16.2 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025
Home Blog Page 5361

Arrestohen dy persona në Prizren e një në Suharekë për narkotik

0

Në dy raste të ndara, janë arrestuar tre persona për posedim të substancave narkotike, njofton Policia e Kosovës, përcjell PrizrenPress.

Në një rast janë arrestuar në Prizren një mashkull dhe një femër, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar një sasi e llojeve të ndryshme të substancave narkotike.

Kurse në rastin tjetër në Suharekë, është arrestuar një i dyshuar, pasi gjatë kontrollit te i njëjti janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 3.19 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. /PrizrenPress.com/

Rrahen gjashtë persona në fshatin Lubizhdë të Prizrenit

0

Në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në rrahje gjashtë të dyshuar meshkuj, ku si pasojë e rrahjes dy prej tyre kanë marrë lëndime trupore.

Sipas raportit të Policisë, dy personave të lënduar iu është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor, shkruan PrizrenPress.

“Me vendim të prokurorit pesë nga të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar”, njofton Policia. /PrizrenPress.com/

Përfshihet nga zjarri një pyll në Rahovec

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Hoqë të Madhe të Rahovecit, një pyll është përfshirë nga zjarri, shkruan PrizrenPress.

“Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një sipërfaqe e pyllit. Njësit relevante kanë dal në vend të ngjarjes dhe janë në përpjekje për ta shuar zjarrin”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /PrizrenPress.com/

Pacolli sqaron votën e Labinot Tahirit

0

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ka folur për presionin medial që po bëhet ndaj deputetit Labinot Tahiri sa i përket votës së tij në krijimin e institucioneve të reja.

Pacolli ka hedhur poshtë mundësi që ndonjëri prej deputetëve të AKR-së ta votojë qeverinë Haradinaj.

“Sinqerisht është përfolur dhe manipuluar shumë rreth personalitetit të z. Labinot Tahiri, i cili është edhe nënkryetari i parë i AKR-së. Ata që e kanë përfolur, por edhe mediet, mendoj se nuk e njohin mirë personalitetin e z. Tahiri dhe si rezultat i kësaj edhe kanë treguar mungesë respekti. Labinotin, kur e kam zgjedhur bashkudhëtar në misionin tim politik për t’i kontribuar vendit, kam qenë i vetëdijshëm dhe kam besuar në potencialin e tij. Labinoti është humanist i madh, një njeri që e do vendin e vet dhe që dëshiron të kontribuojë për përmirësimin dhe fuqizimin e shtetit të Kosovës. Këto janë virtytet që më kanë bindur që nga fillimi të besoj tek ai. Unë asnjëherë nuk kam pasur dilema, pavarësisht prej propagandës së madhe në opinion. Labinoti si nënkryetar i partisë, bashkë me të gjithë neve, i respekton vendimet që merren në organet politike të AKR-së”, ka thënë Pacolli.

“Perla e Shqipërisë” në objektivin e fotografes së njohur

0

Fotografja dhe poetja e njohur Rozafa Shpuza ka publikuar një set fotografik të bërë në Koman. Komani njihet për dritën që hodhi mbi periudhën e errët të historisë së Shqipërisë (aso kohe Arbërisë) nëpërmjet asaj që njihet si “Kultura e Komanit”, por së fundmi ky vend po kthehet edhe në një atraksion turistik.

Konica.al kontaktoi me fotografen dhe më poshtë ju paraqet “Perlën e Shqipërisë” siç e quan ajo. Shijojeni!

Partitë po bëhen gati për zgjedhjet lokale

0

Partitë politike po përgatiten intensivisht për zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Përfaqësuesit e subjekteve politike kanë thënë se janë të gatshëm për garën zgjedhore për ta fituar besimin e qytetarëve për të udhëhequr nëpër komuna.

Disa prej partive politike thonë se tashmë i kanë caktuar kandidatët për kryetarë komunash, ndërkohë që përfaqësuesit e pothuajse të gjitha subjekteve politike po vazhdojnë aktivitete intensive nëpër terren.

Ndërsa, java e tretë e gushtit shënon fundin e afatit kohor që partitë politike kanë për t`i paguar gjobat e shqiptuara gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Mospagesa e këtyre gjobave rrezikon moscertifikimin e partive politike për zgjedhjet lokale.

Shuma e përgjithshme e gjobave kap 348,900 euro ndërkohë zyrtarët e PZAP-së njoftojnë se deri më tani janë paguar vetëm 11 mijë euro nga koalicioni PAN. Në anën tjetër KQZ shprehet e gatshme për përgatitjet e zgjedhjeve lokale të 22 tetorit.

Valmir Elezi është zëdhënës i KQZ-së. Ai njofton se afati i fundit i dorëzimit të aplikimeve për certifikim të partive dhe kandidatëve për zgjedhjet lokale është ora 00:00 e 22 gushtit. Deri në atë kohë, duhet të kryhen të gjitha pagesat e gjobave në të kundërtën rrezikohet moscertifikimi i atyre subjekteve politike apo kandidateve.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në gjithë vendin kishim 7 mijë e 926 kandidat të certifikuar për kuvende komunale, shkruan Zëri.

Administratori i Policisë në Prizren: Dosjet kriminale janë të qasshme

0

Administratori i bazës së të dhënave në Policinë e Kosovës, Hajrush Lenjani, të hënën, gjatë shqyrtimit gjyqësor ndaj të akuzuarit për keqpërdorim të informatës zyrtare, rreshterit Nuredin Begolli, ka thënë se në databazë mund të fusin të dhëna vetëm personat e autorizuar, ndërsa qasje mund të kenë edhe zyrtarët tjerë policorë.

Gjatë shqyrtimit të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prizren, dëshmitari Lenjani ka thënë se në databazë regjistrohen të dhënat për incidente, aksidente, veprat penale dhe kundërvajtëse, vendimet dhe urdhëresat e gjykatës. Ai ka shtuar se këto të dhëna mund t’i fusin në sistem ose t’i ndryshojnë vetëm personat përgjegjës, ndërsa janë zyrtarët tjerë të cilët vetëm mund t’i lexojnë të dhënat, por jo edhe t’i ndryshojnë.

Ky dëshmitar ka thënë se çdo zyrtar policor ka adresën e tij të regjistruar në sistem andaj, sipas tij, cilido që qaset në sistem e lëshon një gjurmë që tregon se është qasur dhe çfarë ka kërkuar. Po ashtu ka thënë se për periudhën e caktuar, për të cilën interesohet gjykata, mund të përpilojë një raport me të cilin tregon nëse është kyçur i akuzuari në sistem.

Pas dëgjimit të dëshmitarit, mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Hajrip Krasniqi, ka propozuar që të kërkohet nga Policia e Kosovës, Drejtoria e Teknologjisë Informative, që të përpilohet një raport nëse i mbrojturi i tij është qasur në këtë sistem për të parë dosjen e të dëmtuarit.

I akuzuari, Nuredin Begolli, ka propozuar që raporti të përfshijë çfarëdo qasje të tij në sistem, jo vetëm për të dëmtuarin Deli Hoxha, por edhe për cilindo qytetar tjetër.

Prokurori Genc Nixha, ka deklaruar se eksperti mund të përpilojë një raport sa i përket aktakuzës e që përkon me muajt shtator, tetor dhe nëntor 2015, nëse i akuzuari është qasur në sistem për të parë dosjen kriminale të të dëmtuarit Hoxha.

Në anën tjetër, përfaqësuesja e palës së dëmtuar, avokatja Emira Gavazaj-Gashi, nuk është pajtuar me propozimin e prokurorit, pasi që, sipas saj, kjo çështje penale vetëm po zgjatet pa nevojë sepse nga administrimi i deritanishëm i provave dhe dëgjimi i dëshmitarëve është vërtetuar aktakuza.

Trupi gjykues, i udhëhequr nga gjyqtarja Raime Elezi, ka aprovuar propozimet e prokurorit dhe mbrojtjes, për të kërkuar nga Policia e Kosovës një raport sa i përket qasjes së të akuzuarit në bazën e të dhënave kriminale.

Po ashtu, kryetarja e trupit gjykues, Elezi, ka thënë se seancën e radhës do ta caktojë pasi që ta pranojë raportin në fjalë nga Policia e Kosovës.

Rreshteri i Policisë së Kosovës, Nuredin Begolli, akuzohet nga Prokuroria Themelore në Prizren, se në cilësinë e zyrtarit policor, ka zbuluar informatën zyrtare për personin tjetër, duke i dhënë atij një përparësi që nuk i takon.

Sipas aktakuzës, Begolli ka njoftuar qytetaren Altina Kolukaj, për numrin e veprave penale dhe të kundërvajtjes, të kryera nga qytetari Deli Hoxha, e i cili informacion, ka ndikuar në prishjen e raporteve në mes këtyre dy personave./betimiperdrejtesi/

Studentët e UBT-së marrin pjesë në DokuFest

0

Studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, po marrin pjesë në festivalin ndërkombëtar të dokumentarëve dhe filmave të shkurtër “DokuFest”, i cili organizohet tash e gjashtëmbëdhjetë vjet në Prizren.

UBT ka marrëveshje bashkëpunimi me drejtuesit e festivalit, sipas së cilës është hartuar një projekt i përbashkët, në kuadër të të cilit studentët e Fakultetit për Media dhe Komunikim janë angazhuar në përcjelljen e ngjarjeve me shkrime dhe video-materiale.

Qëllimi i bashkëpunimit mes UBT-së dhe “DokuFest”-it është që studentët të përfitojnë përvoja profesionale si dhe të aftësohen për profesionin e tyre.

Përmes këtij projekti synohet që në kuadër të bashkëpunimit, studentët të kenë mundësi të ushtrojnë profesionin në aspektin praktik, të punojnë dhe njëkohësisht të fitojnë disiplinë në punë si dhe atyre u krijohet mundësia që të punojnë me staf profesional të mediave.

Projekti ka filluar në maj të këtij viti dhe pritet të përfundojë më 14 gusht, me ç’rast për studentët pjesëmarrës do të ndahen certifikata nga UBT dhe “DokuFest”. /kp/

‘Marubi’ i Shkodrës vjen në DokuFest (Foto)

0

Përgjatë nëntë ditëve sa zgjatë Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe atij të Shkurtër-DokuFest, në shtatë nga këto ditë, pjesë e këtij festivali është edhe Muzeu Kombëtar i Fotografisë ‘Marubi’, shkruan KultPlus.

‘Marubi’, erdhi në Prizren më datë 5 gusht, ku gjithçka nisi me street art, projekt ky i nisur në Shkodër, atje edhe ku është ky muze. Në Prizren erdhi në kuadër të programit të fotografisë DokuPhoto, duke prezantuar tre breza fotografësh përmes koleksionit të tij të gjerë prej 500.000 negativëve, që dokumentojnë ngjarjet nga historia e trazuar e Shqipërisë.

‘Marubi i Shkodrës’, jo rastësisht njihet kështu në publik, pasi që edhe sot në ligjëratën e mbajtur nga drejtori i këtij muzeu Lucjan Bedeni, krejt ajo që ai e tha mbajti titullin ‘A Museum Can Change a City’. Kështu ‘Marubi’ në njëfarë forme e ‘ka ndryshuar qytetin e bukur të Shkodrës’, e krejt kjo duke i dhënë edhe më shumë madhështi qytetit që bartë mbi supe një histori të madhe siç është ajo e Kalasë së Rozafës e jo vetëm.

Lucjan Bedeni, solli një dialog mes trashëgimisë kulturore të së shkuarës dhe Muzeut të ri të Fotografisë ‘Marubi’, duke prezantuar edhe projektet më të reja të këtij muzeu përmes programeve të ndryshme të cilat nga njëra anë sjellin më afër historinë e të parës studio fotografie shqiptare, e nga ana tjetër kërkojnë të sensibilizojnë më të rinjtë ndaj rëndësisë të ruajtjes së vlerave të kësaj trashëgimie.

“‘A Museum can change the city’, vjen si një premtim i Muzeut Marubi, duke sjellë pjesë të rëndësishme të trashëgimisë që nga fillimi e deri më tani. Fotografia që unë zgjodha që ta fillojë këtë prezantim të shkurtër është momenti i inaugurimit të muzeut më datën 9 maj të viti 2016, por ajo çka do të shohim është një strategji me të cilën zhvillohen programet dhe idetë inovative. Të gjithë e dimë se uji është jeta dhe nga ajo pikë e ujit nis ky moment strategjie. Kështu që rreth programit Marubi, do të zhvillohen disa programe të ndryshme siç është programi i ekspozitave, çmimi Marubi, që tash muzeu ynë ka rënë dakord me Galerinë e Arteve që ta zbatoj vitin e ardhshëm i cili do të jetë një kompeticion për artistët bashkëkohor, e shumëçka tjetër”, nisi kështu drejtori i Marubit Bedeni, duke vazhduar ligjëratën e tij me fotografi nga ekspozitat e ndryshme që ka pas ky muze që nga hapja e duke dalë atje se çfarë do të bëjnë në një të ardhme shumë të afërt.

“Kalendari vjetorë i ekspozitave prezanton katër ekspozita të përkohshme, dy ekspozita të përmasave të mëdha dhe dy ekspozita të tjera që muzeu ynë i bënë në bashkëpunim me muzetë e tjerë”, pohoi Bedeni, duke vazhduar të flasë për arkivin e Marubit, i cili është një pasuri e virgjër me vetëm 9% të digjitalizuar, dhe kësisoj kërkon ruajtje të madhe të këtyre artefakteve.

Ai teksa foli për procesin e digjitalizimit, poashtu tregoi edhe për website-in, që ‘Marubi’, posedon dhe është i hapur online për publikun. Pas kësaj Lucjan Bedeni, u rikthye te ekspozitat e këtij muzeu, duke bërë një panoramë të shkurtër të atyre që janë hapur në ‘Marubi’.

“Po nisim me ‘Dy rrugët e Idromenos’ që i përkasin Kolë Idromeno e që është kuruar nga Adrian Paci. Për secilën ekspozitë ne realizojmë punëtori të ndryshme me grupmosha të fëmijëve dhe për të gjitha këto, muzeu ka nënshkruar kontratë me drejtorinë arsimore të Shkodrës, dhe disa institucione tjera. Muzeu krahas ekspozitave apo programit edukativ mbanë edhe një program tjetër siç është programi i bisedave, pra për secilën ekspozitë është kuratori ai që një ditë pas hapjes së saj mbanë një diskutim me audiencën”, theksoi Bedeni.

Muzeu Kombëtar i Fotografisë ‘Marubi’, ka qenë i selektuar për çmimin evropian “European Museum of the Year Award” ku Marubi është përzgjedhur një ndër 46 muzetë më të mirë të Evropës. Prezantimi është mbajtur në Zagreb më 6 maj.

Lucjan Bedeni, pas shumë e shumë prezantimeve që bëri për ‘Marubin’, pak u kthye edhe tek programi i DokuFest-it, duke e vlerësuar lartë, e më pastaj, foli edhe për ekspozitën e fundit ‘Manipulim’ që është hapur më 3 maj.

“Folëm për këto fotografi, por janë edhe disa fotografi tjera që inspirimin kryesorë e kanë marrë nga disa imazhe të tjera të panjohura. Ato janë manipulimet më të vjetra të historisë botërore të fotografisë. Manipulimi nuk është vetëm propaganda politike por edhe manipulim si lloj satire, humori dhe deri këto manipulimet që shohim tani me fantazmat”, tregoi ai.

Ndërkohë krejt si përfundim, ai para audiencës së DokuFest, dha disa lajme shumë interesante për këtë muze, duke paralajmëruar edhe ekspozitën e artistes Lala Meredith Vula që do të hapet më 12 tetor.

“Do të doja të ju informoja që vitin që vjen ne do shpallim thirrjet për ‘Çmimin Marubi’, dedikuar artistëve të rinj kryesisht artistëve nga Evropa Juglindore. Gjithashtu për herën e parë në Shqipëri dhe ndoshta në rajon, në muzeun tonë në vitin që vjen pritet të fillojë edhe ndërtimi konkret i laboratorit të restaurimit të xhamave , dhe kjo në bashkëpunim me Institutin e Trashëgimisë në Francë. Pas pak ditësh po ashtu ne do të lansojmë edhe një tjetër program me shumë rëndësi në muzeun tonë. Është rrjeti kulturor i muzeut Marubi, që konsistojnë në rrjetëzimin e studios së vjetër të Marubëve, një hapësirë ku deri tani është dhënë me qera një dyqani që shiste çanta kineze”, tha Lucjan Bedeni, duke vazhduar ta jap lajmin e fundit për këtë muze, i cili do të nis projektin për ta përfshirë ‘Marubin’ në UNESCO.

“Një tjetër informatë e rëndësishme për muzeun tonë që do të fillojë në fund të këtij viti dhe në fillim të vitit të ardhshëm, do të jetë fillimi i projektit dhe punës për ta përfshirë Marubin në UNESCO dhe duke ju referuar kritereve besoj se do të jetë e kalueshme”, përfundoi Lucjan Bedeni. / KultPlus.com

Vazhdon aksioni për sterilizimin dhe kastrimin e qenve në Malishevë

0

Aksioni i dalë nga marrëveshja e Drejtorisë për Bujqësi dhe zhvillim Rural dhe fondacionit “STRAY COCO” për sterilizimin dhe kastrimin e qenve endacak, që nisi në qytetin e Malishevës do të vazhdon nëpër terë territorin e kësaj komune.

Aktiviteti për kapjen e qenve, më pas sterilizimin dhe kastrimin e tyre, fillon në fshatrat e Malishevës nga data 8.08.2017.

Komuna e Malishevës ka kërkuar nga qytetarët bashkëpunim në këtë aksion, që qentë e tyre shtëpiak, t’i mbajnë brenda, ose t’u vendosin nga një shenjë identifikuese, siq është qaforja.