11.9 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 520

KBI Prizren mban mbledhjen e rregullt me imamët, diskutohet puna si dhe sfidat në terren

0

Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren ka mbajtur mbledhjen e rregullt me imamët e Komunës së Prizrenit.

Në mbledhjen e kryesuar nga kryetari i Këshillit Valon ef. Ibrahimi, administrata e Këshillit të BI-së Prizren ka raportuar para imamëve për aktivitetet dhe realizimet gjatë vitit 2024.

Kryetari Valon ef. Ibrahimi sipas njoftimit ka folur rreth angazhimeve të cilat janë bërë gjatë vitit paraprak. Ai ka vlerësuar rolin e te gjithë imamëve dhe punën e bërë në vazhdimësi.

Kryeimami, dr. Orhan ef. Bislimaj ka raportuar rreth aktiviteteve fetare dhe zhvillimit të jetës fetare gjatë këtij viti.

“Më shumë u ndal rreth funksionimit të mektebit dhe sfidave ku imamët patën rastin që të diskutojnë hapur rreth përvojave të tyre nga terreni”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.

Ndërkaq sekretari, dr. Faruk ef. Ukallo, ka raportuar rreth problemeve me të cilat është përballur sekretaria dhe ka kërkoi disiplinë më të theksuar në zbatimin e vendimeve dhe shkresave të ndryshme.

“Imamët, patën rastin që t’u parashtrojnë pyetje zyrtarëve të KBI- së, për çfarëdo çështje apo pa qartësi që kanë mundur të kenë, ashtu që kanë marrë përgjigje nga udhëheqësit e sektorëve. Po ashtu, imamët diskutuan edhe për shumë çështje dhe problematika të ndryshme, me të cilat përballet bashkësia myslimane në Kosovë. Pati edhe propozime konkrete për realizim gjatë vitit 2025”, thuhet në njoftimin e KBI Prizren.

Bashkimi kërkon titullin e dytë në histori – Superfinalja nis në Prizren përballë kampiones Trepça

0

Superfinalja e “Play-off”-it është qershia mbi tortë e këtij edicioni të ProCredit Superligës. Në finale do të përballen Bashkimi dhe Trepça, përkatësisht vendi i parë dhe i dytë gjatë garave të rregullta.

Ndeshjet çerekfinale dhe gjysmëfinale të “Play-off”-it dhuruan spektakël të basketbollit, derisa adrenalina do të rritet në maksimumin në finale, ku të dy skuadrat duan titullin e kampionit, raporton PrizrenPress.

Këto dy skuadra u kualifikuan direkt në finale dhe me seri identike 3:1 arritën finalen. Bashkimi triumfoi ndaj Pejës, kurse Trepça ndaj Sigal Prishtinës.

Në garat e rregullta, Bashkimi ishte lider me 20 fitore e tetë humbje, kurse Trepça e dyta me 19 fitore e nëntë humbje. Këto dy skuadra u përballën katër herë në këtë edicion në ProCredit Superligë, ku kishin nga dy fitore ndaj njëra-tjetrës, ku të gjitha fitoret ishin si vendas.

Po ashtu u përballën në finale të Kupës, ku ‘Xehetarët’ triumfuan në kryeqytet.

Bashkimi kërkon titullin e dytë në histori, të parin pas vitit 2018, ndërsa Trepça është kampione aktuale, ndërsa në historinë e saj e ka fituar këtë trofe pesë herë.

Ndeshja e parë do të zhvillohet të dielën në Prizren, ndërsa skuadra që shënon katër fitore fiton titullin e kampionit./PrizrenPress.com

Fillon aksioni pranveror për mbeturinat e mëdha në Prizren, zgjat deri më 7 maj

0

“Ky aksion ofrohet falas dhe është një mundësi e shkëlqyer për të kontribuar në pastrimin dhe mbrojtjen e mjedisit tonë të përbashkët”, thuhet në njoftim.

Aty thuhet se qytetarët duhet të vendosin mbeturinat e mëdha para shtëpive të tyre, deri me 7 maj, për të mundësuar largimin e tyre në mënyrë të rregullt.

Për banorët e ndërtesave kolektive thuhet se ata duhet t’i vendosin mbeturinat para pikës më të afërt të grumbullimit.

“Aksioni ka për qëllim jo vetëm pastrimin, por edhe sensibilizimin e komunitetit për rëndësinë e menaxhimit të mbeturinave dhe ruajtjes së një mjedisi të pastër”, përfundon njoftimi i Komunës së Prizrenit.

“Hardh Fest’ zbulon datat për edicionin e sivjetëm të festivalit në Rahovec

0

Festivali agro-kulturor “Hardh Fest” ka shpallur datat e edicionit të sivjetëm, i cili do të mbahet më 5, 6 dhe 7 shtator.

Përmes një postimi në Facebook, organizatorët e festivalit kanë njoftuar se hyrja për këtë vit do të jetë falas.

Ky festival tradicional zhvillohet çdo vit në qytetin e Rahovecit dhe, përveç mbrëmjeve festive, ofron edhe aktivitete të ndryshme që promovojnë kulturën dhe trashëgiminë e qytetit të njohur për kultivimin e rrushit.

Ende nuk është bërë i ditur linë-up i artistëve për edicionin e sivjetëm, por se siç njofton Hardh Fest do të bëhen të ditur më vonë.

“Festivali është i veçantë, me aktivitete të vazhdueshme që kultivojnë e kujtojnë traditën dhe kulturën rahovecase për të gjithë vizitorët, promovon verërat, rrushin dhe produktet tjera lokale, duke i kurorëzuar të gjitha këto të mira me muzikë LIVE në fund”, thuhet në njoftim.

Policja në Prizren vetëplagoset me armë zjarri

0

Një zyrtare policore është vetëplagosur mbrëmë, pas orës 23:00 në Prizren, në rrethana akoma të paqarta.

Policja ka pësuar plagë në gju dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Sipas informacioneve të para, është jashtë rrezikut për jetë.

Rasti është raportuar menjëherë te Prokuroria Themelore në Prizren dhe tek Inspektorati Policor i Kosovës, të cilët tashmë kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

IPK rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë në Prizren

0

Inspektorati Policor i Kosovës,  bënë të ditur se hetuesit e saj pasi kanë pranuar informacione për një shkrepje me armë zjarri në Prizren, ku dyshohej se ishte përshirë një zyrtar policor, kanë dal në vendin e ngjarjes.

“Pas daljes në vendin e ngjarjes dhe ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore dyshohet se një zyrtare policore e cila ishte jashtë detyrës zyrtare, derisa ishte në shtëpinë e saj, duke manipuluar në mënyrë të pasigurt me armën zyrtare i shkrep arma  dhe e plagosë veten në këmbë. Pas incidentit zyrtarja policore është dërguar për tretman mjekësor në Prizren”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Gjithashtu bëhet e ditur se në konsultim me Prokurorinë Themelore në Prizren, ndaj zyrtares policor është iniciuar rast me dyshimin se e njëjta ka kryer veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, kurse rasti do të hetohet në procedurë të rregullt.

IPK thotë se ka rekomanduar suspendimin e zyrtares së përfshirë në këtë rast kurse arma e zyrtare e tipit Glock, është sekuestruar përkohësisht nga IPK-ja për qëllim të ekzaminimit.

“Rasti i dystë është raportuar të ketë ndodhur në Prizren ku një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare pas përfshirjes së tij në një incident së bashku edhe me një familjar të tij dyshohet se kanë sulmuar një qytetar duke i shkaktuar lëndime të lehta”, thuhet tutje në njoftim.

IPK thotë gjithashtu se ka rekomanduar suspendimin e këtij zyrtari përderisa ndaj tij në konsultim me Prokurorinë Themelore në Prizren është iniciuar rast me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” .

Nga hetuesit e IPK-së do të ndërmerren edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të rrethanave të këtyre dy rasteve.

Sonte fillon edicioni i 36 –të i Festivalit folklorik “ Hasi Jehon”

0

Në orën 19:00, fillon edicioni i 36-të i Festivalit folklorik “Hasi Jehon” në Gjonaj të Hasit. Për tri netë në këtë festival do të performojnë shumë shoqëri kultutore artistike nga të gjitha trevat shqiptare.

Organizatorët kanë bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për mbarëvajtje e kësaj ngjarje të rëndësishme kulturore. Edhe sivjet, për tri netë festivali folklorik “ Hasi jehon” në Gjonaj, sjell tinguj burimor të muzikës folklorike.

Sipas organizatorëve, janë bërë përgatitje për këtë festivial, i cili është edicioni i 36-të i tij,

Gjithashtu, sivjet, është jubileu i 50-të i SHKA “ Malësori”-t, i cili do jetë kryefjalt e festivalit.

Festivali folklorik “Hasi Jehon” tashmë i listuar si aset i mbrojtur në kategorinë e trashëgimisë kulturore e shpirtërore, si institucion unik i ruajtjes, prezantimit, bartjes dhe promovimit të vlerave të trashëgimisë kulturore shpirtërore të shqiptarëve, ka rregullore të veçantë, andaj kriteret e parapara do të respektohen edhe në këtë edicion.

Organizatorët kanë bërë të ditur se, skena e festivalit sivjet do të pasurohet me ansamble nga të gjitha hapësirat mbarëshqiptare.

Para hapjes zyrtare të festivalit që fillon nga ora 19:00, një orë më përpara do të hapet ekspozita e fotografive që tregon veprimtarinë 50 vjeçare të SHKA “ Malësori”, si dhe një ekspozitë e veçantë nga piktorja e talentuar, Tara Alija.

Punimet e saja me veshja tradicionale shqiptare do të mund të blihen, ndërsa mjetët e grumbulluara nga shitja e tyre do të iu dhurohen fëmijëve të sëmurë nga kanceri.

Tri shtëpi tradicionale në Prizren drejt restaurimit – dëshmitë e së kaluarës do të ruhen

0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka njoftuar në profilin e tij në Facebook se tri shtëpi tradicionale në Prizren janë futur në proces restaurimi.

Bëhet fjalë për shtëpitë e familjeve Fishekçiu, Bërlajolli dhe Kovaçi, të cilat do të vazhdojnë të ruajnë vlerat historike dhe dëshmitë e së kaluarës, raporton PrizrenPress.

“Edhe tri shtëpi tradicionale të Prizrenit po i nënshtrohen restaurimit. Shtëpitë e familjeve Fishekçiu, Bërlajolli dhe Kovaçi do të vazhdojnë t’i ruajnë dëshmitë e së kaluarës. Kemi restauruar pa u ndalur as edhe një ditë gjatë katër viteve të mandatit. Me dinamikë të njëjtë vazhdon edhe viti i pestë”, ka shkruar Çeku në Facebook./PrizrenPress.com

Ky është polici i ri që bashkë me vëllanë u rrahën me një person në Prizren

0

Një rrahje mes tre personave ka ndodhur pasditen e sotme në Prizren.

Klankosova.tv ka zbuluar se në rast është i përfshirë një zyrtar i ri policor emri i të cilit është Fatijan Shehu. Ky i fundit bashkë me vëllanë e tij, B.Sh. u rrahën me një person tjetër me iniciale E.B.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë së Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se të tre të dyshuarit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar njëri-tjetrin.

“Sot rreth orës 15:00 policia ka marrë informatën për një rast rrahje. Patrulla e policisë ka dalë në vendin e ngjarjes në rrugën “5 Maji” në Prizren, aty ka takuar të dyshuarit e rastit E.B. nga njëra anë dhe nga ana tjetër vëllezërit B.Sh. dhe F.Sh, ky i fundit zyrtar policor. Të tre të dyshuarit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar njëri-tjetrin”, tha Bytyqi.

Lidhur me rastin janë njoftuar hetimet e stacionit, Prokurori i Shtetit si dhe Inspektorati Policor i Kosovës të cilët kanë ardhur në stacion dhe e kanë trajtuar rastin.

Vërejtje: Personat përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

Rrahje në Prizren – përfshihen dy qytetarë dhe një zyrtar policor

0

Një përleshje fizike ka ndodhur në orët e mesditës në Prizren, ku dy qytetarë dhe një zyrtar policor janë parë të përfshirë në një incident që ka alarmuar kalimtarët dhe ka sjellë reagimin e shpejtë të Policisë në vendin e ngjarjes.

Sipas dëshmitarëve dhe burimeve nga vendngjarja, zyrtari policor ishte jashtë detyrës zyrtare në momentin e incidentit, ndërsa pas përplasjes fizike, në zonë janë parë njësi policore që kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën.

Autoritetet po mbledhin të gjitha provat e nevojshme dhe rasti është duke u trajtuar nga Prokuroria Themelore në Prizren, në kuadër të hetimeve për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”./Gazeta Sinjali