17.9 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 541

“Një natë, një melodi, një kujtim…” në teatrin e qytetit të Prizrenit

0

Një ngjarje kulturore e veçantë do të mbahet sonte në ora 18:00 në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren, nën titullin simbolik “Një natë, një melodi, një kujtim…”. Ky aktivitet është një homazh i ndjerë për trashëgiminë muzikore të motrave Hermina Delhysa Lekaj dhe Antoneta Delhysa, dy zëra të paharrueshme të muzikës shqiptare të viteve ’70, të cilat lanë gjurmë të thella në kujtesën muzikore të publikut shqiptar, përcjell PrizrenPress.

Në këtë mbrëmje të mbushur me kujtime, tinguj dhe emocione, do të interpretojnë artistet Blenda Kelmendi dhe Rinea Vitija, të cilat janë gjithashtu transkriptuese të materialit të përzgjedhur. Përpunimin muzikor dhe interpretimin instrumental e ka realizuar Lis Mustafa, ndërsa rrëfimin do ta sjellë narratori Flamur Krasniqi.

Regjia e mbrëmjes është nën kujdesin e Zana Durakut, skenografia nga Doruntina Ukimeri, kostumet nga Sunna Collection – Prizren, ndërsa ndriçimi është realizuar nga mjeshtri Skender Latifi dhe ndriçuesi Fikrim Menekshe. Organizimi teknik është përkujdesur nga Armend Ballazhi.

Kjo ngjarje është prodhuar nga Dua Women Association dhe është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Departamenti i Trashëgimisë Kulturore, si dhe Komuna e Prizrenit./PrizrenPress.com

Drini i Bardhë, KAMPION – Pas 50 vitesh lavdi, ngjitet në Ligën e Dytë

0

KF Drini i Bardhë është shpallur kampion i Ligës së Tretë të Kosovës për sezonin 2024-25, duke siguruar ngjitjen në Ligën e Dytë. Fitorja e thellë 5-0 ndaj KF Xërxës, e arritur dy javë para përfundimit të sezonit, ka vulosur titullin për klubin, raporton PrizrenPress.

Ky sukses ka një rëndësi të veçantë pasi vjen në një vit jubilar, kur KF Drini i Bardhë feston 50-vjetorin e themelimit.

“Një sezon i jashtëzakonshëm, një rrugëtim plot sakrificë dhe pasion… dhe sot, ëndrra u bë realitet! KF Drini i Bardhë shpallet kampion i Ligës së Tretë të Kosovës 2024-25 dhe siguron ngjitjen në Ligën e Dytë”, thuhet në deklaratën e klubit.

Për më tepër, klubit i janë dedikuar fjalë të ngrohta për rëndësinë e këtij titulli: “Fitorja e sotme me rezultat të pastër 5-0 ndaj KF Xërxës vulosi titullin dy javë para fundit të sezonit – në një vit të veçantë, kur klubi ynë feston 50-vjetorin e themelimit!”

Deklarata vazhdon me falënderime për të gjithë ata që kontribuuan në këtë sukses: “Është një ditë historike për futbollin në Has, është një sukses që na bën krenarë të gjithë! Falënderim për lojtarët tanë, stafin teknik, drejtuesit, sponsorët, dhe mbi të gjitha për tifozët tanë të jashtëzakonshëm, që nuk na lanë vetëm asnjëherë!”

Në fund, klubi shpreh falënderimin dhe vizionin për të ardhmen: “Faleminderit nga zemra për secilin që ishte pjesë e këtij rrugëtimi historik. Së bashku ia dolëm. Së bashku ecim përpara në Ligën e Dytë!”/PrizrenPress.com

LVV dështon për herë të dytë të zgjedhë Albulena Haxhiun kryeparlamentare

0

Me 57 vota për, 19 kundër dhe 3 abstenime, deputetja e zgjedhur Albulena Haxhiu ka dështuar edhe për të dytën herë të zgjidhet kryeparlamentare.

“Propozimi ynë është padyshim i njëjti, është Albulena Hahxiu. Kjo është një e drejtë e partisë fituese të cilën e kodifikon në mënyrë pozitive dhe  shumë të qartë kushtetuta e Republikës së Kosovës. Iu kisha lutur shumë prej juve me shumë mandate në Republikën e Kosovës që ta mbështesni këtë propozim”, tha ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Propozimi nuk kaloi dhe kryesuesi Avni Dehari e ndërpreu seancën për 48 orë, pra deri të hënën në orën 15:00.

LV-ja nuk e ka shumicën – Albulena Haxhiu nuk bëhet kryetare e Kuvendit

0

Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka shumicën në Kuvend. Si rezultat, Albulena Haxhiu nuk ka arritur të bëhet kryetare e Kuvendit.

Nisma Socialdemokrate ka abstenuar.

57 vota për, 20 kundër, 3 abstenime.

Deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës janë betuar.

Kjo ka ardhur pas verifikimi të mandateve nga Komisoni.

Betimin e kanë bërë 120 deputetë.

Krejt kjo erdhi pasi seanca u pezullua për dy herë, pasi opozita fillimisht nuk e votoi raportin e komisionit për verifikimin e mandateve.

Pasi në raport u theksua se ministrat dhe Kurti kanë dhënë dorëheqje, opozita u pajtua ta votojë raportin.

Betimi erdhi pasi është votuar raporti i komisionit për verifikimin e mandateve.

Raportin e ka paraqitur Artan Abrashi.

“Në mbledhjen e mbajtur të komisionit për verifikim të mandateve, ka ndryshim të pozicioneve të atyre që kanë votuar kundër. Në raport konstatoj se komisioni për verifikim të mandateve, i themeluar me vendim të Kuvendit me 15 prill, në bazë të nenit 9 Kuvendit ia paraqet këtë raport: në mbëstehtje të nenit 5 në mbledhjen e mbajtur këtij raporti ia bashkangjet vendimin e KQZ-së për certifikimin e rezultateve. Komisioni në bazë të shqyrtimit të dokumentacionit konstaton: në legjislaturën e 9 janë certifikuar 120 deputetë”, ka thënë ai.

Kjo është legjislatura e nëntë./Nacionale

Deponohen dorëheqjet e kabinetit qeveritar në sekretariat

0

Radio Evropa e Lirë mëson se dorëheqjet e kabinetit qeveritar – që ishin bërë shkak i mosvotimit të raportit për mandatin e deputetëve të martën – tashmë janë deponuar në sekretariatin e Kuvendit të Kosovës.

Përfaqësues të partive që deri më tani kanë qenë në opozitë kanë kërkuar vazhdimisht që për dorëheqjen e anëtarëve të kabinetit qeveritar që janë zgjedhur deputetë të ndiqen procedurat formale.

Përfundon protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

0

Ka përfunduar protesta e qytetarëve kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Protesta sot u mbajt në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë.

Nga grupi “Asnjë cent më shumë”, nuk e kanë përjashtuar mundësinë e “përshkallëzimit të aksioneve nëse autoritetet nuk reagojnë ndaj kërkesave të tyre kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike”.

Kjo është protesta e tretë me radhë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

“Hidroregjioni Jugor” njofton konsumatorët në Prizren se uji është përsëri i sigurt për pije

0

Sipas njoftimit të kësaj kompanie edhe furnizimi është kthyer në normalitet, pas intervenimeve të fundit.

“Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se pas përfundimit të punimeve dhe stabilizimit të rrjetit të furnizimit me ujë, uji tashmë është i sigurt për pije. Furnizimi me ujë është rikthyer në normalitet edhe në zonat që ishin të prekura nga turbullirat”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidroregjioni Jugor”

Kundër Ulpianës për kreun – Prizreni në rrugë drejt Ligës së Parë

0

Prizreni ka një mundësi të artë sot për të ruajtur kryesimin në Ligën e Dytë të Kosovës. Në kuadër të Java 24, ekipi i Prizrenit do të presë Ulpianës në stadiumin “Përparim Thaçi”, me fillim në ora 16:00, raporton PrizrenPress.

Vendasit, të cilët po kalojnë një periudhë të shkëlqyer dhe udhëhojnë tabelën, kërkojnë fitoren për të qëndruar në krye dhe për të afruar një hap më shumë drejt ngjitjes në Ligën e Parë. Pas një fitorje bindëse në ndeshjen e kaluar, ekipi është i motivuar për të vazhduar rrugën e suksesshme.

Nga ana tjetër, Ulpiana, e cila ka pësuar një humbje të vështirë në shtëpi, synon rikthimin te fitorja dhe mbetet në garë për një vend të lartë në tabelë./PrizrenPress.com

Një leksion nga Sarajeva

0

Shfaqja “Të gjashtët kundër Turqisë”, e cila nuk po lejohet të jepet në Prizren, u dha në Sarajevë – përkundër presonit të madh politik. Një mesazh i fortë që arti duhet të frymojë lirshëm në shoqëritë e lira dhe demokratike dhe se me vlera, si liria e shprehjes, nuk mund të bëhet kompromis.

Imer Mushkolaj

Shfaqja nga Kosova “Të gjashtët kundër Turqisë” është dhënë në Teatrin Kombëtar të Sarajevës, përkundër kundërrshtimeve të ambasadës turke atje. Por, kjo shfaqje nuk është lejuar të jepet në Prizren, po për shkak të kundërshtimit nga Turqia. Në Bosnjë shfaqja, prodhim i Qendrës Miultimedia, ka shkaktuar edhe reagime të tjera. Anëtari i Kuvendit të Kantonit të Sarajevës, Jasmin Shaljiq, iu kishte bërë thirrje Qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës që të ndikojnë që teatri të anulojë shfaqjen “fyese për autoritetet turke, e cila po arsyetohet me pretendimin se është liri artistike”. “Çfarë lirie artistike është kjo që të ofendojmë mbi 80 milionë turq, të ofendojmë udhëheqjen e Republikës mike të Turqisë dhe presidentin e saj me ndikim, Erdogan dhe këtë në një situatë politike të tillë, kur ndihma dhe ndikimi i Turqisë në skenën rajonale dhe botërore janë tejet të nevojshme – për shkak të një shfaqjeje së paku kontroverse nga Kosova….”, kishte thënë ai.

Ambasada e Turqisë në Bosnjë i kishte dërguar notë proteste Ministrisë së Jashtme, duke kërkuar ndalimin e shfaqjes. Megjithatë, menaxhmenti i teatrit nuk kishte ndërruar mendje. Drejtori i teatrit, regjisori Dino Mustafiq, kishte thënë se institucioni që ai udhëheq “nuk njeh asnjë formë të censurës ideologjike”. “Arti në shoqëritë e lira dhe demokratike, vlera që ne i mbrojmë, nuk njeh kufizime tematike për lirinë e mendimit dhe të shprehjes. Kemi luftuar për vlera të tilla në çdo kohë dhe rrethana dhe kjo nuk mund të shembet me asnjë presion politik”, kishtë thënë ai.

Shfaqjen “Të gjashtët kundër Turqisë” me tekst të Jeton Nezirajt dhe në regji të Blerta Nezirajt autoritetet turke e cilësojnë si propagandë kundër Turqisë dhe presidentit të saj, përkatësisht propagandë në favor të FETO’s, organizatës të cilën Turqia e konsideron terroriste.

Pas premierës në Prishtinë, vitin e kaluar, shfaqja ka dështuar dy herë të jepet në Teatrin e Qytetit në Prizren. Zyrtarisht shkak i dështimit kanë qenë arsyet teknike, por autori beson se gjithçka ka të bëjë me presionin e Turqisë për ta ndaluar atë. Shfaqja flet për dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova më 2018, nën dyshimet se ishin të lidhur me klerikun Fethullah Gylen, i cili akuzohej për organizim të puçit në Turqi në vitin 2016.

Ambasada e Turqisë në Kosovë kishte provuar që nëpërmjet Ministrisë së Kulturës të mos lejonte të jepej shfaqja, por ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, publikisht ishte solidarizuar me dramaturgun Neziraj.

* * *

Arti duhet të frymojë lirshëm në shoqëritë e lira dhe demokratike. “Kemi luftuar për vlera të tilla në çdo kohë dhe rrethana dhe kjo nuk mund të shembet me asnjë presion politik”. Kjo deklaratë e Dino Mustafiqit është shumë domethënëse. Tregon për rëndësinë e disa vlerave, me të cilat nuk bëhet kompromis, siç është liria e shprehjes, liria për t’i ofruar publikut qasje të ndryshme, me të cilat edhe mund të mos pajtohet, por të cilat duhet lejuar të shfaqen.

Bosnja dhe Hercegovina është një shoqëri e ndarë, më e ndarë sesa Kosova. Megjithatë, i ka dhënë shans publikut që ta shohë një shfaqje, për të cilën edhe mund të kenë kundërshti.

Arti ekziston edhe për të provokuar. Ose, më saktë, arti është provokim, ngre dilema dhe nxit debate. Nuk është kurrfarë krimi, as sakrilegji që të ndërtosh shfaqje, teatër politik, bazuar në një ngjarje të vërtetë. Përkundrazi, është kontribut, është thirrje për reflektim.

Andaj, shfaqja nuk ka arsye që të ndalohet për t’u dhënë në Prizren. Njerëzit duhet të kenë mundësinë ta shohin, ta vlerësojnë, ta gjykojnë. Njerëzit duhet të jenë të lirë ta përceptojnë mesazhin ashtu siç atyre iu vjen, madje edhe si ofendues. Por, kurrsesi të privohen nga e drejta për ta parë shfaqjen. Të mos harrojmë: “E drejta e lirisë së shprehjes përfshin lirinë e mendimit dhe lirinë për të marrë ose për të dhënë informacione dhe ide pa ndërhyrjen e autoriteteve publike dhe pa marrë parasysh kufijtë shtetërorë”./Dukagjini.com

Vrasje në tentativë në Prizren

0

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vrasje në tentativë në Prizren.

Rasti ka ndodhur në Prizren, të premten në ora 21:00.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.