18.3 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025
Home Blog Page 5216

Hatim Baxhaku viziton Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve

0

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Hatim Baxhaku,ka vizituar Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve.

Ai, nga afër u njoftua për punën e Shoqatës dhe me kërkesat e familjeve të dëshmorëve.

Baxhaku u zotua për një bashkëpunim edhe më të thellë në plotësimin e kërkesave modeste të kësaj kategorie.

 

Kaliniq mund të kthehet për derbin ndaj Interit

0

Sulmuesi kroat është lënduar në ndeshjen me Romën.

Milani ka marrë një lajm të mirë nga stafi mjekësorë, pasi që sulmuesi Nikola Kaliniq mund të jetë i gatshëm për të derbin me Interin.Kroati është lënduar në sfidën që Milani e humbi nga Roma të dielën me rezultatin 0:2 dhe do të humbasë dy ndeshjet e radhës me kombëtaren e tij.

Por sipas Sky Sport Italia, ai pritet të jetë nën urdhrat e Vincenzo Montellas për derbi.Kaliniq është transferuar këtë verë nga Fiorentina te Milani dhe deri më tani ka realizuar dy gola me ‘Rossonerët’.

Ish-presidenti Fatmir Sejdiu operohet në zemër

0

Ish-Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu gjatë ditës së djeshme ka pasur një ndërhyrje kirurgjike në zemër.

Gazeta Express merr vesh se Sejdiut të mërkurën i është bërë ndërhyrje në arterien koronare, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Tani pas operimit, gjendja e tij shëndetësore, është qëndrueshme.

Ish – Presidenti i Kosovës i cili kishte marrë postin më të lartë në vend pas vdekjes së Ibrahim Rugovës në vitin 2006, është operuar në Spitalin Amerikan në Prishtinë.

Siç merr vesh gazeta nga zyrtarë në këtë spital, atij i është vendosur një arterie koronare, ose siç njihet ndryshe ‘by-pass’.

Sejdiu ka udhëhequr edhe me Lidhjen Demokaratike po ashtu pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, duke ardhur në krye të saj në vitin 2006.

Po ashtu Sejdiu kishte udhëhequr bisedimet për statusin e Kosovës në Vjenë të cilat janë zhvilluar me palën serbe me ndërmjetësim ndërkombëtar e që në vitin 2008 kishin rezultuar me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Austria përkrah MKRS-në për realizimin e politikave

0

Ministri Kujtim Gashi takoi ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, me të cilin diskutoi për raportet dhe bashkëpunimin që ka Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me Ambasadën e Austrisë.

Ministri e falënderoi ambasadorin Pfandler për vizitën dhe u shpreh se e vlerëson marrëdhënien e Kosovës me një shtet mik siç është Austria dhe me këtë rast e falënderoi ambasadorin për tërë përkrahjen që ka dhënë shteti austriak në përkrahje të shtetësisë së Kosovës.

Ministri Gashi tha se është i gatshëm për thellim të bashkëpunimit me Austrinë në ato projekte të cilat Ambasada i sheh për të dy palët. Kësisoj do të intensifikohej edhe angazhimi i përbashkët në avancimin e fushave që ka në përgjegjësi MKRS-ja, por edhe do të hapej mundësia për shkëmbim të përvojave e profesionistëve të dy vendeve.

Ndër të tjera, ministri e ka njoftuar ambasadorin edhe për planet dhe politikat që ka për synim që t’i realizojë ministria në të ardhmen dhe në këtë drejtim ministri u shpreh se shpreson edhe në përkrahjen e Ambasadës së Austrisë, sidomos në promovimin e diplomacisë dhe diversitetit kulturor.

Ndërkaq, ambasadori austriak Pfendler e falënderoi ministrin Gashi për pritjen dhe e përgëzoi për e detyrën e ministrit duke i dëshiruar suksese dhe përmbushje të qëllimeve.

Ambasadori austriak theksoi se ambasada do ta mbështesë ministrinë në sferat në të cilat do të vlerësohen të interesit të përbashkët, por edhe në prezantimin dhe pjesëmarrjen e Kosovës në ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare.

Kush do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion?

0

Radio Televizioni Shqiptar sot ka hapur edhe zyrtarisht konkursin për këngët pjesëmarrëse në Festivalin e Fundvitit.

Nga ky festival, triumfuesi shkon edhe në Eurovizion, në një garë ku konkurrohet me rreth 40 shtete të tjera nga kontinenti.

Që prej vitit 2004, kur Shqipëria debutoi në këtë festival i cili pëlqehet aq sa edhe komentohet për qasjen e tij shpesh politike në votim, interesimi i këngëtarëve shqiptarë ka qenë i madh. Emra të ndryshëm kanë tentuar të ngjiten në skenë dhe të fitojnë këtë garë, por gjithmonë mbetet vetëm një fitues.

E pyetja kush do të mund të ishte një përfaqësim i denjë shqiptar në Eurovizion, kësisoj një rezultat më i mirë për shqiptarët në këtë festival, mbetet pa përgjigje deri në muajin dhjetor kur edhe mbahet festivali, shkruan KultPlus.

Megjithatë, ja disa prej emrave që do të mund të ngjiteshin në Eurovizion, për shqiptarët.

 

 

© SYRI.net

Zafir Berisha në fshatin Krajk, shpalosë programin për Hasin

0

Kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, bashkë me kandidatët për Kuvend, kanë marrë mbështetje të fuqishme në fshatin Krajk të Hasit.

“Ky takim masovik, konfirmoi se instalimi i frymës socialdemokrate, po pranohet edhe në Has, duke u mishëruar kështu me shpirtin solidar të Hasjanëve”, tha Berisha.

“Të krijosh barazi sociale mes njerëzve, fillimisht duhet të jesh solidar, e solidariteti është një nga shtyllat bazë të NISMA për Kosoven”.

“Nëse marrim parasysh, papunësinë enorme, fenomen ky që pavarësisht zotësisë së hasjaneve për biznesin me të cilin ata mirren, si zanati i furrtarit, megjithatë krijimi i punësimit në këtë lokalitet, do të jetë prioritet për mua si kryetar i ardhshëm i Prizrenit, ngase në Has ka edhe zanatlinjë, e fakultetlinjë të shumtë, vetëm se kërkohet krijimi i kushteve infrastrukturore për ta”.

“Investimi tjetër dhe i domosdoshëm për ju, i piketuar në platformen e NISMA-s, do të jetë ndërtimi i një ure që lidh Hasin me Anadrini, në mënyrë që të krijohet çasje më e lehtë për qytetarët e Hasit”.

“Ne si NISMË, kemi identifikuar poashtu edhe keqmenaxhimin e impiantit të ujërave të zeza në lokalitetin tuaj, andaj ne do të merremi seriozisht me këtë problematikë”.

“Gjithashtu, me ardhjen time në qeverisje, pretendoj ndërtimin e një qendre stërvitore për vozitësit e rinjë në Prizren, ku ky projekt mendojmë të ndërtohet mes fshatit Gjonaj dhe Zym”.

“Nuk do ta lëmë me kaq do të ketë edhe shumë investime tjera të nevojshme për ju”

Kandidati për kuvend komunal, Muhamet Shalaj, potencoi se është e dhimbshme që deri tani fshati Krajk nuk ka pasur asnjëherë përfaqësim në kuvend komunal, derisa në anën tjetër kemi një mal problemesh që me zërin tim në kuvend, do të gjejnë zgjidhje.

Kandidati tjetër Kujtim Çoçaj kërkoi që të votojnë Zafir Berishen për kryetar, NISMA-n dhe kandidatët nga Hasi, si alternativa e domosdoshme për Hasin dhe Prizrenin.

Më pastaj, kandidati për kryetar, Zafir Berisha i shoqëruar nga delegacioni i tij, vizitoi edhe mbështetësit e NISMA-s në fshatin Landovicë, ku edhe nga këtu doli mesazhi i mbështetjes për kryetar Zafir Berishen dhe ekipin e tij.

Aksident në Malishevë: Këmbësori goditet rëndë nga vetura

0

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Banjë të Malishevës të mërkurën rreth orës 19:15, shkruan PrizrenPress.

Siç njoftohet nga raporti i policisë, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës një vozitës ka goditur një person i cili ishte duke shtyrë një karrocë dore skaj rruge.

Si pasojë e aksidenti, viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Sipas mjekëve tani i aksidentuari është jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori. /PrizrenPress.com/

Granatë dore në oborrin e një shtëpie në Rahovec

0

Një granatë dore është gjetur në oborrin e një shtëpie në fshatin Dejn të Rahovecit.

Ankuesja, pronare e shtëpisë, ka raportuar mjetin e pashpërthyer të mërkurën mbrëma.

Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim kanë tërhequr mjetin e dyshuar granatë dore, në mënyrë të sigurt. /PrizrenPress.com/

Përleshje gjatë tubimit parazgjedhor në Suharekë

0

Gjatë një tubimi elektoral, mbrëmë rreth orës 22:00, në të cilin kanë marrë pjesë banorët e fshatit Vërshec të Suharekës, si dhe njëri nga kandidatët për kryetar të Komunës së Suharekës, gjatë diskutimit lidhur me një burim të ujit në fshat u shkaktua një zënkë në mes tyre, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar i cili pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Gjysmë milioni euro për Ministrinë e Kulturës në “Internat”

0

Gjysmë milioni euro do të jetë kostoja fillestare sa i përket zhvendosjes së një pjese të Ministrisë së Kulturës në Prizren.

Këto mjete, sipas planifikimeve të këtij institucioni, do të shpenzohen vitin e ardhshëm për rregullimin e zyrave të punonjësve të administratës që do të vendosen në qytetin jugor. Me to do të restaurohet ai që njihet si “Kazerma e vjetër – Internati”, ku do të zënë vend disa prej punonjësve të administratës. Kabineti i ministrit të Kulturës synon të marrë një tjetër objekt, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në këtë shumë nuk hyjnë shpenzimet e zhvendosjes, as ato operative për komunikim zyrtar midis dy departamenteve që do të jenë në Prizren e të tjerave që mbesin në Prishtinë, në distancë prej 84 kilometrash. Ende nuk dihet se si do të organizohet transporti për punonjësit që pas 17 vjetësh do t’u ndërrohet vendi i punës.

MKRS-ja synon që zyrat e ish-Rektoratit të universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” të shërbejnë për kabinetin e ministrit, përderisa objekti i njohur si “Internati” të jetë hapësira e Departamentit të Kulturës dhe atij të Trashëgimisë Kulturore. Vendimi për zhvendosje u miratua të martën edhe në Qeveri.