13.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 519

Mot i nxehtë sot, temperaturat arrijnë në 28 gradë Celsius

0

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht me diell.

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperatura do të lëvizin nga 6 deri në 28 gradë Celsius.

“Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Kurti: `Hasi Jehon`, një urë që na lidh përmes zërit të folklorit shqiptar

0

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mbrëmjen e sotme, mori pjesë në ngjarjen e organizuar me rastin e shënimit të 50-vjetorit të themelimit të Shoqatës kulturo-artistike “Malësori” dhe në edicionin e 36-të të Festivalit Folklorik “Hasi Jehon”.

“Pesë dekada përkushtim e punë të palodhshme për ruajtjen e vlerave të folklorit burimor, përmes veshjeve, instrumenteve e këngës popullore, e kanë shndërruar këtë manifestim në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në trojet ku jetojnë shqiptarët. Është një vendtakim i përvitshëm për mijëra artdashës dhe një skenë ku vlerat kulturore marrin hov”, u shpreh në hyrje të fjalës së tij kryeministri Kurti.

Në vijim, Kurti tha se ky manifestim, që mbahet në fillim të muajit maj, përkon me datat simbolike të pajtimit të madh të gjaqeve më 2 maj 1990, ngjarje kjo e cila ndodhi pikërisht këtu, në vendin ku po zhvillohet manifestimi edhe sivjet, njofton Kryeministria.

“Përballë sfidave dhe periudhave të vështira të së kaluarës, “Hasi Jehon” ka qëndruar si një dëshmi e gjallë e rezistencës dhe angazhimit për ruajtjen e identitetit tonë kulturor”, u shpreh kryeministri në detyrë.

Ai shtoi se Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i kanë kushtuar vëmendje të veçantë mbështetjes institucionale dhe financiare për të gjitha fushat e kulturës, veçanërisht në fushën e folklorit, ku kemi mbështetur në vazhdimësi ansamblet, manifestimet, studimet dhe botimet në tërë territorin e vendit, me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve për ruajtjen, kultivimin dhe promovimin e trashëgimisë sonë.

“Hasi Jehon” është më shumë se një festival: është një urë që na lidh me njëri-tjetrin dhe me botën, përmes zërit të pastër të folklorit shqiptar”, tha kryeministri.

Shoqata kulturo-artistike “Malësori”, me projektin Festivali Folklorik “Hasi Jehon”, është mbështetur nga Qeveria përmes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Gjatë vitit 2021 është përkrahur me shumën 7 mijë euro, në vitin 2022 kjo përkrahje është më shumë se trefishuar në vlerën prej 25 mijë euro. Ndërkohë, festivali ka marrë mbështetje edhe në vitin pasues me vlerë prej rreth 27 mijë euro, ndërsa kjo përkrahje gjatë vitit 2024 ka arritur në vlerën prej 30 mijë euro.

Në Gjonaj të Hasit sonte nisi edicioni i 36-të i Festivalit “Hasi Jehon”

0

Nata e parë i kushtohet SHKA “Malësori”, nikoqire e festivalit, që këtë vit feston 50 vjetorin e themelimit.

Në hapje mori pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili theksoi rëndësinë e ruajtjes së folklorit dhe trashëgimisë kulturore.

Gjatë dy netëve në vijim do të performojnë ansamble nga të gjitha trevat shqiptare.

Finalja e basketbollit në ekran gjigand: Shiko ndeshjen së bashku me tifozët e tjerë në Prizren

0

Bashkimi i Prizrenit ka njoftuar se do të organizojë transmetimin ‘live” të ndeshjes së parë finale të basketbollit në ekran gjigand për t’i mundësuar tifozëve të qytetit të përjetojnë emocionet e kësaj ngjarjeje të madhe. Transmetimi do të zhvillohet në oborrin e Qendrës Sportive “Sezai Surroi” në Prizren, duke ftuar të gjithë qytetarët të shijojnë ndeshjen së bashku, raporton PrizrenPress.

Në këtë finale, Bashkimi, që përfundoi kampion i garave të rregullta, do të përballet me Trepçën, që e mbylli sezonin e rregullt në vendin e dytë. Bashkimi kërkon të fitojë titullin e dytë në histori, të parin pas vitit 2018, ndërsa Trepça është kampione aktuale dhe e ka fituar këtë trofe pesë herë.

Ndeshja e parë e finales do të zhvillohet këtë të diel, më 19:00.

“Të dielën, më 19:00, ftojmë të gjithë qytetarët e Prizrenit të mblidhen dhe ta përjetojnë emocionin e finales së bashku, duke dhënë përkrahjen e tyre me zemër për ekipin tonë! Bashkë drejt fitores – për Prizrenin!” – apelon klubi./PrizrenPress.com

Gara për titullin e kampionit nis më 4 maj në Prizren

0

Seria finale e “Play-off”-it të ProCredit Superligës fillon në Prizren me super finalistët Bashkimi dhe Trepça.

Epërsia e terrenit i takon prizrenasve që përfunduan garat e rregullta në pozitën e parë, derisa e dyta ishte kampionia aktuale, Trepça.

Skuadra që shënon katër fitore fiton titullin e kampionit, raporton PrizrenPress.

Orari i finaleve:

Finalja 1
E diel, 4 Maj Bashkimi – Trepça
Finalja 2
E mërkurë, 7 Maj Trepça – Bashkimi
Finalja 3
E diel, 11 Maj Bashkimi – Trepça
Finalja 4
E mërkurë, 14 Maj Trepça – Bashkimi
Finalja 5 (eventuale)
E diel, 18 Maj Bashkimi – Trepça
Finalja 6 (eventuale)
E mërkurë, 21 Maj Trepça – Bashkimi
Finalja 7 (eventuale)
E diel, 25 Maj Bashkimi – Trepça

Liria humb mundësinë për fitore në Malishevë, barazimi 1-1 pengon ambiciet për kreun

0

Liria e Prizrenit nuk arriti të marrë më shumë se një pikë në përballjen ndaj Vëllaznimit, e zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, duke barazuar me rezultat 1-1, raporton PrizrenPress.

Me këtë barazim, skuadra e drejtuar nga trajneri Leotrim Krasniqi mbetet në kuotën e 47 pikëve, duke humbur një rast të mirë për t’iu afruar liderit Drenica, që tani ka 52 pikë pas fitores në udhëtim ndaj Rilindjes 1974.

Liria kaloi në epërsi që në minutën e 2-të me golin e Dijar Nikqit, por vendasit barazuan në pjesën e dytë përmes një penalltie të realizuar nga Ardian Hoti në minutën e 71-të./PrizrenPress.com

Suhareka përkujton 26-vjetorin e rënies së dëshmorëve Fetah Gega dhe Xhavit Bajraktari

0

Sot, më 2 maj, Komuna e Suharekës ka përkujtuar 26-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit, Fetah Gega nga fshati Studençan dhe Xhavit Bajraktari nga fshati Samadrexhë, të cilët dhanë jetën në shërbim të lirisë së Kosovës, raporton PrizrenPress.

Ena Bulku, Arbër Selmani dhe Elvin Nuri – fituesit e Fondit të Krijimtarisë Letrare për të Rinj për vitin 2025

0

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ndau sot vlerësimet për fituesit e Fondit të Krijimtarisë Letrare për të Rinj për vitin 2025.

Juria, e kryesuar nga shkrimtari Ylljet Alicka dhe me anëtarë pedagogen e letërsisë, Dhurata Shehri dhe gazetaren e kulturës, Arta Marku vlerësuan mes 18 dorëshkrimeve veprat: “Pallati i dëshpërimit” (roman), “Testosteron” (vëllim me tregime), “Shpikja e skandalit në idil”, (vëllim me poezi).

Fituesit e Fondit të Krijimtarisë Letrare për të Rinj për vitin 2025 janë:

Ena Bulku për romanin “Pallati i dëshpërimit”, nga shtëpia botuese “Ombra GVG” me motivacionin: “Një roman që eksploron në mënyrë fine fatin e individit, botën e tij të brendshme duke përzier erudicionin, poezinë dhe meditimin mbi kohën dhe kujtesën”.

Arbër Selmani për vëllimin me tregime “Testosteron”, nga shtëpia botuese “Albas” me motivacionin: “Proza që shkëlqejnë me intuitë dhe stil në zbulimin e të vërtetave të artit”.

Elvin Nuri për vëllimin poetik “Shpikja e skandalit në idil”, nag shtëpia botuese “Berk”, me motivacionin: “Poezi e vetmisë urbane, që figurën e bën zgjedhje jo dekorative”.

Ndërkohë, me propozimin e jurisë do të mbështeten për botim edhe tre të rinj të tjerë, të cilët janë:

Liza Brozi me dorëshkrimin “Vdekja e kukullës” nga shtëpia botuese
“Albas”.

Antonio Çikollari me dorëshkrimin “Pesë vdekje” nga shtëpia botuese
“Albas”.

Xhensila Dautllari me dorëshkrimin “Anahera: E fshehta në godinën e
pestë” nga shtëpia botuese “Toena”.

Dragashi përballet me ndërprerje të përkohshme të ujit pas defektit pranë xhamisë së vjetër

0

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar konsumatorët e Dragashit se mbrëmë ka ndodhur një defekt në gypin kryesor të ujësjellësit, në afërsi të xhamisë së vjetër në Dragash.

Si pasojë, qendra dhe pjesa e poshtme e Dragashit kanë mbetur pa furnizim me ujë, deri sa të sanohet ky defekt.

“Ekipet tona janë në terren dhe po punojnë me intensitet për të rikthyer furnizimin me ujë sa më parë. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe durimin tuaj!”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidroregjioni Jugor”.

Komedia e zezë “Vetmi në Perëndim” e Teatrit të Pogradecit sonte vjen në Prizren

0

Shfaqja “Vetmi në Perëndim” e Teatrit të Pogradecit të premten mbrëma vjen në Prizren.

Kjo vepër është realizuar me regji të Orges Karaga nga trupa e Pogradecit me tekst të autorit irlandez, Martin McDonagh, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit të Teatrit të Qytetit “Bekim Fehmiu” bëhet fjalë për një komedi të zezë që publikun nuk e lë indiferent.

“Një vepër që ndërthur humorin e mprehtë me thellësinë emocionale, ku dy vëllezër të përfshirë në zënka të pafundme, një prift i trazuar dhe një qytet i vogël me ngjarje të errëta na çojnë në reflektim për marrëdhëniet njerëzore dhe faljen”, thuhet në përshkrimin e shkurtër për shfaqjen në fjalë./PrizrenPress.com