17.1 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025
Home Blog Page 5211

Aguero në Milan për 89 milionë euro?

0

Klubi italian Milan do të bëjnë një ofertë prej 89 milionë eurosh për sulmuesin e Manchester City-it, Sergio Agueron, në janar, shkruan Sun on Sunday, njofton Klan Kosova.

Milan shpreson të nënshkruaj me Agueron, pas zërave se City po e do në radhët e veta, kilianin e Arsenalit, Alexis Sanchez.

Të dyja këto lëvizje Sun on Sunday shkruan se ka gjasa të ndodhin në dritaren kalimtare të janarit.

Më shumë se 24 orë pa rrymë në Dragash

0

Shkaku i kushteve atmosferike, Komuna e Dragashit është pa rrymë për më shumë se 24 orë.

Reshjet e borës që ranë së fundmi në vendin tonë, bënë që në Dragash të shkaktojë edhe prishje në rrjetin elektrik. Më të prekura janë zonat më të thella ku reshjet ishin më të mëdha, njofton Klan Kosova.

Zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala, konfirmoi se po përballen me prishje të sistemit në këtë komunë, ai madje tha se edhe shtyllat elektrike janë përtokë.

Mirëpo, shtoi se ekipet e kompanisë që furnizon me energji janë në këtë komunë dhe po mundohen të sanojnë prishjet sa më shpejt të jetë e mundur.

Vetëvendosje në Prizren: Kandidati i PDK-së Shaqir Totaj, po përdorë gjuhë fashiste

0

Alisa Hasani zëdhënëse e Shtabit Zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, në një konferencë të jashtëzakonshme e ka prezantuar një audio incizim ku dëgjohet zëri i kandidatit të PDK-së Shaqir Totajt nga një tubim në Has dhe në lagjen “Jeta e re” në Prizren.

Alisa Hasani tha se zëri që dëgjohet në rastin e parë thotë: “A mendoni se dikush…turqelia që s’di me fol shqip ka me ardhë me ta rregullu çështjen e ujit dhe të rrymës.”

Në rastin e dytë Totaj dëgjohet duke thënë” “Ka ardhë koha me mendu që qytetin e Prizrenit dhe Hasin mos me ua lënë në dorë njerëzve që s’dinë me fol shqip.”

Hasani tha se “aludimi është i çartë. Shaqir Totaj shpif për kandidatin e Lëvizjes vetëvendosje Mytaher Haskuka gjoja se nuk është shqiptar. Pos shpifjes, mesazhi që shpërfaqet është një gjuhë e padëgjuar një gjuhë përçarëse dhe fashiste. Këtë incizim na e kanë sjell disa qytetarë që kanë qenë të frustruar me këtë gjuhë përçarëse” tha ajo.

Lëvizje Vëtëvendosje në këtë konferencë të jashtëzkonshme duke e dematuar Totajn shpalosi një pjesë të biografisë së kanddiatit të saj .“

“Mytaher Haskuka është shqiptar. Shumica e e qytetarëve të Prizrenit e njohin kandidatin tonë dhe familjen Haskuka në përgjithësi. Gjyshi i Mytaherit ka qenë i burgosur politikë gjatë viteve 1945 – 1949 për çështje kombëtare. Mytahere Haskuka është një prej themeluesve të Departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Prishtinë dhe mbi 10 vite ligjëron në gjuhën shqipe në këtë universitet. Ai ka doktoruar në Minhen ndërsa studimet postdiplomike i ka kryer në Stamboll. Ka punuar 10 vite në UNDP. Dy herë është zgjedhur Deputet në Parlemntin e Kosovës me përkrahje të madhe edhe nga Komuna e Prizrenit.Ai i flet 5 gjuhë dhe në të gjitha aspektet është superior kundrejt kandidatit të PDK-së Shaqir Totaj. Si në aspektin akademik profesional edhe në aspektin politik e moral”

Sipas zëdhënëses së Shtabit Zgjehdor të Lëvizjes vetëvendosje në Prizren, “në pamundësi për ta fituar përkrahjen në terren ,me këtë diskurs shpifës e përçarës, PDK debatin për të parin e qytetit, në rrethe të mbyllura mundohet ta kompenzoj me shpifje dhe etiketime, një teknikë kjo e vjetër e shkollës së SHIK-ut”.

“Ky diskurs përçohet ne media sociale dhe debatin mundohen me e ul në nivele fisnore. Prizreni njihet për një bashkëjetesë tradicionale ndëretnike. Shaqir Totaj dhe kjo mendësi e cenojnë këtë dhe shkon më tej duke i cenuar verat demokratike të Prizrenit. I përçmon komunitetet dhe shpërndan gjuhën e urrejtjes. Ata mendojnë të fitojnë me një rajonalizëm mesjetar dhe mundohen ta instaojnë një fashizëm” tha Hasani.

Sipas Vetëvendosjes “ndryshimi në Prizren është i domosdoshëm dhe kjo vjen me njerëz të ndershëm, të dijshëm dhe punëtor dhe ky ndryshim mund të vijë vetëm me Vetëvendosjen dhe Mytaher Haskukën.

“I kemi bërë edhe para një jave thirrje PDK-së me i ndal shpifjet dhe i kemi bërë thirrje për një fushatë etike dhe të ndershme. Mesazhi ynë është i çartë ti ndalin këto shpifje dhe këtë gjuhë përqarëse dhe i kemi bërë thirrje për një fushatë etike dhe të dinjitetshme”./gazetaere/

Baxhaku: LDK nuk është qeveri e shantazheve

0

Kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbajtur sot një takim me anëtar dhe simpatizantë të kësaj partie në fshatrat Zojzë dhe Randobravë.

Në këtë takim Baxhaku ka thënë se LDK-ja nuk është parti e shantazheve, por e bashkëpunimit me qytetarët në shërbim të nevojave e kërkesave të tyre.

“Partia që ka udhëhequr me Prizrenin e ka futur shantazhin në sistem, e unë dua ta potencoj se, në filozofinë time të udhëheqjes nuk do të ketë vend frikësimi i qytetarëve, por vënja e vetës në shërbim të tyre për të mirën e përgjithshme”, ka thënë Baxheti.

“Qeverisja ime do të fuksionoj në bashkëpunim me qytetarët, për jetë më t’mirë e më t’dinjitetshme. Randobrava dhe Zojzi, vazhdojnë të vuajnë për ujë të pijes, prandaj jam këtu para jush që të zotohem se do të angazhohem që gjatë mandatit tim të gjejmë zgjidhjen për këtë çështje. Do të mbështesim bujqit dhe blegtorët dhe do të investojme në përmirësimin e infrastrukturës”, ka thënë Baxhaku.

Shaqir Totaj: Besimin e dhënë, pas zgjedhjeve, do t’ua shpërblej me investime

0

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj është zotuar para banorëve të lagjës “Tusuz” se besimin e dhënë do t’ua kthejë me fitore.

“Banorëve të kësaj lagje do ua kthej me vazhdimin e investimeve kapitale dhe përmbushje të kërkesave të tyre, për ngritjen e mirëqenies sociale”, ka premtuar Totaj./PrizrenPress.com/

Haskuka: Grave do t’u krijojmë hapsësirë për pjesëmarrje në tregun e punës

0

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, bashkë me kryetarin dhe deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje!, Visar Ymeri, deputetet, Albulena Haxhiu e Drita Millaku, gjatë ditës kanë mbajtur një takim me gra, të cilave u janë prezantuar kandidatet për asamble komunale. Në adresimin e tij grave pjesëmarrëse në këtë takim, Haskuka mes tjerash tha:

“Prizreni ka pjesëmarje të ulët të grave në tregun e punës, në raport me komunat tjera. Shkaku i vetëm i kësaj gjendje ka të bëjë me faktin, se kujdesin për fëmijë e ka përsipër gruaja. Kostoja që ato ta dërgojnë të paktën një fëmijë në çerdhe, pothuajse është e pamundur. Sepse dihet, se për t’i dërguar dy fëmijë në çerdhe, pagesa arrin deri në 200 euro, përderisa paga e saj sillet diku rreth 250 euro”.

“ Mungesa e çerdheve publike në Prizren , për këto gra, është një padrejtësi e madhe. Ashtu sikur edhe në Prishtinë, ne do t’i realizojmë këto kërkesa elementare për një familje normale. Ndërtimi i katër çerdheve me kosto të përballueshme në Prizren, për këto gra, do të thotë edhe kohë, edhe punë edhe kursim nga pagat e tyre. Kur këtë ia shtojmë edhe shujtën ushqimore dhe qumështin falas për nxënësit deri në klasën e 5-të, mendoj se do të arrijmë që grave t’ua lehtësojmë një tjetër barrë në familje.”,

Shaqir Totaj premton bursa për studentë

0

Kandidati për kryetar të Prizren, Shaqir Totaj, ka premtuar rritjen e numrit të bursave për studentët.

“Përveç rritjes së numrit të bursave për studentët, do t’u ipen bursa të gjithë studentëve të drejtimit teknologji informative dhe po ashtu transporti publik urban do të jetë falas për të gjithë studentët e Prizrenit”, ka premtuar Totaj, gjatë një takimi me të rinjët.

Ai, në këtë takim është shoqëruar nga Zv.Kryeministri, Enver Hoxhaj, dhe ministri i MKRS-ës, Kujtim Gashi.

Totaj, shpalosi edhe prioritetet e tjera për rininë.

“ Do të investohet në Qendra Rinore Inovative, organizimit të garave për biznes-plane dhe investime në infrastrukturën sportive, tema këto me interes të veçantë për rininë”.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, para të pranishmëve garantoi se projektet që kanë të bëjnë me rininë dhe që iniciohen direkt nga kryetari i ardhshëm i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, apo edhe nga grupet e të rinjve të Prizrenit, do të kenë përkrahje nga ministria që ai e drejton.

Të rinjët, nga ana tjetër, u shprehën të entuziazmuar nga platforma qeverisëse e Shaqir Totaj.

Ata, njëzëri siguruan kryetarin Totaj, se do të jenë përkrah tij dhe vizionit të PDK-së, në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, ku do të përkrahin numrin 94.

 

Çeku: Jam i privilegjuar që do t’i shërbejë Shqipërisë

0

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, sot ka prezantuar zëvendëskryeministrat e rinj për “Qeverinë Rama 2”.

Në mesin e tyre, ai ka emëruar edhe katër kosovarë, transmeton Koha.net.

Besa Shahini, e cila ka marrë postin e zëvendës ministres së Arsimit, Hajrulla Çeku, zëvendës ministër i Turizmit, Valbona Shajaku, zëvendës ministre e Kulturës, dhe Ilirjana Bajraktari, zëvendës ministre e Shëndetësisë.

Hajrulla Çeku përmes një postimi ka falënderuar kryeministrin shqiptar Rama, dhe ka thënë se ndihet i privilegjuar që do të mbajë postin e zëvendës ministrit të Turizmit.

Postimi i plotë i Çekut:

Ju falemnderit për urimet e përkrahjen. Kryeministri Rama më ka emëruar në pozitën e zëvendës ministrit të turizmit në qeverinë e Republikës së Shqipërisë. Jam i privilegjuar që do t’i shërbejë Shqipërisë dhe programit qeveritar që synon të thellojë bashkëpunimin me Kosovën.

Lajm i mirë për Milan-in, Antonelli kthehet në stërvitje

0

Milani ka marrë një lajm të mirë të enjten, pasi Luca Antonelli është kthyer në stërvitje, dhe do të jetë i gatshëm për derbin ndaj Inter-it.
Mbrojtësi italian ka munguar një muaj për shkak të një lëndimi, por Milani e ka konfirmuar se 30 vjeçari ka stërvitur me ekipin të enjten,

Antonelli pritet të jetë i gatshëm për ‘Derby della Madonnina’ ndaj Inter-it, më 15 tetor. Rikthimi i Antonelli-t shihet si një shtytje e madhe për ‘Rosonerët’ të cilët nuk e kanë filluar mirë sezonin në Serie A, duke humbur tre nga shtatë ndeshjet e para.

Hatim Baxhaku: Prizreni është qeverisur keq nga një grup njerëzish

0

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Hatim Baxhaku, ka takuar elektoratin në fshatin Arbanas.

“Prizreni është qeverisur keq nga një grup njerëzish që kanë punuar për interesa grupore”, tha Baxhaku.

“Qytetin dhe gjithë komunën, ky pushtet e ka degraduar si është më së keqi”.

“ LDK- ja ju ofron program dhe plane serioze për punë e angazhim, për mirëqenjën e gjithë banorëve të komunës, si në qytet ashtu edhe në fshat”.

Më tej, kandidati Baxhaku tha se ai nuk bën premtime boshe, por u zotua se do të angazhohem maksimalisht duke qenë transparent dhe bashkëpunues me gjithë qytetarët.

“Do ta rregullojmë infrastrukturen gjithandej, do te intervenojmë në projektet që janë kryer keq, e sa për sy e faqe nga ky pushtet në ikje, do te subvencionojmë bujqësinë dhe do të mbështesim ndërmarrësit e rinj”.

“ Premtoj se do të gjejmë zgjidhje për furnizim me ujë të pijes dhe për çështje të tjera që preokupojnë banorët e Arbanasit”