18.1 C
Prizren
E premte, 9 Maj, 2025
Home Blog Page 5297

Këta janë dy deputetët e LDK-së që thuhet se do ta votojnë Haradinajn?

0

Ramush Haradinaj i ka siguruar votat e nevojshme në Kuvend dhe javën e ardhshme përfundimisht do të mbahet seanca konstituive. Kështu thonë drejtues të koalicionit PAN, pa e bërë të ditur se cilët janë deputetët tjerë që do ta votojnë mandatarin e tyre për kryeministër, shkruan Zëri.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare të 11 qershorit koalicioni PAN ka arritur t’i fitojë 39 ulëse në Kuvend dhe po që se i marrin 20 votat e minoriteteve, këtij koalicioni do t’i duhen së paku edhe dy vota tjera për ta formuar Qeverinë.

Spekulohet se në favor të koalicionit PAN do të votojnë, deputetja e LDK-së Teuta Rugova, vajza e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, si dhe deputeti tjetër i kësaj partie, Naser Rugova, shkruan Zëri.

Për t’i bindur këta deputetë thuhet se qe një kohë të gjatë është angazhuar ish-ministri i Mjedisit, Dardan Gashi, i cili njëherësh është ndërmjetës i koalicionit PAN.

Gashi ka konfirmuar ditë më parë se ka qenë i pranishëm në takimin e presidentit Hashim Thaçi me Ramush Haradinajn. Ai nuk ka bërë të ditur se çka është folur në takim, por ka thënë se aty ka qenë si mik i Thaçit dhe Haradinajt.

Por nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, mohon që ndonjë deputet i tyre do të votojë në favor të koalicionit PAN.

Image result for teuta rugova

Image result for naser rugova

Hysni Hoxha i kërkon Apelit që ta lirojë nga dënimi me burgim

0

Hysni Hoxha po pretendon se gjykata e shkallës së parë e ka dënuar pa të drejtë me burgim prej tre vjetësh për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ish-shefi i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) i është drejtuar Gjykatës së Apelit me kërkesë për hedhje poshtë të aktgjykimit ose për kthimin e rastit në rigjykim, shkruan sot Koha Ditore.

Kërkesa e tij është shqyrtuar këtë të premte nga shkalla e dytë.

Vitin e kaluar Gjykata Themelore e Prishtinës e ka gjetur fajtor për favorizime në tenderin për “Instalimin e grupeve matëse në kufirin në mes të KOSTT-it (KEK) dhe OSSh- Shqipëri”. Vlera e këtij tenderi ka qenë 2.4 milionë euro…

Haxhi Avdyli: LDK-ja duhet të reflektojë për humbjet

0

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Haxhi Avdyli në Interaktiv të KTV-së ka thënë se partia e tij duhet të reflektojë pas rezultateve jo të mira në zgjedhjet e fundit.

Ai ka thënë se LDK-së i ka kushtuar mjaft shumë koalicioni me PDK-në, por ka theksuar se në bazë të numrave LDK-ja është humbësja më e vogël, përkundër që doli si partia e tretë në vend.

“LDK-në e kanë dëmtuar disa gjëra. Duhet të jemi autokritik, kemi qenë kundër koalicionit, dhe votuesi jonë ka pasur një zhgënjim, përkundër listët së mirë që kemi pasur. Në bazë të numrit ne jemi humbësit më të vegjël. E vërtetë është që jemi parti e tretë, por jemi shumë afër me VV-në, edhe pse me këtë nuk duhet të jemi të kënaqur. Përgjegjësia këtu duhet të kërkohet nga të gjithë”, ka thënë Avdyli.

Ai më tutje ka shtuar se, “kemi rënie prej 1 mijë e diçka votave në Prizren, por kemi ruajtur numrin e votave, dhe si degë nuk kemi humbur shumë shumë vota. Duhet të marrim përgjegjësitë, dhe kjo duhet të niset nga maja, që merr edhe meritat. Do të jem ithtar i reformave partiake, pasi demokracia fillon nga aty”.

LDK synon ta kthejë Prizrenin me kandidatin Hatim Baxhaku

0

Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, tashmë deputet i zgjedhur në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se nuk do të jetë ai kandidat i kësaj partie për garën për Prizrenin.

Ai ka thënë se LDK-ja do të kandidojë Hatim Baxhakun për kryetar të Prizrenit, të cilin e cilëson jo vetëm si kandidat serioz por mbase fitues të padiskutueshëm në Prizren.

“Zoti Baxhaku është doajen i kirurgjisë në Prizren, doktor jashtëzakonisht i respektuar madje edhe nga oponentët politikë në Prizren. Është një kandidat serioz, për të mos thënë se do ta kemi të sigurt fitoren”, ka thënë Avdyli në Interaktiv të KTV-së.

Hatim Baxhaku ka qenë për dy mandate deputet në Kuvendin e Kosovës, ndërsa partia e ka lënë jashtë garës edhe për një mandat deputeti. Baxhaku kishte refuzuar t’i bindet urdhrave të partisë për ta votuar Hashim Thaçin president, duke votuar kundër. Ai ishte shprehur edhe kundër mënyrës se si Kosova ka demarkuar kufirin me Malin e Zi, të cilin LDK-ja po e përkrahte.

Por sipas Avdylit, nuk janë këto kapital i cili i garanton fitoren në Prizren, por janë vlerat e tij individuale dhe respekti që ai gëzon në qytetin e vjetër, raporton Koha.net. Zgjedhjet lokale janë caktuar të mbahen më 22 tetor. Shumica e partive ende nuk ka zyrtarizuar kandidaturat për kryetarë komunash.

Një mijë vizitorë në ditë ngjiten në Kalanë e Prizrenit

0

Në kuadër të zbatimit të aktiviteteve konservuese – restauruese për vitin 2017, sipas arkitektit Shafi Gashi, në Kalanë e Prizrenit janë duke ardhur në përfundim punimet arkeologjike që lidhen nga koha e Bronzit të hershëm e deri në vitin 1913, kur definitvisht braktiset kjo kala, por e dëmtuar shumë nga luftërat botërore e ballkanike.

Ai është shprehur për “Kosova Sot”: “Tashmë kemi e një reduktim të linjave buxhetore të Ambasadës Amerikane dhe presim që mos të kemi reduktime të reja në këtë kala, për të pasur mundësi të hapim një ekspozitë me të gjithë eksponatet e kohës që nga koha e bronzit të hershëm deri në vitin 1913, ku ka një mori artefaktesh shumë të rëndë- sishme”.

Gashi është shprehur se shpreson se eksponatet të hapen sivjet. Me këtë rast ofron një shifër tepër të lakmueshme për numrin e vizitorëve që i bëjnë këtij monumenti më të rëndësishëm që ka Prizreni, duke thënë se atë e vizitojnë rreth 1 mijë vizitorë në ditë. Shton se ka ditë kur ka më pak, por ka ditë që ka deri në 4 mijë vizitorë.

Teleferiku në procedurën e vlerësimit

Gashi thekson se pas intervenimeve vështirë se do të përballohet numri i madh i vizitorëve që pritet ta vizitojnë këtë kala. Shton se Kalaja është monumenti më i vizituar në Kosovë. Gashi shprehet se nëse për në kala rregullohet edhe teleferiku kjo do ta shtojë numrin e vizitorëve edhe të grupmoshave të ndryshme. Lidhur me këtë, drejtori i Urbanizmit në Prizren,

Visar Islamaj, tregon se çështja e teleferikut është në procedurën e vlerësimit dhe se pas kryerjes se vlerësimit zyra e prokurimit do të bëjmë shpalljen e konsorciumit, i cili do ta bëjë realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për komunën e Prizrenit dhe vizitorët që e vizitojnë. Zbatimi i punimeve në këto monumente bëhet nga ana e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren dhe me donacionet e Ambasadës Amerikane dhe sipas projekteve dhe planeve teknike të miratuara nga Komisioni për Vlerësimin e Projekteve restauruese – konservuese në kuadër të Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve.

Këtë qytet e dallon përveç kalasë edhe lagjja e njohur e nënklasë. Pas lufte në rrethana të ditura u dogj lagjja e qytetit “Nënkala”, e cila atëbotë ishte e banuar kryesisht me serbë vendorë që në Prizren patën shkaktuar edhe dëme të mëdha. Megjithatë, ajo konsiderohej njëra ndër lagjet më të bukura të Prizrenit dhe për shkak të konfiguracionit më shumë i ngjante qytetit të Beratit. Shih për këtë, Komuna e Prizrenit, duke dashur që këtë pjesë të bukur të Prizrenit ta rikthejnë edhe një herë, ka bërë disa nga projekte, por lartësia e mjeteve që iu është dashur nuk ka pasur mundësi të fillojnë diçka konkrete, por falë disa privatëve dhe Ambasadës së Britanisë së Madhe është ndihmuar rikthimi i atyre që kanë jetuar në këtë lagje për të ndërtuar disa shtëpi. Për këtë qëllim janë dhënë leje për 20 shtëpi nga Drejtoria për urbanizëm.

Disa leje ndërtimi janë lëshuar për lagjen

Shoqëria civile, pastaj partitë opozitare në Prizren, lidhur me këtë lagje shpesh kanë ngritur zërin e tyre. Shumica e këtyre trojeve tashmë dihet se janë blerë nga të tjerë pronarë. Drejtori i Urbanizmit në Prizren, Visar Islamaj, pohon se dëmtimi i kësaj lagje ka ardhur para se ata të marrin pushtetin në Prizren.

“Deri më tani kemi lëshuar një numër lejesh për ndërtime. Jemi duke punuar që me institucione ndërkombëtare kësaj lagje t’ia kthejmë pamjen e dikurshme, bile ndoshta edhe më të mirë. Në këtë drejtim edhe kemi bërë diçka”, shprehet ai. Premton se kësaj lagje jo vetëm që do t’i kthehet pamja e dikurshme, por do të jetë edhe më e bukuar. Ata që kanë blerë prona këtu nuk dëshirojnë të flasin, kurse disa serbë të rikthyer thonë se presin të ndërtohet kjo lagje.

(Kosova Sot)

Labinot Tahiri: Dua që Ramush Haradinaj të jetë kryeministër

0

Në media u raportua se nëkryetari i AKR-së dhe deputeti i zgjedhur, Labinot Tahiri sonte është takuar me kandidatin për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj. ?Këtë informacion Tahiri e ka konfirmuar por duke shtuar se ka qenë një takim miqësor në shënimin e Ditës Kombëtare të Francës.

Ai deklaroi se është takuar edhe me Ardian Gjinin, Shpend Ahmetin dhe politikanë tjerë.

“Po, gjatë kësaj kohe unë jam takuar me Ramush Haradinajn, Ardian Gjinin e Shpend Ahmetin, pasi kemi qenë të ftuar nga ambasada e Francës dhe kemi qenë të gjithë aty”, ka thënë Tahiri.

I pyetur për temat që janë diskutuar në këtë takim, ai ka thënë se miqësisht nuk kanë mundur t’i shmangen as tematikave aktuale, siç është krijimi i institucioneve.
“Po kemi folur miqësisht se a po bëhet Qeveria, dhe si do të formohen institucionet pra tema aktuale”, shtoi ai për lajmi.net.

Nënkryetari i AKR-së edhe kësaj radhe nuk e mohoi dëshirën e tij që Haradinaj të bëhet kryeminsitër, por që përsëri nguli këmbë se ai do të zbatojë vendimet të cilat i merr kryesia e partisë.

“Unë dorën në zemër e pëlqej Ramush Haradinajn, dhe dua që ai të jetë kryeministër, por unë do të zbatoj vendimet të cilat i merr partia”, tha Tahiri.
Ai ka kërkuar nga të gjitha partitë që të gjejnë në zgjidhje për krijimin e institucioneve, dhe të mos ndodhë që të shkohet në zgjedhje.

Labinot Tahiri gjithashtu theksoi se do t’i qëndroj prapa Behgjet Pacollit, pasi ishte pikërisht ai që ia hapi rrugët e politikës.

Ramush Haradinaj takohet me Labinot Tahirin

0

Burime të gazetës “Zëri” konfirmojnë se në këto momente kandidati i koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj është duke zhvilluar një takim me deputetin e LAA-së, Labinot Tahiri në Hotel “Emerald”.

Në këtë takim po merr pjesë edhe nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini.

Megjithëse nuk dihet tema e diskutimit, kjo bisedë në këto momente lë të kuptohet se ata janë duke biseduar në lidhej me krijimin e Qeverisë së ardhshme për të cilën Haradinaj ka thënë se do të formohet javën që vjen.
Jo zyrtarisht “Zëri” merr vesh se deputeti i AKR-së, i cili është pjesë e koalicionit LAA, Labinot Tahiri, është njëri nga deputetët që do të votojë pro qeverisë Haradinaj në seancën për krijimin e Qeverisë. /ZËRI/

Prizren: Dy nga 20 policët e akuzuar për marrje ryshfeti pranojnë fajësinë

0

Policët Muhamet Buzhala dhe Alush Elshani e kanë pranuar fajësinë për marrje ryshfeti, të cilët së bashku edhe me 18 kolegë të tyre, akuzohen se e kanë kryer këtë vepër penale.

Ndërsa, nuk e kanë pranuar fajësinë zyrtarët e tjerë policorë, Shemsi Demolli, Safet Veliu, Naser Rama, Afrim Rafuna, Ivica Djokiç, Ismail Azemi, Blerim Zylfaj, Bekim Zogaj, Qerim Beqiri, Azem Goxhufi, Ardian Rrecaj, Sasha Nedeljkovic, Shaban Gerguri, Shemsi Zejnullahu, Aziz Krasniqi, Lulzim Gashi, Shefki Zeka dhe Nuhi Zogaj.

Mbrojtësi i të akuzuarit Muhamet Buzhala, avokati Kastriot Memaj ka mbështetur pranimin e fajësisë nga klienti i tij, duke shtuar se i njëjti është i vetëdijshëm për pasojat e pranimit të fajësisë dhe se pranimin e ka bërë me vullnet të plotë.

Prokurori i rastit, Genc Nixha, nuk e ka kundërshtuar pranimin e fajësisë nga të akuzuarit.

Kryetari i trupit gjykues, Artan Sejrani, ka pranuar fajësinë e të akuzuarve Buzhala dhe Elshani, ndërsa policët tjerë i ka udhëzuar që deri në shqyrtimin e dytë, kanë të drejtë të kundërshtojnë aktakuzën dhe provat në të cilat mbështetet ajo.

Shqyrtimi i dytë, në këtë çështje penale, është caktuar të mbahet më 17 gusht 2017, me fillim në ora 10:00.

Ky rast zhvillohet në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, e cila i akuzon 20 zyrtarët policorë të njësisë së autostradës, se kanë marrë ryshfet për të mos e kryer detyrën e tyre sipas ligjit.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit në fjalë, gjatë dhjetorit 2016, duke patrulluar në autostradën “Ibrahim Rugova”, në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë kërkuar dhe pranuar ryshfet nga shkelësit e rregullave të komunikacionit, për të mos u shqiptuar atyre dënimet kundërvajtëse.

Në aktakuzë përshkruhet se si këta policë, duke vepruar në grup prej 2 dhe 3 zyrtarësh, brenda orarit të punës, kanë mbledhur në mënyrë të kundërligjshme shuma të të hollave deri rreth 400 euro e pastaj të hollat i kanë ndarë mes veti, në mënyrë proporcionale./betimiperdrejtesi/

Përfundon gjykimi kundër drejtorit të Arsimit në Suharekë

0

Ka përfunduar të premten gjykimi kundër drejtorit të Drejtorisë për Arsim në Komunën e Suharekës, Sherif Berisha, i cili akuzohet se ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare, duke mos e ekzekutuar një vendim të Sektorit të Inspeksionit për Arsim (SIA).

Në seancën e mbajtur në Gjykatën Themelore në Prizren, prokurorja e rastit, Ervehe Gashi, ka thënë se me provat e administruara dhe dëshmitarët e dëgjuar gjatë shqyrtimit gjyqësor është vërtetuar se i akuzuari ka kryer veprën penale me të cilën ngarkohet.

Prokurorja Gashi, ka thënë se padyshim që është vërtetuar se i akuzuari është dashur ta anulojë konkursin për mësimdhënës për vitin akademik 2015-2016, ashtu siç e ka obliguar, sipas saj, vendimi i Ministrisë së Arsimit.

Por, ajo ka thënë se i pandehuri nuk e ka respektuar një vendim të tillë të plotfuqishëm, duke i shkaktuar dëm të konsiderueshëm të dëmtuarës, Fatmire Elshani.

E dëmtuara Fatmire Elshani, ka paraqitur kërkesë pasurore-juridike dhe ka shtuar se ka bërë ankesë ndaj konkursit në fjalë, për shkak se nuk janë respektuar kriteret dhe ankesa e saj është pranuar, por Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Suharekë, nuk e ka marrë parasysh vendimin.

Mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Brahim Sopa, në fjalën e tij përfundimtare ka thënë se me asnjë provë nuk është arritur të argumentohet se klienti i tij ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

Sopa ka thënë se këtë konstatim e mbështet në faktin se klienti i tij, nuk merret me përzgjedhjen e kandidatëve për mësimdhënës, por se këtë e bën komisioni përzgjedhës.

Avokati Sopa, ka thënë se i mbrojturi i tij, ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Arsimit, rreth rekomandimeve të SIA-s në Prizren, prej së cilës ka kërkuar përgjigje në ankesat e saj të parashtruara, por që sipas tij, Ministria e Arsimit është vonuar në përgjigje.

Ai ka shtuar se megjithatë më 23 qershor 2017, sekretari i përgjithshëm i MASHT-it ka lëshuar një vendim me të cilin ka anuluar vendimin e SIA-s për rishpalljen e konkursit. Andaj, ai ka kërkuar që klienti i tij të lirohet nga akuza në mungesë të provave.

Po ashtu edhe i akuzuari, Sherif Berisha ka thënë se nuk e konsideron veten fajtor, andaj ka kërkuar që të shpallet i pafajshëm ndaj akuzës që i ngarkohet.

Berisha tutje ka shtuar se kjo çështje penale është e parakohshme, pasi që rreth këtij rasti është duke u zhvilluar edhe procedura gjyqësore civile e cila gjendet me ankesë në Gjykatën e Apelit.

Ai ka theksuar se vendimi, mbi të cilin është i ngritur aktakuza, është anuluar nga sekretari i MASHT-it më 23 qershor 2017, andaj është prishur edhe baza mbi të cilën është ngritur kjo aktakuzë.

Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Xheladin Osmani, e ka shpallur të përfunduar këtë gjykim, ndërsa shpalljen e aktgjykimit e ka caktuar për 17 korrik 2017, në ora 09:00.

Ndryshe, në dhjetor 2016, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj Sherif Berishës, të cilin e akuzon për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, duke mos e zbatuar një vendim të Sektorit të Inspeksionit për Arsim.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Berisha, në cilësinë e drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Suharekë, nuk ka respektuar një rekomandim të SIA-së në Prizren, për anulimin e konkursit për mësimdhënës.

SIA kishte rekomanduar që konkursi për rekrutimin e mësimdhënësve për shkollën e mesme profesionale “Abdyl Rama” në Suharekë, të anulohet dhe të rishpallet në afat prej 8 ditësh.

Sipas organit të akuzës, me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe ka shkelur rëndë të drejtat e personave tjerë, konkurrues në konkursin në fjalë.

Berisha, po ashtu është gjykuar edhe në një rast tjetër penal, në të cilin akuzohej se ka punësuar, pa konkurs rreth 9 mësimdhënës në shkollat e Komunës së Suharekës, ku është gjetur fajtor dhe është dënuar me 4 mijë euro gjobë.

Nuk më zbavit gjuha që përdor bashkëpartiaku, Fisnik Ismaili

0

Nazmi Berisha

Një veto kundër gjuhës ndaj nënave, grave, motrave duhet përfundimisht të vihet në debatet publike mes kontrahentëve politikë. Nuk ka gjë më të pështirë që në mungesë të argumenteve politike, ruajtjes së balancit dhe qetësisë morale dhe intelektuale, godet dhe kafshon ulët kundërshtarin duke sulmuar nga nëna, shpifur nga gruaja, motra, përgojuar nga baballarët.

Është krejt irrelevante kush filloi, nxiti, provokoi i pari. Kthimi me të njëjtën monedhë sulmin nuk të nxjerr fitues, nuk të dallon, nderon, pavarësisht, duartrokitjes, llajkave që mund të marrësh nga sehirgjinjtë dhe spektatorët teksa zbaviten me komedinë tënde që pos lakurëqësisë së fjalës nuk përmban asnjë peshë, apo vlerë tjetër.

Të qenit deputet të bën të përgjegjshëm për sjelljen tënde publike, çdo fjalë dhe sjellje e jote i nënshtrohet një vrojtimi dhe gjykimi kritik të opinionit, fjala dhe sjellja jote nuk është më private dhe personale ndërsa përfaqëson një parti të madhe popullore? Nëse Facebook – u nuk skuqet nga fjalët e pista, ka shumë njerëz që ndihen keq me gjuhën e bashkëpartiakut që i përfaqëson politikisht.

Si aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, anëtar i Kryesisë së Qendrës së Prizrenit dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm më duhet ta shpreh botërisht jo vetëm që nuk më zbavit gjuha që përdor bashkëpartiaku dhe deputeti i partisë sime Fisnik Ismaili, për më tepër më bën të ndjehem keq, për të mos thënë që në raste edhe më indinjon.

Ndjehem gjithashtu keq që deri më tani askush nga partia ime nuk i tërheq vërejtjen Fisnikut që me zgjedhjen e tij deputet “adoleshenca” e tij politike ka përfunduar; jo llajkat pavarësisht sa të shumta të jenë ato, por idetë kreative angazhimi serioz në promovimin dhe materializimin e programit të Lëvizjes duhet të jetë lajtmotiv dhe nxitës i kurreshtjes së publikut, deri në realizimin e të cilave nuk na mbetet shumë kohë për të qeshur.