7.6 C
Prizren
E enjte, 12 Shkurt, 2026

Përballja e tretë e finales sonte në Prizren, pritet rivalitet i madh dhe atmosferë e zjarrtë

Emocionet e finales së madhe të play-off-it të Superligës së Kosovës në basketboll arrijnë kulmin sonte në Prizren, ku zhvillohet përballja e tretë dhe jashtëzakonisht e rëndësishme e serisë finale mes Bashkimit dhe Trepçës.

Pas dy dueleve të zjarrta, ku secila skuadër ka mbrojtur fitoren në shtëpi, seria është e barabartë 1-1. Bashkimi triumfoi në Prizren në sfidën e parë, ndërsa Trepça reagoi në ndeshjen e dytë duke barazuar finalen dhe kthyer gjithçka në pikën zero.

Tashmë, sonte në “Sezai Surroi”, adrenalina do të jetë maksimale, pasi ekipi që fiton këtë duel, do ti afrohet titullit kampion në dy fitore.

Atmosfera në qytetin e Prizrenit pritet të jetë elektrizuese me tifozët vendas që kanë paralajmëruar pjesëmarrje masive.

Ndeshja e tretë finale mes Bashkimit dhe Trepçës luhet sonte (e shtunë) me fillim nga ora 19:00, në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, e cila pritet të jetë e stërmbushur me tifozë dhe emocione.

Më Shumë

Mozzik godet me “Diss”, kënga me tekst kontrovers që po trazon publikun

Mozzik ka bërë lëmsh rrjetin me publikimin e këngës së tij më të fundit, “Diss”, e cila vjen me një tekst kontrovers dhe befasues,...

Sot në Prizren nis spektakli i basketbollit

Nga sot deri më 15 shkurt, palestra “Sezai Surroi” në Prizren do të bëhet epiqendër e basketbollit, me dy turne të rëndësishëm që priten...

Lajmet e Fundit