10.1 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025
Home Blog Page 5236

Eqrem Kryeziu porosi Mustafës: Shoku Isë, mos u pensiono pa dal LDK e pesta!

0

Ish nënkryetari i parë i LDK-së, Eqrem Kryeziu i ka komentuar proceset e fundit të LDK-së në skenën politike.

Afrimin e LDK-së me Vetëvendosjen, Kryeziu e quan si dekadencë të pandalshme të dobësimit të ish partisë së tij.

“Lidhja Demokratike e Kosovës si forcë politike në dekadencë të pandalshme ështe atraktive si burim i anëtarësisë për forcat e tjera politike. Është rasi i mirë për të tjerët, “Mors tua-vite mea” që do të thotë në shqip, vdekja jote, jeta ime” ka thënë Kryeziu.

Ish kryetari i Prizrenit mendon se Isa Mustafa është ai që e ka sjellur LDK-në në këtë situatë. I pyetur se kush mund të jetë pasuesi ideal i Mustafës, Kryeziu e ka një përgjigje.

“Dekadenca e LDK-së është meritë e Mustafës. Është përgjegjësi e tij tani të gjejë një pasardhës për partinë” ka thënë Eqa për Indeksonline. Ish njeriu i fuqishëm i LDK-së dikur e ka edhe një porosi për fund për liderin aktual, Isa Mustafa.

“Shoku Isë nuk është mirë të pensionohet derisa ta sjellë partinë në vendin e pestë. Si forcë e pestë e jep kryeministrin dhe natyrisht kush tjetër do të mund të jetë kandidat? I pashmangshmi Isa Mustafa” ka thënë Eqrem Kryeziu./indeksonline/

Institucionet formohen në fillim të shtatorit

0

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), deputeti Pal Lekaj, ka treguar se deri te formimi i qeverisë së re janë ditët e numëruara.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka shprehur bindje se në javën e ardhshme do të konstituohet kuvendi dhe do të formohet qeveria e re.

Sipas tij, marrëveshja me AKR-në për këtë çështje është shumë afër. Lekaj ka folur edhe për bisedimet në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.

Ai ka vlerësuar se këto bisedime ndërmjet këtyre dy partive janë lojëra politike që kanë për qëllim zvarritjen e institucioneve deri pas zgjedhjeve lokale.

Mësimi fillon më 4 shtator

0

Mësimi në të gjitha shkollat dhe institucionet parauniversitare do të fillojë më 4 shtator.

Lajmin e ka konfirmuar për “Klan Kosova” sekretari i përgjithshëm MAShT-it, Alush Istogu.

Sipas tij, më 1 shtator tradicionalisht hapen shkollat por kjo shtyrje është bërë për shkak të fetës së Kurban Bajramit.

AKR-ja, pro Qeverisë teknike me mandat dyvjeçar

0

Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, mohon deklaratat e zyrtarëve të koalicionit PAN se do t’i votojnë kandidatët e tyre për kryeparlamentar dhe për kryeministër.

Ai thotë se kanë propozuar Qeveri teknike me mandat dyvjeçar dhe më pas të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, shkruan Zëri.

Aleanca Kosova e Re (AKR) nuk ka arritur kurrfarë marrëveshje me drejtues të koalicionit PAN (PDK-AAK-Nisma) për t’i votuar kandidatët e këtyre të fundit për kryetar të Kuvendit dhe për shef të ri të Qeverisë.

Kështu ka deklaruar nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, duke shtuar se subjekti i tij ka propozuar formimin e një Qeverie teknike me mandat dyvjeçar dhe më pas vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Seksi që i mungon Vetëvendosjes

0

Donjeta Demolli

“Mashkulli e do femrën e vecantë. Femra e do mashkullin”. Kështu, duke e parafrazuar Simone de Beauvoir, ishte shprehur në një intervistë Albin Kurti. Por, ai nuk e kandidoi asnjë grua në garën për kryetarë komunash. Asnjë. A po e kërkon edhe ai “femrën” e veçantë në Vetëvendosje? Ja edhe një citat: “Ndoshta femrat do të mund ta shpëtonin shoqërinë në Kosovë.” Oops!

Përtej shakave (t’mia), është mirë të shtjellohet debati që ky veprim shkaktoi kryesisht nëpër rrethe kafenesh: a duhet aplikuar qasja marksist-feministe, pra a duhet të përkrahen gratë e klasës së mesme të lartë dhe si i shërben kjo lëvizjes së përgjithshme për të drejtat e grave? Një pyetje tjetër e zakonshme është ajo që lidhet me performativitetin, pra çfarë nënkupton një veprim (në rastin tjetër, një mosveprim) i tillë nga një organizatë, çfarë mesazhesh jep? Një tjetër dilemë që shfaqet, nuk është fare dilemë. Në Lëvizje ka gra të afta, shkathta e premtuese për garën për kryetare komune. Aida Dërguti, Albulena Haxhiu, Shqipe Pantina, Teutë Rrusta, Donika Çapriqi, Gurjetë Zeka, Etleva Malushaj, Tinka Kurti, janë vetëm disa që më vijnë në mend.

Fillimisht, Lëvizja mund ta arsyetojë veprimin e saj përmes qasjes marksist-feministe. Mirëpo frika ime qëndron në atë se një përgjigje e tillë vështirë se do të krijonte kuptim. Së pari, pavarësisht qëndrimeve të hapura marksiste të disave në Lëvizje, organizata nuk ka një përcaktim të qartë për atë qasje. Por, edhe nëse ka, Vetëvendosje ka qenë vazhdimisht selektive në lidhje me sistemin. Është marrë me të korruptuar pa e qëmtuar korrupsionin si dukuri. Është marrë me hajdutë, pa u angazhuar në zhbërjen e fenomenit. Diskursi i derisotëm me parullën e famshme ‘hajnat n’burg!’ e të tjera si kjo, është konformimi me këtë sistem, dmth nuk ka lidhje me marksizmin e revolucionin. E thjeshtë sa kaq. Përtej këtij argumenti, feministet marksiste edhe brenda Lëvizjes duhet ta kenë autonominë dhe të mos e subordinojnë kauzën feministe ndaj asaj marksiste, sepse vetëm analiza feministe mund të shpërfaqë karakterin sistemik të marëdhënieve ndërmjet grave dhe burrave.

Motivi kryesor për këtë reagim është kryekëput i lidhur me karakterin progresiv që kjo organizatë ka. Vetëvendosje, është e vetmja parti me të cilën mund të shtrohet një debat i llojit të këtillë, dhe e vetmja parti të cilës do t’i kërkoja angazhim më të madh të gruas në vendimmarrje, për dallim të partive të tjera të cilat janë veçse përforëcuese të normave patriarkale në shoqërinë tonë.
Mosvendosja e asnjë gruaje në garën për kryetare komune nuk e pranon një luftë të gjithanshme për të drejtat.

E bën njëfarë ekskomunikimi të të shtypurve. Qasja e tillë nuk ngurron të bëjë monolog për të shtypurit pa i parë e pa i njohur ata. Nëse kërkohet njëfarë bote e formave e Platonit, ajo s’mund të synohet të arrihet në kurriz të grave. Rrezikojmë të shndërrohemi në arrivistë.
Asnjë grua nuk u kandidua për kryetare komune. Jo 50 për qind, jo 25 për qind. Asnjë qind. Nga kjo del se, gratë nuk kanë as pse të duken, e as çka të thonë. Për VV-në, parë nga ky kuptim, nuk ka asnjëfarë rëndësie nëse kandidatët për kryetare komunash janë të gjithë të një gjinie.

Pra, mund të pritet që në zgjedhjet e ardhshme, VV-ja t’i kandidojë për kryetare komunash të gjitha gra. Epo, ja që kjo nuk do të ndodhë. Në anën tjetër, Lëvizja ka kohë për partikularitetin e quajtuar nacionalizëm, por jo edhe për partikularitetin e quajtur feminizëm. Jo edhe për të drejtat e grave. Nuk mund të luftohet për të drejtat e grave pa i vetë se cka mendojnë, pa ua bërë të dukshme qenien. Kush pra do të angazhohet për përmirësimin e jetës së grave në këtë shoqëri tepër patriarkale nëse ato vet jo? Askush.

Për më tepër, nuk është ndonjëfarë zbulimi të thuhet se politika në demokraci ka të bëjë me imazhet, performativitetin: opinionin e publikut, demosin, etj.. A duhej që Lëvizja ta prodhonte një imazh fallusesh në këtë kohë? Për të dhënë një shembull se sa i rëndësishëm është imazhi në politikë: paramendojeni një protestë të Vetëvendosjes pa asnjë flamur të Shqipërisë. Judith Butler thotë që ajo çfarë shohim në një protestë “është ushtrimi – quhet performativitet – i të drejtës për t’u dukur, një kërkesë me anë të trupave për disa jetë më të jetueshme.

” Si ka bërë Lëvizja politikë më shumë se me protesta? Ose, kujtojeni debatin mbi kravatat këtë verë – kravatat pra ishin një mesazh vizual i krerëve të Lëvizjes se ata kanë bërë progres nga qëndrimet politike radikale drejt qëndrimeve më liberale. Pa kravata ishin pjesë e popullit, tani janë bërë pjesë e elitës. Një element shumë i vogël imazhi sjell një kuptim krejt tjetër mbi idetë, përmbajtjen. Për ta përmbyllur me punën e shembujve, Lëvizja e ka përdorur politikën e grafiteve për të qenë pjesë e debatit politik. Ju lutem!

Gratë votojnë në zgjedhje, dhe herën e fundit ato votuan për ndryshim. Ato po ia japin besimin Lëvizjes, por jo edhe Lëvizja atyre. Mospërfshirja e grave në garë është mosrespekt edhe për aktivistet e kahmotshme të kësaj organizate, të cilave u duhet dhënë mundësia që ta besojnë një prag më të lartë të karrierës politike. Përfundimisht, nuk është puna me i vendosë disa gra të paafta në garë, por me e marrë mundin me i vërejtë gratë e afta. Me ua lëshu reflektorin. E të tilla në Lëvizje ka mjaft.

Limaj: S’ka dilemë, Haradinaj do të jetë kryeministër

0

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, në një intervistë dhënë në emisionin “Intervista me Blerimin” në RTK tha se ka shumë hapësirë dhe mundësi që vendi të pjeket politikisht.

Sipas tij, vendi do ta ketë qeverinë, por, siç tha ai, dilemat janë se çfarë qeverie do të kemi. Ai tha se Kosova do ta ketë një opozitë të fuqishme dhe sipas tij, vendi duhet sa më shpejtë t’i krijojë institucionet.

“Na duhet ende që të bashkëbisedojmë ende me njerëz dhe të krijohen institucionet”, tha ai. Por Limaj, tha se në këtë fazë duhet të kemi kujdesin që deklarimet tona dhe kur mesazhet nuk duhet të kalojnë në manipulime.

“Bllokues politikë, janë të gjitha partitë politike e, në veçanti, ata që kanë fituar më së shumti”, tha Limaj.

“Tri partitë kryesore, që janë në koalicion, kanë përgjegjësin më të madhe për t’i krijuar institucionet e në këtë vazhdë edhe konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi procedurale”, deklaroi Limaj në RTK.

Sa i përket kandidatit për kryetar Kuvendit, Limaj tha se i takon PDK-së të vendosë se kush do të jetë kandidati për kryeparlamentar.

Skena politike tha se asnjëherë nuk do të jetë sikurse ka qenë para zgjedhjeve të 11 qershorit të sivjetmë.

Limja tha se rezultati i zgjedhjeve ka treguar se populli ka votuar më shumë partitë që kanë qenë në opozitë, ndonëse PAN ka dalë si koalicioni i parë .

Ai tha se i qëndron kontratës së arritur para zgjedhjeve me 11 qershor, derisa nuk ka dilema se qeveria do të krijohet në krye të secilës do të jetë Ramush Haradinaj.

“Nuk do të kisha pranuar asnjëherë që të jem pjesë e një qeverie që shantazhohet në këtë mënyrë”, tha Limaj.

Askush ende nuk e di saktë se kur do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të ri të Kosovës, pas gjashtë dështimeve të njëpasnjëshme për zgjedhjen e kryeparlamentarit.Por, Limaj tha se “mundet me 7 shtatori mundet edhe më përpara”.

Sipas Limajt, është koha të merren vendimet dhe të ecet përpara. “S’ka kurrfarë arsyetimi më (për vonesa), dëmtohet vendi”, është shprehur ai gjate një interviste në RTK..

Limaj ka thënë se duhet të merren vendime politike, duke theksuar se s’ka vendime të lehta në politikë.

“Duhet të hapen rrugët për ndërtimin e institucioneve”, ka porositur ai.

Shqiptarët ortodoksë të Prizrenit (dokumentuar me foto)

0

“Mos i rrëmoni varret tona, na leni të qetë, mos i tundoni reliktet tona, o ju të padenjë, që mohoni veten dhe prejardhjen prej nesh, për t’u shporrur sa më parë nga kombësia që e keni për krenari trashëgim nga të parët…” po të dëgjohej me kujdes, mbase dikujt do t’i bëhej se dikush nga andej, jeta në amshim, përmjet varrit, vijë një porosi, një dëshpërim, po pse jo me “meritë” edhe një mallkim që u bëhet pasardhësve ilirë, që vendet e tyre/shtete/ po lënë “pus e dri” dhe shkojnë për të mos u rikthyer, po ç’është kjo? Këtë pyetje zhurmuese për shurdhmemecët dhe të çorodituritdo të kumtonte çdo varr, çdo sarkofag, çdo tempull, çdo shenjë, çdo ashtë, çdo rrashtë…(nga Dedë Mirdita)”

”Shkiejtë quheshin të gjithë ata të krishterë shqiptarë që ngelën nën ndikimin e Patriarkanës së Lindjes së Kostandinopojës kur u bë skizma, ndarja e kishës perëndimore (romake katolike) me kishën lindore (ortodokse) në vitin 1054. Nga fjala skizma ka dalë fjala shkij. Shkija pra është emërtim shqiptar që emërtuan të gjithë ata që u shkëputen nga kisha katolike perëndimore. Edhe pse ishin shqiptarë, deri tash iu është “holluar” aq shumë gjaku i pasardhësve, sa nuk do të diskutojmë mbi çfarëdo gjëje të rilidhjes me ta dhe se këtu askush nuk po kërkon vllazërim apo bashkim me shkije, por po bisedojmë me te dhëna dhe burime historike si u formuan serbët si komb, andaj është mirë t’i dimë proceset e asimilimit të popullatës shqiptare që për fat të keq ka qenë plagë e rëndë, të cilën ende nuk kemi arritur ta zbërthejmë.

Pra ka te bëjë edhe me atë, arsyeja e ndarjes se kishës, sepse në një moment historik, gjatë kohës se ‘çlirimtarëve’ otomanë, popullata jonë ortodokse ka pasur vetëm dy mundësi: të mbetet ortodokse, dhe të sllavizohet, ose të islamizohet, ‘turqizohet’, që kinse të shpëtojë nga sllavizimi. Pra shkak i ndarjes edhe më të madhe të shqiptarëve ortodoksë- shkijeve të tokave tona në Mal të Zi, Maqedoni, Sërbi dhe Kosovë nga trungu shqiptar ka qenë edhe politika favorizuese e turkut, që i ka bër sllavëve nën presionin rus për zhdukjen e elementit katolik shqiptar”. (F.Xh. Kush janë shkijet?)

Meqë po dua ta shtjelloj temën e ortodoksëve shqiptarë të Prizrenit, e që ekzistimi i tyre është i pamohueshëm; e që humbjen e tyre e favorizuan rrethanat historike; e që humbëm shqiptarë të rrënjës, e që u zvogëluam, e që sa humbëm shqiptarë ortodoksë dhe tani janë të humbur nëpër serbistane, e që po aq apo 10-fishin e tyre, pra të shqiptarëve myslimanë që ikën, shkuan apo u dëbuan në turkistane, po thirrëm në shkrime të freskëta (Mitrush Kuteli, Maj 1943, Prizren), të cilat e dëshmojnë këte që dua të shkruaj.

Në Prizren, midis të vdekurve dhe të gjallëve, e gjen laramaninë historike të shqiptarëve, të cilët i ngjajnë shtresimeve shkëmbore nga e cila lexohet evolucioni dhe historia e planetit, ashtu mund të lexohet e kaluara jonë.


”Ah, është fort e rëndë të vizitosh gjithë varret e një qyteti kaq të madh e kaq të vjetër, se janë të shumtë e të përhapur. Dhe shumë gjurmë janë zhdukur. Po ne bëjmë sa mundim,- shkruan Mitrush Kuteli, dhe vazhdon: Përpara kësaj Xhamie (Bajrakli Xhamia-fxh) me minare çuditërisht të holla, si fije kallmër, është një oborr dhe në oborr disa varre të vjetra zonjash e zotërinjsh, nga të fuqishmit e një kohe. Tani, kur asnjë dorë nuk zgjatet t’i përkujdesë, as varret, as qoshkun aty pranë, pllakat e mermerta kanë rënë poshtë, ku i shkel këmba dhe i bluan koha. Megjithëkëtë më pëlqen t’i vështroj e t’i prek me gishtërinj. Sepse më duket se kur i prek me gishtërinj këto veprat e artit skulptural, i afrohesh shpirtit të artistit që i punoi.

Ja, të gjithë të vdekurit të këtushëm që flenë nën shenjën e komplikuar të svastikes ariane në trajtë dielli, që i patën sjellë dikur të gjallët, me bujë e me lot. Pastaj u ardhi radha edhe atyre të ikin nga kjo botë – si na ka për të ardhur edhe neve, nesër – dhe mbetën të shkretë.” Që aty te lumi duket, mbi një kodër, Kisha e Shën Spasit… Kjo e ka historinë e saj. Serbët e kanë djegur disa herë në kohën e turkut.

”Varret e ortodoksëve, nën sallkëmet e lulëzuara. Janë varre të kujdesur mirë këta të borgjezisë sërbe, zotëronjëse në vitet e fundit. Gurë me shkronja të arta, lule, fotografi.
Reshpërojnë gra shumë, veshur nër të zeza. Pata besuar, në fillim, se do ish ndonjë varrim, po jo. Sot qenka e Shtuna e të vdekurve, 22 maj 1943. Vaje e lot shumë.

Aty, pranë një varri të freskët, është shembur një grua e re dhe qan e lodhur, e dërmuar. Përtej, disa të tjera, me zhurmë. Disa gra rrahin të ngrehin që poshtë, me këshillime, një plakë që vajton edhe përsërit litaninë “dushe moje, dushe, dushe, dushe”, “shpirti im, shpirt, shpirt, shpirt”. Një tjetër i drejtohet të birit, që tretet brenda, me një fjalë sërbisht – një shqip: “sine – bir-o! sine – bir-o!” E qan e dëshpëruar. Është pa fjalë, ndonjë shqiptare tani e “serbizuar”, po e cila birit të vdekur i thotë në gjuhën e vjetër gjith’ “bir-o”.

Edhe në kohën e vizitës së Mitrush Kutelit në qytetin e Prizrenit ishin edhe të gjallë, edhe të vdekur shqiptarët ortodoksë të kësaj ane.“dushe moje, dushe, dushe, dushe”, sado që mundohej të fliste serbisht e ngrata, nga dhimbja e madhe e vdekjes i lëshonte thirrjet e saj melankolike, rrëqethëse dhe në gjuhën e të parëve “shpirti im, shpirt, shpirt, shpirt”.

Pra në varrezet ortodokse të Prizrenit ndiheshin ofshamat, klithmat vajtuese dhe dënesjet edhe shqip: “sine – bir-o! sine – bir-o!” E qan e dëshpëruar…

Meqë nuk kemi shënime shqiptare për Dhimitër Çemeri-in , atëherë po thirrem në shënime serbe për Dimitrije Çemeri -kiçin (D???????? ?????????) , i cili e paska “mbledhur “ pasurinë e gjuhës serbe të “serbëve “ të Prizrenit.

Serbët e thërrasin Prizrenin Sërbski Carigrad ( Stambolli serb). Të vazhdojmë me Çemeri-n, një shqiptar ortodoks i cili e fliste shqipen dhe turqishten. ”Sipas serbëve ” e folura serbo-prizrenase i takon pjesës së dialektit serb të Prizrenit-Timokut. Karakteristiket e kësaj të folure janë ndikimet turke dhe shqiptare dhe gjuhëve të tjera josllave, dhe nganjëherë fitohet përshtypja që kjo është një gjuhë e huaj e folur serbisht. Gjuhën që e ka shkruar Çemeri-kiçi, gati që më nuk ekziston. Fjalët e shënuara të Çemeri-t janë një enciklopedi më vete e Prizrenit (?. ???????? ?????????: 28.10.2013.)

”Po ne do vijmë tjetër herë t’i shkelim. Arrijmë në ura e fundit – urë e drunjtë. Duhet ta kalojmë. Ja aty, më të djathtë, një fushë e madhe me varre: Varret e myslimanëve. Rrasa të rrepta prej guri të hirtë. Shumica pa kryeshkrime. Disa që kanë, janë arabisht. Bari është i gjelbër, i freskët, po ne mundim të kalojmë përmes, se dielli e piu vesën e mëngjesit. Aty nën një hije fle një njeri: i qetë, me duar nën krye, pranë një guri. Si nesër do flerë gjith’ aty, po nën dhe, përgjithmonë.

Ah, këtu në varret e katolikëve të Prizrenit ka mbishkrime shqipe! Shqipe – në kohën e Turqisë dhe të Serbisë! Është ky një afirmacion shqiptar i shkruar vendimtarisht dhe guximtarisht mbi gur, të cilin duhet ta nënvizojmë, me ngjyra të dukshme, si një nga shprehjet e ndërgjegjes kombëtare. Emra të njohur: Shirokanj, Mjedanj e të tjerë.

Ja një varr mjaft i moçëm, me një kryq të rëndë. Dhe mbi kryq një mbishkrim: “Këtu pushojnë Balta e Mana Tarabolluzi të mbytun prej Lumjanve më 2 Tetuer 1880?. Kanë aty edhe fotografitë e tyre. Balta me kostumin si gjiritli, me pantallona të zeza të gjera; Mana në dimit e vendit (e përfundon shkrimin e tij Mitrush Kuteli )”.

Pesë autorë shqiptarë do përkthehen në gjuhë të tjera

0

Ylljet Aliçka, Fatos Kongoli, Adrian Vehbiu, Luljeta Lleshanaku dhe Eni Vasili, do të jenë pesë autorët shqiptarë që do të mbështen nga Ministria e Kulturës për tu përkthyer në gjuhë të huaj.

Ministria ka bërë publikë fituesit e Fondit të Përkthimit, ku mes 8 aplikimeve janë përzgjedhur këta autorë. Duke njohur vështirësitë e njohjes së letërsisë dhe autorëve shqiptarë në botë, ndërrmarja e kësaj nisme është një mbështetje për autorët dhe kulturën shqipe. Gjuhët në të cilët do të botohen librat janë italisht, greqisht, spanjisht dhe italisht.

Ylljet Aliçka do të botohet në italisht nga shtëpia botuese Rubbettino Editore, me një nga librat e tij më të vlerësuar kohët e fundit “Rrëfenja me ndërkombëtarë”. Libri do të përkthehet nga Elio Miracco. Kjo nuk është hera e parë që Aliçka përkthehet në gjuhë të huaj, pasi librat e tij janë përkthyer dhe në frëngjisht apo rumanisht.

Fatos Kongoli është një tjetër shkrimtar i njohur në gjuhë të tjera i cili do të përkthehet me romanin “Bolero në vilën e pleqve” nga “Salento Books” nën përkthimin e Luigi Ruggeri. Ardian Vehbiu do të përkthehet në greqisht nga Eleana Zhako (Ziakou) me librin “Ndërhyrjet e zotit Shyti”, nga shtëpia botuese Plethora Editions. Luljeta Lleshanaku, poezitë e së cilës i kemi në disa gjuhë, do të përkthehet në gjuhën spanjolle nga Lucia Papr?ková, nën mbështetejn e Editorial Argonáutica.

Në gjuhën italiane nga Salento Books do të përkthehet dhe libri me rrëfime nga të burgosurat shqiptare i gazetares Eni Vasili. Libri “Unë kam vrarë” do të përkthehet nga Valentina Notaro. /Shqip/

Serbi i dyshuar për krime lufte, nesër paraqitet në Gjykatën e Prizrenit

0

Bogdan Mitroviq, i arrestuar dje në Suharekë me dyshimin për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë, nesër do të merret në pyetje në Gjykatën Themelore në Prizren, transmeton Koha. net.

Avokati i tij , Dejan Vasiq i ka thënë rts-së se Mitroviqi do të paraqitet në Gjykatë në orën 8:30.

Fondacioni i përkrahur nga qeveria turke ndërton shkollë në Prizren

0

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, ka vizituar këtë të martë shkollën “International Maarif Schools of Kosova “ në Prizren, njofton Klan Kosova.

Ajo me këtë rast ka thënë se kjo shkollë është ndërtuar nga fondacioni “Maarif” dhe është e para e këtij lloji në Kosovë.

Gjithashtu, Kiliç ka thënë se diplomat e kësaj shkolle janë të vlefshme në të gjithë botën, kundrejt atyre të shkollave të ndërtuara nga Fethullah Gülen.

Ajo ka kërkuar edhe më tutje që të mbyllen shkollat Gülen-it në Kosovë dhe në botë.

Sipas Kiliç, ajo po punon në këtë drejtim edhe me qeverinë e Kosovës.