14.2 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 543

Nis asfaltimi i rrugës në rrethrrotullimin e ri në Lagjen “Bazhdarhane”

0

Punimet për asfaltimin e rrugës në rrethrrotullimin e ri në lagjen “Bazhdarhane” të Prizrenit kanë filluar të premten.

Me këtë rast autoritetet komunale janë shprehur të bindur se me përfundimin e këtij projekti do të lehtësohet qarkullimi i automjeteve në këtë pjesë të qytetit.

Kryetari i Komunës, Shaqir Totaj ka theksuar se funksionalizimi i trafikut rrugor në këtë zonë të qytetit ka qenë zotim parazgjedhor dhe se në këtë aspekt janë ndërmarrë disa veprime.

“Ky lokacion ka qenë një pikë orientuese në fushatën e vitit 2021, duke filluar nga largimi i objektit që ka qenë pengesë për zhvillimin e kësaj pjese. Pas largimit ka qenë hapi i ardhshëm rregullimi i hapësirave, dhe sot ka nisur asfaltimi i kësaj pjese. Hapi i ardhshëm do të jetë vazhdimi me projektimin e parkingut nëntokësor. Këtu nuk do të ndërtohet Qendër Tregtare qysh pretendojnë disa, mirëpo do të jetë një Galeri e Arteve, një hapësirë e gjelbër dhe kështu me radhë. Por definitivisht do të lehtësohet dukshëm lëvizja e automjeteve në këtë pikë, si pjesë e procesit për rregullimin e trafikut rrugor në qytetin e Prizrenit”, ka thënë Totaj, raporton Telegrafi.

 

“Kjo zonë do të funksionalizohet me një infrastrukturë komplete”, ka thënë Lamaj.

Sipas tij, në këtë hapësirë do të vendoset edhe skulptura e Vrapueses së Prizrenit, si njëra prej simboleve të qytetit për të krijuar edhe pamje më të mirë në këtë zonë.

Punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në lagjen “Bazhdarhane” patën nisur një muaj më parë. Sipas zyrtarëve komunalë punimet në asfaltimin e këtij rreth rrotullimi përfshirë edhe punimet tjera përcjellëse, pritet të përfundojnë brenda tre ditësh. /Telegrafi/

Nesër seanca, Kurti nuk përgjigjet nëse do të zgjidhet kryeparlamentari

0

Derisa kanë mbetur edhe 24 orë nga tentativa e tretë e deputetëve të certifikuar nga KQZ-ja, por ende të pabetuar si ligjvënës të legjislaturës së nëntë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk i është përgjigjur interesimit të gazetarëve nëse do të votohet nesër kryeparlamentari i ri.

“Ajo është nesër apo jo”, ka qenë përgjigjja e shkurtër e tij, derisa nuk u përgjigj në pyetjen nëse i kanë numrat e mjaftueshëm.

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet as në tentimin e dytë të enjten, pasi kryesuesi Avni Dehari tha se nuk pati konsensus mes partive në takimin që e thirri ai, ftesë  të cilën PDK, LDK e AAK e quajtën jashtë mandatit të tij si kryesues.

Të tria këto parti janë betonuar në qëndrimet e tyre se nuk mund të votohet raporti i Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve pa dhënë dorëheqje kryeministri e ministrat nga postet ekzekutive meqë sipas tyre nuk mund të kesh pozitë ekzekutive e njëkohësisht të betohesh si deputet.

Por, nga Vetëvendosje thanë se ky subjekt ka qenë në gjendje të vazhdojë me procedura, por që duhet korrigjuar gabimet.

“Ne si parti politike duam ta korrigjojmë vendimin e gabuar të Kuvendit të Kosovës. Kemi plot vullnet, por duhet të shohim se cila është mënyra për korrigjim, duke pasur parasysh që me asnjë ligj të mundshëm nuk është e paraparë një situatë e tillë. Deputetët që e kanë hartuar Rregulloren e Punës së Kuvendit nuk e kanë paraparë një moment të tillë”, ka thënë Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje.

KUJDES! Mos bini pre e mashtrimit me SMS në emër të Postës së Kosovës

0
Posta e Kosovës njofton publikun që të mos bjerë pre e një mashtrimi, meqë ka kuptuar se palë të panjohura po u dërgojnë SMS qytetarëve, duke u paraqitur në emër të Postës së Kosovës.

 

 

Më anë të një postimi në Facebook bëhet e ditur se menjëherë pasi është njoftuar për këtë, Posta e Kosovës ka informuar organet kompetente dhe po bashkëpunon me to.

“Ju informojmë se prezenca jonë është vetëm në kanalet zyrtare: Web-faqe: www.postakosoves.com ,  Facebook: https://www.facebook.com/PostaeRepublikesseKosoves / Instagram: https://www.instagram.com/postakosoves/  Linkedin: https://www.linkedin.com/company/posta-e-kosov-s dhe numrat zyrtarë: 038 221631, 045 851001”, sqarohet në njoftim.

Më tej luten qytetarët të mos klikojnë asnjë link të dërguar përmes këtyre mesazheve dhe të mos bashkëpunojnë me numra që nuk janë të Postës së Kosovës.

“Në asnjë rast, Posta e Kosovës nuk do t’ju kërkojë të dhëna personale apo numër kartele bankare. Edhe posta të tjera në rajon janë sulmuar nga keqbërës të ngjashëm”, thuhet në njoftim.

  

 

“Hidroregjioni Jugor” njofton konsumatorët në Prizren se uji aktualisht nuk është i sigurt për pije

0
“Për shkak të punimeve për shtimin e kapaciteteve të ujit në burim, janë paraqitur turbullira në rrjetin e furnizimit me ujë. Si pasojë, uji aktualisht nuk është i sigurt për pije”, thuhet në njoftim.

Në të njëjtën kohë është theksuar se do të ketë edhe rënie të përkohshme të presionit të ujit në zonat: lagja Kurillë, Dardania 2, rruga Janina, rruga Rrustë Kabashi, rruga “4 Kullat”, banesat tek rrethi i Bazhdarhanes dhe zonat që furnizohen nga rezervuari Kazerma dhe Gërnqar.

“Apelojmë që deri në njoftimin e radhës, uji të mos përdoret për pije”, përfundon njoftimi i KRU “Hidroregjioni Jugor”.

68 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara janë shënuar 68 aksidente dhe janë shqiptuar 2355 gjoba në trafik .

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, një aksident me fatalitet, 26 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 41 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 15 persona, 10 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Pas bukës, rritje të çmimit do të ketë edhe te produktet e tjera

0

Pronar biznesesh në Kosovë kanë alarmuar se çmimet e produkteve mund të shënojnë ngritje deri në 30% më shumë si shkak i shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Sipas tyre, shtrenjtimi për 16.1% ndikon drejtë për së drejti në prodhime të tyre ndërsa edhe 16% të tjera si pasojë e ndikimit indirekt të produkteve. Në anën tjetër, Këshilli i të drejtave të njeriut ka bërë thirrje që të ketë rritje të pagave krahas shtrenjtimit të produkteve.

Vendimi për shtrenjtimin e rrymës edhe për 16.1% të tjera ka ngjallur reagime të shumta se ngritje çmimesh do të ketë edhe në produkte ushqimore. I pari produkt që do të shtrenjtohet u tha se është buka, çmimi i së cilës rrezikon të shkojë deri në 80 centë. Por, përveç bukës si pasojë e shtrenjtimit të rrymës, rritje do të shënojë edhe produktet e tjera. Pronari i një fabrike mishi në Kosovë, Labinot Talla tha se çmimi i mishit rrezikon të rritet deri në 30% më shumë.

“Po 16% është ndikimi direkt. Pastaj ndikimet indirekte janë edhe për 16% të tjera sepse lënda e parë shtrenjtohet për 16% këto janë zinxhir landën e par e blejë ma shtrenjtë, pastaj e paguan edhe faturën e rrymës dhe në fund këto shkojnë në çmim final të produktit”, tha Talla.

Talla, ngre shqetësimin se për pasojë të shtrenjtimit të energjisë elektrike, produkti i tij nuk do të mund të shitet as në tregjet jashtë Kosovës për shkak të çmimit të lartë që do të detyrohet t’ia vendosë. Ndërkohë shqetësimin e njëjtë e ka edhe një biznes tjetër në Kosovë i cili merret me prodhimin e metalit. Përfaqësuesja e kësaj kompanie, Arbnora Musliu, thotë se kompania e tyre 95% të prodhimit të tyre e ka për tregun Evropian, dhe sipas saj nëse shtetet e rajonit kryesisht Shqipëria dhe Serbia nuk kanë shtrenjtim të energjisë elektrike, prodhimin e tyre rrezikon të mos e blejë askush.

“ Mua çmimi më rritet aq sa është rritë energjia elektrike, unë prodhojë metal 95% të tregut e kam në Evropë dhe krejt punët më duhet t’i kryej me energji elektrike. Nëse Serbia nuk ka shtrenjtim të energjisë elektrike, Shqipëria nuk ka shtrenjtim të energjisë elektrike produkti jem humb në tregjet Evropiane sepse bëhet shumë i shtrenjtë”, tha Musliu.

Kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në Prishtinë u mbajtën 2 protesta të një pas njëshme. Por, pavarësisht kësaj, ZRrE-ja, vendosi që ta shtrenjtojë atë. Në këtë situatë të krijuar, iniciativa qytetare “grupi asnjë cent ma shumë” të shtunën ka organizuar edhe një protestë tjetër. Ndërkohë, kryetari i Këshillit të Drejtave të njeriut, Behxhet Shala, ka kërkuar që paralelisht me ngritje të çmimeve të ngritën edhe pagat.

“Të bëhet indeksimi i pagave. Nuk mundet të shtrenjtohet buka 80 cent çmimi i rrymës për aq sa po shtrenjtohet e pagat të mbesin. Qytetarët duhet të protestojnë”, tha Shala.

Pas një majit, qytetarët në Kosovë që shpenzojnë energji elektrike deri në 800 kilovat, për një kilovat të shpenzuar do të paguajnë 9.05 centë nga 7.79 centë sa paguajnë aktualisht. Ndërsa ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë, një kilovat do ta paguajnë 15.43 centë nga 14.45 centë sa është çmimi aktual. /RTV21

Temperatura sot arrin në 20 gradë Celsius

0

Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat vende-vende mund të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin mes 15-20 gradë Celsius, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Nënshkruhet kontrata për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në Rrugën “Xhemë Gostivar” në Prizren

0

Është nënshkruar kontrata ndërmjet KRU “Hidroregjioni Jugor” dhe Operatorit Ekonomik N.N.SH. “CO-ING” për realizimin e projektit “Rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit në Rrugën ‘Xhemë Gostivar’ në Prizren”.

Sipas njoftimit nga KRU “Hidroregjioni Jugor”, vlera e projektit është 215,029.16 euro dhe financohet nga vetë kompania.

“Qëllimi i projektit është zvogëlimi i humbjeve të ujit dhe përmirësimi i furnizimit”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com

Avdyli: Ekziston një marrëveshje me Nismën, sigurt i kemi 61 vota

0

Deputeti nga radhët e Guxo në koalicion me Vetëvendosjen, Haxhi Avdyli, kanë thënë se kanë arritur një marrëveshje me Nismën.

Avdyli tha në Koha se bisedimet me Nismën janë shumë pozitive, por marrëveshje të shkruar nuk kanë ende, teksa paralajmëroi se për këtë shpejt do të merret vesh.

“Për këtë, në momentin e duhur do të dalim para opinionit. Nuk jam i autorizuar të flas për këtë sepse nuk jam pjesë e procesit të negociatave, s’jam kryetar partive dhe krejt cka mund të marrë vesh është nga takimet që i kemi nga takimet në grupin parlamentar ku Kurti nga informon”.

“Një marrëveshje ekziston dhe mendoj se kjo është në të mirë të demokracisë kur ka marrëveshje sepse një parti që e ka shumicën dhe nuk mund të bëjë marrëveshje, për mua atëherë do të ishte shqetësuese. Ata e dinë që ne i kemi numrat. Ne i kemi 61, por nuk i kemi 63 a 65. Por synojmë t’i rrisim. I kemi të sigurt 61”,  tha Haxhiu, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai e komentoi edhe ftesën që Kurti ia ka dërguar LDK-së për takim konsultativ, ku shprehu keqardhje që LDK-ja e ka refuzuar.

“Edhe ftesën që ia ka dërguar LDK-së, e kam përshëndetur. Më ka ardhur keq që ish-partia ime ka bërë kaq hapa mbrapa, nga një parti shtet-ndërtuese, e hapur për partitë e PAN-it në të kaluarën, janë kaq të ngurtë”, tha ai.

Peja triumfon në Therandë, kualifikohet në gjysmëfinale 

0

Peja është gjysmëfinalistja e katërt e “Play-off”-it në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll.

Pejanët në ndeshjen e tretë çerekfinale dhe vendimtare fituan ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 79:84 (28:21, 15:24, 20:17, 16:22).

Te vendasit më i miri ishte Jalen Nesbitt me 20 pikë e nëntë kërcime, kurse te mysafirët Marquez Townes me 25 pikë e pesë asistime.

Gjysmëfinalet pritet të jenë të zjarrta ku përballen Trepça me Sigal Prishtinën dhe Bashkimi me Pejën. Për tu kualifikuar në finale duhet tri fitore, ndërsa për tu shpallur kampion katër fitore./PrizrenPress.com