Prezantohet platforma urbane e Prizrenit

Organizata jo-qeveritare “Emancipimi Civil Ma Ndryshe” organizon sot tryezën e diskutimit “Një agjendë urbane për Prizrenin”, e cila mbahet në Kino Lumbardhi në Prizren.

Gjatë kësaj tryeze, EC do t’i prezantojë analizat dhe platformën urbane, në formë të të gjeturave dhe orientimeve për një agjendë urbanë për Prizrenin.

Pjesë e panelit të tryezës do të jenë të gjithë kandidatët për kryetar komune të Prizrenit, të cilët garojnë në zgjedhjet lokale të 22 Tetorit.

Të ftuar në këtë tryezë janë përfaqësues të institucioneve të zbatimit të ligjit, qeverisë lokale, organizatave të shoqërisë civile, grupeve të komunitetit, bizneseve, medieve lokale dhe qendrore dhe të tjerë.

Si kontribut për fushatën zgjedhore, EC dëshiron të sjellë në diskutim çështjet prioritare që ndërlidhen me planifikimin urban, trashëgiminë kulturore, mjedisin dhe zhvillimin lokal.

Më Shumë

Dëmtohet Kompleksi i Dëshmorëve në Has, reagojnë veteranët

Është dëmtuar Kompleksi i Dëshmorëve në Has, një nga vendet përkujtimore më të rëndësishme të të rënëve për lirinë e Kosovës. Lidhur me rastin kanë...

Laura Fazliu në luftë për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka siguruar mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, pas një paraqitjeje të mirë...

Lajmet e Fundit