. Me serinë që po vazhdon, pritet që edhe shifrat individuale të ndryshojnë dhe të prodhojnë yje të tjerë në skenën vendimtare të kampionatit. /AsistiOnline.com/