22.4 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025
Home Blog Page 5215

Prezantohet platforma urbane e Prizrenit

0

Organizata jo-qeveritare “Emancipimi Civil Ma Ndryshe” organizon sot tryezën e diskutimit “Një agjendë urbane për Prizrenin”, e cila mbahet në Kino Lumbardhi në Prizren.

Gjatë kësaj tryeze, EC do t’i prezantojë analizat dhe platformën urbane, në formë të të gjeturave dhe orientimeve për një agjendë urbanë për Prizrenin.

Pjesë e panelit të tryezës do të jenë të gjithë kandidatët për kryetar komune të Prizrenit, të cilët garojnë në zgjedhjet lokale të 22 Tetorit.

Të ftuar në këtë tryezë janë përfaqësues të institucioneve të zbatimit të ligjit, qeverisë lokale, organizatave të shoqërisë civile, grupeve të komunitetit, bizneseve, medieve lokale dhe qendrore dhe të tjerë.

Si kontribut për fushatën zgjedhore, EC dëshiron të sjellë në diskutim çështjet prioritare që ndërlidhen me planifikimin urban, trashëgiminë kulturore, mjedisin dhe zhvillimin lokal.

Haskuka: Vetëvendosje! subjekti i vetëm në Prizren që zotimet i ka hedhur në letër

0

Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, aktivitetin e saj parazgjedhor, në orët e mbrëmjes, e ka vijuar duke takuar banorët e Lubizhdës.

“ Jemi i vetmi subjekt politik që zotimet tona i kemi hedhur në letër, sepse ne do të qeverisim me mendje e me zemër”, tha Haskuka.

“Më ka ardhur shumë keq që ta paraqes si zotim rregullimin e çështjes së ujit dhe të kanalizimit, duke përfshirë këtu edhe ndriçimin, sepse këto në shekullin e XXI nuk janë luks, por janë probleme të grumbulluara nga qeveritë e kaluara lokale të cilat kanë qeverisur me papërgjeshmëri të madhe dhe paraqesin një rrezik përmanent për banorët, sidomos për fëmijët”.

“Një nga zotimet e mia është edhe shujta ushqimore dhe qumësht falas për nxënësit deri në klasën e 5-të, hapja e laboratorëve të fizikës, kimisë dhe biologjisë, kabinete të muzikës”.

“Nxënësit do të kenë vizita sistematike mjekësore në shkolla, si dhe dollapë për nxënësit në çdo klasë, në mënyrë që atyre t’u lehtësohen çantat”.

“Të gjitha këto do të arrihen kur do t’i ndalim keqpërdorimet në Komunë”.

“Do të hapim Qendrën për ndërmarrësi dhe inovacion, ku të rinjtë do të kenë mundësi të fillojnë t’i zhvillojnë dhe t’i realizojnë kërkimet e tyre nëpërmjet teknologjisë, deri sa të bëhen të suksesshëm në fushën e tyre”.

“Një çështje me shumë rëndësi është edhe programi për zhvillimin ekonomik të Komunës së Prizrenit. Në mënyrë të vazhdueshme do të kemi konsulencë për investimet e diasporës, po ashtu do të kemi konsulencë edhe për zhvillimin e biznesplaneve, për aplikimin në grante ndërkombëtare, bashkëfinancim deri 10% për grante ndërkombëtare dhe subvencionim të pjesëmarrjes së bizneseve në panaire ndërkombëtare.”/PrizrenPress.com/

Të shemben muret mentale

0

HASHIM THAÇI

BE-ja ende duket e bindur edhe pse disa nga anëtarët e saj mund të vazhdojnë të mos njohin pavarësinë e Kosovës se edhe Kosova një ditë do t’i bashkohet BE-së.

Marrëdhënia e Komisionit Evropian me Ballkanin Perëndimor si edhe vetë politika e zgjerimit ka qenë e ndërlikuar. Të frikësuar nga ndjenjat ksenofobie, të përziera me lodhjen nga zgjerimi përbrenda BE-së, administrata pat nxituar të thotë se nuk do të ketë zgjerim të BE-së gjatë mandatit 2014-2019. Edhe pse të gjithë njohësit e politikave të zgjerimit e dinin se vështirë se do të kishte diçka konkrete për zgjerim deri në vitin 2019, megjithatë shprehja e kësaj politika në mënyrën më eksplicite ka pasur pasoja shkatërrimtare në rajon, duke minuar përpjekjet reformuese. Fakti që kancelaria Merkel e pa të nevojshme nisjen procesit të Berlinit për gjashtë vendet e Ballkanin Perëndimor, si përpjekje për të mbajtur gjallë perspektivën evropiane pavarësisht deklaratave të Komisionit, është shumë domethënës.

Muajin e kaluar, Ballkani Perëndimor mori edhe një goditje tjetër nga Komisioni aktual. Në letrën e publikuar pas fjalimit vjetor para Parlamentit, Presidenti i Komisionit Evropian premtoi një strategji për pranimin e Malit të Zi dhe Serbisë në BE deri në vitin 2025. Problemi qëndron në faktin se katër vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë lënë jashtë kësaj perspektive të ripërtërirë dhe të përforcuar. A është e nevojshme të përmendet se tri nga katër prej këtyre vendeve janë vende me shumicë myslimane dhe tri nga të katërtat kanë shumicë ose popullsi të konsiderueshme shqiptare? Ky veprim ngriti spekulime se kjo ishte një përpjekje për t’i bërë qejfin forcave që anojnë më shumë nga e djathta, e që po shfaqen në të gjithë BE-në. Megjithatë, çfarëdo qoftë arsyeja, kërcënimi i rritjes së ndikimit rus në Malin e Zi dhe Serbi nuk duhet të shpërblehet nga BE-ja, ashtu siç nuk duhet të kthehet në disavantazh mungesa e kërcënimeve të ngjashme ose alternativave për Kosovën.

Për fat të keq, për Kosovën komplikimet nuk përfundojnë këtu. Kosova mbetet pa njohje nga pesë shtete anëtare të BE-së. BE-ja ende duket e bindur edhe pse disa nga anëtarët e saj mund të vazhdojnë të mos njohin pavarësinë e Kosovës se edhe Kosova një ditë do t’i bashkohet BE-së. Ky është përkufizimi i të menduarit të dyfishtë Oruellian, i papërshtatshëm për një institucion demokratik dhe transparent. Zgjidhjet e pamenduara deri në fund, e të cilat u gjetën për të mbajtur procesin në lëvizje por pa rënduar shtetet jo-njohëse (siç ishte nënshkrimi i Marrëveshjes për Stabilizim Asociim pa qartësi të plotë për hapat e ardhshëm), në një moment do të vihen në test dhe një përgjigje e qartë duhet dhënë: A e gëzon Kosova një perspektivë evropiane, apo jo?

Më lejoni të jem i qartë: nuk ushqej ëndrra se Kosova do të jetë e gatshme për t’iu bashkuar BE-së vitin e ardhshëm. Ne në Ballkan e dimë mirë se sa shumë kohë merr ky proces. Sidoqoftë, ne jemi njëlloj të vetëdijshëm- dhe të shqetësuar – për faktin se procesi është po aq i padrejtë. Liberalizimi i vizave është një shembull i qartë. Përveç që është e fundit në rend, Kosovës i janë dhënë 95 kritere, kur fqinjët e saj i kanë pranuar me përmbushjen e rreth 50 kritereve. Për më tepër, Kosova ka përmbushur plotësisht të 95-tat, nëse interpretohen në mënyrën e paraparë në udhërrëfyesin formal, por qytetarët ende mbesin të izoluar. Të dy kriteret “e mbetura” kanë qenë dhe vazhdojnë të ri-interpretohen nga BE-ja për arsye politike si një justifikim për t’i penguar kosovarët që të udhëtojnë lirshëm. Qeveria e Kosovës është “përpjekur të përmbyllë” demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, edhe pse Kuvendi nuk e ka ratifikuar ende atë. Mirëpo, sa më shumë që Kosova i është afruar fazës finale, aq më e ashpër u bë kjo kërkesë. Mos të përmendim këtu faktin që jemi përballur me një kërkesë asimetrike, pasi që Malit të Zi nuk i është kërkuar të bëjë të njëjtën gjë në udhërrëfyesin e tyre për liberalizim të vizave. Për më tepër, Kosova ka adresuar kriteret që kanë të bëjnë me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në një masë shumë më të madhe se sa që ka bërë në procesin e liberalizimit të vizave cilido shtet tjetër që ka përfituar nga ky proces. Neve po na kërkohet vazhdimisht të punojmë “më shumë” në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar pa asnjë qartësi se çfarë do të paraqiste përmbushja e këtyre kriteri të mbetura. Arsyetimi i bërë shpesh nga shumë zyrtarë të BE-së se përse Kosova po vlerësohet më ashpër, është se BE-ja mëson nga përvoja e saj e kaluar. Megjithatë, kjo vetëm e ekspozon faktin se kemi të bëjmë me qasje të ndryshueshme dhe se ky sistem është çdo gjë tjetër përveç se i drejtë. Në rastin tonë, është diskriminues.

Ne e dimë se rruga përpara është e gjatë dhe e mbushur me pengesa, por ne jemi të gatshëm të punojmë. Ajo që ne kërkojmë është e thjeshtë: Të formalizohet perspektiva e anëtarësimit për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Çdo strategji për anëtarësim duhet të përfshijë të gjitha vendet që gëzojnë një perspektivë të tillë. Duke anashkaluar disa dhe duke dhënë data për anëtarësim vetëm për disa prej tyre, automatikisht zvogëlon kredibilitetin e pjesës tjetër. Kjo, nga ana tjetër, është demoralizuese dhe ngadalëson shpejtësinë e procesit dhe rrezikon t’i frenoj proceset reformuese.

Përparësitë e trajtimit të barabartë janë veçanërisht të dukshme në rastin e Kosovës dhe Serbisë. Në kontekstin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona, ku forca kryesore shtytëse është procesi i integrimit në BE për secilin vend, stimulimi asimetrik është shkatërrues. Si mund të presë dikush që populli kosovar, koalicioni qeverisës dhe opozita të bien dakord për reforma jashtëzakonisht të pakëndshme në favor të një pakice që dikur na ka shtypur, nëse shohin se frytet e një marrëveshjeje të tillë do të jenë vetëm në të mirë të palës tjetër?

BE-ja shpesh na e përsërit se ne duhet të tregojmë lidership dhe të marrim vendime që nuk janë as të lehta dhe as popullore, por që janë në interes të vendit tonë. Epo, tani kanë rastin e mirë për të na dëshmuar këtë. Pavarësisht lodhjes me zgjerimin dhe rritjes së partive të djathta populliste – bëjeni gjënë e duhur!? Zgjerimi është padyshim i mirë për secilin nga vendet e rajonit, individualisht dhe si grup, si dhe do të ishte i mirë edhe për vet BE-në, sepse do të krijonte stabilitet dhe mundësi ekonomike në një rajon të shkatërruar nga lufta që ndodhi me pak se 20 viteve më parë.

Unë ende besoj në vlerat fondamentale të BE-së dhe në atë se vullneti qytetar për një kontinent të bashkuar dhe të integruar, do të mbizotërojnë. Kosovarët janë me shumicë dërmuese në favor të anëtarësimit në BE dhe janë plotësisht dhe tërësisht të përkushtuar ndaj vlerave evropiane. Nëse na jepet një mundësi e drejtë dhe një perspektivë e qartë, ne si popull do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për t’u reformuar, përmirësuar dhe për të përmbushur të gjitha kriteret e Kopenhagës. Por që kjo të ndodhë, BE-ja duhet t’i japë fund izolimit të kosovarëve dhe të shemb muret mentale, të ndërtuara mbi paragjykime të rreme dhe të rrezikshme.

(Ky editorial i Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është shkruar për portalin panevoprian “EurActiv”)

 

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/oped/te-shemben-muret-mentale-443672/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Kadri Veseli në Korishë: Do të mbështesë çdo projekt kapital që iniciohet nga Shaqir Totaj

0

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ju ka premtuar banorëve të fshatit Korishë, se do të mbështes çdo projekt kapital që iniciohet, sic ka thënë ai nga kryetari i ardhshëm i Komunës, Shaqir Totaj.

“Do të mbështesë çdo projekt kapital që iniciohet nga Shaqir Totaj dhe banorët e komunës së Prizrenit. Po ashtu, garantoj se Prizrenin do ta shndërrojmë në kryeqendër të zhvillimit ekonomik”, ka premtuar Veseli.

Kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me liderin e PDK-së, Kadri Veseli, para banorëve të Korishës shpalosën programin qeverisës dhe mundësitë që i ofron Forca e Ndryshimit për Prizrenin.

Duke u ndjerë falenderues për pjesësmarrjen masive, Totaj, u zotua se pos Fondit për Zhvillim ekonomik prej 2 milionë eurosh, do të rris buxhetin për subvencionimin e fermerëve, i cili do të jetë promotor i rritjes së numrit të punëtorëve dhe zbutjes së papunësisë.

Nga ana tjetër, banorët e Korishës treguan gatishmëri, që në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, ta përkrahin Shaqir Totajn për kryetar dhe se vota e tyre do të shkojë vetëm për numrin 94 dhe Partinë Demokratike të Kosovës.

 

Nisma prezantoi programin e arsimit për Prizrenin

0

Nisma në Prizren, prezantoi programin zgjedhor për asrim.

Prezantimi është bërë nga njohësit e arsimit Enkelejda Gashi, Skender Susuri dhe Vigan Dervishaj.

Gashi, Susuri dhe Dervishaj kanë identifikuar problemet me të cilat përballet arsimi në Prizren.

Ata, kanë ofruar zgjidhjen e këtyre problemeve nga Nisma.

Prania e shumtë e mësimdhënësve të shkollave të ndryshme të qytetit, e ka bërë këtë takim tejet frytdhënës.

Të gjithë u pajtuan se gjendja në arsimin në Prizren dhe Kosovë në përgjithësi, akoma lenë për të dëshiruar dhe se ofrimi i programeve të tilla si ky i sotëm, është mëse i domosdoshëm.

Ministri i Arsimit, Shyqri Bytyqi, ndërkaq e ka vlerësuar lartë këtë program të Nismës.

“Kontributi i të gjithë atyre që japin për arsimin në Kosovë, do të vlerësohet në piedestal, sepse më kot nuk thuhet se “arsimi është shtylla e një shoqërie”, theksoi ministri i MASHT-it, Shyqri Bytyqi.

“Andaj zotohemi si MASHT dhe unë si ministër do të bëjë punën e duhur sa i përket rritjes së cilësisë së arsimit në të gjitha komunat e Kosovës, gjithmonë në përputhje me ligjet në fuqi”.

“ Do të intervenohet aty ku duhet, dhe do të ketë vlerësim performance, në mënyrë që të mund zhvillojmë arsimin jo vetëm në Prizren, por në tërë Kosovën në përgjithësi”.

“ Krejt kjo mund të bëhet vetëm duke nisur ti rregullojmë gjërat fillimisht nga mësimi parauniversitar”

Ndërsa kandidati për kryetar, Zafir Berisha, pasi përgëzoi Komisionin e Arsimit të NISMA-s në Prizren, për programin e hartuar, tha se “intervenimi në këtë fushë është domosdoshmëri dhe me ardhjen e tonë në qeverisje garantoj se arsimi mbi të gjitha do të jetë prioritet dhe kjo do të arrihet me koordinim me politikat e MASHT-it dhe ministrit Shyqri Bytyqi”./PrizrenPress.com/

Panucci “kërcënon” Spanjën: Nuk jemi këtu për të qenë viktima

0

Trajneri i Kombëtares, Panucci dhe kapiteni Agolli dolën pasditen e sotme në konferencën për shtyp para ndeshjes së ditës së nesërme ndaj Spanjës.

Panucci u duk tepër i qetë në gjatë konferencës, duke u shprehur se nuk ka asnjë emocion në veçanti, pavarësisht kundërshtarit, the se synon vetëm më të mirën për Kombëtaren kuqezi.

“Nuk kam asnjë emocion në veçanti. Gjëja më e rëndësishme është ekipi im dhe shpresojmë të bëjmë më të mirën”, tha Panucci.

Trajneri i Shqipërisë u shpreh se ndeshja ndaj Spanjës ka interes të jashtëzakonshëm, por Shqipëria do të bëjë më të mirën në këtë takim.

“Është një ndeshje që e ndjek e gjithë bota dhe do të ketë shumë interes. Do të tentojmë maksimumin. Do të luajmë me kurajë. Këtu nuk jemi për të qenë viktima”, tha Panucci.

Sa i përket mbrojtësit spanjoll Pique dhe situatës aspak të qetë që po kalon që prej referendumit për ndarjen e Katalonjës nga Spanja, Panucci u shpreh se ai është një lojtar i niveleve të larta dhe se nuk do të ketë probleme ditën e nesërme

Premtimet e Hatim Baxhakut për lagjen ’11 Marsi’ dhe ‘2 Korriku’ në Prizren

0

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit,Hatim Baxhaku, fushatën zgjedhore e vazhduar në lagjen ’11 Marsi’ dhe ‘2 Korriku’.

Ai, premtoi para banorëve të këtyre dy lagjeve zgjidhjen e problemit të ujit .

“Do të vendosim rregull dhe do t’i riparojmë edhe problemet infrastrukturore të të dy lagjeve si; rrugët e dëmtuara, rrjetin e kanalizimit të ujërave, i cili shkakton dëme nëpër shtëpi sa herë ka reshje shiu, shtyllat elektrike të vendosura në rrugë dhe të stërngarkuara”, premtoi Baxhaku./PrizrenPress.com/

Kazuo Ishiguro, fitues i Nobelit për letërsi

0

Romani “Dosja B” i shkrimtarit Jusuf Buxhovi,botohet në anglisht.

Botuesi i njohur amerikanë “Jalifat Publishing” nga Houston bëri të ditur se këto ditë del nga shtypi “Dosja B” në përkthimin e Avni Spahiut.

Botuesi amerikan njofton se promovimi i “Dosjes B” bëhet në SHBA, në disa qendra të mëdha, në fund të nëntorit kur edhe do të vihet në qarkullim në dy rrjetet më të njohura librare amerikanë si dhe në Amazon. Promovimi i romanit në anglisht parashihet të bëhet edhe në Prishtinë dhe Gjakovë./KultPlus.com

Vehapi: Asnjëri nga kundërkandidatët nuk mund të më mposhtë

0

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Rahovecit, njëherësh kryetari aktual, Idriz Vehapi, ka thënë të mërkurën se qeverisja e deritashme do t’i sjellë fitore më 22 tetor.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka deklaruar se do të jetë i pamposhtur në Rahovec.
“I respektoj të gjithë kandidatët që janë në garë për kryetar të Komunës së Rahovecit, por ata i shoh vetëm si kandidatura. Asgjë më shumë. Asnjëri nga kandidatët nuk mund të më mposhtë. Pritjet tona janë që komunën e Rahovecit do ta fitojë Partia Demokratike e Kosovës”, ka deklaruar Vehapi, duke shtuar se investimet në bujqësi, në arsim, në shëndetësi, në infrastrukturë dhe në mjedis do të jenë prikat kryesore të programit të tij qeverisës.
“Duke pasur parasysh se Rahoveci është komunë bujqësore, investimet në bujqësi, në arsim, në shëndetësi, në infrastrukturë, në mjedis dhe në rrjetin e kanalizimit do të jenë pikat kryesore të programit tim. Do t’i ndërtojmë edhe disa shkolla dhe rëndësi do t’i kushtojmë pajisjes së këtyre shkollave me kabinete dhe laboratorë. Po ashtu, do të vazhdojmë të investojmë edhe në fushën e shëndetësisë. Në këtë fushë kemi të arritura. Tani jemi në prag të hapjes së Repartit për Dializë. Rahoveci do të jetë komuna e parë që do ta ketë një repart të tillë. Gjithashtu, do të bëjmë të pamundurën të investojmë në të gjitha fushat të cilat janë me interes për qytetarët e Rahovecit”, është shprehur ai.
Vehapi ka paralajmëruar se në bashkëpunim me institucionet qendrore do të investojë në bujqësi, përkatësisht në prodhimtari primare. “Por do të bëjmë përpjekje të ketë edhe qendra grumbulluese për prodhime bujqësore, por edhe fabrika për përpunimin e këtyre produkteve të cilat janë të një kualiteti të lartë dhe kërkohen edhe në tregjet e jashtme”, ka theksuar ai. Mirëpo, sipas Vehapit, një prej sfidave të kësaj komune është mungesa e hapësirave publike dhe çështja e ujërave të zeza. Pavarësisht prej këtyre sfidave, ai ka premtuar se qytetarëve të Komunës së Rahovecit do t’u ofrojë qeverisje transparente.
“Epoka e re”: Z. Vehapi, sa jeni të kënaqur me dy javët e para të fushatës zgjedhore? Keni arritur ta shpalosni para qytetarëve programin tuaj?
Vehapi: Fushata zgjedhore është duke shkuar shumë mirë dhe tubimet tona po përcillen nga të gjitha shtresat e qytetarëve të Komunës së Rahovecit. Gjatë këtyre dy javëve kemi vizituar shumicën e vendbanimeve dhe të bizneseve, ku kemi prezantuar programin tonë qeverisës, i cili ka marrë mbështetje të fuqishme nga shumë qytetarë. Edhe në dy javët e mbetura do t’i vazhdojmë takimet dhe vizitat në terren me të gjitha shtresat e shoqërisë.
“Epoka e re”: Cilat janë pikat kryesore të platformës suaj qeverisëse?
Vehapi: Duke pasur parasysh se Rahoveci është komunë bujqësore, investimet në bujqësi, në arsim, në shëndetësi, në infrastrukturë, në mjedis dhe në rrjetin e kanalizimit do të jenë prikat kryesore të programit tim.
“Epoka e re”: Pse qytetarët e Rahovecit më 22 tetor duhet t’ju votojnë juve e jo kandidatët e tjerë?
Vehapi: Qytetarëve të Komunës së Rahovecit do t’ua ofrojmë një qeverisje transparente. Jemi kualifikuar komuna më transparente në regjionin e Prizrenit dhe një ndër komunat më transparente në nivel vendi. Ky rezultat ka ardhur falë qeverisjes së mirë që kemi bërë. Pavarësisht prej pozitës që kam pasur në institucionet e Kosovës, gjithmonë kam punuar për interesin e Rahovecit dhe qytetarët e tij. Këtë do ta bëj edhe në të ardhmen.
“Epoka e re”: Si e vlerësoni garën për të parin e komunës? Frikësoheni se do të mposhteni nga kandidatët e tjerë?
Vehapi: Edhe më tutje pres që fushata të jetë e qetë dhe e ndershme. I respektoj të gjithë kandidatët që janë në garë për kryetar të Komunës së Rahovecit, por ata i shoh vetëm si kandidatura. Asgjë më shumë. Asnjëri nga kandidatët nuk mund të më mposhtë.
“Epoka e re”: Cilat janë pritjet e juaja për këto zgjedhje? Besoni se do të mund ta merrni besimin e qytetarëve për të qeverisur edhe për një mandat?
Vehapi: Pritjet tona janë që Komunën e Rahovecit do ta fitojë Partia Demokratike e Kosovës.
“Epoka e re”: Ku i bazoni këto pritje për fitore?
Vehapi: Fitoren e bazojmë në punën dhe qeverisjen e mirë që e kemi bërë deri më tani. Kemi qenë një ndër komunat më transparente në nivel vendi dhe nuk kemi pasur asnjë aferë. Ky është vlerësimi që kanë bërë organizatat që e kanë monitoruar punën e Komunës së Rahovecit.
“Epoka e re”: Por qeverisja juaj po kritikohet nga kandidatët e tjerë që janë në garë për të parin e komunës. Do të mund të ndikojnë këto akuza te qytetarët?
Vehapi: Këto kritika po bëhen vetëm për fushatë zgjedhore. Dhe, si të tilla, nuk do të kenë ndikim te qytetarët. Kandidatët e tjerë kanë qenë në këtë pozitë dhe e kanë sprovuar vetën për ta udhëhequr Rahovecin dhe elektorati i ka larguar për shkak të qeverisjes së tyre. Do të thotë, qytetarëve nuk u ka pëlqyer qeverisja e tyre, prandaj jemi duke qeverisur ne.
“Epoka e re”: Nëse do t’i fitoni zgjedhjet, cilat do të jenë sfidat kryesore me të cilat do të ballafaqoheni gjatë mandatit katërvjeçar?
Vehapi: Një prej sfidave të komunës sonë është mungesa e hapësirave publike, e pronës komunale për të ndërtuar infrastrukturë sa iu përket shkollave, shtëpive të shëndetit, çerdheve, dhe të tjera. Ndërkaq problem në të ardhmen do të jetë edhe çështja e ujërave të zeza, e cila kërkon trajtim më të shpejtë sepse dihet se në çfarë niveli i kemi lumenjtë dhe degradimin që është duke u bërë në vazhdimësi.
“Epoka e re”: Në këtë drejtim, a prisni më shumë mbështetje nga niveli qendror?
Vehapi: Formula e ndarjes së buxhetit bëhet në bazë të sipërfaqes dhe numrit të banorëve të komunave. Por, ne do të kërkojmë donacione edhe nga institucionet e tjera të jashtme sa iu përket fushave të cilat janë me interes, sidomos fusha e mjedisit.
“Epoka e re”: Do të ketë më shumë investime të huaja në këtë mandat?
Vehapi: Besoj se do të kemi më shumë investime të huaja në komunën e Rahovecit sepse tashmë veç kemi arritur ta përfundojmë infrastrukturën emergjente, që kryesisht ka të bëjë me rrugë dhe kanalizim. Do t’i ndërtojmë edhe disa shkolla dhe rëndësi do t’i kushtojmë pajisjes së këtyre shkollave me kabinete dhe laboratorë. Po ashtu, do të vazhdojmë të investojmë edhe në fushën e shëndetësisë. Në këtë fushë kemi të arritura. Tani jemi në prag të hapjes së Repartit për Dializë. Rahoveci do të jetë komuna e parë që do ta ketë një repart të tillë. Gjithashtu, do ta bëjmë të pamundurën që të investojmë në të gjitha fushat të cilat janë me interes për qytetarët e Rahovecit. Në këtë rast, në bashkëpunim me institucionet qendrore, do të vazhdojmë të investojmë në bujqësi, përkatësisht në prodhimtari primare, por do të bëjmë përpjekje të ketë edhe qendra grumbulluese për prodhime bujqësore, por edhe fabrika për përpunimin e këtyre produkteve të cilat janë të një kualiteti të lartë dhe kërkohen edhe në tregjet e jashtme.

 

Gurgdhendësit e Lumbardhit, që ribënë kalldrëmet e Prizrenit

0

Fshati Manastiricë i përket Luginës së Lumbardhit dhe është njëri nga fshatrat e bukur të kësaj ane. Raif Kasi thekson për “Kosova Sot” se ky fshat ka 2500 banorë të regjistruar, por që fatkeqësisht numri i atyre që jetojnë jashtë Kosovës kalon shifrën e rreth 40 për qind të banorëve.

“Para një dekade këta banorë ishin më të njohurit në komunën e Prizrenit, ngase merreshin me blegtori dhe kishin kushte të mira për të ushtruar këtë degë të bujqësisë. Ky lokalitet njihet edhe për mjeshtrit e përsosur, sidomos atyre të gurit. Mirëpo, tashme atje ka edhe shumë njerëz me diplomë fakulteti që në mungesë të gjetjes punë kanë marrë rrugën e kurbetit”, shprehet Kasi për “Kosova Sot”. Fshati ka primatin e një nga pikave më të bukura turistike të Prizrenit. Ka lartësinë mbidetare prej 2555 metra në bjeshkë e maleve të Sharrit. Fshatin e ndan në dysh lumi Lumbardhi, që lidhet pastaj me Adriatikun përmes Drinit të Bardhë.

Tagrambledhës të njohur të Perandorisë osmane

Manastirica është fshat i shumë legjendave, tregon profesor Refki Alija. Ai tregon se në kohën e osmane nga ky fshat ishin tagrambledhësit e të dhjetave, pastaj i gjithë tagri i Luginës së Lumbardhit mblidhej në këtë fshat. Nga këtu edhe ka marrë emërtimi ManastiriManastirica. Ustallarët apo mjeshtrit e këtij fshati për punë të gurit qëndronin çdo ditë me veglat tradicionale të gurgdhendësit, në një vend ku punohet me gur pllaka të zakonshme guri, nën ritmet e goditjeve të tyre marrin forma të vërteta artistike dhe kthehen në vepra të mirëfillta arti. Në fakt, duket sikur ata nuk e godasin mbi gurin, por sikur “lëndojnë” me merak. Marrëdhënia e tyre me gurin ngjan shumë me atë të amvisës që mbrun me gishtat e saj delikatë brumin e bukës në magje druri. Gjysh, stërgjysh dhe brez pas brezi, jetët e paraardhësve të gurgdhendësve të këtij fshati kanë qenë të lidhur pas gurit. Ata janë ndër gurgdhendësit më të mëdhenj, jo vetëm të zonës, por ndoshta në gjithë Kosovën. “Gurët ndaheshin veç e veç. Të tjerë ishin ata të themeleve që të mbanin shtëpinë, kalanë dhe urën, të tjerë ata të qosheve: të ishin të fortë, të bukur dhe të rëndë. Ndryshe, ishin ata të mureve, oxhakëve, që duhet të duronin zjarrin, veç ata të çatisë, që duhet të duronin diellin, shiun dhe borën. Duket i thjeshtë, por edhe ky zanat do mend dhe fuqi”, sqaron mjeshtri i gurit nga ky fshat tash në pension Myhedin Karaxha që tash jeton në Prizren. Ai rrëfen se baballarët e tyre punonin shumë, por jetonin pak për shkak të punëve të rënda që bënin.

Sot zanati vazhdohet me mekanizma më të përsosur

Sipas Karaxhës, mademxhinjtë, të cilëve u thoshin torbesh, mbijetonim me një torbë në të cilën bartnim çekanin dhe metrin dhe një daltë për përpunim të gurit. “I hante pluhuri i gurit dhe gazrat që dilnin nga brenda harallëqeve të mademit, vendi ku ata i nxirrnin gurët e ndryshëm sipas nevojave. Kështu iku babai im, kështu ikën edhe plotë ustallarë të këtij fshati dhe fshatrave të Luginë së Lumbardhit”, rrëfen ishgurgdhendësi Karaxha. Tradita e ustallëkut ka vazhduar, por me mekanizëm më të përsosur. Ai tregon se me gurët që nxori i ati, pas çlirimit u restauruan muret, shtëpitë, çatitë dhe avllitë e vjetra të Prizrenit, e veçanërisht të fshatrave të kësaj ane, u ribënë kalldrëmet e oborreve, u ndërtuan godinat publike më të bukura dhe më të harmonizuara “Nuk ka gur në mure dhe sokak të Prizrenit që dikur nuk i ka punuar dora e ustallarëve të kësaj ane. Por, tash ka dalë teknika dhe këta ustallarët dalin nga përdorimi, sepse tash po vjen gjenerata tjetër që di ta bëjë këtë punë në mënyra të tjera”, është shprehur ai.

(Kosova Sot)