20.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 533

Kryetari Shaqir Totaj deklaron 500 mijë euro pasuri të paluajtshme

0

Në regjistrin e deklarimit të pasurisë për vitin 2025, ai ka theksuar se ka në pronësi një truall prej 221 metrave katrorë në vlerë prej 300 mijë euro, si dhe një objekt afarist prej 680.06 metrash katrorë në vlerë 200 mijë euro.

Në të njëjtën kohë, Totaj i ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit tri vetura në shfrytëzim nga familja. Personalisht ka thënë se posedon veturë Audi të cilën e ka vlerësuar me 25 mijë euro. Ndërsa, dy veturat e tjera ka deklaruar se janë në pronësi të fëmijëve të tij. Njëra veturë është vlerësuar 10 mijë euro, ndërsa tjetra është vlerësuar 19 mijë euro.
Totaj ka deklaruar se në vitin 2022 ka marrë 11 mijë euro kredi për blerje të veturës dhe se i kanë mbetur edhe 5 mijë e 500 euro për t’i kthyer.

Tutje, ai ka bërë të ditur se në bankë posedon 11 mijë e 355 euro e 74 centë kursime nga të hyrat vjetore, si dhe 11 mijë e 681 euro në llogarinë rrjedhëse po ashtu kursime nga të hyrat vjetore.

Pagë vjetore si kryetar i Komunës, Totaj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit i ka deklaruar 16 mijë e 486 euro e 92 centë, ndërsa 2 mijë e 92 euro i ka shkruar si mëditje për udhëtime jashtë vendit.

Në deklarim të pasurisë, ai e ka paraqitur si të hyrë edhe qiranë që merr për objektin afarist në vlerë prej 28 mijë e 447 euro e 44 centë.

Ai ka paraqitur edhe të hyrat vjetore të prindit nga pensioni bazë, në lartësi prej 1 mijë e 260 euro si dhe pagat e fëmijëve në vlerë 13 mijë e 800 euro, pastaj 8 mijë e 895 euro dhe 5 mijë e 180 euro e 60 centë. /Telegrafi/

Kryetari i Rahovecit themelon një fond për të shpërblyer qytetarët që raportojnë ndotje mjedisore

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka themeluar një fond modest për të shpërblyer qytetarët që raportojnë ndotje mjedisore me informata, me fotografi apo me video të bazuara në fakte.

Kryetari Latifi ka thënë se raportimi i qytetarëve ndihmon në identifikimin e ndotësve dhe veprimi ndaj tyre është i menjëhershëm nga inspektorati.

“Çdo raportim do të trajtohet me konfidencialitet të plotë. Emri dhe të dhënat tuaja mbeten të fshehta. Mos harroni: Sipas ligjit në fuqi: Gjobat për individë shkojnë nga 50 euro deri në 1,000 euro. Për biznese, gjobat arrijnë deri në 10,000 euro. Disa nga rastet që mund të raportoni: Hedhje të mbeturinave në vende të palejuara; Ndotje të lumenjve apo të pyjeve; Djegie të mbeturinave; Dëmtime të hapësirave të gjelbra. Shpërblimi është modest, por ndikimi është i madh! Bëhuni pjesë e mbrojtjes së natyrës sonë. Bashkë për një Rahovec më të pastër dhe më të gjelbër!”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Çka u punua në Rahovec – e çka është në proces

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka folur për realizimet dhe projektet në vijim gjatë këtij mandati.

Sipas tij, nga 84 premtime të dhëna, 63 janë përmbushur plotësisht, 19 janë në fazën e përmbushjes së pjesshme dhe 2 kanë nisur së zbatuari, tregoi ai në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM.

Ai përmendi investimet në infrastrukturë, përmirësimin e kushteve në institucione arsimore dhe disa projekte në shërbime publike.

Për të kuptuar se çka konkretisht u punua dhe çka pritet tutje, ndiqeni videon e mëposhtme:

130 mijë euro i kapi pak nga pak, pronarja e zbulon punëtoren në Malishevë dhe e çon në Polici

0

Rasti është denoncuar gjatë pasdites së djeshme, më 23 prill, ndërsa arrestimi i të dyshuarës është bërë në rrugën “Skënderbeu” në Malishevë.

Siç merr vesh Klankosova.tv, e dyshuara për një kohë të gjatë ka tërhequr mjete financiare pa u hetuar nga pronarja, duke i shkaktuar kësaj të fundit dëme materiale.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Gjakovë.

Përurohet ura në Rogovë të Hasit, Kurti: Lajm i mirë për hasjanët

0

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu kanë përuruar urën në Rogovë të Hasit.

Pas përurimit, Kurti ka thënë se në fund të vitit 2023 është nënshkruar kontrata, në prill 2024 kanë filluar punimet dhe tani në prill të 2025 po bëhet inaugurimi i saj. Ai ka falënderuar të gjithë banorët për mikpritjen e ngrohtë, derisa ka uruar ata për këtë urë. Kurti po ashtu ka falënderuar edhe operatorin ekonomik që i ka përfunduar punimet brenda një viti.

“Urime të gjithëve kjo urë mbi lumin Drin, që e lidh zonën e Hasit me rrugën Gjakovë-Prizren, e gëzofshi. Kjo urë e ka gjerësinë 10 metra, prej tyre 6 e gjysmë për automjete, e 3 metra për këmbësorë në të dyja anët. Në një farë mënyrë 2/3 janë për automjete e 1/3 për këmbësorë. Gjatësia e gjithëmbarshme është rreth 134 metra. Kjo urë kaq shumë e vonuar më në fund u realizua dhe është lajm i mirë edhe për juve edhe për të gjithë ata që do të shkojnë e vijnë në Rogovë”, ka theksuar Kurti pas përurimit të urës.

Ndërkaq, ministri në detyrë Liburn Aliu tha se është jashtëzakonisht e rëndësishme se gjithë zona e Hasit, jo vetëm Rogova, është tashmë e lidhur me rrugën Gjakovë – Prizren.

“Kjo rrugë bashkë me urën kanë qenë në përgjegjësi të komunës, por si ministri e kemi marrë përgjegjësinë që ta bëjmë edhe projektimin e saj edhe ndërtimin dhe të gjitha u kryen në një kohë mjaft të shpejt. Natyrisht mbetet që edhe pjesa e rrugës të zgjerohet konform edhe urës se si do të jetë me dimensionet e saj, e besoj që edhe komuna do ta bëjë pjesën e vet të punës, ashtu siç kanë premtuar. Ura i ka pesë fusha nga 25 metra, pra 125 metra, e ndërtuar me traje dhe kompania e ka bërë një punë profesionale dhe ne kemi qenë tërë kohën në përcjellje të këtyre punimeve”, ka theksuar Aliu.

Ai e ka vlerësuar këtë si një arritje të mirë dhe ka uruar që të ketë edhe ura tjera mbi lumin Drin, sepse siç tha Hasi po thuajse nyjën kryesore të kyçjes me pjesën tjetër të Kosovës e ka përmes kësaj ure./rtklive

86 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara janë shënuar 86 aksidente dhe janë shqiptuar 2241 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, një aksident me fatalitet, 25 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 61 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 26 persona, 15 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Bashkimi kërkon fitoren e dytë ndaj Pejës për të afruar finalen

0

Pasi fitoi bindshëm 81:61 në ndeshjen e parë në Prizren, Bashkimi do të përpiqet të sigurojë fitoren e dytë ndaj Pejës në gjysmëfinalen e ProCredit Superligës.

Ndeshja e dytë, që do të zhvillohet sot me fillim nga ora 19:00 në Pejë, është vendimtare për të avancuar në finalen e kampionatit, raporton PrizrenPress.

Bashkimi hyn në këtë përballje me shpresën për të marrë një tjetër fitore dhe për të bërë një hap të madh drejt titullit, ndërsa Peja do të përpiqet të barazojë serinë dhe të mbajë gjallë shpresat për finale.

Ndryshe, në gjysmëfinale janë kualifikuar direkt Bashkimi dhe Trepça, ndërsa Sigal Prishtina dhe Peja e kanë fituar vendin në këtë fazë pas eliminimit të Vëllaznimit dhe Golden Eagle Ylli. Skuadra që arrin tre fitore kalon në finale, ndërsa për të shpallur kampion do të kërkohen katër fitore./PrizrenPress.com

Sot mot me diell, vranësira dhe mundësi për riga shiu e rrufe

0

Gjatë ditës së enjte, sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat mund të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas këtyre të dhënave, temperaturat do të lëvizin nga 6 deri në 22 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat munde te sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18- 22 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Kurti viziton ekspozitën `Orkidea` në Prizren në Ditën e Turqve të Kosovës

0

Me rastin e Ditës së Turqve në Kosovë, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot ekspozitën e shoqatës së grave “Orkidea”, e cila u organizua në hapësirat e Institutit “Yunus Emre” në Prizren.

Gjatë vizitës, kryeministri Kurti pati rastin të shoh nga afër punimet artistike të grave të përfshira në këtë ekspozitë dhe falënderoi kryetaren e shoqatës, Sevgi Kervan, për organizimin e kësaj ngjarje ku përfshihen vlera kulturore, krijimtari dhe frymë miqësie.

“Kjo ngjarje po mbahet me datën 23 prill, pra në Ditën Kombëtare të Turqve të Kosovës dhe nuk është vetëm festë, por njëkohësisht është edhe veprimtari, është edhe krijimtari, ku është elementi i dashamirësisë e i miqësisë, por edhe ai i estetikës, pra i bukurisë”, u shpreh kryeministri.

“Kur i shohim bashkë flamujt e dy shteteve tona, Republikës së Turqisë dhe Republikës së Kosovës, krah njëri-tjetrit, natyrisht që simbolizon miqësinë, partneritetin dhe aleancën e fuqishme që kanë Prishtina me Ankaranë, Prizreni me Stambollin dhe Republika e Kosovës me Republikën e Turqisë”, tha Kurti, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Në Prizren shënohet 105-vjetori i krijimit të shtetit turk

0

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, dhe kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, kanë uruar komunitetin turk në Kosovë me rastin e 105-vjetorit të Turqisë. Ndërkaq, në Prizren, deputetë të Kuvendit të Kosovës nga komuniteti turk, ambasadorë të Turqisë në Kosovë dhe në Ballkan, kremtuan 105-vjetorin e Turqisë. Simbolikisht, në lagjen “Kurilla” u mbollën 105 lule.

Më 23 prill, turqit e Kosovës kremtojnë 105-vjetorin e krijimit të shtetit turk. Aktivitetet kulturore janë zhvilluar në nderim dhe respekt të këtij komuniteti në qytetin e Prizrenit. Në lagjen “Kurilla” u mbollën 105 lule, ku morën pjesë deputetë të Kuvendit të Kosovës nga ky komunitet dhe përfaqësues diplomatikë nga Turqia në Kosovë dhe Ballkan.

“Ky është një aktivitet shumë kuptimplotë për të gjithë të rinjtë tanë, sidomos kur bëhet fjale për të ardhmen e tyre, prandaj edhe festojmë sot këtë ditë këtu në Kosovë, por edhe në Prizren, pikërisht në lagjen Kurila ku kemi më shumë pjesëtarë turq, dhe mbjellja e këtyre 105 luleve ishte një ide shumë e mirë”, tha Sabri Tunc Angili, ambasadori i Turqisë në Kosovë.

“Sot ndodhem këtu për të festuar me popullin turk të Kosovës dhe jua përcjell urimet nga presidenti Erdogan për këtë ditë shumë të rëndësishme, dhe me këtë aktivitet këtu na keni emocionuar shumë, sepse keni treguar përkushtimin tuaj ndaj kësaj dite”, tha Yamur Derem, drejtor gjeneral për Marrëdhënie me Ballkanin.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se si komunë në ditët e veçanta i nderojnë të gjitha komunitetet që jetojnë në Prizren.

“Bashkërisht e shënuam këtë ditë, pra po e festojmë ditën e komunitetit, e cila më një farë mënyre është festë edhe për ne, sepse qyteti i Prizrenit i feston të gjitha festat e të gjitha komuniteteve, sepse të gjitha ato janë festa tona dhe kështu do të vazhdojmë të lëvizim drejt një të ardhmeje më të mirë për të gjithë”, tha Totaj.

Prizreni quhet ndryshe edhe qytet multietnik, pasi në këtë komunë bashkëjetojnë, përveç shqiptarëve që janë shumicë, boshnjakët, turqit, serbët dhe romët./rtk/